Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Në Nju Jork, u zhvillua pelegrinazhi i përmotshëm i vdekjes së Gjeneral Abaz Kupit
nga BEQIR SINA, Nju Jork
Legaliteti në emër të familjes Kupi - falenderoi qeverinë shqiptare, për vlerësimin e kontributeve atdhetare të Abaz Kupit
Rustem Kupi, ish drejtori i Pan-Am-it: i dha vend te posaçëm në çdo avion të kësaj kompanie Nëna Tereses, falas per cdo udhetim deri sa ajo vdiq
Kew Gradens Queens - NY : Pelegrinazhi i përvjetëshëm, i cili po mbahet tash 34-vjet me rradhë në Nju Jork, në fillim të javës së dytë të janarit, më 9 Janar, në përkujtim të simbolit të rezistencës kombëtare, gjeneral Abaz Kupit, këtë vit u përkujtua edhe me një tubim të mbajtur në sallën mortore, tek varrezat publike “Maple Grove Cementry”, në Kew Gradens(Queens), shumë afër varrit të tij.Edhe kësaj rradhe ish- Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit(OKLL), sot, Partia Lëvizja e Legalitetit(PLL), në mërgim, në marrëveshje me familjen Kupi, organizojë atë ç'ka këtu në Nju Jork, njifet si pelegrinazhi e përvjetëshëm – tek varri i gjeneralit Abaz Kupi, pikërishtë, në atë vend ku mblidhen veterantë e Legalitetit, anëtarët të familjes Kupi, miq e dashamirë të kësaj figure kombëtare.
Me dhjetra veta erdhën këto varreza për të përkujtuar 34 – vjetorin, e vdekjes së heroit tonë kombëtarë, burrit që në krye të trupave të Mbrettit Zog, bëri rezitencën parë historike, duke i zbardhur në këtë mënyrë faqen Shqipërisë, më 7 prill 1939.
Ata me këtë gjest simbolik, për vite të tëra arritën të mbajnë gjallë ndenjat nacionaliste, dhe të vënë në pahë vlerat e mëdha dhe meritat e Kupit, në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Ata vlersuan dhe i bënë nderime figurës së këtij tribuni të nacionalizmit shqiptarë, të cilin rregjimi i Tiranës e atemoi dhe mohoi me pa të drejtë, ashtu siç veproi me shumë figura të nacionalizmit shqiptarë, për më se gjysmë shekulli.
Në tubimin i cili hap me një minutë heshtje, kreu i legalitetit për SHBA-ës, Hakik Mena, tha se me këtë rastë do të doja që të gjithë nderojmë të gjithë ata të rënët e kombit shqiptarë.” Ndaj ju ftoi të gjithëve, që me një minutë heshtje, të përjetsojmë edhe një herë, lavdinë e nderin e tyre kombëtar” tha ai.
Ndër të tjera, Kryetari i degës së Legalitetit, për SHBA-ës, z Hakik Mena, duke folur për figurën e gjeneral Abaz Kupit, tha se “Jemi mbledhur të kujtojmë 34 – vjetorin e vdekjes së gjeneral Abaz Kupit, si çdo përvejtorë më 9 janar, ditën kur u nda nga jeta, simboli i rezitencës të prillit 1939, kundër pushtuesve fashistë, kundërshtarit të robërisë së re komuniste, që sundojë në më se 50 – vjetë kombin shqiptarë. Pra, jemi mbledhur të kujtojmë e nderojmë veprën e paharruar të luftëtarit, trim e besnik, të idelave mbretërore." tha ai.
Ndërsa, fjalën e rastit e mbajti intelektuali i njohur nga Shkodra, legalisti veteran z. Enver Ramadani, i cili foli për jetën , veprën dhe rëndësin që ka figura e Abaz Kupit. "Jam shum i nderuar me mbajt fjalën e rastit, sot, tha ai, në këtë ditë përkujtimore të njerit nga figurat ma të ndritëshme në historin e kombit tonë, e në veçanti të nacionalistëve zogositë, heroin tonë Abaz Kupi." Duke kujtuar këtë datë, Ramadani tha se , sot, është i 34 -të, vjetor qysh se ai u nda nga kjo botë, dhe qysh atëhere e deri më sot, kan ndryshuar shumë gjëra, por, theksojë ai nji gjë nuk ka ndryshuar këtu në Amerikë, pra nuk ka ndryshuar, tradita atdhetare e patriotike shqiptare, me respektin që tregojnë shqiptarët e Amerikës, për të nderuar dhe respektuar figurat e tij më të vlefëshme."
Dhe, padyshim që ndër to, sipas tij është se në historin tonë moderrne përkrah nderit dhe respektit që i bëhet për çdo vjet, themelusit të shtetit të parë Shqiptarë, Zogu i Parë, i bëhet edhe Abaz Kupit, kesaj figure vijuese që nderohet e respektohet në mesin e shqiptarëve patriot e atdhetarë në SHBA-ës, si simbol i patriotizmit, anti-komunizmit, anti fashimizmit, dhe e qendrestarit.
Sakaq, teksa foli për luftën e Abaz Kupit, Ramadani, tha se ai i vuri krejt fuqitë dhe influencën e tij në shërbim të Shqipërisë. Këtu tha ai "Është për t'u shënuar edhe kontributi i tij përkrah ministrit të brendëshëm të atëherëshëm të asaj qeverie, Ahmet Zogu I- në luftën kundër pushtuesve serb më 1920, në Shkodër, e njoftun në histori si Lufta e Koplikut." Kjo është shumë me rëndësi, mbasi ajo është prova e parë në luftën e shtetit tonë të sapokrijuar, dhe me kalue e me ndal pak tek, pika kulmore e veprimtarisë së Abaz Kupit: Lufta e 7 Prillit.
Sigurishtë që në këtë luftë të rezistencës shqipëtare, duhej t'a drejtonte nji figurë e plotësueme nga të gjitha anët, e historia të ketë nderë e detyrë ia ngarkojë Abaz Kupit. I cili gjatë luftës anti fashiste ndërtoi formacione luftarake të cilave, u priu në luftë kundër pushtuesit nën drejtimin politik të Legalitetit , si kryetar i parë i të cilës ishte po ai vetë.
"Ne të gjithë e dijmë, theksojë zoti Enever Ramdani sesi rrodhën ngjarjet në Shqipëri, nëpër çfarë vështërsish u përshkruan nacionalistët shqiptarë, brenda e jashtë kufrit politik, për të ardhë deri në rëzimin e Komunizmit."
"Tash, me shpresë e me besim tek Zoti le të shpresojmë se historija do të shkruhet drejt, e vendi i Abaz Kupit, e nacionalistëve të tjerë të cilët i dhanë aq shumë Atdheut e Kombit të tyre, që ata të naltësohen ne altarin e Kombit, I përjetëshëm qoftë kujtimi i Abaz Kupit e i nacionalistëve të tjerë që punuan për Atdhe e Komb", ka mbyllur fjalën e rastit intelektuali i njohur nga Shkodra, legalisti veteran z. Enver Ramadani.
Ish i burgosuri politik ne burgjet e egera te diktatures komuniste, z. Leke Mirakaj foli edhe ai për figurën e Abaz Kupit, e rëndësinë e tij . Mirakaj nuk e ndau asnjë çastë në qasjen e tij edhe familjen e tij dhe veçanërishtë me jetën e rëndë dhe të vështirë, që kaloi ai dhe familja në Shqipëri, me të birin e Abaz Kupit - Bardhin, siç i thiri ai si mik e shok jete. Mirakaj njëri prej atyre që ka kaluar së bashku me familjen e tij më shumë se 100 vjet, internime dhe burgime, gjatë regjimit të Enver Hoxhës, tha se :"Më 9 janar të vitit 1976, Abaz Kupi mbylli sytë, duke u nda prej familjes, djemve, Petritit e Rustemit, dhe prej djalit, Fatbardhit, që në atë kohë ishte në burgjet e Shqipnisë, duke i ndritë faqen babës bashkë me të gjitha bijat e tij, të cilat vuenin në sektorët ma të vështirë të internimit, së bashku me ne".
Tubimin në përkujtim të 34 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit, e përshëndeti edhe zoti Sali Bollati përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Çamëria në SHBA, si dhe Veprimtari Hasan Kostreci dhe ish deputeti i kuvendit të Shqipërisë, ish i burgosuri i burgjeve të diktaturës komuniste, zoti Esat Qoku,
Ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj - botues në Nju Jork, foli gjatë për lidhjet e familjes Kupi me emigracionin shqiptarë. Nju Jorku, tha ai dallohet nga çdo vend tjetër, ku janë të vendosur sot, shqiptarët, sepse në këtë qytet për më shumë se gjysmë shekulli, jetojnë edhe emigratët shqiptarë që kan emigruar nga qytetet më historike , të shqiptarisë, nga Kruja, Shkodra, Uqini, Prishtina, Presheva, Tetova e Dibra, Çamëria, Tirana, Durrësi, Korça, Saranda, Vlora e Gjirokastra.
Këtu pikërishtë pra në këtë qytet, për më shumë se 50 vjet, në mënyra të ndryshme kanë vepruar dhe punuar në të mirë të çështjes shqiptare, figura të shquara kombëtare, ashtu si dhe janë, si për shembull disa anëtarë edhe nga familja Kupi, të cilët ai i ka njohur personalishtë.
