Lord Bajroni, shqiptarët dhe Ali Pashë Tepelena

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

  LORD BYRONI, SHQIPTARËT & ALI PASHË TEPELENA 

Nga Gjekё Gjonlekaj / New York 

Disa vjet më parё Farrar,Straus dhe Giroux nё New York botoi njё prej monografive mё voluminoze dhe me tё shkёlqyeshme deri sot pёr jetёn dhe veprimtarinё e Lord Byronit. Kёshtu e cilёsuan revistat letrare dhe kulturore nё Shtetet e Bashkuara dhe nё Evrope.Fiona MacCarthy ёshtё biografe e shquar dhe historiane e kulturёs. Kjo monografi ka nje bibliografi tё gjerё, shumё fotografi  dhe ilustrime. Por çka tё bjen menjёherё nё sy ёshtё kopertina e kёtij libri. Ballina e kёsaj vepre ёshtё ilustruar me portrete impozante tё Lord Byronit i veshur me rrobe shqiptare. Ështё kёnaqёsi sidomos pёr shqiptarёt kur shikon nё vitrinat e librarive amerikane portretin me rrobe shqiptare tё kёtij poeti legjendar. Pёrshkrimet dhe poezitё e tij pёr shqiptarёt janё xhevahirё tё kulturёs botёrore dhe shёndrisin si rreze drite nё antologjitё botёrore. Nga monografia Byroni: “Jeta dhe Legjenda” tё Fionna MacCarthy nxorrёm fragmente ku flitet pёr shqiptarёt.    

Pasi kaluan shkëmbin "Kërcimi i Safos" në bregun jugor të  ishullit të Itakës, ata u ngjitёn lart gjatë bregut perëndimor të Greqisë kundruall Shqipërisë dhe zbritën në Prevezë. Deri më tani udhëtimi i tyre kishte qenë relativisht i qetë, pasi zhvillohej nëpër një territor të njohur për britanikët, ku të huajt nё fillim tё shekullit nёntёmbёdhjetё trajtoheshin mirë dhe me rituale tё thjeshta shoqёrore. Shqipëria ishte një vend vërtetë i huaj,  i humbur për shkak të  territorit të saj malor, i përfolur për karakterin e egër të banorëve vendas dhe për politikën e saj tё ndërlikuar. Në kohën kur erdhi Byroni  atje, Shqipëria zyrtarisht ishte pjesë e Perandorisë Otomane dhe qeverisej nga ish prijësi i hajdutëve Ali Pasha, i cili kish krijuar shtetin e tij despotik. Pas shumё goditjesh të pamëshirshme, Ali Pasha kontrollonte  një perandori të madhe, që shtrihej nga Shqipëria e veriut deri në Greqi në jug dhe në lindje deri në Maqedoni e Thesali. Djali i tij Veli Pasha qeveriste në Peleponez.  

Byroni pretendonte se e kishte parë më shumë Shqipërine se anglezët e tjerë, me përjashtim të William Leake, që banonte  në Janinë, kryeqytetin e Ali Pashës. Kjo nuk ishte plotësisht e vërtetë, por ekspeditat e Byronit  në këto vise të egra kishin të gjitha shijen e zbulimeve të reja. Në mëngjesin e parë në Prevezë Lord Byroni dhe John Hobhouse, të veshur me uniformat e tyre ushtarake në ngjyrë të kuqe të ndezur, në shtëpinë e konsullit, ku në dhomat e saj të mobiluara me sofa të ulta alla turka, hëngrën sup orizi me pulë të zier mirë, mish dashi të kripur me shumë aroma , peshk të pjekur,  vezë peshku dhe fruta, me verë "të mirë" vendi dhe një shishe me verë të mirë Portogalie. Përshtypjet e para nga Shqipëria nuk ishin aspak inkurajuese. "Sikur komandanti i anijes të kishte qenë më këmbëngulës, unë besoj se ne do të kishim pranuar të ktheheshim në Patras", do të shkruante më vonë Hobhaus.   

Ndërkaq, ata morën guximin të udhëtojnë nëpër tokë drejt Janinës, duke bërë një rrugëtim treditor drejt veriut nëpër disa male të egra me gjashtë kuaj dhe një bagazh shumë të rëndë: shtatë arka, krevatë dhe dyshekë, një bulierë, të gjitha të ngarkuara nëpër hejbe e samarë. Janina ishte një qytet malor me bukuri romantike, me kupola dhe minare që ngriteshin mbi një liqen të madh e të kthjellët. Por ndërsa po i afroheshin qytetit ata panë tek rrinte varur në një pemë një prift rebel. Ishte një shenjë egërsie që i bënte për të vjellur".  

Zotёri Alexander Ball, guvernatori i Maltës, kishte dhënë një rekomandim për Uilliam Leake . Me sa duket Leake kishte njoftuar Ali Pashën për ardhjen e djelmoshave anglezë. Vetë Ali Pasha nuk ishte në Janinë. Ai kishte lënë porosi që t'u kërkonin atyre të falur, pasi "kishte qenë i detyruar të ikte nga qyteti i tij për të përfunduar një luftë të vogël".  Ushtria e tij kishte rrethuar në këtë kohë një sundimtar vendas , Ibrahim Pashën, në kështjellën e Beratit pak më tutje në veri. Ai i ftonte udhëtarët anglezë që të takoheshin  në rezidencën e tij në Tepelenë, në jug të Beratit. Ndërkohë ai kishte marrë të gjitha masat e nevojshme që ata të qëndronin në Janinë dhe të jetonin në luks me shpenzimet e Ali Pashёs. Qyteti kishte një komunitet të përzierë grekësh dhe turqish. Hobhause hetoi edhe zakonet seksuale të vendit: "vajzat nuk duken fare, dhëndërri e sheh bashkëshorten e ardhshme vetëm kur ia vë unazën nё gisht si pasojё nuk ka dashuri përveç  me gra të martuara, dhe aty këtu ndonjë kontrabandë të vogël … Ky është një farë justifikimi për homoseksualitetin, që praktikohet fshehtas nga grekët, por fare hapur nga turqit".      

Në Janinё Byroni dhe Hobhauzi u njoftuan me dy nipa të Ali Pashës, Hysen Beun dhe Mahmut Pashën. Prirja e tyre e parakohshme për bisedë dhe flirtim e shtynë Byronin që t'ia përshkruante ata nënës sё vet.  Ai ishte çuditur me fytyrat e këtyre fëmijëve të lyera si vejusha pasanike, me sy të zes të mëdhenjë dhe me tipare krejt të rregullta. Ata janë kafshët e vogla më të bukura që mund të kem parë ndonjëherë". Hysen Beu, që ishte biri dhjetë vjeç i Myftar Pashës, djalit më të madh të Ali Pashës, i kish shëtitur rreth e përqark pallatit Aliut, duke admiruar fshehurazi shpatën e Byronit. Kushuriri i tij pak më i madh Mamuti, i biri i Veli Pashës, i bëri përshtypje Byronit  për gjërësinë e dijeve të tij duke pyetur nëse Hobhause dhe Byroni bënin pjesë në dhomën e lartë apo të ulët të Parlamentit. "Është për të dyshuar nëse një djal anglez në të njëjtën moshë di të bëj dallimin midis Divanit dhe Këshillit të Dervishëve". Bajroni krijoi një raport të veçantë me Mahmutin, i cili shpresonte se do të shiheshin përsëri:"ne jemi miq pa e kuptuar njëri tjetrin, siç ka edhe plot njerëz të tjerë, megjithëse nuk kanë kauzë të përbashkët".  

Ata vazhduan rrugën në veri drejt Tepelenës dhe Ali Pashës nëpër një mot që përkeqësohej. Në mbrëmje Hobhausi arriti me një pjesë të avancuar të grupit në Zica, një fshat i rrezikshëm malor. Ishte terr, binte shi i madh. Byroni bashkë me shërbëtorët dhe bagazhin nuk dukej askund. John Hobhauusin e pushtoi ankthi dhe urdhëroi të ndizen zjarre në kodrën sipër fshatit dhe të shkrepeshin pushkët për t'i treguar Byronit vendin ku ndodheshin. Zotёri Hobhaus u shtri për tokë i pështjellë me kapotën e tij, por ishte e pamundur të flinte për shkak të shtrëngatës së fortë, qenëve që lehnin, barinjëve që thërrisnin  nga njëra majë mali në tjetrën.   

 Pak pas mesnatës erdhi një njeri i zbehtë, duke dihatur, me rrobat qull nga shiu, dhe u tha se grupi i Byronit  kishte humbur rrugën dhe se kuajt e ngarkuar me plaçka kishin ngecur në një terren të rrezikshëm. U dërguan njerëz me shumë kuaj duke mbajtur në duar flakada pishe. Byroni me një prift grek dhe me shërbëtorët kishte kaluar pjesën më të madhe të natës pranë  varreve myslimane dhe toka shёndriste nga shkrepëtimat e rrufeve. Kur arritën më në fund në Zica në orën tre të mëngjesit, ata kishin qenë jashtë në shtrëngatë nëntë orë me rradhë.  

Të nesërmen në mëngjes  u ngritën vonë, hëngrën mëngjesin dhe vazhduan rrugën drejt një fshati, që dukej si të ishte i kacavjerrur në majat e shkëmbenjëve, ashtu si dhitë e egra që dy autoret angleze kishin lexuar tek Virgjili. Kur Byroni filloi ta konsideronte veten udhëtar veteran, thoshte se Zica ishte "një nga trojet mё të bukura (gjithnjë me përjashtim të Cintrës në Portugali) që unë kam pёrjetuar ndonjëherë". Ata bënë një vizitë në manastirin që ndodhej mbi një kodër të vogël të blertë, ku kryemurgu i gostiti me verë të bardhë të bërë  me dorë, arra dhe kafe. Zoti Fletche u ankua se "kleriku me fytyrë dashamirëse" i kishte mësuar greqisht dhe rrinte tёrё kohёn duke e puthur.  

Pasi kaluan naten nëpër prrojet e fryra nga shirat,  arritën në pallatin e Ali Pashës në Tepelenë. Megjithëse nuk ishin njёsoj,kjo  skenё i kujtonte Byronit një novelë të Walter Scotit  mbi Malësinë:    

"Shqiptarët me veshjen e tyre (më madhështorja në botë, që përbëhet nga një fustanellë e gjatë e bardhë, një këmishë e punuar me arë, një xhaketë dhe një mantel prej kadifije të kuqe me gajtanë ari, një pistoletë dhe një jatagan me doreza sermi), tartarët me qeleshet e tyre të gjata, turqit me peliçet e tyre të gjëra dhe turbanët, ushtarët dhe skllevërit e zinj me kuajt, të parët të vendosur në grupe në një galeri të madhe të  hapët përballë pallatit, ndërsa të fundit të vendosur poshtë tyre, dyqind hamshorë të shaluar dhe gati për të marshuar në çdo çast, korrierë që hynin e delnin me mesazhe, lodrat që binin pa pushim, djemtë që lajmëronin kohën që nga minaret  e xhamive, të gjitha bashkë, duke përfshirë edhe pamjen e veçantë të vetë godinës, krijonin një shfaqje të re dhe të mrekullueshme pёr të huajin".  

Hobhausi dhe Byroni u mahnitën me finesën dhe ekzotikën e petkave orientale.  Një shënim në ditarin e  Hobhausit tregon se ata u ngritën nga gjumi në orën tetë dhe filluan të provonin "kostumet shqiptare", ndërsa Byroni  i shkruante nёnёs dhe i thotë se ka blerë ca petka "të mrekullueshme shqiptare" për &50 (paundë) seicilën.   

Byroni  dhe Hobhausi u vendosёn  nё një apartment të mrekullueshëm në pallat. Ata vunë re se kishte qilima anglezë nëpër dhoma që përdoreshin për dimër, ndërsa një galeri e gjatë u pёrngjante me katin e sipërm të ndonjë bujtine angleze. Një ditë pasi kishin ardhur, ata i priti Ali Pasha, me ç'rast Byroni kishte veshur "uniformën e plotë të oficerit të shtabit bashkë me një shpatë të mrekullueshme dhe të gjitha paisjet e tjera". Dhoma e pritjes ishte e shtruar me mermer dhe kishte një shatërvan në mes. Disa minderë të kuq ishin vendosur rreth e qark mureve të dhomës. Veziri, në të gjashtëdhjetat, "        ishte shumë i majmё por jo i gjatë, kishte fytyrë të këndëshme, me sy të kaltёr dhe mjekërr të bardhë".Ai i bëri kompliment Byronit duke e pritur në këmbë, pastaj e ftoi të ulej në krahun  e djathtë. Një bisedë e shkurtër mirësjelljeje nisi me pyetjen përse Byroni kishte braktisur vendin e tij në një moshë kaq të re.    

Përse u tregua kaq i vëmëndshëm ky despot i fuqishëm me lordin Byron?  Ali Pasha ishte një sundimtar i zgjuar dhe i sofistikuar, i cili me qëllim bënte shumë lodra diplomatike me anglezët dhe francezët, sikurse dhe me turqit. Ai mund të ketë menduar se Byroni do të jetë i nevojshëm në manevrat e tij delikate. Në këtë kohë interesat e tij pёrkonin  me politikën angleze në Ishujt Jonianë, që kishte për qëllim largimin  e Francës.  Kapiteni Leake  e kishte informuar atë se Byroni  rrjedh nga një familje e rëndësishme aristokrate. Ai mund ta ketë mbivlerësuar influencën e tij politike. Përveç kësaj, për këtë tiran plak që bënte çfarë i donte qejfi, nuk ka dyshim se personaliteti i kёtij gjeniali anglez do të ketë pasur simpati tё madhe.     

Hobhausi vuri re se si ai e shikonte  tinëzisht Byronin  kur e kish pyetur si ka pas guxim të braktiste nënën e tij. Aliu e përkёdheli djaloshin, duke i thёnё se mund ta përcaktonte menjëherë se Byroni vinte nga një familje fisnike sepse kishte "veshë të vegjël, flokë kaçurrela dhe duar të bardha të vogla". Ai kishte vënë re një veçanti të veshëve të Bajronit që pothuajse nuk kishin fare bula. Ali Pashës i patën pëlqyer shumë pamja e jashtme dhe petkat e Byronit dhe i tha ta konsideronte si babanë e tij sa kohë do të qëndronte atje.  "Ai me të vërtetë, - do t'i shkruante Byroni nёnёs , - më trajtoi si të isha fëmijë, duke më dërguar bajame dhe shërbet sheqeri, fruta dhe ëmbëlsira 20 herë në ditë. Ai m'u lut t'i bëja vizita sa më shpesh, edhe natën kur kishte mё shume kohё. Takimi i parë përfundoi me nga një kafe dhe thithje llullash turke.  

Byroni  e pa Ali Pashën edhe tri herë të tjera. Është folur se Ali Pasha e kishte futur në dorë Byronin. Kjo nuk është për t'u besuar. Byroni nuk kishte  ndjenja për këtë plak. Por i pëlqenin lajkat e një njeriu kaq të fuqishëm dhe e tërhiqte vullneti i hekurt që ndjehej pas mirësjelljes së rafinuar të Ali Pashës: "ai është një tiran i pashpirt, fajtor për mizoritë më të tmerrshme,  por dhe një gjeneral i mirë dhe trim, e quajnë Bonoparti mysliman". Kishte një tërheqje të tmerrshme magjepëse praktika jo angleze e Aliut për t’i futur armiqtë në hell dhe për t’i pjekur pastaj ata mbi zjarr.       

  *Nё numrin e ardhshёm do tё lexoni vazhdimin e kёtij shkrimi me titull: Lord Byroni, Suliotet & Marko Boçari.   Autori ёshtё Publiçist/ Ish-gazetar i Zёrit tё Amerikёs. Byroni me rroba shqiptare, kopertine e librit: byroni “ Jeta dhe legjenda” E dashura e Bajronit Lady Blessington Lord Byron dhe Robert Kushton, veper e piktorit George Sander, ekspediat dhe turne ne Shqiperi dhe Greqi.  

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara