Diskutime per tema te ndryshme

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Per shkrimin " Edhe studentet po i kthejne ne budallenj"

 

Shkrimin e B.Koplikut, derguar me daten 13 janar per revisten " Kuvendi"  e botuar nje dite me pare ne gaseten Shqiptare e vura qe te diskutohet, pasi ai u binte drejtepersedrejti ish studenteve dhe disa pjesemarresve ne Levizjen e Pare Demokratike, ate te Dhjetorit 1990, u binte emigranteve antikomunist qe luftuan e u perpoqen para dhe mbas kominzmit shqiptar, u binte nenave qe vuajtjen vetmine e tyre, e kujt nuk i binte. Dhe kjo, behej vetem per te terheq ne kete " valle " te dirigjuar nga ai, te emigranteve, te atyre ish studentev dhe drejtuesve qe e lane  Atdheun per nje jete me te mire, u binte vatranve te njohur per ndjenja antikomuniste, ne ndonje rast, duke  aluduar hapur edhe si bashkepunetore, edhe si te paguar. Qe kjo eshte nje shprehje monstruoze e nje njeriu me dy pare mend, kuptohet! Thua vertete e mendon nje gje te tille?! Thua vertete te jete ky njeri normal! Çdo ligj mund te kete mangesi, por le te filloj keshtu. Me mire te vihet ne levizje, aq sa mund te vihet, se sa pa nje ligj te tille. Çfare ndodhi me vendet e tjera  qe e aplikuan nje ligj te tille, kur edhe mesuesin e  fshatit e hoqen nga puna. U be ndonje hata e madhe? Aspak! Veçese punet shkuan me mire. Pastaj Shqiperia eshte shtet, qe ka nivele gjykimi deri ne Gjykaten Kushtetuese. A thua perhere, dite per dite, do ua kujtoj ligjet B. Kopliku edhe gjykatesve?

I falnderoj te gjitha ata qe shkruan, edhe pse disa mendime nuk mund te viheshin, pasi permbanin fyrje personale  te te dy kraheve te politikes shqiptare por, sidomos bashkepunetoret e revistes " Kuvendi " ,Agim Deshnica, Rush Dragu, Ing. Nikolle Marku etj..

 

Pjeter Jaku

 

 

Per rubriken " Diskutime"

 

Nisma e revistes "Kuvendi" per te diskutuar per tema te ndryshme ,mendoj eshte nj ide e mire ,per te mbajtur gjalle mendimin e lire (por jo pa frena) te secilit qe mendon perpara se te shkruaj.Lidhur me kete rubrike, une kam mendimin qe revista duhet te vendose disa rregulla qe duhet te jene te detyrueshme per kedo qe deshiron te marre pjese ne diskutime,pasi kemi eksperienca jo te mira nga shume website qe kane mbushur internetin.Fale kesaj teknologjie dhe turli turli "mjeshtra" te fjales japin mendime dhe diskutojne "pa teklif" per cdo lloj teme a subjekti,ne mjaft raste pa patur idene se per cfare behet fjale, ku jane bere te rendomta fyerjet dhe shprehjet vulgare te ndersjellta te ketyre "gladiatoreve" anonime te cilet fshehin edhe autoresine(natyrisht askush nuk mund ta pranoje autoresine e budallalleqeve.Keshtu mjat faqe interneti vuajne nga sidromi i injorances. Revista i ka te gjitha mundesite te shmange probleme te tilla dhe diskutimet te orientohen (ketu e kam fjalen tek zgjedhja e temave) dhe cdo teme te kete trajtim te vecante dhe jo ne te njejten kohe te diskutohet per me shume se nje teme.Sugjeroj gjithashtu qe cdo autor te vere emrin e tij te vertete,ndersa e-mailin sipas deshires.Duke perfunduar ju uroj diskutim te mbare.

 

Zef Lleshi

 

 

 

Per shkrimin " Edhe studentet po i kthejne ne budallenj "

 

Ne asnje menyre nuk mund ta besoj se,  “Edhe studentet po i kthen ne budallenj” eshte shkruar nga Bashkim Kopliku.
Nuk mund ta pranoj ne asnje menyre, se Bashkim Kopliku ka fyer ne ate menyre ato gra,  te cilave diktatura ua paska demtuar trurin dhe sot nuk dine cfare bejne, - (thote Kopliku).

Nuk mund te besohet se nje inxhinjer (BK), te fyej studentet, (qofshin ata edhe dhjete ose njezet), te cilet shprehin mendimin e tyre, ashtu siç e ndjejne dhe ne menyre paqesore.

Nuk mund te mendohet qe ish zevendskryeministri i vendit tim, te fyej nje popull te tere, vetem se ka marre inat me Sali Berishen.

