Kushtetuta 222 vjecare e Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 1 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 Kushtetuta me Jetegjate ne Bote*
 

 

 

 

 

 

 

(17 Shtator 1787-17 Shtator 2009)

 

 

ProfesorAsoc, Dr. Zef Brozi

Me 17 Shtator 2009 u bene 222 vjet nga dita kur u miratua Kushtetuta Amerikane e cila mbetet nje nder dokumentet me te rendesishme ligjore ne historine jo vetem te Amerikes, por edhe te gjithe botes. Imagjinoni qe sot te shkruhet nje dokument qe te qeverise edhe femijet e femijeve te femijeve tuaj, apo dhe me tej! Duket e pamundur! Por kete e ka arritur Kushtetuta e Sh.B.A.
Kjo Kushtetute nuk eshte nje dokument thjesht me vlera historike. Jo, ajo edhe sot pas 222 vitesh eshte nje dokument  “i gjalle”, nje dokument ne veprim, nje dokument i vendit  me te suksesshem ne bote. Ndonese Gjykata e Larte e Amerikes vazhdimisht e interpreton Kushtetuten per te reflektuar nje bote qe ndryshon vrullshem, parimet e saj kane mbetur te pandryshuara. Njerezit debatojne me pasion rreth interpretimit te saj, por ata kurre nuk vene ne pikepyetje urtesine e parimeve baze te kesaj Kushtetute.
Deri me sot me se 100 vende te tjera e kane marre ate apo ane te vecanta te saj si model ne hartimin e kushtetutave te tyre.  Kushtetuta Amerikane eshte jo vetem me e vjetra e me jetegjata, por edhe me e shkurtra Kushtetute e shkruar e botes: Ajo ka  vetem 4,400 fjale dhe vetem 7 Nene (nenet jane te ndare ne seksione).

Dy fjale qe nuk  gjenden ne Kushtetute
Mund te duket e cuditeshme, mbase dhe e pabesueshme, por ne Kushtetuten Amerikane te 1787-es nuk gjendet as fjala demokraci, as fjala skllaveri (fjala skllaveri u shkrua disa dekada me vone, ne vitin 1865 ne Amendamentin 13 i cili  hoqi skllaverine).

Si ruhet dokumenti origjinal i Kushtetutes?

Teksti origjinal i Kushtetutes eshte ruajtur ne vende te ndryshme deri me 1952, kohe kur u vendos ne Godinen e Arkivit Kombetar ne Washington, D.C.  Gjate dites, vetem faqet nje dhe kater ekspozohen ne nje kuti te ndertuar me material te blinduar qe i reziston edhe plumbave.  Kutia permban helium dhe avull uji me qellim qe te ruaje cilesine e letres. Gjate nates fletet e Kushtetutes vendosen ne nje dhome te nendheshme te voltuar e me dyer qe peshojne pese ton dhe te llogaritura qe t’i rezistojne edhe nje shperthimi nuklear. Kushtetuta e plote ekspozohet vetem nje dite ne vit- me 17 Shtator, pervjetorin e dites kur hartuesit e nenshkruan kete dokument.

Si u shkrua Kushtetuta?
Kushtetuta Amerikane u hartua ne me pak se pese muaj nga Konventa Kushtetuese,e cila u mblodh ne Filadelfia te Pensilvanias gjate periudhes 25 Maj-17 Shtator 1787.  Ne kete Konvente merrnin pjese delegate nga 12 shtete te pavarura te Amerikes. James Madison, qe thirret edhe “babai i Kushtetutes”, ishte i pari qe arriti ne Filadelfia ne Shkurt 1787- dy muaj para se te fillonte konventa- dhe shkroi projektin e Kushtetutes. 
Nder delegatet e pranishem ishin George Washington, Aleksander Hamilton,James Madison Jr. dhe Benjamin Franklin.  Shume nga hartuesit e saj ishin burra me pervoje ne Konfederate dhe ne Legjislativin e shteteve te vecanta. Alexander Hamilton, James Madison etj. ishin per nje qeveri federale te forte (keta u quajten Federaliste ) dhe te tjere si Thomas Jefferson, Patrick Henry etj.kerkonin qe shtetet e vecanta te kishin me shume kompetenca (keta u quajten Anti-Federaliste).
Me 17 Shtator 1787 delegacionet e 12 shteteve aprovuan Kushtetuten me konsent unanim. Qe te hynte ne fuqi Kushtetuta duhej te ratifikohej te pakten nga 9 shtete.
Nder tridhjete e nente burrat qe kane firmosur Kushtetuten, me i moshuari ishte Benjamin Franklin-81 vjec.  Tek po firmoste atij filluan t’i rridhnin lot. Ndersa personi me i ri ishte Jonathan Dayton nga New Jersey-26 vjec.

Si dhe kur hyri ne fuqi Kushtetuta?

Shteti i pare qe ratifikoi Kushtetuten ishte Delware, ne Dhjetor 1787, ndersa New Hampshire ishte shteti i nente -me 21 Qershor 1788.  Meqenese per hyrjen ne fuqi te Kushtetutes Artikulli VII i saj kerkonte qe Kushtetuta te ratifikohej te pakten nga nente prej 13 shteteve qe ishin atehere, kjo date, pra 21 Qershori 1788, shenon zyrtarisht hyrjen ne veprim te Kushtetutes Amerikane.
Popullsia e Amerikes kur u nenshkrua Kushtetuta ishte 4 milion. Tani ne vitin 2009 eshte me se 300 milion.  Kur u shkrua Kushtetuta, Filadelfia (ne Pensilvania) kishte 40 mije banore dhe ishte qyteti me i madh i Amerikes.
               
Si mund t’i behen amendamente Kushtetutes Amerikane?
Per t’i bere amendamente Kushtetutes Amerikane nuk eshte e lehte dhe procesi merr vite e kalon ne dy faza: 1) Propozimi i amendamentit dhe 2) Ratifikimi i tij.
Dy jane menyrat e propozimit te nje amendamenti: 1) Nga dy te tretat e te dy dhomave te Kongresit; Ose 2)Me kerkesen e  Legjislativit te  dy te tretave te shteteve (sot jane 50 shtete te Amerikes) thirret Konventa per propozimin e amendamenteve (nje menyre e tille nuk eshte perdorur deri me sot). Ratifikimi i amendamentit te Kushtetutes behet ne dy menyra: 1) Legjislativet e tre te katertave te shteteve aprovojne amendamentin; Ose 2) Konventat Kushtetuese ne tre te katertat e shteteve.
Gjate ketyre 222 viteve ndonese jane propozuar me mijera amendamente te Kushtetutes Amerikane, vetem 27 Amendamente jane miratuar. Dhjete Amendamentet e para u bene shume shpejt, pasi Konventa Kushtetuese kishte rene dakord per nje gje te tille qe gjate shkrimit dhe ratifikimit te Kushtetutes. Me 8 Qershor 1789 James Madison paraqiti ne Dhomen e Perfaqesuesve Amendamentet e para te Kushtetutes dhe me 25 Shtator 1789 Kongresi i miratoi dhe ua kaloi legjislativit te shteteve per ratifikim.  Dy nga keto amendamente qe kishin te benin me perfaqesimin ne Kongres dhe me pagesen e kongresmeneve nuk u ratifikuan, ndersa 10 amendamentet e tjere u ratifikuan me 15 Dhjetor 1791 dhe ato njihen me emrin “Bill of Rights” (Ligji i te Drejtave).
Qe nga viti 1791 kur hyri ne fuqi Ligji i te Drejtave e deri me sot, pra gjate 218 vjeteve, Kushtetutes se vitit 1787 i jane bere vetem 17 amendamente te tjera. Me rendesi te vecante ne historine dhe jeten e Amerikes eshte edhe Amendamenti 13, i cili u ratifikua me  6 Dhjetor, 1865. Me kete amendament u hoq skllaveria dhe sherbimet jovullnetare.
Amendamenti me i fundit, ai i 27-te, u ratifikua ne vitin 1992 dhe percakton se asnje ligj per ndryshimin e kompesimit per sherbimin e Senatoreve dhe Perfaqesuesve (kongresmeneve), nuk mund te hyje ne fuqi derisa te behen zgjedhjet pasardhese per Dhomen e Perfaqesuesve.  E thene shkurt, ky Amendament nuk lejon qe  kongresmenet te ngrejne pagat dhe kompesimet per veten e tyre.
Shkurt per Tre pushtetet ne Kushtetute
Kushtetuta e Amerikes eshte dokumenti kryesor nga ku fillon studimi i qeverisjes dhe politikes Amerikane.  Ajo paraqet formen republikane te qeverisjes nen te cilen pushteti eshte i ndare midis deges Legjislative (Neni 1), Ekzekutive (Neni 2) dhe Gjyqesore (Neni 3), qe siguron ne kete menyre ndarjen e pushteteve.  Kushtetuta parashikon nje sistem te kontrollit dhe balancimit midis ketyre tre pushteteve, me qellim qe asnjera nga deget e qeverisjes te mos mundet te dominoje te tjerat.  Ne Kushtetute parashikohen edhe parimet e marredhenieve midis qeverise federale dhe shteteve te vecanta dhe merren ne mbrojtje te drejtat dhe lirite themelore te qytetareve. 
Kongresi Amerikan (organi legjislativ) perbehet nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Perfaqesuesve. Me 4 Mars 1789 u mblodh ne New York Kongresi i pare nen Kushtetuten. Pushteti Ekzekutiv perfaqesohet nga Presidenti dhe Kabineti i tij. President mund te zgjidhet vetem personi qe eshte shtetas Amerikan qe ne lindje; qe ka  mbushur moshen 35 vjec, dhe qe gjate gjithe jetes se tij ka banuar ne Amerike te pakten 14 vjet (nuk kerkohet qe ky banim te jete i panderprere apo ne vitet e fundit). Kushtetuta Amerikane nuk parashikon imunitet as per Presidentin apo zyrtaret e cdo niveli kur ato kryejne krime, qofshin keto krime te renda apo te lehta (kundervajtje penale). Ceremonia e inagurimit te Presidentit te pare te Amerikes, George Washington, u be me 30 Prill 1789.
Ne Nenin 3 te Kushtetutes flitet per pushtetin Gjyqesor, qe perfaqesohet nga nje Gjykate e Larte dhe gjykata te tjera qe Kongresi mund te formoje.Gjyqtaret jane te perjetshem dhe qendrojne ne detyre per aq kohe sa ata sillen me korrektesi. Kompesimet e gjyqtareve (pagat dhe shperblimet e tjera) nuk mund te ulen per sa kohe ata vazhdojne te jene ne detyre. Me 24 Shtator 1789 Kongresi formoi Gjykaten e Larte, 13 gjykata distrikti, 3 gjykata te tjera te vecanta, si edhe postin e Prokurorit te Pergjithshem. Me 2 Shkurt 1790 per here te pare fillon punen Gjykata e Larte. Gjykata e Larte shqyrton mbi baze apelimi vetem ato ceshtje qe lidhen me ligjin Kushtetues.
Qe ne vendimin e famshem te vitit 1803 ne ceshtjen Marbury kunder Madison Kryetari i Gjykates se Larte, John Marshall, vendosi rolin e Gjykates se Larte ne qeverisjen e re duke i njohur Gjykates pushtetin per te rishikuar te gjitha aktet e Kongresit dhe gjykuar nese ato jane ne perputhje me Kushtetuten. Gjykata vendosi se 

“Ligjet qe nuk perputhen me Kushtetuten, jane nul”.
Ndonese zakonisht cdo vit ne Gjykaten e Larte te Amerikes apelohen rreth 5500 ceshtje, numri i ceshtjeve qe Gjykata pranon te shqyrtoje eshte vetem rreth 150.
Pagat e gjyqtareve jane nder me te lartat dhe me dinjitozet ne strukturen e pagave shteterore. Ndersa ne vitin 1789 rroga e Kryetarit te Gjykates se Larte ishte $4000, ne vitin 1995 rroga arriti ne $171000.
Ne kete shkrim desha te jap vetem disa aspekte e kuriozitete per Kushtetuten e Sh.B.A. pa synuar te analizoj permbajtjen e saj. Me pelqen qe ne mbyllje te citoj nje thenie elokuente te Gjykatesit te Gjykates se Larte te Amerikes, Thurgood Marshall:

“…Mrekullia e vertete nuk ishte lindja e Kushtetutes, por jeta e saj, nje jete e zhvilluar gjate me se dy shekujve te stuhishem…”.

__________________________________________________________________
* Seicili nga 50 shtetet e Amerikes ka Kushtetuten e vet, ndersa ne kete shkrim flitet per Kushtetuten e Shteteve te Bashkuara te Amerikes e cila eshte ligji themelor i Amerikes. Kushtetutat dhe ligjet e shteteve te vecanta te Amerikes duhet te jene ne perputhje me Kushtetuten e Sh.B.A.
 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara