Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
DERI NE SHEKULLIN XIX , NE GREQI FLITEJ SHQIP
Fatbardha Demi
Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë. Në ditët esotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se
arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar.
Bile po të kërkoni në Googel në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”
do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të
grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe)u
shqiptarizuan.
Sot, po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e
Shqipërisë, jeton një shumicë e « popullsisë autoktone greke». Atëhere
studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në
shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i
nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe
Greqia ! »
Ku qëndron e vërteta?
Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij «
Mjeshtria e Historianit » shprehet : « Qytetrimi ynë do të ketë kryer
një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë
veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere
rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë
faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të
fundit....
“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe
pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e
Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ”
(f164A.K.)
“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini,
Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë,
të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të
cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)
“ - Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet
gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe
arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij
(f7K.K.)
“...që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të
erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim...greqishtja
njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.)
« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832
dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i
ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)
« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë
i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe, nga sa na vërteton
një marinar 100 vjeçar në televizion (f 538A.K.)
Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.
Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë,
por shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët
»(pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha
në shk 21». Ajo që vihet re në shkrimet e tyre është, se nuk na jepen
kurrë, fakte historike që do të vërtetonin të kundërtën.
Të pohosh mbi «gjuhën mbizotëruese» të një vendi, sigurisht duhet të
përcaktosh gjuhën që e flet shumica e popullit të atij vëndi. Pra të
vërtetosh se në shekullin e 19, në shtetin Grek, popullsia arbërore
përbënte shumicën e popullsisë.
Siç dihet, shekulli i 19, është ditëlindja e shtetit me emrin Helladë
(Greqi, më1830). Përpara kësaj date, kanë ekzistuar vilajetet e
Perandorisë Osmane (1453-1821), dhe para pushtimit Osman, ka sunduar
për një periudhe afro njëmijë vjeçare Perandoria Bizantine (viti
395-1453). Përpara saj, Gadishulli Ballkanik ka qënë pjesë e
Perandorisë së stërmadhe Romake (146 pk-395 erës sonë), dhe më parë,
njihet si shtet, Mbretëria e lavdishme Maqedonase, me në krye
Aleksandrin e Madh (336-323 pk) që rrugëtoi në gjurmët e stërgjyshërve
të vet deri në Indi. Kjo Perandori pellazge, qe zanafilla e një
bashkimi të shumë mini mbretërive të jugut ballkanik, që luftonin me
njëri tjetrin apo bashkonin armët, për pushtime kolonialiste jashtë
Gadishullit, që në lashtësi kishte një emër shumë të nderuar : «
Pellazgji» !
Duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të sotëm të shtetit grek, studiuesi
A.Kola shprehet:«Duhet të kuptojnë, se tashmë nuk kemi nevojë për
çertifikata të krishtera për të provuar vazhdimin e helenizmit
(vazhdimësinë e popullsisë autoktone-shën im), kemi nevojë për disa
çertifikata, që vetëm arvanitasit i kanë tani për tani » (f 289A.K.)
Kjo çertifikate që vetëm arvanitasit e kanë, është pikërisht « gjuha
pellazgo-shqipe ».
Duke qënë në udhëkryq të Europës dhe Azisë, Afrikës Veriore, Lindjes
së Mesme dhe të Largët, duke patur një klimë të butë dhe kushte të
favorshme për jetesë, Gadishulli Ballkanik ishte një hapësirë, ku
shumë popullsi të së njejtës etni apo edhe të huaj, janë ndeshur në
luftra të përgjakshme. Shumë popuj të huaj kanë përshkruar Ballkanin,
duke lënë gjurmë në popullsinë autoktone që gjetën në Gadishullin
Ballkanik….
Por, si shpjegohet që në Greqinë e shekullit të 19, gjuha shqipe
flitej nga shumica e popullsisë ?
Piksëpari, kjo e ka burimin tek fakti që kjo popullsi, përbënte
shumicën në trevat që sot formojnë shtetin helen dhe përreth.
Historiani Arif Mati, nje nder figurat e shquara te historise antike
bashkohore, mbas studimit të autorëve të lashtësisë, pohon: “Është e
qartë se grekët me mbëritjen e tyre ishin tejet në minoritet në një
vënd të populluar nga fise të shumta pellazge, me emra të ndryshëm,
por që flasin të njejtën gjuhë”(f 60A.Mati.) Dëshmia e „ardhjes“ se
grekëve dhe qënies si „një pakicë„ , megjithëse e dëshmuar nga vetë
historianët e lashtësisë, anashkalohet dhe lihet në heshtje, në
studimet e kohës së sotme si shqiptare, ashtu edhe ato greke dhe
europiane.
Një historian tjetër i madh i antikitetit grek, A.Jarde („Formimi i
popullit grek“, Paris1923) shprehet se “ Pushtuesit (Dorianët) shumë
të paktë në numër u përthithën nga vëndësit. Ata morën gjuhën e
vëndësve. …”(f 93A.Mati.)
Edhe në periudhat e mëvonshme, elementi mbizotërues, ka qënë
gjithëmonë iliro-vllaho-maqedonas, etni të njejta, me gjuhë
pellazgo-shqipen në përdorim.
“...Perandoria Romake dhe pasardhesja e saj :Perandoria Bizantine në
të vërtetë kanë qënë perandori me shqipen si gjuhë të përditshme dhe
siç kemi thënë, gjuha zyrtare e qeverisë, e kishës, e universiteteve
dhe diplomacisë ka qënë greqishtja ose latinishtja. Kjo gjëndje
shoqërore, që është trashëguar e paprekur nga antikiteti përmes
periudhes bizantine e osmane, ka nisur në të vërtetë të ndryshojë
vetëm me zgjerimin e arsimit publik fillor nga patriarkati ekumenik në
shekullin XVIII dhe kjo, vetëm për një pjesë të popullsisë se disa
qyteteve të mëdha, si Kostandinopoli, Smirna, Selaniku. Pjesa tjetër e
popullsive të qyteteve të tjera, si dhe popullsitë fshatare e ruajtën
gjëndjen e tyre shoqërore pothuaj të paprekur deri në epokën
bashkëkohëse të Luftës së Madhe të viteve1914-1918. (f271R.A.)
Po sa ishte siperfaqja tokësore që banohej prej popujve të përzier,
elita e të cilëve përdorte greqishten?
Sipas historianit G.Glotz (Historia e Greqisë, Puf,1938) :“Greqia (në
shk V) nuk është veçse një pjesë…tokash të bëra greke , ky është një
vënd shumë i vogël (rreth 400 km gjatësi dhe 300 km gjerësi) …Greqia
klasike është pothuajse tërësia e zonave që gjënden në jug të një vijë
që hiqet nga gjiri i Ambrakisë deri në grykderdhjen e Penesë“ Ky pohim
përputhet me atë të autorëve antikë Eforit dhe Pseudo-Skilaksit (f
204A.Mati.)
Edhe gjatë periudhës Bizantine, ka dëshmi se arbërorët përbënin
shumicën e popullsisë.
“ Gjuha greke sundoi në Bizant si një mjet emergjence dhe shërbimi
ndaj makinerisë drejtuese …Perandoria Bizantine dhe perandori
bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek „ (f.182R.A.)
„ C’është e vërteta, Perandoria Bizantine ishte perandoria e ilireve e
jo e grekërve mesjetarë, siç mbizotëron mendimi, sepse në Mesjetë nuk
ka patur greko-helene. (f 22S.R.)
Dëshmi tjetër e shtrirjes territoriale të popullsisë shqipfolëse, janë
edhe emërtimet e njëjta të vendbanimeve të ndodhura në Shqipëri dhe
Greqinë e Jugut.
“ - lidhjen e vazhdueshme të ilirëve dhe Greqisë Jugore e dëshmojnë
veç të tjerash dhe një numër qytetesh „paralele“ që nga lashtësia deri
në ditët pararevolucionare (1821) Do të përmend tani se kemi dhe
qytete me të njëjtin emër si në Greqinë Jugore ashtu dhe në Iliri:
Epidavro, Halkis, Oropo, Helopa, Avlona etj, ne vitet me te reja kemi,
Avlonari, Shirxhi,Salona,Finiki,Sofade dhe Dropulli” (f155A.K.)
Në arkivat europiane gjënden dokumenta, ku përcaktohen qartë edhe
administrativisht trevat shqiptare. « Konsullatat e Francës në
Shqipëri zënë fill në vitin 1695. Z.Garnier, i pari nga konsujt, e
kishte rezidencën në Sajadhe. Por dy të tjerët, Pelisie dhe Dybrokua,
u vendosën në Artë. Në një letër të datës 3 tetor 1702, Z.Garnier
thotë se Janina është po aq e madhe sa Marseja“ (f347Zh.F.)
Por edhe në këtë territor të kufizuar ku jetonin krahas arbërorëve
edhe popullsi të ardhura, greqishten e fliste një pjesë e vogël e
popullsisë. “Popullsitë bujqësore nuk e braktisën gjuhën e tyre të
nënës, për të mësuar një gjuhë më shumë rrumbullakosje, bishta,
mbaresa etj. dhe sigurisht as fjalët e reja e të pakuptueshme të cilat
as që iu hynin në punë, si p.sh. ato të tregëtisë, artit dhe të
shkronjave. Por popullsitë që jetonin nëpër qytete mësuan greqisht dhe
e përdornin atë të paktën në shkrim “(f121A.K.)
Përdorimi masiv i pellazgo-shqipes si gjuhë e popullit, që nga
lashtësia e deri në shekullin e 19, në Greqi, diktohej së pari nga
fakti, se popullsia e huaj, që ndër shekuj ka ardhur dhe ka
bashkjetuar me shqiptarofolësit, mbeti gjithmonë në minoritet. Për
pasojë, ose është asimiluar tërësisht ose ka përdorur, brënda vatrës
gjuhën e tyre dhe jashtë saj, gjuhën shqipe. Greqishtja u përdor si
gjuhë e shkencës, administratës, shkollës dhe kulturës.
« Sipas se cilit vend, ky element,(i elitës kulturore, sunduese ose
drejtuese) mësonte si gjuhë të dytë të shkollës, ose greqishten ose
latinishten (f.210R.A.)… kjo gjëndje në fakt do të vijonte e paprekur
në Greqi deri në mes të shekullit të kaluar, ku kudo flitej vetëm
gjuha pellazge dhe shkruhej vetëm greqishtja (f.212R.A.)
Faktori i dytë është «mos asimilimi dhe mosperzjerja» e popullsisë
arbërore ndaj të huajve. „Baza e popullsise «helene» (shqiptarët e
lashtë) ka mbetur e njëjtë, pasi pellazgët nuk pranonin të lidheshin
me të huajt, duke përthithur të ardhurit“(Ali Eltari « Republika »
7.01.2010) Kjo traditë vijoi gjatë te gjitha koherave, « Arvanitasit,
si të krishterë ashtu dhe mysylmanë, janë nga popujt e paktë, që i
largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë
dhe kompaktësinë e farës » (f184A.K.)
Deri edhe në shekullin e XX ,sidomos mysylmanët shqipfolës në Greqi,
nuk martoheshin me të huajt pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por
kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të të dy besimeve. „ Martesat e
përziera që përmënden në dokumentat historike që parashtruam, duhet
theksuar, se gjithnjë bëheshin mes shqiptarësh (Ali Pasha me
Vasiliqinë)dhe jo me kombësi të huaj ”(f 292 A.K.) “ Shqiptari i
krishtere bëhej vëlla i adoptuar me mysylmanin e kombit te tij. Kështu
krushqitë brënda fisit me fe të ndryshme vazhdonin normalisht.