Zoti Kopliku, per inatin e Berishes fyen ne te majte e ne te djathte dhe, per cfare ti teket atij.

Une e ve ne diskutim koshiencen e Tij.

Ai eshte nje mbrojtes i hapur i hetuesve dhe prokurorve, qe denuan,burgosen, internuan,rrahen pa meshire ne birucat e diktatures, duke spekulluar haptas me ligjet e kohes.

Thirrjet histerike te Z.Kopliku ne shkrimin, qe behet fjale, lene te dyshosh se ai vete eshte i implikuar koke e kembe me spiunlliqe dhe poshtersina.

Nje shkrimi te tille i duhet censuruar drita e publikimit. Ai eshte i tipit Enverian.

Pasi, jo cdo gje qe mund te shkruaj Z.Kopliku kunder Berishes eshte demokratike.

 

Rush Dragu

Michigan

 

 

 Gjakmarrja  dhe Kanuni

Shpeshe here jane perpjekur ti identifikojne Kanunin me Gjakmarrjen dhe, kjo jo pa qellim. Kanuni nuk thote te vrasesh, as te marresh hak, por te vesh ne vend nje padrejtesi, e cila ne cdo kohe dhe ne cdo vend te botes eshte denuar. Nese shteti nuk do t'i denoje padrejtesite qe i behen njeriut, atehere vete njeriu do perpiqet te gjeje nje menyre " hakmarrjeje", jo se e ka Kanuni, por se e do drejtesia. Çdo padrjetesi duhet ndeshkuar, ndryshe ç'kuptim do te kishte jeta  e secilit te lindur per te jetuar?

Une mendoj se  se personi qe ka vrare ne Durres, ne njefare menyre ka pase te drejte, pasi drejtesia shqiptare ende nuk e denon padrejtesine. Te denosh per nje vrasje vetem 12 vjete, do te thote qe gjithkush te vras, pa as me te voglen medyshje, qofte edhe per nje zenke ordinere, se i denuari me 12 vjet, per here te pare, ka te drejten e aplikimit per t'u liruar edhe me 6 vjet burg. Atehere , si duhet denuar vrasesi dhe kush duhet ta denoj, perderisa gjykata ( shteti ) nuk e  denon?

Sa i perket hapjes se dosjeve, sidomos te emigranteve qe i kane sherbyer komunizmit, edhe pse ndonjeri mund te kete qene i persekutuar, mendoj se duhet sqaruar sa me shpetj, pasi ata edhe sot hiqen si patriot!

Julian Ukaj

 

 

Ato vrasje kriminale me menyra ordiniere dhe tejet mafjoze, vrasej hajdutesh, vrasje thashethemexhinjesh, vrasje neper pazare hajninash apo prostitucionesh te perzjera dhe te nxitura edhe nga politika, po ua theksoj se ato vrasje nuk kane asnje lidhje me Kanunin zakonor shqiptar si dhe aq me pak kane lidhje me zakonet dhe kulturen fisnike te shqiptarve te vertete' per te zgjidhur cfardolloj konflikti!

Pra ato vrasje nuk duhet askush ti konsideroje gjakmarrje apo ti lidhe ndokund me ndonje fjale me Kanunin!

Nese ju deshironi te shkruani nje Peticion, shkruani me guxim njerzor, ate akuze qe duhet shkruar e rishkruar hapur ndaj politikes shqiptare e cila nuk zbaton asnje ligj per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut, si dhe nuk zbaton asnje ligj ne luften kunder krimit ordinier, mafjoz, politik apo krimit shtazor qe ushtron mafja ordiniere e rrebelave te cdo lloji, e hadutave te xhepave, e hajdutave politikane, te cilet vjedhin e vrasin cdo dite njerez nga te gjitha nivelet njerzore, qe nga me te thjeshtet e pafajshem e deri tek biznesmenet apo ata qe guxojne te kritikojne gjesend!

Nese atakoni Kanunin e zakoneve fisnike shqiptare me cfardolloj peticioni, ju skeni bere asgje tjeter pervecse keni rifilluar nje lufte ndaj kultures dhe traditave njerzore shqiptare, lufte te cilen e bene shekull mbas shekulli edhe bizantet, osmanet, sllavet e grekerit' po kunder Kanunit e zakoneve fisnike shqiptare!

Ata i luftuan zakonet e shqiptare me qellim qe te na cfarosnin si komb!

 

Per te luftuar kunder krimeve ordiniere nuk ka pse te merren neper goje vlerat monumentale te kultures dhe zakoneve fisnike shqiptare, zakone te cilat nuk i lejuan pushtuesit e huaj shekull mbas shekulli qe ti asimilojne shqiptaret' simbas planeve te tyre cfarosese qe kishin dhe kane...!

 

Me nderime
Llemadeo
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara