Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Revista " Kuvendi" ne Grand Rapids
( Video dhe fotomontazhi i aktivitetit nga Rush Dragu )
Grand Rapids, një qytet në përëndim të Michiganit, me një bashkësi shqiptarësh të një numri të kufizuar, nuk kishte pritur ndonjëherë shqiptarë të organizuar si kësaj here. Revista “ Kuvendi”, në përpjekje për të realizuar programin e saj promovues, të cilin e aprovoj në takimin e stafit me 20 shkurt 2010, realizoj levizjen e saj të parë.
Për levizjen në Grand Rapids u komunikua qe më parë me Redin Hafizin dhe Fadil Canaj, të cilët më të drejtë mendonin t’i bënin sëbashku me përkujtimin e dy vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që ende nuk e kishin realizuar. Ishte një kombinim i pranueshëm për të dy palët.
Para se të niseshim, e mendonim disi larg Grand Rapids, por nuk ishte më shumë se dy orë e gjysëm udhëtim. Me anëtarët e keshillit botues, Lulash Palushaj, Aida Dismondy, Gjovalin Lumaj, Rush Dragu, Luigj Gjokaj, këngëtaren e njohur Hana Nikprelaj dhe bashkëshorti i saj Kola, edhe ky nje këngëtar i njohur, artistin e interpretimit te fjalës artistike, Ndue Gjekaj dhe aktivistët Pashko Gjokaj dhe Rrok Doka Juncaj, u nisëm nga mesdita dhe, afro ores 3:00 PM mbërritem në vendin ku do të bëhëj aktiviteti.
Me këtë rast, aktivisti i komunitetit të vogël të shqiptarëve në Grand Rapids, Fadil Canaj dhe anëtari i këshillit botues, gazetari i njohur Redin Hafizi na ofruan pritjen e parë.
Rreth orës 5:00 Pm, kur edhe ishte planifikuar të hapej salla e këtij takimi, ne akomodohemi me mjetet e fonisë dhe disa libra, botime te kohëve të fundit, prurë enkas për t’i njohur shqiptarët e këtij komuniteti, që deri më sot nuk i kishte vizituar asnjë shoqatë apo grupim kulturor.
Në mjediste e kësaj salle, më shumë se 200 vendshe, ishin vendosur pankarta ku shkruhej “ Urime Pavarësisë!” “ Falemnderit Amerikë!” etj.. si dhe dy munitor të mëdhenjë, ku gjatë gjithë kohës jepnin pamje nga festa e pavarsëisë së Kosovës, në Kosovë dhe diasporë, sidomos ajo e organizuar në New York.
Organzimi artistik i ishte lënë “ Kuvendit”, ndaj poeti Gjovalin Lumaj qe moderatori i kësaj mbrëmje festive. Përshëndetja e tij, si dhe humori i njohur i Gjovalinit, i dhanë tjetër shije kesaj mbasditeje festive. Si përherë në kësi rastesh, interpretimi hymneve të Shqipërisë dhe Amerikës u duartrokit nga të pranishmit dhe, më pas, fjala e rastit e mbajtur nga Fadil Canaj, evokoi shkurtimisht disa nga momentet me të rëndësishme deri te ardhja tek Pavarësia. Më pas , në emër të revistës “ Kuvendi” përshëndetja emocionuese e Aida Dismondy u duartrokit nga salla.
Poeti Gjovalin Lumaj do të recitonte pjesë nga krijimtaria e tij, krijuar enkas për këtë përvjetor dhe botuar në nurmin 2 të revistës “ Kuvendi”
Hana Nikprelaj dhe, më pas Kola, do të interpretonin këngë kushtuar Pavarësisë dhe Kosovës. Ndue Gjekaj do të ngrente sallën me një krijimtari të artistit të njohur Sali Mani, i cili para pak kohësh u nda nga ne, dhe më vonë pjësën e njohur të Mitrush Kutelit, “ Jam shqiptar”.
Mixha Mexhit do të sillte kujtime nga ditët e vështira të Luftës në Kosovë, sidomos të vitit 1999, kur iu desh të largoheshin nga vendi i tyre dhe, ku streha më e mirë të bëhëj Amerika, sidomos qyteti Grand Rapids, ku kishin ardhur. Në respekt të moshës dhe vuajtjeve të tij, botuesi i “ Kuvendit” i dhuroi mixhës Mexhit, disa nga numrat e fundit të revistës “ Kuvendi”, si dhe librin “ Dhjetë ditët e para të Pavarësisë”, botim i “ Kuvendit”
Të pranishmit patën mundësinë edhe të argëtimit nga Hana Nikprelaj, të cilës herë mbas here i duhej të interpretonte edhe sipas kërkesave të pjesëmarësve. Gjeto Lulgjuraj, një nga malësorët që jetonte në atë qytet, ku edhe dallohej si aktivist, përshëndeti të ardhurit nga Detroiti, si një gjest mjaft vllazror dhe në mbështetje të njëri-tjetrit, sidomos kur jemi në emigrim.
Dalëngadalë takimit po i vinte fundi, ndaj gazetari Rush Dragu përpiqej të mos linte asnjë moment t’i kalonte kameres së tij. Ndarje dhe shtërngime duarsh, me urimin për t’u takuar përsëri. Aktivitetet e mira nuk i bën numri i pjesëmarrësve, por shpriti dhe organzimi i tyre.
Koresp. i “ Kuvendit”
Grand Rapids, 28 Shkurt 2010





Politikë
Publicistike