Kolokotroni ishte „vllam“ me Marko Boçarin (i krishterë) dhe laliotin
Alifarmaqi “(f 293A.K.)
Të gjithë këta faktorë të lartpërmëndur, e ruajtën gjëndjen
mbizotëruese të gjuhës shqipe deri në prag të krijimit të shtetit
grek, në vitin 1830. Një popullsi mbizotëruese, dikton edhe elementin
mbizotërues në kulturën e një vëndi (duke marrë gjithmonë parasysh
zhvillimin e arsimit dhe mungesën e medias për periudhën që flasim,
por që sot e dobeson ndjeshëm këtë faktor).
Në Greqinë e shekullit të 19-të, heronjtë arbërorë zënë vënd qëndror,
në krijimtarinë gojore popullore dhe atë të shkruar letrare. “Ai, që
ishte në territoret greke heroi më i njohur dhe i dashur, ishte heroi
i madh shqiptar ,Skëndërbeu të cilin historianët grekë e mohojnë, por
populli e quan të vetin dhe e dashuron. Të gjithë kapedanët arvanitas
të kryengritjes (1821) që dinin dy-tre gërma, lexonin mbi fitoret dhe
arritjet e Skënderbeut të cilat qarkullonin në një numër mjaft të madh
asokohe dhe gjetën gjithashtru mbështetje të madhe…Kolokotroni na
thote në kujtimet e tij: E njoha jetën e Skënderbeut, koleksionoja
veprat e tij…Stradiotët e mëdhenj (nga Thesprotia dhe Moreja) të shk
XV dhe XVI si Mërkur Bua,Manol Bleshi etj. studionin betejat e
Skënderbeut. Librat e Skënderbeut, përgjithësisht ishin leximi më i
përhapur dhe më i njohur në Greqinë e pushtuar nga turku” (f 257A.K.)
Për të mbuluar faktin e përhapjes së kësaj letërsie, që dëshmon se
shumica e popullsisë ishte shqiptare, e cila ishte e interesuar për
njohjen e luftës së Skëndërbeut, historianët grekë përpiqen ta
paraqesin Skënderbeun si grek.
Studiuesi Aristidh Kola na sjell edhe një fakt shumë domethënës, që
vërehet vetëm tek shqipfolësit e shtetit helen dhe jo tek popullsitë e
tjera. “Shqiptarët gjatë gjithë vazhdimit të pushtimit turk...edhe më
analfabetet dinin gjithshka për Aleksandrin e Madh, Thjemistokliun,
Pindarin, Epaminondën, të Urtët, perënditë e vjetra,Orakujt e
lashtë…përgjithësisht gjithshka që ruhet në legjendat dhe gojedhënat
“(f256A.K.)
Po kështu, mbizotëruese janë edhe vallet dhe kënget e shqiptarëve.“
Kënga popullore e Greqisë është në pjesën më të madhe arvanitogjene
dmth e përkthyer nga shqipja në greqisht…Studiuesi gjerman Milhefer i
cili vizitoi Greqinë në fundet e shekullit të kaluar (shk.19),
konstatoi se shumica e këngëve popullore greke janë të përkthyera nga
këngët e vjetra epiko-lirike arbëreshe (f339A.K.)
“Alipashiadha” e famshme e arbëreshit mysylman Haxhi Sheqreti (në
poemën e tij, në vitet 1800 kishte 10 000 vargje) është shkruar në
greqisht. Epopeja e çamëve dhe beqarëve dhe zhdukja e tyre nga turqit
më 1779, u shkrua në greqisht. Shumica e këngeve çame dhe kangjele u
shkruan në greqisht. Por janë krijime arvanitase dhe si të tilla duhet
të llogariten (f339A.K.)
Vetë veshja kombëtare me të cilën sot perfaqësohet shteti grek, është
veshja e shumicës së popullsisë, asaj arbërore. Ajo nuk është gjë
tjetër, veçse përshtatje e veshjes së shqiptarëve suliotë.
Dëshmi të vlefshme për tezën tonë, mund të sillen edhe nga numri i
madh i përfaqësuesve arbërorë, që drejtuan shtetin grek në shekullin
e 19-të. Ka edhe burime statistikore që mund të shfrytëzohen në këtë
drejtim si p.sh.regjistrimi i popullsisë i kësaj zone, gjatë periudhës
së Perandorisë Osmane, që njihen për saktësinë e tyre.
Por si u arit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në minorancë?
Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare.
„ Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të
ashtuquajtur greke…Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e
re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më
pertej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë
dhe Vllehë. Meqë raca greke ,ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët,
u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth
deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f435Zh.F.)
Janë disa faktore, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të
popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.
Faktori i parë ka qenë politika çfarosëse që u ndoq ndaj popullsisë
shqipfolëse, duke shfrytezuar besimin fetar. Lufta e nisur në vitin
1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndrua në një
luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve mysylman. Por ngjarjet e
atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe
shqipfolësit ortodoks.
Se dyti marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë mysylmane
(turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. «
Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si
dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëbimin e popullsisë turke të
Greqisë me popullsine greke të Turqisë me 1922 sipas marreveshjes dy
palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë turq ikën në
Turqi)-sipas të dhënave greke- dhe për pasojë arvanitasit u shndruan
në pakicë. » (f31 A.K.) „ Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të
Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në
Greqinë, deri atëhere të
mbizotruar nga arvanitasit „(f 351 A.K.) Shumë shqiptarë mysylmanë
duke i etiketuar si „turq“, para dhe mbas luftës së dytë botërore, u
zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vëndeve të tjera
përeth .
Dhe së treti, përpjekjet për mos arsimimin në gjuhën e vatrës, e
popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj.
Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autokton shqipfolës,
ka qënë edhe ndrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua
me vendimin e Komisionit e Ndërimit të Emrave të fshatrave , i krijuar
nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936. « Ja ç’farë emrash shqip
kanë patur deri në shekullin 19 katundet rreth Dodonës:
Adrimisht,Bonile,Breshta,
Brianishte,Burdar,Cakrovisht,Cuke,Dober,Frashtan,Gardhiq,Godist,Gramos,Kluboshar,Labçisht,Lozesht,Mushar,Mush,Pine,Perat,Perlep,Rrapçisht,Sul,Shotishte,Tishte,Velçisht,Vranje,Vraste
etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)
Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.« Deri para pak
dhjetvjeçarësh, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën
tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë-shën im)
si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh,
Themistokli dhe më pastaj u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u
zëvëndesuan me hebraike si Joanis, Thomas, Jakovos,Maria etj (f
522A.K.)
Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura
të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë
bërë historinë e Greqise, në tekstet historike paraqiten me origjinë
të ndryshuar. Kjo punë, e ka zanafillën që në periudhën bizantine e
deri në kohët e sotme.
“Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e
personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së
tyre të gjinisë mashkullore” (f281N.V.)
Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970
mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si
familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P.) « Kohët e
fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të
provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive,
Andruce madje dhe Suliote)ishin vllehë! » (f480A.K.)
Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara
historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i
suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshire
faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së
dokumentave të shkruara.
« Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo
do të ishte një pikpamje e sigurtë sikur qeveritarët me Maurin dhe
Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të boçarëve, që
deri atëhere (1832) e ruante si një send të shënjtë Noti Gj. Boçari në
Amfise ». (f 258A.K.)
Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?
Sipas Aristidh Kolës,« Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922,
përbënin shumicën e popullsisë greke » (f397 A.K.) Ndërkohë që simbas
të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18 773 qytetarë e quanin veten
shqipfolës.(internet, zëri « arvanitas ».)
Historiani Sherif Delvina shprehet : « Nuk bej gabim të them se janë
rreth 2-3milionë arvanitas në Greqi. Si vëndbanime të tyre tashme
njihen Beotia, Atika,Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin
shqip nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e
gjuhës së tyre…Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe
kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa
ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte
arbërore në Greqi…Atje dhe sot gjënden më tepër se 600 komunitete
arbërore » (« Lidhja » nr.25 v1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej
50 mijë shqiptarofolës duke haruar sigurisht regjistrimin mbi baza
etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90.
Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i
Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk
mund t’i shtypte kush në Greqi, ngaqë ata udhëhiqnin Greqinë, ishin
gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por
vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike
qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta
zhduknin gjuhën arvanitase…” (nga interneti)
Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të
popullsisë në shtetin helen.Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre
të origjinës.
Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta HISTORIKE !
Fatbardha Demi
22.02.2010
M.B.- Marc Bloch “Mjeshtria e Historianit”2003
A.Mati- Arif Mati “Mikenet=Pellazget”2008
K.K.- Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i revolucionit grek”2002
R.A.-Robert d’Angely “Enigma” 1998
A.K.-Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”2002
Zh.F.- Zhan Klod Feveiral “Historia e Shqiperise”2004
S.R.- Skënder Rizaj,Parathënie për librin e
N.Vlorës“Pellazget-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret” Prishtinë 2002
etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)
Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.« Deri para pak
dhjetvjeçarësh, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën
tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë-shën im)
si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh,
Themistokli dhe më pastaj u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u
zëvëndesuan me hebraike si Joanis, Thomas, Jakovos,Maria etj (f
522A.K.)
Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura
të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë
bërë historinë e Greqise, në tekstet historike paraqiten me origjinë
të ndryshuar. Kjo punë, e ka zanafillën që në periudhën bizantine e
deri në kohët e sotme.
“Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e
personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së
tyre të gjinisë mashkullore” (f281N.V.)
Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970
mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si
familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P.) « Kohët e
fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të
provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive,
Andruce madje dhe Suliote)ishin vllehë! » (f480A.K.)
Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara
historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i
suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshire
faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së
dokumentave të shkruara.
« Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo
do të ishte një pikpamje e sigurtë sikur qeveritarët me Maurin dhe
Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të boçarëve, që
deri atëhere (1832) e ruante si një send të shënjtë Noti Gj. Boçari në
Amfise ». (f 258A.K.)
Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?
Sipas Aristidh Kolës,« Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922,
përbënin shumicën e popullsisë greke » (f397 A.K.) Ndërkohë që simbas
të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18 773 qytetarë e quanin veten
shqipfolës.(internet, zëri « arvanitas ».)
Historiani Sherif Delvina shprehet : « Nuk bej gabim të them se janë
rreth 2-3milionë arvanitas në Greqi. Si vëndbanime të tyre tashme
njihen Beotia, Atika,Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin
shqip nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e
gjuhës së tyre…Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe
kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa
ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte
arbërore në Greqi…Atje dhe sot gjënden më tepër se 600 komunitete
arbërore » (« Lidhja » nr.25 v1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej
50 mijë shqiptarofolës duke haruar sigurisht regjistrimin mbi baza
etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90.
Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i
Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk
mund t’i shtypte kush në Greqi, ngaqë ata udhëhiqnin Greqinë, ishin
gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por
vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike
qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta
zhduknin gjuhën arvanitase…” (nga interneti)
Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të
popullsisë në shtetin helen.Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre
të origjinës.
Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta HISTORIKE !
Fatbardha Demi
22.02.2010
M.B.- Marc Bloch “Mjeshtria e Historianit”2003
A.Mati- Arif Mati “Mikenet=Pellazget”2008
K.K.- Kastriot Kaçupaj “Kanari, heroi çam i revolucionit grek”2002
R.A.-Robert d’Angely “Enigma” 1998
A.K.-Aristidh Kola “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”2002
Zh.F.- Zhan Klod Feveiral “Historia e Shqiperise”2004
S.R.- Skënder Rizaj,Parathënie për librin e
N.Vlorës“Pellazget-Ilirët-Etruskët-Shqiptaret” Prishtinë 2002





Politikë
Publicistike


