Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Bisede me historianin Arif Mati
Ne librin tuaj « Mikenet = Pellazget », duke folur per periudhen parahelene, jeni shprehur se « eshte gjuha shqipe qe nxjer te palarat ne shesh ». Cilat jane keto « tabu » qe ne studimin tuaj, me anen e gjuhes shqipe dhe pohimeve te historianeve te lashtesise, ju i keni çmitizuar ?
Per sa i perket studimeve dhe kerkimeve te mia ,qe jane ne qender te te dy librave, dhe qe bejne lidhjen midis historise parahelenike me ate europiane, ju me beni pyetjen se si munda t’i zbuloj nje « pot aux roses »(t’i heq petet lakrorit)dhe pse kjo ngjalli kaq reagime dhe permbysi kaq tabu. Mbi kete pike te fundit, dua te theksoj, se çdo ndryshim (ne Shqiperi apo gjetke), çdo Rishqyrtim per gjithshka e per me teper ne lidhje me historine parahelenike apo te gjuhesise moderne ( qe i shqeteson veçanerisht studimet e bazuara mbi shprehjen «e panuar nga te gjithe ») pergjithesisht pranohet me veshtiresi (per aresye te ndryshme). Kjo ndodh sepse permbys studimin klasik, shqeteson konservatorizmin e disave, ngacmon ndergjegjet, turbullon ate, qe ka marre nje edukim konvencional, i prek ata, te cileve u thuhet se njohurite e tyre shkollore apo universitare jane te vjeteruara ose duhen rishikuar, ndryshuar, madje eleminuar, etj etj. Fjala « tabu » nenkupton : e ndaluar te prekesh ate, qe shoqeria, morali apo feja nuk e pranon. Do te shtoja, se «te rishqyrtosh ate, qe eshte e pranuar nga te gjithe, e percaktuar si perfundimtare dhe e pandryshueshme » : do te thote, mos ta diskutojme me. Shkurt, mos ta kritikojme dhe rishqyrtojme me, ta quajme si «fjale te Bibles apo te Kuranit » ! Por kjo, eshte per te ardhur keq, se te pranosh tabune, do te thote te mohosh vetven, t’i nenshtrohesh absolutismit, te humbasesh shpirtin, te behesh skllav i vullnetit te te tjereve, te mos jesh i lire. Gjate jetes dhe eksperiences sime te gjate, ajo qe me ka ndihmuar me shume, eshte te qenurit i lire. Liria e te menduarit eshte gjeja me dinjitoze e qenjes njerezore : duke thene gjithnje te verteten, duke qene direkt, pa stereotipe, kam ruajtur dinjitetin tim njerezor dhe nderin per te qene ai qe jam, e mbi te gjitha, te mbetem vetvetja. Shkrimtari i madh Beaumarchais shprehej : « pa lirine per te denuar s’ka lavderim lajkatar ».
Le t’iu kthehemi dy librave te mi. Ndryshe nga ç’besohet, ne pjesen me te madhe te librit tim te pare « Shqiperia … ose Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen » une rishqyrtoj gjuhesine moderne, qe nuk e ka marre parasysh gjuhen shqipe, duke e vene ate ne plan te dyte, madje te fundit fare, dhe e percakton ate si « gjuhe indoeuropiane me vete ». Ne kete pike jam vendosmerisht kundra ideologjise indo-europianiste. Megjithate kam shprese, se ne te ardhmen do te vije dita qe do te rishikohet kjo ideologji. Gjuha shqipe, per me teper, eshte harruar ne dollapet e historise. Pjesa tjeter e librit flet per anen e panjohur te popullit shqiptar, origjina etnike, gjuhesore dhe kulturore e te cilit ngjitet tek Pellazget. Te shumte jane ata qe besonin dhe ende besojne, mbi nje origjine te veteme etnike te shqiptareve: Iliret (teme e preferuar e specialisteve te epokes komuniste).
Por keta Ilire s’kane dale nga “hiçi”. Se bashku me popuj te se njejtes gjini, thrake, frigas, etruske, trojane, epirote, maqedonas, panonet, dardanet, gjeto-daket, etj, benin pjese ne kete etni te pamase pellazge (Leleget, Liguret, Iberet, Karrienet, Lidienet, etj) qe ishte shtrire prej Atllantikut e deri tek Deti i Zi, duke kaluar nga Azia e Vogel, Egjeu dhe Kaukazi. Gjate kohes se diktatures komuniste, shume pake historiane dhe shkrimtare apo shkencetare serjoze, kane theksuar kete origjine pellazgjike. Ne Shqiperi vetem Spiro KONDA pati kurajon dhe vullnetin, te ndermarre studimin e pare mbi Pellazget, i pasuar me vone nga Dhimiter PILIKA. Te tjeret vetem e kane « hamendesuar » perkatesine e shqiptareve prej etnise pellazge, pa u zgjeruar ne studime e kerkime te thelluara dhe nuk sollen ndonje prove shkencore apo argumente historike qe ta provojne kete (shkrimatare te Rilindjes si Adhamidhi e Frasheri). Fatkeqesisht, kane qene me teper specialistet dhe albanologe te huaj, qe kane shkruar dhe e kane zhvilluar kete teme pellazgjike e shqiptare, si ne planin historik ashtu edhe ate etno-gjuhesor.
Sot, jemi deshimtare te ringjalljes ne Shqiperi, te interesit per historine dhe gjuhen e popullit shqiptar. Kjo eshte per tu pergezuar. Por, do patur kujdes nga shkrimet e ekzaltuara qe mund te vijne nga te gjitha anet. Per momentin jane ne mode. Duke u nisur nga pershtypjet personale (te pambeshtetura ne fakte) vrulli patriotik i disave (ne konstrast me shovinizmin) dhe nga deshira per tu bere te njohur apo per tu shquar (megalomani), pa harruar ketu edhe perseritesit pa kurajo, kane shtuar paqartesine ne mendjet dhe i kane çoroditur shume lexues, duke diskretituar ne nje fare mase edhe punimet shkencore me serjoze, te dokumentuara e bindese. Per rrjedhoje dalin shume shkrime kontradiktore, te debatushme apo thjesht shkrime jo personale mbi autore te ndryshmem (jo gjithnje te besueshem e bindes), nderkohe qe situata historike dhe etno-gjuhesore (e shqiptareve) eshte qartesuar me prova dhe argumente qe tashme egzistojne. Mund te shtojme se sot, ekzistojne prova dhe argumente plotesuese per te çuar ujin ne mullirin pellazgjik.
Librin im i dyte (Mikenet = Pellazget apo zgjidhja e nje enigme) pasqyron historine parahelenike te Europes, veçanerisht te gadishullin Ballkanik dhe rajonit Ballkano-Danubian, djepin e formave te para te qyteterimit pellazgjik. Ky popull, u perhap me vone nepermjet Europes Qendrore, Perendimore dhe Mesdhetare deri ne Azine e Vogel, Kaukaz e Palestine, ku luajten gjithashtu nje rol shume te rendesishem. Mos harrojme qe prijesit sumeriane dhe hitite (dy popuj jo-semite) duket se kane patur origjine ballkanike : ja sepse, prej kohesh, nje lloj paqartesie e pergjithshme dhe veshtiresie, shprehet ne disa opinione. Ne kete pike, kerkimet kane ngecur ne vend, por dita kur do zbulojme nje tjeter « pot au roses »(t’ia heqim perseri petet lakrorit)nuk eshte e larget. Ky punim i dyte sjell prova te padiskutueshme, se greket nuk kane egzistuar para shk VIII p.K. dhe se ata, qe Schlimanni i ka quajtur gabimisht “Mikene”, nuk kane egzistuar kurre me kete emer. Keta te fundit nuk ishin gje tjeter vecse Pellazget qe permendnin autoret greke antike (Homeri, Hekati i Miletit, Helenikosi i Mitilenit, Herodoti, Tuqididi, etj) egzistenca e te cileve ngjitet deri ne kohet me te hereshme. Ky popull eshte « homo pelasgus-i » im, emertim qe e kam krijuar, e qe ndoshta do te shqetesoje shume specialiste te fushave te ndryshme shkencore, qe fatkeqsisht, nuk kane bere te njejten pune koherente dhe studime e kerkime shumedisiplinore. Po e mbyll me nje shprehje te Napoleonit : « Historia eshte nje genjeshter qe asnjeri nuk e kundershton ». Jam krenar qe pata guximin ta ve (historine)ne diskutim.
Studiuesit shqiptar, qofshin arkeologe, historiane, gjuhetare apo te kultures se tradites, duke patur njohuri mbi trashegimine historike shqiptare ne fushat qe mbulojne, a gezojne perparesi ne punen e tyre mbi lashtesine ballkanike, ne krahasim me koleget e tyre europiane dhe sa e kane shfrytezuar ate ?
Kesaj pyetje i jam pergjigjur pjeserisht. Po shtoj se ne planin gjuhesor, sigurisht qe nje shqiptar ka perparesi ndaj specialisteve te huaj. Por nuk eshte e mjaftueshme te jesh vetem shqiptar, sepse duhen njohur te dy dialektet (gegerishten dhe toskerishten) si dhe semantika, filologjia, antropologjia gjuhesore, veçorite e gjuhes shqipe. Njekohesisht duhen zoteruar njohuri te shume fushave shkencore. Problemi qe kane shume gjuhetare shqiptare eshte se jane formuar jashte vendit, por edhe ata qe jane formuar brenda vendit, jane bazuar mbi ate qe e kam luftuar gjithnje d.m.th. pohimin « te pranuar nga te gjithe ». Fatkeqsisht, organizmat boterore te gjuhesise, bazohen tek themeli i quajtur “indo-europian”. Dhe gjitheshka qe s’arrijne ta kuptojne apo ta shpjegojne me anen e principeve te tyre te parapercaktuara, e deklarojne “ gjuhe para-indoeuropiane, gjuhe jo indo-europiane, gjuhe parahelenike e zhdukur pa lene gjurmen me te vogel”, etj etj !
Qe nga fundi i shk. 19 gjuhetaret e pare (nje shkence me se e voneshme) vendosen te krijojne nje lloj gjuhe virtuale (peme gjuhesore), te formuar duke permbledhur gjuhe e dilekte te ndryshme por pa patur fare parasysh kronollogjine e çfaqjes te seciles prej tyre ose me sakte ate te folesve te tyre te pare. Per rrjedhoje jane perzier te tera: krahasohen gjuhe te voneshme si ajo sllave (e shfaqur ne Europe ne shk VI e VII pas Krishtit, por e shkruar vetem ne shk XI dhe X pas Krishtit – sllavet zune nje pjese te madhe te tokave trako-ilire prej te cileve pervetesuan nje pjese te madhe te kultures se tyre), me greqishten (shkrimet e para te se ciles u shfaqen vetem ne shk VII madje te VI-te para Krishtit) dhe sanskritishten (gjuhe e shkruar ne shk VI para Krishtit) ose latinishten ( gjuhe e shkruar vetem ne shk III para Krishtit), etj.
Nga njera ane, pervec greqishtes qe eshte ndikuar prej pellazgjishtes se vjeter, duhet nenvizuar se, latinishtja ka pesuar nje ndikim te dyfishte prej gjuhes etruske dhe asaj greke.
Nga ana tjeter gjuha sanskrite, udhekryq asiatik i pushtimeve te medha, ka pesuar ndikimin e migracioneve te para ballkano-danubo-egjane te mijevjecareve te V-te e te IV-t para Krishtit, si dhe te ushtrive te Aleksandrit te Madh, ushtaret e te cileve (shumica Trako-Ilire e nje pakice greke sipas Arrienit, biografit te Aleksandrit), u vendosen ne kete treve te madhe te Azise pas vdekjes te heroit te famshem. Pra s’ka dyshim, qe sankritishtja ka trasheguar fjale qe kane migruar nga Europa ne drejtim te Azise (bosht euro-indian dhe jo e kunderta).
Per me teper, eshte dekretuar arbitrarisht, se nje gjuhe te vjeter e te pashkruar, nuk mund ta percaktohet ne kohe dhe nuk mund te perfshihet ne studimet dhe kerkimet gjuhesore ! Kjo eshte aresyeja qe nuk eshte marre parasysh pellazgjishtja e vjeter, me pretekstin se nuk ekziston asnje shkrim i deshifruar. E njejta gje ndodh edhe me shqipen, te cilen shume gjuhetare e quajne si nje gjuhe “te voneshme” te nisur nga fakti qe eshte shkruar shume vone. Kulmi eshte se ka edhe nga ata, qe e vleresojne si nje gjuhe bastarde: perzjerje te greqishtes, latinishtes, gjuhes slave e turke! Te gjithe keta gjuhetare, nuk kane bere asnje perqasje ndermjet gjuhes se mbiquajtur mikeniane (te deshifruar para pak kohesh, me 1952, prej Ventris dhe Chadëick!) dhe asaj pellazge te vjeter (gjuhe “fantazme” meqenese s’ka qene e shkruar!). Kuptohet qe po te nisemi nga ky percaktim, keta gjuhetare nuk kane bere perqasje, as ndermjet pellazgjishtes se vjeter – gjuhe mrekullisht e mbetur e folur (simbas poemave te para epike: e vetmja “trashegimi” e folur) dhe gjuhes se sotme shqipe. S’duhet harruar, se pellazget zoteronin nje alfabet, qe fatkeqesisht eshte zhdukur si me magji! Qortimin me te madh, qe u bej ketyre gjuhetareve, eshte se nuk i jane drejtuar shkrimeve te lashta, te cilat pohojne se para mberritjes se grekeve, vendi qe me vone do te behesh Greqi, ishte i populluar nga Pellazget barbare (Homeri shton se ata ishin hyjnore dhe gjuha e tyre hyjnore: d.m.th. jo greqishtja).
Nderkohe, sipas Herodotit dhe shume autoreve te tjere te lashte, dihet se Pellazget u kane dhene Heleneve mitollogjine e tyre (nje pjese e madhe e antroponomeve, eponimeve, toponomeve te se ciles shpjegohen vetem me gjuhen e sotme shqipe), ritet dhe kulturen e tyre dhe se Ionet, ishin pellazge qe u bene greke, mbasi mesuan greqisht, ne periudhen e pushtimit te vendeve te tyre prej heleneve (Herodoti shton qe “mbreterit doriane”, mburreshin se ishin egjyptiane!) Perse atehere Ventris dhe Chadëick e kane vulosur qe tabelat (“mikeniane”, emer i shpikur nga Shlimann dhe i perseritur nga Evans dhe gjithe te tjeret) e linearit B qene shkruar ne “greqishten e vjeter” dhe jo ne gjuhen “pellazge”? Fakti i siperpermendur, nuk eshte marre parasysh nga gjuhetaret e pare dhe prej shkences se tyre: megjithese eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe. Si do te deshironi atehere, qe nje gjuhetar duke qene edhe shqiptar, i ushqyer ne grazhdin “e pranuar nga te gjithe”, te thote te kunderten e asaj qe lexojme ne manualet e gjuhesise moderne?
Duke ju shmangur fakteve dhe analizes shkencore, si ne shkencat e tjera edhe ne ate historike hasim studime dhe botime « pseudohistorike ». Si e shpjegoni qe « pseudohistorija » ka patur jetegjatesine me te madhe se simotrat e saj ne shkencat e tjera ?
Kur jetojme ne nje bote te lire ku fjala dhe shkrimi nuk denohen, nuk mund te mos respektojme lirine e mendimit dhe te shkrimit. Per rrjedhoje eshte detyra e atyre qe njohin te verteten apo qe kane njohuri te verteta, te fshikullojne kete apo ate veper pseudo-historike ose pseudo-shkencore. Kur flasim per pseudo-histori eshte fjala per nje histori fallco, te sakatosur apo te manipuluar ne raport me historine e vertete qe bazohet mbi fakte te provuara, analiza te thelluara dhe referenca te verifikueshme. Por ndodh qe, shkrimet ikonoklaste si te miat, te menjanuara prej cdo lloj ideollogjie, qe nuk i perkasin asnje kupole dhe qe dalin nga shtigjet e rrahura, mund te konsiderohen si pseudo-shkencore, ne krahasim me studiuesit qe ndjekin nje tjeter rruge, nje vije qorrsokake qe bazohet ne « te pranuaren nga te gjithe », ne teza te gabuara te pranuara pa u diskutuar, pa as me te voglen kritike e me keq akoma pa u shkeputur prej nje ideollogjie te caktuar, shovinizmit, bindjeve personale e emocionale te paqarta. Ja pra, brenda çfare çorbe kulturore jetojme. Kjo ndodh, si ne histori edhe ne gjuhesi apo edhe ne shkenca te tjera. Le te marrim disa shembuj. Ne neurobiologji, deri para pak kohesh pohoej se « neuronet » nuk rrigjenerohen, nderkohe qe sot provohet e kunderta. Para pak kohesh nje studim amerikan provoi se te pish shume uje nuk sjell asgje shendetit (me perjashtim te personave te moshuar qe vuajne nga diz-hidratimi apo semundje te tjera) nderkohe qe gjate viteve na eshte perseritur vazhdimisht qe duhej pire shume uje, per te ndihmuar eleminimin e toksinave gje qe çonte ne renie peshe! Ne studimet gjejme te njejtat dukuri qe shkaktojne gabime, turbullime shtremberime, manipulime, interpretime fallco, etj etj.
Historia nuk eshte nje shkence ekzakte, sepse ajo perbehet nga ngjarje dhe kronollogji qe shpesh, me kalimin e kohes, jane thurrur, interpretuar, transformuar ose manipuluar, per t’i sherbyer nje çeshtjeje partizane. Puna e historianit, d.m.th. e atij qe zberthen dhe analizon, fillon vetem pas kesaj : te ndaje shapin nga sheqeri, fale studimit dhe analizes se thelluar te arkivave (kur keto egzistojne !). Fatkeqesisht jane te shumte ata qe i kane komentuar pa u shqetesuar per vertetesine e fakteve, pa i verifikuar, pa cituar burimin, pa u çliruar nga çdo lloj pasioni ndjenjash, te pushtuar prej pozitave shoviniste apo ideollogjike, e ngandonjehere duke harruar te lexojne « ndermjet rrjeshtave ». Shkenca duhet te mbetet e paster, e besueshme, teresore, e verifikueshme, pa zbukurime e pa pasione. Nje proverb shqiptar thote : E verteta vonon, por nuk harron !
A nuk ka ardhur koha qe, sikurse shoqerija e sotme edhe shkenca historike shqiptare dhe ajo boterore (per lashtesine), per te realizuar detyren e saj, « te demokratizohet » duke ju shmangur « diktatures » politike ? Sa eshte e mundshme kjo ?
Mendoj se shekulli XXI ka per te qene « shekulli i rishqyrtimeve”: te historise, shkencave, gjuhesise, besimit, etj. Duhet nje fare kohe per te ndryshuar zakonet, sjelljet, manite, te perditshmen, apo per ta penguar konservatorismin. Kur te ndodhe kjo, une me siguri do te kem vdekur ! Me te vertete jane kaq shume gjera te nderlidhura, kaq interferenca, ka kaq interesa ne loje, veshtiresi realizimi, rivalitete, presione ndermjet shkencetareve dhe kaq mosbesim dhe bindje kontradiktore, sa qe gjendemi perpara nje lemshi qe s’i gjendet filli. Per t’a dale mbane do te duhet shume kurajo, vullnet, zell, kembengulje, dhe veprime te holla (te menduara), por gjithmone te ndershme dhe te ligjshme. Ne fakt eshte diktatura politike, ajo qe sjell rrezikun per t’i veshtiresuar me shume gjerat. Ne Shqiperi kjo merr nje tjeter permase sepse mbetjet e te kaluares komuniste, trazojne akoma disa shpirtera (ne menyre te pandergjegjeshme sigurisht). Sidoqofte, ne perendim a gjetke, kujtojme se jetojme ne nje demokraci perfekte : gabim ! Ne jetojme ne nje liri te kontrolluar ! Kete e shoh perdite rreth meje dhe e kam konstatuar prej shume vitesh, pa patur mendimin se qenia njerezore mund te ndryshoje teresisht rrjedhen e gjerave, por te pakten (mund te ndikoje) te ndryshoje disa aspekte. Keshtu eshte natyra njerezore. Kjo me sjell ndermend nje thenie te Montaigne : « L’homme est divers et ondoyant – njeriu ndryshon dhe eshtë i lekundshëm ». Ju do te ma kthenit se ka ligje dhe vendime (ne fushen e shkencave), sigurisht, por keto duhen respektuar gjithnje. Ju do te mendoni se jam pesimist, perkundrazi, jam shume realist. Por kjo s’me ka penguar kurre te eci perpara me kembengulje. Ne jeten time asnjehere s’kam pushuar se luftuari per mireqenien e te tjereve, kundra te keqes, padrejtesise dhe gabimeve njerezore dhe mbi te gjitha kam ndjekur nje rruge me nje qellim te caktuar. E respektoj mendimin dhe bindjet e te tjereve, por do te pergjigjesha si Volteri: « s’jam dakort me idete tuaja, por do te luftoj qe ju te keni mundesine t’i shprehni » !
Jeta eshte nje lufte e perhereshme. Rruga per te mesuar historine e vertete, per ta futur ne te gjitha nivelet e institucioneve kombetare dhe nderkombetare, do te jete me pengesa por, per sa thashe me larte asgje nuk eshte e paarritshme dhe perfundimi, do te jete i kenaqshem. Lufta duhet bere me mish e me shpirt, duke organizuar kuvende, ndikuar tek autoritetet kompetente kombetare e nderkombetare, duke u sjelle argumentat e nevojshem atyre qe nuk jane bindur ende. Me nje fjale do marre shkopi i udhetarit dhe trokitur ne cdo dere derisa kjo çeshtje te degjohet. Kam ndjesine se po shkruaj testamentin tim !
Per mendimin tim ka edhe nje veshtiresi tjeter : ajo e bindjes te atyre qe kane ne dore fatin e institucioneve mesimdhenese, d.m.th. transmetuesit e vertete te mesimdhenies publike : profesoret e shkollave dhe te universiteteve. Pra, ndryshe nga shteti qe zoteron fuqine ligjore dhe institucionale, ata zoterojne fuqine praktike, d.m.th. ate te perpunimit dhe te zbatimit te programit. Jane keta, pra « zoter » te vertete te arsimimit. Tek kjo kategori profesionale, problemi eshte me teper psikollogjik madje psiqik : shko e vertetoja nje profesori te universitetit, qe gjithe ç’ka mesuar ai gjate nje jete te tere eshte e rreme apo duhet rishqyrtuar. Cili do jete reagimi i tij ? Nese ai eshte i ndershem, i mençur dhe i ekuilibruar mederisht, ai do ta pranoje dhe do t’iu jape plotesisht te drejte…, ne te kundert do t’iu sulmoje, t’iu shperfille, do t’iu injoroje ose do t’iu tregoje deren (pa folur ketu per gjithe emertimet qe mund t’iu vere si: sharlatan, mashtrues apo pseudo-dijetar) sepse eshte skeptik para gjithe ketyre argumenteve, provave dhe analizave vertetuese dhe bindese. Keta tipa, do te preken rende ne sedren dhe egon e tyre. Personalisht kam patur rastin te njoh tipa te kesaj natyre. Cfare dileme!
Shqiperia eshte ne fillimet e demokracise, te lirise dhe te modernizmit. Por une kam besim ne te ardhmen. Qe te rihabilitohet e verteta historike e popullit shqiptar, duhen çliruar shpirtrat prej frikes ndaj ndjeshmerise se vendeve fqinje, te vendoset perfundimisht nje demokraci e vertete, te mbeshtetet nje laicitet i veretete, te pastrojme jeten politike dhe te mos e pengojme asnjehere « lirine e mendimit » dhe lirine e ndergjegjes. Pikerisht per kete i kam shkruar dy librat e mi : te rivendoset e verteta ashtu siç eshte.
« Te informosh per nje ngjarje (fakt) ate qe nuk di asgje,eshte shume me lehte se sa te informosh ate, qe eshte njohur me pare me nje lajm falls ose te manipuluar. Se pari duhet bindur se eshte mashtruar (rethane qe eshte e veshtire te pranohet),t’ia heqesh nga mendja lajmin falls dhe pastaj t’a zevendesosh me lajmin e vertete „ A mendoni se ky perfundim i analistit te gazetarise italiane , Marco Travaglio, perben nje veshtiresi edhe ne ne punen tuaj?
Marco Travaglio ka te drejte. Por te shkruash mbi historine apo ta rishkruash ate kerkon vetëmohim, vullnet te hekurt, kembengengulje, nje perkushtim per kerkime shkencore, pregatitje te shumeaneshme dhe nje ndjenje kritike shume te zhvilluar. Gjashte muaj pas fillimit te studimeve dhe kerkimeve u tentova ta braktis punen qe nisa. Pra puna qe kisha ndermarre ishte mbjelle me shume pengesa, kontradita, genjeshtra dhe manipulime : perpara syve te mi hasa shume pohime kontradiktore, nje « lesh e li » i vertete ! Si perfundim, e permblodha veten sepse vullneti per t’iu futur kesaj pune e per t’ia dale mbane, qe me i forte sesa deshira per ta braktisur ate.
Sidoqofte, per te hequr edhe dyshimin me te vogel vendosa ta shoh kete problem nga ana tjeter. Thashe me vete : ne rast se studimi im do te kete edhe mangesine me te vogel, ai do te sulmohet pa meshire e pa doreza. Atehere ne punimet e mia te para, e vendosja veten ne vendin e kundershtareve te mi te mundshem : u desh qe te gjeja proven e te kundertes. Ju pervesha kesaj detyre me mish e me shpirt dhe pa menduar per reagimin e te tjereve. U çlirova prej njohurive te lexuara historike, njohurive shkollore dhe universitare per te mos u ndikuar nga askush. Pra u nisa nga zero. Si perfundim nuk gjeta asnje gje qe t’i kundervihej tezes sime. Kjo me dha kurajo qe te vazhdoja punen e nisur per pese vjetet e metejshme. E ndertova ne menyre metodike tezen time duke patur nje merak te vetem : te kisha nje gjuhe te lexuesheme per te gjithe, shpjegime te nderlidhura dhe te kuptueshme si per lexuesin e thjeshte dhe specialistin. Nuk kam shkruar kurre, asnje rrjesht, pa sjelle proven vertetuese. Ne rastin e kundert, pa elemente te besueshem dhe bindes, i kam anashkaluar te dhenat. Ne analizat e mia jam munduar te sjell autore te shumte dhe te jem mundesisht sa me i sakte, pa ndikime emocionale apo tendencioze. Ndryshe nga disa autore, nuk pohoj asgje per te cilen s’kam prova dhe kerkoj gjithnje te jem i qarte dhe i kuptueshem per te gjithe. Ja perse kam dashur t’i mesoj fillestarit, ate qe ai nuk e di, te bind dijetarin se ajo qe ka pervetesuar ishte e gabuar megjithe bindjen e tij se kishte te drejte. Gjate punes sime kerkimore dhe studimore, dua te pohoj, se nuk pata asnje veshtiresi materiale, intelektuale apo morale, as me te voglin paragjykim apo presione te jashtme: e kam ndergjegjen te qete. Nderi dhe dinjiteti im mbeten te paprekur.
France,11.06.2008
Bisedoi Fatbardha Demi (Perktheu Kledia Demi)




Politikë
Publicistike


