Shqiptarja si Zhana d'Dark

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Shqiptarja si Zhana d'Dark 

Heroina fisnike e zëvendësoi të atin dhe i mundi Turqit

Cetinjë, më 9 maj 1911. - Një vajzës së re1, që u bë e njohur me emrin që i përgjigjet të ashtuquajturës Vajzë e Orleanit2, tash këngëtarët malazez po ia këndojnë këngët nëpër restorante dhe kafene të Podgoricës. Kur në luftë në Vranjë javën e kaluar, i ati i saj, bajraktar trashëgues i fisit, u vra, ajo menjëherë e zuri vendin e tij dhe i çoi Martinajt (Malësorët) në fitore kundër Turqve. Përveç fazës përrallore të ngjarjes, që është shumë e bukur për Janicën Martinaj1, lufta është e rëndësishme edhe si shfaqje; ashtu që në kufi Malazezët u bashkuan me Shqiptarë. 
Si mbas një personi që e njeh mirë atë, kjo Zhanë d'Ark2 e re nuk i ka ende 22 vjet, dhe “është një grua e re, e gjatë, e këndshme, mirë e zhvilluar. Të gjitha gratë Shqiptare janë trimëresha, dhe prej moshës së vajzërisë janë të stërvitura që të përdorin armët e zjarrit, dhe në kohën e luftës, mbasi nuk kanë mushka, ato bartin ushqime dhe municion për luftëtarët e tyre dhe shkojnë që të ia u shpërndajnë deri në vinë e zjarrit.” 
-Dhe a vriten ato ndonjëherë?
-Po, dhe kjo ndodh shpeshherë.
- Janica1 ndoshta mban në dorë një pushkë martinë; ose, mbasi shumë prej martinave i kanë mbledhur Turqit vjet, arma e saj mund të jetë njëra prej trajtave të vjetra të pushkëve Shqiptare, të cilat janë për mrekulli të dekoruara me serm dhe kanë grykë shumë të gjatë dhe të ngushtë.
-Gjuajtja me pushkë është gati e vetmja zbavitje për të rinjtë e të rejat në Shqipëri. Si djemtë ashtu edhe vajzat mësojnë të gjuajnë kur janë në moshën 12 vjeçare. Në martesa (dasma) ata zbaviten duke vallëzuar dhe duke qitur pushkë; në pagëzime është prapë zbavitja kryesore qitja me pushkë - gjuajtja në shenjë për një shpërblim të vogël edhe në festa qitet gjatë gjithë ditës. Kjo është një prej vështirësive të mëdha, me të cilën Turqit duhet të pajtohen, për arsye se ajo është pjesë e jetës shqiptare; populli i bart armët ditën dhe fle pranë tyre natën. Adeti u krijua për arsye se ka mbizotërua pasiguria prej gjakmarrjes në vend dhe prej konflikteve kufitare me të huajt.
-Fizikisht, Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë e tyre janë të këndshme, me flokë të zezë, sado që disa sosh i kanë sytë bojë hiri. T'i shikosh ato kah ecin është kënaqësi. Neve na pëlqen të shohin valltarët në Serbi. Të njëjtën kënaqësi e pata kur të parën herë i pashë se si ecin Shqiptarët. Ecja, lëvizjet e tyre janë madhështore, elegante dhe në përgjithësi të fuqishme.
-Po, ata janë racë shumë e bukur dhe shumë e talentuar. Ata janë të ngjashëm me Skotlandezët e shekullit XVII, dhe ata në Ballkan pak më vonë do të jenë raca më e bukur, si kah ana intelektuale ashtu edhe kah pamja. Nëse shkoni në Konstantinopol (Stamboll), ju do të gjeni që shumë prej njerëzve më të pashëm, jo vetëm ushtarë por edhe burra shtetit, janë Shqiptarë. 
-Mungesa e tyre, për shkak të shkallës së tashme të civilizimit, është mos mundësia që ta kuptojnë idenë e Shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë: ata nuk janë në gjendje ta shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizim më të lartë, me bërjen së Shtetit. Por edhe kjo do të vijë.

The New York Times
Publikuar: më 21 maj 1911

Sqarim 
1.Të gjitha gjasat janë që Janica Martinaj është në të vërtetë Tringa e Grudës (Malësi). Ajo në këtë shkrim krahasohet me Zhanën d'Ark. 
2.Zhanë d'Ark (1412-1431), e njohur edhe si Vajza e Orleanit, heroinë e Francës.
Zgjodhi Dr Lukë Gjokaj, Tuz. Shqipëroi Allmir Kollari, Ulqin

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara