Ndeshkimi i shpifësit ( Psalm nga Ungjilli)

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

PSALM NGA UNGJILLI

Kjo pjese shume domethenese e cituar nga Ungjilli ia vlen ne çdo kohe dhe persecilin nesh, nese sadopak duam te jemi te vemendshem kur shkruajm dhe leme diçka te stampuar ne leter, ne demin e dikujt, pa u menduar se çfare ndeshkimi na pret edhe  per te paverteten me te parendesishme.

PSALMI 64/63
Ndёshkimi i shpifёsve
1 Mjeshtrit tё korit. Psalm. I Davidit.
2. Dёgjoje o  Hyj, zёrin e vajtimit tim,
   Ma ruaj jetёn prej tmerrit tё armikut ,
     3. Mё mbro nga pёrbetimi i tё mbrapshtёve,
      Prej grumbullit tё atyre qё veprojnё keq.
    4.Prej atyre qё e mprehen gjuhёn e vet si shpatё,
         Qё vjellin si shigjeta fjalё tё helmuara,
    5.pёr ta shigjetuar nё moh tё pafajshmin;
      E shigjetojnё papritmas e frikё nuk kanё.
    6.Ata marrin guxim nё synimet e veta tё kёqija,
       Shestojnё si t’i vёnё fshehtas leqet e veta
         e thonё: >> Kush mund t’i shohё?<<
    7. Synojnё paudhёsi, i çojnё nё vend synimet e parapara,
         humnerё ёshtё njeriu, greminё zemra e tij!
    8.  Por Hyji i shigjetoi ata,
         Papritmas i mbuluan plagёt,
    9.  Gjuha e vet ata i sharroi,
         Kush i sheh, i habitur, luan kokёn.
   10. Tё gjithё njerёzit do t’i kapё frika,
         Do t’i kumtojnё veprat e Hyjit,
         Mirё do ta kuptojnё ç’bёri Ai.
   11. I drejti do tё gezohet nё Zotin,
           Nё Tё do ta ketё shpresёn,
          Me Tё do tё mburren tё gjithё tё ndershmit nё zemёr.

_______________

Ps. 64 Ata qё synojnё tradhti e pёrgatisin shpifje , ia helmojnё jetёn njeriut tё drejtё; kujtojnё sepse veprojnё nё terr e pas shpine, askush nuk do t’ua dijё dredhitё.Por Hyji sheh mirё edhe nё errёsirё edhe e nё fshehtёsi: gjyqi i tij arrin t’i ndёshkojё ata qё veprojnё padrejtёsi.Çdo jetё ёshtё e vёnё para syve tё Zotit: i drejti do ta gjejё gёzimin e vet ne pranine ё Zotit. Nё paraqitjen e mёkatit shprehet A. nё rr.76:>> Humnerё ёshtё njeriu, greminё zemra e tij<<, qё do tё thotё veç Zoti mund ta njohё misterin e mёkatit tё njeriut.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara