Ne perkujtim te Sali Manit

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

E PËRKUJTOJMË  ME RESPEKT RAPSODIN  TONË POPULLOR SALI MANIN QË I KËNDOI AQ BUKUR LIRISË DHE DEMOKRACISË                                                 

Nga Gjekë Gjonlekaj/ New York           

Me 29 Dhjetor 2009 pas një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme, vdiq në Detroit, në Shtetet e Bashkuara, artisti i mirënjohur shqiptar Sali Mani. Ky pinjoll i Malësisë së Madhe ishte rapsod i vërtetë popullor. Këngët patriotike të Sali Manit ilustrojnë historinë e kombit shqiptar. Ai zë melankolik do të dëgjohet për jetë e mot. Ishte këngëtar e atdhetar. Sali Mani arriti për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 1991. Sali Mani dhe grupi i këngëtarëve të tij u prit mirë dhe me nderime nga shqiptarët e Amerikës. Kishte sjellje fisnike dhe respektonte traditën e vërtetë shqiptare. Pas një kohe të shkurtër të qëndresës së tij në Amerikë u bëmë shokë të ngushtë. Në atë kohë isha gazetar.

Me 24 Shkurt të vitit 1992 “Zëri i Amerikës” do të kremtonte 50-vjetorin e themelimit. Me këtë rast ju luta Sali Manit t’i kushtonte një këngë këtij përvjetori historik. Ai e pranoi me gjithë dëshirë lutjen time. Dhe pikërisht atë ditë Seksioni Shqiptar i Zërit të Amerikës transmetoi këngën e Sali Manit. Vlen për  të shënuar se me 24 Shkurt 1992 presidenti Gorge H. Bush mbajti një fjalim në pallatin tonë të këtij Radio-Stacioni. Ai tha se Zëri i Amerikës kishte lujatur rol me rëndësi në shëmbjen e diktaturave fashiste, naziste dhe komuniste. Në vazhdim mund të lexoni këngën e Sali Manit: 

50-tё vjet nji za kumbon
nёpёr botё prej nё Washington
Zani i shpresёs kundёr frikёs,
Radio Zani i Amerikёs.
Na tregon ky zog lajmtar
çka po ndodh rreth botёs mbar
Kundёr dhunёs tiranisё,
prej n’kёt djep t’demokracis.   
50-tё vjet me dridhje n’zemёr
e dёgjum kёt za me emёn
Me dritё fikun rrudh prej frikёs
Zanin o tё  Amerikёs.
Veç nji fjal po t’ishte kap
dera e burgut krah tё ka hap
Quhej faj ndaj ishte frikё
me pёrmend veç Amerikё. 
Nga ky za nё Washington
komunizmi po shkumbon
Nuk durojn ma nёpёr botё
popujt shtypje gjak e lot
S’durojn dhunё as padrejtsi
duan liri demokraci
Nuk mashtrohen ma prej lkurёs
tё liderёvё tё diktaturёs.  
Nga ky vend ky shtet planet
kan lind yje pёr vend t’vet
Si Linkolni Jeffersoni, J
ohn Kennedy e Vilson-i.
Gjith kta burra tungjatjeta
S’kanё luftue pёr lavde tё veta
Kan ba emёn ku kan le
pёr liri e pёr atdhe. 
Prej aty nё atё dritare
kanё fol bijtё e tokёs shqiptare
Ka lshue gjamё zani i Kosovёs
I Rexhepit, i Rugovёs
I Berishёs, Kadaresё
nuk na ndan flaka e rrufesё
Zanin n’qiell tё bashkojm
diktaturё ma nuk durojm! 
Kur Shqipnia po robtohej
prej Evropёs po coptohej
Del nje za si rrufeprites
prej n’Boston tё Amerikёs
Njaj Vilson hap historinё,
avokat del pёr Shqipninё
Thot kur t’hap kjo tokё thesaret
do t’flas bota pёr shqiptarёt. 
Ka pas thёnё njё plak i mirё 
miku i mirё pёr dit t’vёshtirё
Amerika besa-besё 
ngjall pёr ne besim dhe shpresё.
Pra ky za gjithmonё kumboftё 
e vёrteta u tregoftё
Past ndriçim si rrezja e dritёs
Radio Zani i Amerikёs. 

Shënimi ynë:Opozotirat e demokracisë në Shqipëri e kishin dëgjuar me vëmendje këtë këngë dhe një ditë më vonë  gazeta “Zëri i Popullit” u vërsul ashpër kundër Sali Manit.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara