Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Duke shpifur nuk mund të ulësh përsonalitetin e askujt
( Një reagim i veçantë )
Sherif Gjokaj, Detroit
Të dielën mbasdite , me 24 Janar 2010, në një nga mjediset e Kishes së Shën Palit në Detroit, disa malësorë u takuan për të reaguar rreth pasaktësive dhe denigrimeve te disa përsonaliteteve shqiptare, që kanë jetuar e vepruar në Malësinë nën Mal të Zi, në librin e Lekë Gojçajt, “ Shtatoret e përjetësisë”.
Për mua, ky ishte një reagim plotësisht me vend, edhe pse , për arsye shëndetsore nuk kisha mundësi të mirrja pjesë. Një libër që fokusohet tek përulja e tjetrit për të ngritur veten, asnjëherë nuk do të ketë dobi, dhe nuk do lerë asnjë gjurmë në botimet shqiptare, edhe pse shkruesit e tyre mundohen të jenë profesionist të paguar për mungesë të nivelit intelektual të autorit.
Së pari:Në atë libër, në vend që të flitet rreth titullit të tij, autori shkruan për mllefe përsonale e fakte të paqëna, duke shpifur rreth personalitetit të njohur në Malësi dhe në shqiptari, Gjergj Dakut Gjokaj në përpjekje për ta njollosë atë, patritotizmin e tij, i cili me 29 Qershor 1970 themeloi “ Beslidhjen e Malësisë”, për të ndal hakamrrjen dhe luajti rolin kryesor në këtë fenomen shoqëror, që mori shumë jetë malsorësh. Njeriun e mirë dhe të ditur, mësuesin e dashur, punonjësin kulturor të njohur në mbarë trevat e Masisë, Gjergj Daku nuk mund ta ulin akuzat e pabaza të Lekë Gojçajt për shpërdorim të fondeve të dhëna për Shtëpinë e Kulturës në Tuz. Këtë fakt dhe të tjerë i ka shpjeguar në këtë takim, mësuesi veteran Fran Luka Vulaj, të cilin ai vit për të cilin akuzon Leka e zuni Kryetar të Bashkësisë së Tuzit. Gjergj Dakun Gjokaj e njohu dhe e respektoi gjithë Malësia. Duke qënë pinjoll i të njohurit Baca Kurti, nuk mundte kurrësesi, që Gjergj Daku, të binte deri tek shpifjet e Lekës. Askush në Malësi nuk e ka njohur Gjergjin si të tillë!
Së dyti:Po kështu nuk mund të akuzohet veterani dhe patrioti Rexhep Bajrami Gjokaj, që mbas vitit 45 mbajti mbiemrin Kosova për t’i shpëtuar regjimit serbo-malazez nga përndjekjet që iu bënë pas pjesmarrjes së tij në Kryesinë e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, i cili me këtë rast humbi edhe diplomimin. Mësojmë, se po në këtë takim, të cilin e drejtoi aktivisti i njohur Luigj Gjokaj, Fran Vulaj e theksoi mosqënien e tij ( Rexhep Bajramit Gjokaj ) asnjëherë anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave. Të gjithë rrethinat e Tuzit e dinë se Rexhepi i binte fëmijtë e tij nga Podgorica në Tuz, vetëm për të mësuar shqip. Dhe pse akuzohen këta pasardhës të Baca Kurtit? Këtë e din vetëm Lekë Gojçaj!. Shtëpitë e Rexhep Bajaramit Gjokaj dhe Baca Kurtit i ndante vetëm një rrugicë, në Milesh të Grudës. Gjyshrit e Bajramit moren pjesë në Luftën e Zharrnicës, në Mars të vitit 1880, sikurse për mbrojtjen e Grudës dhe Malësisë kundër malazaezve i vritet gjyshi Tahir dhe i plagoset gjyshi tjeter Sadik, të cilët janë varrosur me qirinj.
Së treti:
Nuk mund të akuzohet kurrë aktivisti i njohur Gjekë Gjonlekaj, i cili është i njohur për veprimtari të dallushme kombëtare. Libri është fillu me akuzat ndaj tij dhe mbaron po me ato, edhe pse aspak nuk mund ta ulin as nënçmojnë punën e tij, por Gjeka mendoj se e ka aftësinë ta mbroj veten nga çfarëdolloj akuze, sidoqë të jetë e modifikueme qëllimshëm.
Me të drejtë ky takim është filmuar dhe do i niset TV “ Boinit” për t’u publikuar. Takimi ishte inisiativë e të afërmve të Gjergj Dakut Gjokaj nga Detroiti dhe New Yorku.
Por, me këtë rast do i lutesha Lekës, nëse mundet të shfletontë arshivat e bibliotekave të njohura, ku shkruhet historia e trevave tona, për t’i gjetur çka unë përmenda më lart, sidomos atë të Shkodrës. Do t’i lutesha Lekës të lexonte librin historik të Zekeria Canes, “ Gjenocidi i Malit të Zi ndaj shqiptarëve në vitit 1912-1913”, se çka shkruhej për atë kohë dhe ç’lidhje kanë përsonat e mësipërm me atë histori.
Si përfundim:Të indinjuar për këto inskenime, në këtë takim u kërkua që Lekë Gojçaj të kërkoj falje publike në një tubim të organizuar.





Politikë
Publicistike


