Ditet e letersise ne Michigan

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 DITET E LETERSISE NE MICHIGAN

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zef LLESHI 

          Per te nëntin vit me radhë,nen kujdesin e revistes “KUVENDI”dhe botuesit te saj z. Pjeter Jaku,organizohen “Ditet e letersisë  në  Micigan”, një  aktivitet ky,qe sa vjen e bëhet më  i dashur dhe më  i bukur për krijuesit, madje edhe për dashamiret e letërsisë  dhe të  artit, jo  vetëm ne Micigan, por ne SHBA dhe më  gjërë. Këtë  fakt e tregoi edhe këtë  radhë  interesimi i gjërë  për të  marrë  pjesë  në  konkursin që  e shapllur me rastin e këtij aktiviteti. 

             Ne nje komunitet shqiptar si ky i Detroitit, i cili ka qene mjaft aktiv ne veprimtari qe jane lidhur me çeshtjen tone kombetare, por pothuaj i zbrazur totalisht nga çdo veprimtari e mirefillte kulturore, ku ktivitetet ishin reduktuar thjesht ne koncerte dhe mbremje vallezimi, apo “pizza party”,vetem me qellime biznesi,saqe edhe dita e 28-Nentorit eshte kthyer ne nje dite fitimprurese per “gjahtaret” e kengetareve dhe artisteve, te cilet i ftojne per te dhënë  koncerte. U desh revista KUVENDI,si tribunë  e lajmit dhe debatit, ku të  reflektonin hallet dhe shqetesimet e shqiptareve, duke u bë rë  barrierë  e thashethemeve që  në  mjaft raste prishnin atmosferen e bashkëpunimit dhe te mirkuptimit ne komunitet, por qe u zhvleresuan perfundimisht nga ky institucion ku respektohet fjala dhe mendimi i lirë . Shume shpejt revista u kthye ne nje vater te ngrohte per krijuesit, jo vetem ne Micigan, por edhe me gjërë . Nën kujdesin e botuesit Pjeter Jaku, mjaft krijues u inkurajuan dhe ndihmuan ne botimet e tyre, sidomos ata qe botonin per here te pare. Eshte fakt se për një  shekull në  komunitetin shqiptar te Detroitit nuk janë  botuar më  shume se 2-3 libra, ndersa vetëm në  9 vitet e fundit nën kujdesin e revistës “Kuvendi” janë  botuar me shume se 20 tituj librash.

               Si çdo vit, veprimtaria vazhdoi dy dite, ne datat 24 dhe 25 Tetor. Keto dite vjeshte si rralle here ne vjeshten Miciganse, ishin te bukura dhe me diell. Këtu natyra duket se lulëzon dy herë ,në  pranëverë  dhe në  vjeshtë. Para se të  zhvishen pemët këtu marrin lloj-lloj ngjyrash dhe duket sikur gjethet e tyre po shëndërrohen ne petale lulesh që  fillojnë  të  shkëputen nga degët duke rënë  përdhe si zogj të  plagosur. Organizatorët e aktivitetit nuk ndjehen te qetë,  derisa miqte e ardhur nga larg te priten në  aeroport dhe të  rehatohen ne hotel. Pierre Pandeli Semsia, na tregon se ishte mahnitur nga pamjet e natyrës së  Miciganit, duke e kundruar nga dritarja e avionit. Takimin e parë  e bëjmë  ne “Eagle kafe”,një  mjedis  me pronar dhe frekuentues shqiptarë .      

              Në  mungesë  të  një  qendre të  mirëfilltë  kulturore, jemi të  detyruar që  takimet t’i bëjmë  në  mjedise të  tilla, por gjithësesi shqiptare. Në  ditën e parë  gjithcka shkoi bukur,sipas një  programi jo shume te ngarkuar dhe që  u mbyll me një  darke ne “Royal Kafe”, pronë  e bashkatdhetarit Fran Lleshi. Botuesi dhe krijuesi Pjeter Jaku, pasi uroi te pranishmit për pjesmarrjen, foli shkurtimisht rreth historisë  së  kë tij aktiviteti,që  tashme i ka kaluar “kufijtë ”e Michiganit. Mjaft interesante ishin diskutimet  e shkrimtarit te njohur Naum Prifti, i cili për të  dytin vit vjen nga New  Yorku ne këtë  aktivitet. Po kështu diskutan edhe krijuesi dhe publicist Pierre Pandeli Semsia, poetja Elinda Marku, Poeti Gjovalin Lumaj e te tjere. Gjate darkes u diskutua rreth krijimtarise në  diasporë  si dhe rreth mundësisë  së  bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në  zhvillimin e kësaj krijimtarie. Mbrëmja kaloi nen shoqërinë  muzikore të  grupit “Adriatik”,me këngëtaren e njohur Aferdita Gashi.

                Dita e dyte filloi me kafen e mëngjesit në  “Expresso House”, prone e publicistit Rush Dragu, i njohur tashme edhe si moderator i revistë s elektronike “Albdreams”. Krijuesit përshëndeten me bashkatdhetarët, ku shumë  prej tyre kanë  ardhur enkas për t’u njohur dhe takuar me shkrimtarë , artiste dhe gazetarë , të  mbledhur në  ditën e tyre.   Mbrëmja përfundimtare bëhet ne “Wellington Pub”, edhe ky restaurant i njohur , me pronar aktivistin e njohur Gjeto Ivezaj. Gjeto ka dale  tek dera sipas tradites shqiptare, për të  pritur miqtë , duke u përshëndetur përzemërsisht. – Miresevini ,- thotë  Gjetoja. Miq të  tillë  më  nderojnë  mua dhe lokalin dhe dua që  ta kalojmë  sa më  mirë, rehatohuni si në  shtëpinë  tuaj. Drejtuesit e aktivitetit Novrus Nazarko dhe Gjovalin Lumaj qëndrojnë  në  këmbë,  derisa të  gjithë  të  pranishmit te janë  rregulluar nëpër vendet e tyre.

                Alfons Grishaj, poet dhe editor i revistes “Kuvendi” është  ndër të  parët që  ka ardhur këtu dhe shprehet optimist se gjithçka do te shkoje mirë.  Moderatori i mbrëmjes Zef Lleshi, pasi uron të  pranishmve mirëseardhjen, ia jep fjalen z. Nevrus Nazarko per te lexuar përshëndetjen Ministrit të  shtetit pranë  Keshillit te Ministarve, Genc Pollo drejtuar ketij aktiviteti.

               Gjate mbremjes u recituan pjese nga krijimtari të  autorëve të  ndryshëm, nga Ndue Gjekaj, Nilda Dervishi, Rush Dragu, Vera Vucaj, Pierre Pandeli Semsia et. Gjithashtu u bë në  përshëndetje, nga Pader Pashko Gojcaj, autor i 3 librave, i cili kishte udhëtuar nga Malesia për të  marrë  pjesë  në  ditët e letërsisë ,shkrimtari Naum Prifti,veprimtari dhe ish botuesi i gazettes “ILLYRIA”, konsull nderi per shqiptaret ne Detroit, Ekrem Bardha, ku në  fjalën e tij theksoi se çdo aktivitet duhet të  sherbejë  bashkimit dhe harmonisë, larg xhelozive dhe mospërfilljes.

                Pershendeten gjithashtu aktivisti dhe krijuesi Lulash Palushaj, intelektuali Anton Lajcaj, kryetari i shoqates “Kelmendi” Mark Rexha. Gjithashtu pershendeti koleksionisti Luan Isufi si edhe poeti Gjovalin Lumaj. Mbremja vazhdoi gjate nen shoqerimin e dy grupeve muzikore,”Emigranti”me kengetarin Mark Gega dhe “Adriatik” me kengëtaren Aferdita Gashi. Juria e konkursit e perbere nga poeti Negjip Ejupi, perkthyesja Aida Desmondy, gazetari Redin Hafizi, poetja e re Brunilda Licaj shpallen fituesit e konkursit.           

                     Ne realizimin e ketij aktiviteti ndihmoi biznesmani dhe ish bashkepronari i TVA-2 ne Michigan,Astrit Turabi, i cili kishte udhëtuar nga Florida si dhe aktivisti Albert Arapi.         

 

DETROIT, 25 TETOR 2009                                                               

 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara