Vizita e J. DioGuardit ne Detroit

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Reportazh nga Paul Palushi,

 

 

Southfield, 24 Janar 2010                            

Ish-Kongresmeni dhe Lobisti i njohur i qeshtjeve shqiptare, Joe DioGuardi, beri nje vizite te pa lajmeruar ne Famulline “Our Lady of Albanians”. Pasi ndoqi Meshen e Shenjte pa rene ne sy ne mesin e besimtareve te pranishen i shoqeruar nga miku i tij Marash Nucullaj, ne fund Famullitarit Dom Ndue Gjergjit i bejne te ditur ne altar per pranine e mikut te shquar te shqiptareve te gjitha trojeve.

Dom Ndue Gjergji e fton ish Kongresmenin ne altar dhe pas nje prezantimi te shkurter e lejon qe te pershendese te pranishmit qe kishin mbushur Kishen si zakonisht. Zoteri DioGuardi mbasi falenderon Famullitarin per introduksionin  dhe e uron per Kishen e Re, ju drejtohet  besimtareve shqiptare te pranishem:…”Jam shume i lumtur te jem ne mes tuaj, une jam ketu sot per nje pune te rendesishme per komunitetin shqiptar, askush nuk e di se une ndodhem ne Detroit, por une jam katolik, kam qene per 16 vjet ne shkolla katolike, i kasha premtuar Dom Ndue Gjergjit qe do ta vizitonja dhe une ndihem mire qe diten e diele jam ne Kishe.

Pastaj foli per herritegjin e tij Arberesho-Shqiptar, duke kujtuar se si nga nje mosnjohes i asgjeje shqiptare ne rinine e tij te hereshme ai u transformua ne nje njohes te thelle te historise te kombit tone dhe krijues i lobingut me te fuqishem qe kane patur ndonjehere shqiptaret ne Kongresin dhe Administraten Amerikane. Ai kujtoi me humor se si i jati cdo dite kur vinte nga puna i thoshte:…”ti je nga Kosova”, dhe ky i pergjigjej me shume habi:..”kush eshte Kosova???”. 

Duke folur pastaj realitetin qe konfrontohet cdo dite bota shqiptare perballe armiqve te shumte qe e rrethojne, ai kujton se si me lobimin e tij bindi Kongresmenin dhe mikun tjeter te shqiptareve, Tom Lantosh, qe ti drejtohet Presidentit te Shqiperise Komuniste, Ramiz Alija, qe me renjen e Murit te Berlinit, te “rrezonte murin qe ndante shqiptaret nga bota”. Kongresmeni Tom Lantosh kujtoi DioGuardi, e konsideronte vehten mik te natyrshem te popullit tone sepse si Ebre Hungarez qe eshte, e krahasonte miqesine qe lidhi Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti me Heroin Kombetar te Hungarezeve, Janosh Huniadin, per te mposhtur armikun e perbashket, Turqine Otomane.

Duke ju kujtuar te pranishmeve Pervjetorin e madh te 100-Vjetorit te Pavaresise Kombetare ku plaku i urte Ismail Qemali ngriti Flamurin me shkaben dy krenare ne Vlore dhe shpalli Shqiperine shtet te pavarur, ai foli me nota kritike edhe per ate qe “flamuri Shqiptar vazhdon te mos valoje ne Presheve, ne trojet tona ne Maqedoni, ne Cameri, Mal te zi duke nenvizuar se “deri edhe ne Kosove vune nje flamur i gabuar”  dhe se duhet mbajtur syte hapur sepse qeshtje e pavaresise se Kosoves nuk eshte nje qeshtje e mbydhur plotesisht dhe Serbia eshte duke perdorur te gjitha rruget qe pengoje ate. Por ai nenvizoi edhe faktin se Keshilli i Europes eshte ne anen e shqiptareve per qeshtjen e respektimit te pakicave ne shtetin e sapo krijuar te Malit te Zi. 

Ne mbydhje ish Kongresmeni DioGuardi vleresoi kontributin e vellezerve Dom Ndue Gjergji e Dom Lush Gjergji. Ai nenvizoi punen e Dr. Lushit ne studimet e tija per njohjen e Shejtereshes tone Nane Tereza dhe impenjimin per ndertimin e Katedrales se Kosoven qe do ti dedikohet Nene Terezes ne 100-vjetorin e saj te Lindjes.

Krijuesi dhe drejtuesi i Liges Shqiptare-Amerikane tha ne mbyllje se, “ne kemi detyrim qe te biem rrespekt Kombi Shqiptar” dhe se si Lige ai kishte obligim qe te luftoje per kthimin e te drejtave te shqiptareve ne trojet e tyre dhe se “ishte shume pune per tu bere” sic u shpreh ai ne shqip. Shqiptaret u shpreh ai duhet te kene besim ne Shtetet e Bashkuara, duke nenvizuar kontributin qe kane dhane Woodrow Wilson, Bill Clinton, George W. Bush per ti ndihmuar shqiptaret ne aspiratat e tyre per liri e pavarsi, sepse shqiptaro-amerikanet kane qene te fuqishem, dhe citoi ne shqip thenjen e Nolit:…”moj nene mos ke frige, se ke djemt ne Amerike”…

Besimtaret e priten me duartrokitje dhe brohorima dhe e shoqeruan mikun e larte gjate gjithe kohes qe ndenji ne Kishen “Our Lady of Albanians”.

Pastaj takimi vazhdoi ne Rektorine e Kishes ne nje rreth te ngushte me anetare te keshillit te Kishes dhe mysafir qe shoqeronin mikun. Mikpritesit vleresuan viziten e Kongresmenit te njohur dhe e falenderuan per nderin qe ju be me viziten e tij ne Famulline “Zoja Pajtore” dhe ne komunitetin tone te Detroitit. Vizita perfundoj me nje grup foto perballe bustit te Nene Terezes se bashku me antare te Kishes.

Si gazetar i ngacmuar nga vizita “incognito” e ish Kongresmenit Joe DioGuardi ne Detroit u mundova te mesoj me shume detaje, dhe arrita te kuptoj se DioGuardi ishte duke “peshuar ujerat” dhe mbledhje fondesh, ne inisiativen e tij per te kandiduar per ne Senatin e Shteteve te Bashkuara, si perfaqesues i shtetit te New York-ut.

Good Luck Mr. DioGuardi, you have our prayer, our blessing and our support on your running for the United States Senate. God Bless You and Albanian People. 

 P.S. Meqe vizita ishte e pa paralajmeruar nuk isha i pregatitur me kamera, keshtu qe videoja qe shoqeron kete shkrim eshte bere nga telefoni celular.

 

http://www.youtube.com/watch?v=Ex9f3n4FLV8

 

http://www.youtube.com/watch?v=Ex9f3n4FLV8&feature=player_embedded 

 

 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara