“ Filantropia “ e Gojçajve

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 1 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pjetër Jaku*


              Para disa ditësh m’u dha rasti të lexoja një shkrim të poetit dhe studiuesit te ri Anton Gojçaj, me titullin “Filantropia si mision jetësor…”
Shkrimi bëhëj për një botim të ri, me autor Lekë Gojçaj, një biznesmen që jeton e punon prej vitesh në Amerikë.
              Sigurisht që Antoni është i afërt me Lekën, të paktën nga mbiemri. Që Leka të merrej edhe me shkrime, nuk e kisha ditur, edhe pse kam me shumë se dhjetë vjet në Amerikë. Që është aktivist në komunitetin shqiptar të Amerikës, e di, pasi më ka takuar rasti, që në disa demostrata ( sidomos të viteve  të fundit ta shoh), të lexoj për të, lidhur me ndihmën e dhënë për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë, por jo për ndonjë bamirësi të tij, të cilen autori i shkrimit e shpreh që në titull.
           Filantropi, në të gjitha  gjuhët e botës ( edhe ne fjalorin e gjuhes shqipe) përkthehet vetëm si bamirësi. Edhe fjalori i Oxfordit kështu e shpjegonte këtë fjalë.
Për filantropinë e Lekës dhe vëllait të tij, Pashku, nuk kisha dëgjuar më parë se të lexoja shkrimin e Antonit, i cili, thënë  qartë, këtë aspekt nuk e shpjegonte.

A lidhet përmbajtja me titullin e librit dhe sa përligjet titulli?

Edhe pa e lexuar librin ende, por nisur nga shkrimi i mësipërm, krijohet një farë përfytyrimi lidhur me  të. “Shtatoret e përjetësisë” është titulli, por në fakt pjesën dominuese të librit e bëjnë edhe personazhe të tjerë, aq sa autori i shkrimit arrin ta barazojë Lekën me Nënë Terezën, me Ibrahim Rugovën, indirekt me Faik Konicen?!
“Një koincidencë tjetër është po aq tronditëse: edhe Gonxhe Bojaxhiu, edhe Ibrahim Rugova, por edhe Lekë (e Pashko) Gojçaj në moshë shumë të njomë e humbën babain, mbetën jetimë… Veç kësaj të gjithë lindën jashtë kufijve të shtetit amë. Si në ungjill, ku Maria detyrohet që birin e vet ta lindë larg Jeruzalemit… “ ( A.G. )
               Edhe t’i pyesësh Lekë e Pashko Gojçajn sot, besoj se nuk do të ishin dakort të radhiteshin me këta dy emra, sepse të vendosësh emrin tënd pranë tyre, do të thotë të kesh sadopak dhunti, që i kishin dhe Ata, të kesh sadopak emër, që e kanë dhe Ata, të kesh , sadopak vepër, siç e kanë edhe Ata. Dhe, këto dhunti i kanë vetëm njerëz të rrallë, siç ishte Nënë Tereza, aq më tepër kur autorët deklarojnë, pa të keq, se nuk e kanë takuar kurrë Nënën Terezë. Ata na qenkan mahnitur vetëm kur Nënë Tereza u bë nobeliste.
              Nënë Tereza njihej edhe para se të mirrte çmimin Nobël. Pse duhej pritur, që vetëm, pasi të merrte çmimin ta vlerësonin? Veprimtaria e saj në dobi të njerëzimit ishte e kahvitshme dhe, mundësia për ta njohur, po aq. Nënë Tereza ka ardhur në Amerikë, ku është takuar dhe pritur nga shqiptarë. A duhet t’i nderojmë shqiptarët me kusht; vetëm kur të vlerësohen me çmime!? Po sikur Nënë Tereza të mos e merrte atë çmim?!
              A ka të bëjë  filantropia në këtë rast? Nënë Tereza ndihmoi gjithë të varfërit e botës, hapi institucione bamirësie e nuk u vlerësua kurrë filantropiste, sepse nuk do ta pranonte një  klasifikim të tillë. Ajo ndihmonte të varfërit, por me paratë e të pasurve. Pikërisht këtu është ndryshimi. Lekë dhe Pashko Gojçaj janë klasifikuar si të pasur, si biznesmenë të suksesshëm, por asnjëherë si filantropistë, si bamirës ose sponsorë të ndonjë vepre bamirësie.
              Nënë Tereza dhe misioni i Saj, sot e kësaj dite, nuk kanë nevojë për shtatore, kanë nevojë për para, kane nevojë për institucione bamirësie. Kështu Lekë dhe Pashko Gojçaj, mendoj se do të kishin bërë më mirë të kishin ndërtuar një shtëpi fëmijësh, një qendër pleqsh ose të pamundurish e t’i kishn vënë emrin e Nënë Terezes, emrin e Ibrahim Rugoves, pse jo dhe emrat e tyre?
Kjo do të ishte bamirësia, të cilës ia kushtoi jetën Nënë Tereza dhe që do ta donte e pranonte prej gjithëkujt!
                Edhe sot, në tërë rruzullin tokësor, filantropist njihen vetëm dy emra e ata janë
 Bill Gates dhe Warren Edward Buffettt, të cilët kanë vënë miliarda dollarë për të varfërit. Misioni i Nënë Terezës ka qënë i shenjtë, pikërisht pse ndërgjegjësoi këtë klasë të  ndihmonte finnaciarisht qëllimin e saj të shenjtë, në ndihmë të njerëzve të pamundur dhe, që vuanin nga sëmundje të ndryshme.
                Eshtë e papërligjur dhe tepër vetëmburrëse pyetja retorike e autorit të shkrimit: A mos Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova ishin dhe ata Gojçaj? Pikërisht këtu, edhe pse ndoshta s’ka qënë qëllimi i autorëve, ka një tingëllim jo të mirë në lidhje me librin, thua se ai të jetë shkruar vetëm për këtë! Nënë Tereza ishte pjesë jo vetëm e familjes Gojçaj, por e miliona familjeve, që e kishin prekur ndihmen e saj, në mbarë botën. Ndërsa, Dr. Rugova ishte bërë vërtet pjesë e mijëra familjeve shqiptare, ashtu si i ndjeri Rugova, kishte pjesën e vet edhe në familjen Gojçaj.
               Rugova ishte më i ri se Leka. Rugova ishte një përsonalitet i padiskutueshëm edhe i letrave shqipe, jo vetëm politikan dhe aktivist kombëtar, ndaj dhe vetë Leka, s’ka si e pranon barazimin me një përsonalitet si Ai, pasi do të ishte e papërligjshme! Po ashtu e papërligjshme është edhe thënia e autorut të shkrimit: “ Rugova për Lekën ishte zëvendësimi i babait, të cilin e humbi ende pa i mbushur shtatë vjet”. ( A.G.)
                Edhe pse autori i cilëson disa malësorë si “ akademikë të shkollës së jetës”, ata kurrësesi nuk mund të korigjojnë institucionet dhe akademitë, sepse forca dhe mendja e tyre nuk mund të shkojë deri atje.Për sa u takon dirigjimeve politike në histori, autori ka të drejtë, po ashtu edhe anës dokumentare.
             Sa i takon një ane tjetër të librit, e cila nuk shpjegohet nga autori i shkrimit, është vlerësimi i Lekës si polemist i zjarrtë: “ Lexuesi ka për ta njohur edhe
si polemist të zjarrtë Lekë Gojçajn në këtë libër”. ( A.G.)
Mua, të paktën, nuk më ka rastisur ta njoh Lekën si të tillë, ndaj, për të siguruar veten në këtë fushë, vizitova emrin e tij në google dhe nuk gjeta askund ndonjë polemikë të Lekës, por nuk gjeta as ndonjë aktivitet filantropik të tij, siç shprehet autori në përfundim të shkrimit: “Aktivitetet filantropike të vëllezërve Gojçaj kanë qenë gjithmonë në fokusin e gazetarëve…” ( A.G. )
Sa i përket amanetit për arkivolin, mua më duket diçka e pabesueshme, pasi askush nuk do ta donte vdekjen, le më ta porosiste atë. Të porosisësh arkivolin, do të thotë të porosisësh vdekjen! Pastaj, pse do te tretej Rugova në arkivol amerikan, kur Kosova kishte mjaft drurë që vlenin për një arkivol?
             A, që Leka dhe Pashku kanë fotografi me përsonalitete, është e besueshme. Por, unë di  në Detroit me dhjetra e dhjetra malësorë të tillë, që në shtëpitë e tyre do t’i gjesh krah   Presidentit Klinton, Dr. Rugovës, Dr. Bersihes, Kadaresë, Clarkut etj, etj…
Edhe  rasti i të fjeturit jashtë të Rugoves, pikërisht në vendin ku u vendos shtatorja e Nënë Terezes, për mendimin tim nuk është për t’u përmendur, edhe nëse në të vërtetë ka ndodhur.
Me leximin e librit, ndoshta do të kem mendime të tjera. Pa diskutim, çdo libër i botuar, sidomos kur ka të bëjë me eksperinca të tilla, e ka rëndësinë e tij dhe duhet përshëndetur.

*autori është botues i së përmuajshmes “ Kuvendi” në Detroit

 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (1 të postuar)

  • Postuar nga Besniku, 01 Dhjetor, 2009 23:57:01
    Ka shume persona ne diaspore qe kan fillu me shkru libra. Para se ti botojne duhet me u mat, ose ata vet, ose shkrusit e pagum prej tyne. Diaspora i njeh s ekush jane ata dhe sa kane ndihmu, si kete rastin konkret, ku kane ba do shtatore me ngjyre te errte,qe mos me mujt me i pa. Nane tereza ka shperda vetem rreze te bardha, vec drite. edhe veshjen e ka pase ashtu. tung

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara