Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 1 Votime)
Nga Ministri prane Qeverise Shqipetare,Genc PolloAktiviteti i juaj i pervitshem, i cili filloi ne pervjetorin e 130 te Fishtes,me jep mundesine t’u falenderoj dhe t’u pergezoj per punen tuaj, si dhe na jep kenaqesi te vecante per dashurine qe tregoni ndaj atdheut tuaj te shtrenjte, edhe pse shume larg tij.
Ne pamundesi per te qene me ju ne kete aktivitet, pershendes te gjithe te pranishmit, krijuesit shqiptar ne Ameriken miken tone dhe, ne vecanti, krijuesin e botuesin Pjeter Jaku, i cili per afro 9 vite boton periodikisht revisten “Kuvendi”, e cila tashme i ka kaluar kufinjte e Amerikes.
“Kuvendi”ka vazhduar te shkoje tek lexuesi i diaspores dhe ne Shqiperi, si nje mjet kulturor dhe informative me nje profil te vecante.
Modestia e krijuesve te ketij komuniteti dhe e botuesit, tregon edhe per jetegjatesine e saj.
Me vjen mire qe ne drejtimin e kesaj reviste ndodhen personalitete te letrave dhe politikane , çka tregon, per nje nderthurje te zgjuar te nje organi, siç eshte “Kuvendi”.
Qeveria Shqipetare dhe, veçanarisht Kryeministri Berisha, eshte shume i interesuar per rritjen dhe ndergjegjesimin e diaspores, per t’i sherbyer atdheut meme, sa me me devocion. Dhe, kjo qe beni ju, eshte nje nder format me te mira te mbajtjes lart te portretit te Shqipetarit.
Uroj suksese te metejshme!





Politikë
Publicistike


