Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
Në dy-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Grand Rapids
Nga Redin Hafizi Ditën e dielë,28 shkurt,në Grand Rapids,Michigan Shqiptarët u mblodhën së
bashku për të festuar dy-vjetorin e Kosovës së pavarur.Tashmë janë kthyer në një traditë shumë të bukur edhe në Grand Rapids, festimet e shumta dhe sidomos për
ditën e flamurit kombëtar dhe dita kur u shpall pavarësia e Kosovës.Në mes të një prej komuniteteve më të rinj të shqiptaro-amerikanëve si ky i Michiganit Perëndimor që më shumë është përqëndruar në zonën e Grand Rapids,ndjehet dëshira
e shpalosjes së vlerave tona kombëtare dhe kulturore.Megjithatë dy vjetori i pavarësisë së shtetiot më të ri në botë këtë vit solli gjëra të reja dhe gjithashtu më shumë vlera përpara të pranishmëve që kishin ardhur të festonin.Gjithashtu cdo aktivitet hapet me hymnet Shqiptarë dhe Amerikanë. Si cdo vit edhe këtë vit në krye të organizimit të aktiviteteve te tilla eshte i palodhuri Fadil Cana që me ndihmën e disa anëtarëve të grupit organizator,kanë bërë të mundur që Shqiptarët e Michiganit Perëndimor t’i bashkohen trupit të madh të diasporës shqiptare të Amerikës sidomos në dy ditët e mëdha,ditën e flamurit kombëtar dhe ditën e pavarësisë së Kosovës.Megjithatë e reja e këtij viti ishte se për koincidencë botuesi i revistës së mirënjohur tashmë mes Shqiptarëve,revistës “Kuvendi”,z.Pjetër Jaku,i kërkon organizatorëve të mbrëmjes festive t’i bashkangjiten gëzimit në Grand Rapids.Z.Jaku erdhi i shoqëruar nga një grup bashkëpunëtorësh të tij dhe gjithashtu të njohur në diasporën e madhe të Detroitit, të cilët i dhanë festës disa ngjyra të tjera. Përvec këngëve të shumta poeti Gjovalin Lumaj që në të njëjtën kohë bënte edhe
moderatorin e mbrëmjes,solli shumëhumor mes të pranishmëve.Gjithashtu edhe poezitë e recituara nga miqtë nga Detroiti i dhanë mbrëmjes pamjen e një panairi të vlerave kulturore gjithshqiptare.Shqiptarët nga Michigani lindor e ai perëndimor më në fund po festonin së bashku.,uronin njëri-tjetrin,bisedonin me njëri tjetrin,krijonin miqësi të reja,apo takonin edhe miq të vjetër. Fjalën zyrtare si cdo vit e mbajti z.Fadil Cana që në fakt shumë Shqiptarë
këtu e thërrasin kryetari,vetëm për angazhimin total që ai ka treguar për t’i mbledhur bashkëkombasit në aktivitete të tilla argëtuese.Pasi ai falënderoi gjithë të pranishmit në sallë dhe në vecanti miqtë nga Detroiti,z.Cana në fillim bëri një paraqitje të gjendjes aktuale në Kosovë thjesht për një informim të pranishmëve në sallë,por më shumë u ndalua tek besimi se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë.Ai tha se gjaku i derdhur nga dëshmorët për lirinë e Kosovës nuk është derdhur kot.Kosova shumë shpejt do të jetë e barabartë mes të gjitha vendeve të tjera të zhvilluara në botë.Më poshtë ai tha se në këtë ditë të gjithë duhet të falënderojmë të gjitha vendet që ndihmuan në pavarësinë e Kosovës dhe në vecanti SHBA-të që ende po e asistojnë shtetin më të ri në botë për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik. Më pas sallën e pushtuan vargjet e fuqishme të poetëve shqiptarë të recituara me mjeshtëri aktoreske nga i talentuari dhe i apasionuari Ndue Gjeka.Jo vetëm vargjet e forta,por edhe zëri i kumbueshëm ngritën peshë të pranishmit dhe në këtë moment për ta shtyrë akoma lë lart entuziazmin e të pranishmëve,miqtë nga Detroiti kishin sjellë këngëtaren e mirënjohur Hane Nikprela e cila është shumë e pëlqyer edhe mes Shqiptarëve të Grand Rapids.Ishte zëri i saj që ngriti të gjithë sallën në këmbë për të kërcyer nën ritmin e këngëve Shqiptare. ( Fotot do vendosen me vone)





Politikë
Publicistike