Ai u përqendrua në fillim të fjalës së tij tek lëvizja anti komuniste e emigrantëve shqiptarë në Amerikë. Për këtë, sipas tij emigracioni shqiptarë për më shumë se 30 vjet, pikërishtë në këtë qytet, theksojë Gjonleka, e kishte kryeqëndrën e tij të luftës anti - komuniste, dhe lirisë e çlirimit të të gjitha trojeve shqiptare.
Nndër to tha ai, "Këtu në Nju Jork, jetonte e verponte me pjestarët e kësaj familje,edhe Rustem Kupi , Nderim Kupi, Ndrec Gjergji e Ramiz Dani, dhe shumë bashkëlutëtarë të tjerë, pikërishtë nga ata që organizuan edhe demostratat e para anti komuniste , para Misionit të Shqipërisë në OKB. Sejcili, prej nesh tha ai u përfshi me një mënyrë a tjetër në atë lëvizje, sidomos kur bëheshin demostrata.
Këtë gjë e patë pikasur më së miri edhe gazeta më e madhe e botës The New York Times, e cila shkruante, atëhere për një ndër demostratat e para të emigrantëve shqiptarë, të cilat dhe zunë fill nga ky vend - Nju Jorku ku po flasim sot. Sipas, New York Times, solli kujtimet e tija të asajkohe Gjonlekaj, " Rreth 800 shqiptarë, u mblodhën dhe protestuan paqësisht para Misionit të Shqipërisë, duke dhënë edhe shenjat e para të një proteste serioze, e cila më pasë dihet se pati ndikim të madh edhe në Shqipëri, deri sa erdhi edhe viti i shëmbjes së Komunizmit, nëpërmjet transmetimit të valëve edhe të radios Zëri i Amerikës, drejtuar në atë kohë nga professor Elez Biberaj, dhe ku unë punoja si gazetarë.
, tha ai është një histori që duhet shkruar me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptarë.
Por, më lejoni t'i kthemi pak kësaj kohe që quhet kohë e demokracisë. Demokracia, kudo edhe në SHBA-ës, ka vështëristë e saj - ashtu si dhe ka shumë të mirat, sidomos këtë e shohim më mirë ne që kemi afro gjysmë shekulli në këtë vend kampion të demokracisë, dhe e shofim sesi funksion shoqëria amerikane në këtë demokarci. Por, padyshim të gëzon fakti që sot në Shqipëri : " tek e fundit është paraqitur nga qeveria shqiptare ideja që eshtrat e atyre shqiptarëve - figura të shquara kombëtare, të kthehen në Atdhe- bëhet fjalë për personalitete më të mëdha të kombit tonë, të cilët janë varrosur në Europë, Azi, Australi, Afrikë dhe Amerikë, Një ndër ta është permendur edhe Abaz Kupi. Sepse, tha ai kjo është një vepër historike për të nderuar të gjitha ata patriot e atdhetar, që kanë verpuar, e kan luftuar një jetë të tërë për të mirën e Shqipërisë sië është edhe kjo familje siç janë nacionalistët, patriotët e atdhetarët e vërtet në SHBA, të cilët kanë kontributet të shkëlqyera edhe për pavarësinë e Kosovës.
Gjonlekaj duke folur për familjen Kupi, kujtojë se "Kjo familje do të kujtohet gjatë në historin e emigracionit shqiptarë, e cila i dha shumë kësaj çështje. Pinjolli i kësaj familje fisnike, patriotike e atdhetare, Cen Kupi, ish njëri prej drejtuesve më të lart të aerokompanisë amerikane të fluturimeve Pan-Am, njërës perj kompanisë të fluturimeve ajrore në botë. Në një rast, kur është takur në Karakas, me Nëna Teresen, i thotë se unë jam shqipëtar, duke i dhuruar një gëzim të veçantë Nëna Tereses", kujtonte ai vetë para se të vdiste.
Më tej ai tregojë se :"Ishte Cen Kupi, ai drejtori i parë i Pan-Am-it, që i propozojë kësaj aerokompanie me një kërkesë zyrtare, që " t'i jepej një vend i posaçëm në çdo avion të kësaj kompanie Nëna Tereses, në uleset e klasit të parë - falas, për çdo udhëtim të saj deri sa ajo të ishte gjallë". Diçka kjo që ishte realitet dhe Nëna Terese deri sa vdiq udhëtojë falas reth qark botës me avionët e aerekompanisë Pan-Am, pa pagesë deri sa vdiq.
Me këtë desha të thoja, tha Gjonlekaj, se punët dhe të mirat e kësaj familje - pra, familjes Kupi, janë të mëdha. Figura e Abaz Kupit, është shumë e madhe, aq sa edhe gjeneneralët më të famëshëm britanik, Julian Amery-it e Dejvid Smajly-it, kanë "derdhur" kujtimet e tyre në dy libra, të shkruar prej tyre. Njëri i përkthyer me sponsorizimin e familjes Kupi.
Ky libër, i cili, mund të konsiderohet si nga veprat më të shkëlqyera të historisë së popullit shqiptarë, e kam mësuar nga dekleratat e disa shkrimtarëve dhe historianëve të mëdhenjë amerikanë, të cilët e kanë vlersuar shumë figurën e Abaz Kupit, si një figurë kryesore e luftës anti komuniste dhe anti fashiste.Çka krijon dhe hapësirë të madhe edhe për studiuesit shqiptarë e historian shqiptarë, që nesër të nxjerrin më në pah historinë e vërtet të emigracionit shqiptarë në Amerikë, dhe veçanërsihtë të kësaj familje - familjes Kupi..
Në fund të fjalës së tij ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj - botues në Nju Jork, përfondojë duke thënë se :" Erdha të nderojë këtë familje të madhe dhe këtë figurë të madhe, të takohem me shokët e dhe miqt e mi që punova, e luftova gjatë gjithë kësaj kohe , për çështjen shqiptare në SHBA-ës."
Enver Shaska, anëtarë i Senatit të Veteranëve të Legalitetit,, nacionalisti që u burgos nga fashizmi dhe u shpall kriminel nga Enver Hoxha, duke aktualizuar fjalën, gjatë kujtimeve të tij në luftën që komunizimi bëri ndaj nacionalistëve shqiptarë, patriotëve, atdhetarve dhe demokratëve, e paralelizojë, atë, edhe me fatkeqësinë natyrore, që ka ndodhur këto ditë me përmbytjen në zonën e nën Shkodrës. Ai tha se : "Komunistët jo vetëm se ishin kundra nesh duke na ndjekur edhe me armë nga pas për të na vrarë, por ajo qe te cudite eshte se po ata janë sot edhe kundra Zotit! njesoj siç po vepron këto ditë Edi Rama, teksa deklaron se "Përmbytja nuk ka ardhur nga Zoti, por nga Qeveria Berishës!?"
Nën/kryetari i Degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për SHBA, zoti Ahmet Hoti, në emër të kësaj dege dhe familjes Kupi - falenderoi qverinë shqiptare, për vlerësimin e kontributeve atdhetare të figurave më të ndritura të Historisë dhe Shtetit Shqiptar. Mes tyre tha ai edhe të Bazit të Canes, siç i thërriste populli atij, tha Hoti. Nisur nga inisiativa e Kryeministrit Berisha, që këto personalitete që prehen akoma jashtë atdheut, në emër të mbarë Legalisteve dhe Mbretërorëve, si dhe në respekt të së kaluarës, dhe kontributeve shtetformuese. Prandaj tha Hoti e faleminderojmë këtë qeveri, që t'a kurorëzojnë nismën për kthimin në Atdhe, të eshtrave të tyre.
34- vjetorin e vdekjes së gjeneral Abaz Kupit, në emër familjes Kupi, e përshëndeti nipi i tij Sokol Kupi. Duke iu drejtuar pjesmarrësve me këto fjalë: "Ju faleminderojmë! përzemërsisht për këtë pjesmarrje dhe respekt e nder që treguat, sot në këtë 34 vjetor të vdekjes së njeriut tonë Abaz Kupit. Ky është një nder dhe respekt për të gjithë popullin shqiptarë, pasi edhe ai vetë pati vetëm një ëndërr dhe dëshirë, që u realizua vetëm tash - kur ai dhe bashkëluftëtarët e tij, janë në amëshim, e Kosova është e lirë dhe e Pavarur, Shqipëria me demokraci dhe çështja shqiptare ka avancuar, por, pa u zgjidhur dei në fund. Ato ishin ideale dhe ëndrra në përputhje të plot me ato të kombti shqiptarë, me ato ideale dhe ëndrra që u flijuan edhe mijra heronjë të tjerë." tha nipi i Abaz Kupit, i biri i Fatbardh Kupit, Sokoli.
Pelegrinazhi i përmotëshëm u mbyll me vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule të freskta tek varri i Abaz Kupit, me pjesmrrajen e anëtarëve të familje Kupi, Gjergji, Dani dhe miq e të afërm të familjes Kupi.


















Editori i Diellit , Dalip Greca, veprimtari i komunitetit Zef Balaj dhe Adem Belliu producent e editor i kanalit të vetëm televiziv shqiptar në New York "Albanian Culture TV" (NYCTV)





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


