E bija e Akademikut Ali Hadri

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image
E bija e Akademik Ali Hadrit - Lumi Hadri - Devine, është nderuar me çmimin e nderit OTTY  (Faleminderim prej Qytetit Tonë)
BEQIR SINA, New York
Në serialin e njohur televizivë, të  filmit "Sex and the City" "luan" edhe një shqiptare Lumi Hadri e qujatur  "Quintessential"- "Mbretëresha e restoranteve", në Nju Jork

 
Lower East Side- Manhattan NYC:   Lumi Hadri - Devine, e bija e historianit, akademikut shqiptarë Ali Hadri, ka krijuar një botë të tërë me  simpatin e saj në restorantin që mban po emrin e saj "Lumi restaurant", në qoshen e rrugës"East 70 Street" dhe Lexington Avenue. "Të gjithë klientët, tha ajo "I trajtoj  sikur  janë në shtëpinë time".
  
    Për fat të mirë, kjo "shtëpi" e madhe, restorant Lumi, i ka dyert e hapura për të gjithë. Ky restorant i frenkuentuar me shumë devotshmeri nga njujorkezët, të dhënë pas ushqimeve të lokaleve, tërhoqi edhe artistët, producentët e serialit të njohur televizivë, të  filmit "Sex and the City" . Një pjesë e të cilit u xhirua në restaurantin e Lumi Hadri-Devine. Producentët e këtij filimi e kanë quajtur Alumni Hadrin "Quintessential"- "Mbretëresha e restoranteve", në Nju Jork. 
  
  Bile mund të shohësh një pjese të filmit "Sex and the City" dhe skenen në të cilën Charlotte është shtatzënë dhe takohet me aktorin Mr. Big - pikërishtë në një nga mjediset e lokalit në restorantin Lumi. Ku zhvillohet ngjarja.
 
   Producentët e këtij filmi me famë botërore i dhanë Lumi Hadri-Devine një rolë figurantë, ku në njërën prej skenave ajo luan rolin e një mysafire të restaurantit, të një bukurosheje flokeverdhe, që të bënë t'a "kthesh kokën" e t'a shikosh me dashuri, gjersa ajo është e ulur e bisedon në qoshe të restaurantit me bashkeshortin e saj Patrik Devine.  
   
    Restoranti i saj ndodhet  në pjesën e lartë lindore të Manhattanit(Nju Joprkut), në një lagje pasanikesh dhe personalitetesh me famë botërore. Klient të përherëshëm të saj  janë kryesishtë fqinjët, të cilët janë konsumatorët të përkushtuar të gatimit të këtij restauranti, së bashku me turistët e huaj, që vinë nga mbarë bota. Diplomatët e huaj frekuentojnë shumë këtë restaturant. 
  
   I cili përveç se aktorit Mr. Big dhe Charlotte, në këtë lokal kan drekaur  edhe një rrymë e emrave më të njohur të artistëve të Hollivudit, emra të tillë  si Brooke Shields, Gay Talese,  Robert DeNiro dhe Judd Hirsch, si dhe kryetari i Gjykates Supreme te SHBA-ve  John Roberts, e gjenë në fotografitë e lokalit. 
    Pa përmendur në këtë rastë edhe disa emra të mëdhenjë të politikanëve amerikan(senator dhe kongresmen anëtarë të qeverisë ), përfaqsues të Kombeve të Bashkuara, personalitete të larta nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mal i Zi,  të cilët gjithashtu kanë ngrënë në Lumi restorant në Manhattan. Dhe, gjatë viteve të luftës në Kosovë, e trazirave në trojet etnike shqiptare, ata kanë zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit.
 Çfarë  vërtetë e transformuan restorantin Lumi në një "Ambasadë" jo-formale por si qendër të rëndësishme  takimesh me politikanët dhe  aktivistë të komunitetit, të cilët morën pjesë në këto takime historike në emër të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjethësi.
  
  
    Mirpo siç shkruan Lydie Raschka, në revistën e Nju Jorkut "Our Town" (Qyteti Jonë)  Lumi Hadri - Devine, është nderuar me çmimin e nderit OTTY  (Faleminderim prej Qytetit Tonë). Çmim ky që njeh punën dhe vlerson kontributin e veçantë të individëve për atë që bëjnë, ata për qytetin e Nju Jorkut. 

      Marrësit e këtij çmim janë kryesishtë krerët organizativ të qytetarëve në Nju Jork, të cilët punojnë në mënyrë specifike në lagje të ndryshme të qytetit,  me të gjithë banorët dhe japin kontribute të veçantë për  komunitetin më të madh të qytetit të New Yorkut.
 
   L umi Hadri-Devine e ka lënë Kosovën në Janar të vitit 1987, në atë  kohë ajo u largua kur policia e ish -Jugosllavisë, e kërkonte për ta burgosur për shkak të pjesmarjes së saj në demonstratat e vitit 1981. Ajo në atë kohe ishte profesoresh e gjuhës angleze në Prishtinë.
   
     Babai i saj është  Ali Hadri,  një Akademik me famë, themelues i  historiografisë të Kosoves dhe lideri ideologjik i pavarsisë të Kosoves. Historiani i shquar anglez Noel Malcom, e quan Akademik Ali Hadrin në librin e tij: "Nje histori e shkurt e Kosovës", "Intelektuali me prominent i Kosovës dhe viktima e parë e nacionalizmit Serb" në spastrimet pas demonstratave të vitit 1981, shkruan shkrimtari i njohur anglez Noel Malcom.
    Kontributi i tij për çështjen kombëtare ishte aq i madh, sa që edhe ish Presidenti i Republikës të Kosovës Ibrahim Rugova, e nderoj atë pas vdekjes me një çmim të lartë nderi, me medaljen e artë "Hero i Popullit". Ndërsa Presidenti Fatmir Sejdiu e nderoi vitin e kaluar me çmimin për "Kontribut ekstraordinar në kulture dhe shkencë".
   Në Kosovë qarqet akademike dhe kolegët e tij e përshkruajn atë si një njeri të qetë, por me guxim të paparë në avancimin e çështjes kombëtare dhe njeri me shumë ndikim në jetën akademike, si themelues i Institutit Historik të Kosovës.
   Babai i saj akademik Ali Hadri,  gjëthashtu ishte formulues i motos "Një Komb, Një Gjuhë, Një Territor'.    Regjimi i egër i ish Jugosllavisë e eliminoi Akademik  Ali Hadrin në dhjetor të vitit 1987, dhe Lumi Hadri-Devine, nuk u kthye, më në vendlindjen e saj në Kosovë për 13 vjet. 
   Ajo erdhi në SHBA, për të kryer studimet dhe për të bërë hulumtime në bibliotekën e Universitetit Columbia, ku ajo ka një "master"(magjistratur) në letërsi, por më pas kaloi tetë  vite pune në rrugëtimin e saj për të hapur restaurantin italian "Lumi".  
 
   Këtë rrugetim e filloi  nga fundi i piramidës së biznesit dhe ja arriti të "hypë" në kulm. Restauranti i sofistikuar do të festoi ditëlindjen e pesëmbdhjetë më 24 Prill të këtij viti.
 

 Një ngjarje tjetër, me histori dahurie për Lumi Hadrin është se ajo në vitin 2003, ra në dashuri dhe u martua me  amerikanin Patrik Devine.  Zonja. Hadri - Devine e cila ka një jetë të lumtur jeton së bashku  me burrin e saj Patrick Devine në Nju Jork. Burri i saj shumë i dashur me shqiptarët, tani e njeh mirë dhe është i dhënë për Kosovën dhe shqiptaret. Shtëpia e tyre ndodhet jo shumë larg  nga restorant "Lumi restaurant"  në qoshen e rrugës "East 70 Street" dhe  Lexington Avenue. Të dy së bashku vazhdojn të jenë aktivë në  jetën politike të komunitetit shqiptarë.

 
Ambasadori Wisner takohet me shqiptarë në SHBA
Patrik Devine, abasadori Frank Visner dhe Lumi Hadri- Devine
Akademi përkujtimore në 2 vjetorin e vdekjes së Dr. Rugovës
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara