Nje mremje diskutuese me 07 Mars 2010

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 Nje mbremje diskutuese me 07 Mars 2010

 Revista” Kuvendi” kishte ftuar një grup mësuesish me 7 Mars 2010, në një darkë diskutuese në “ The Wellington Pub”, resorant me pronarë ish mësuesin Gjeto Ivezaj. Gjatë këtij takimi, ku mësëshumti ishin  ish mësues, nuk munguan edhe aktivistë të tjerë dhe miq të revistës “ Kuvendi”.

Botuesi i kësja reviste, ish mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Jaku, në fjalën e tij theksoi, se nuk mund ta pranonte  7 Marsin si “Ditën e mësuesit”. 7 Marsi i vitit 1887 është tëpër i vonuar për shkollën e parë shqipe, datë që nuk e nderon veprimtarinë e vërtetë arsimore në gjithë teritoret shqiptare. Të jetë  shkolla e parë shqipe me një histori pak më shumë se 100 vjeçare, për mua është absurditet dhe një fatkeqësi kombëtare, - vijoj zoti Jaku.

Në fjalën e tij, Jaku solli disa argumente, pse nuk mund ta pranonte  7 Marsin e vitit 1887 si festën e mësuesve shqiptarë. Me 7 Mars të vitit 1887, datë të cilën Presidiumi i Kuvendit Popullor të shtetit komunist shqiptar e  vendosi si “ Ditën e mësuesve”, në  vitin 1960, në Shqipëri kishte të paktën 21 shkolla në qytetet kryesore të vendit, të cilat funksiononin në gjuhën shqipe dhe me kohë të rregullt mësimore.

Shkolla e parë shqipe, sipas dokumentave, ishte ajo e Velës në vitin 1632 si dhe e Kurbinit e po këtij viti. Ishte Shkolla e Pllanës e vitit 1638, ishin shkollat e Zadrimës, në Troshan dhe Blinisht, në vitin 1639 si dhe shkolla të tjera në Veri dhe në Jug të Shqipërisë. Pak më e vonë ishte dhe Shkolla e Labovës, por gjithësesi para viti 1887. Të gjitha këto të dhëna ishin të dokumentuar në një nga numrat e “Hyllit të Dritës” të vitit 1935 ku, sigurisht shteti komunist shqiptar i dinte, por nuk mund t’i pranonte, se ato shkolla  kishin funksionuar në vendin dhe nga përsonalitete jo të duhura.

Nuk vihet në dyshim aspak tradita arsimore e Korçës së kulturuar, por së vërtetës nuk mund t’i iket, sido  që të jetë ajo. Të jetë shkolla e parë e vendit tim, vetëm 123 vjeçare, për mua është e papranueshme. Një vend i vjetër si Shqipëria, me objekte kulturore dhe historike të njohura në botë ( sidomos në Ballkan ) nuk mund të ketë një zhvillim kaq të vonë të arsimit në gjuhën e vet.  Në Shkodër funksiononte një Kolegj ( Universitet), që kish diplomuar në profesione të ndryshme afro 400 studentë. Për të gjitha këto do të shkruante At Donat Kurti, Milan Shuflai, Edvin Zhak ( Edwin Jacques )  e shumë autorë të tjerë të njohur në fushën  e gjuhësisë historike.

Ti humbësh më shumë se 300 vjet histori kulture vëndit tënd, mua më dukët e padrejtë,- përfundoi Jaku, kur Shqipëria ( Shkodra ) kishte Observatorin Astronomik që në vitin 1888, të parin e këtij lloji në Ballkan.

Pas kësaj do ta merrnin fjalën mësuesit e njohur Lulash Palushaj, Fejzulla Abdullai, Rush Dragu, Shtjefën Palushaj, Elinda Marku etj. të cilët sollën eksperinecën e tyre, si dhe panë të nevojshme, që shteti shqiptar të krijoj një komision gjuhëtarësh dhe historinaësh, për të përcaktuar një datë sa më të  përafërt me të vërtetën, në lidhje me  historikun e Shkollës së parë Shqipe. Një festë mësuesish na duhet,- tha në fjalën e tij Lulash Palushaj dhe, ne sot këtë njohim.

I diplomuari në gjuhë dhe letërsi shqipe, ish punonjës për disa vite në Televizionin Shqiptar të Tiranës,Zef Paloka, lexoi një poezi të krijuar nga Havzi Nelaj, dënuar më vdekje dhe varur në qytetin e Kukësit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Gjeto Ivezaj deklamoi vargje të Migjenit, poetit dhe mësuesit të njohur të një kohe të vështirë, të cilat prej vitesh i mbante mend.

Aktivistët e njohur, miq të revistës “ Kuvendi”, Julian Çefa, Toni Junçaj dhe Dodë Nicaj e përshëndetën takimin dhe e vlerësuan si mjaft rezultativ, sidomos kur ka një problematikë të veçantë debatimi.

Në intermezo, mësuesit sollën raste të veçanta nga puna e tyre, sidomos  ato të trajtimit të nxënësve. Secili prej tyre dha rastin e tij,  që mbante mend ndonjë sjellje jo të hijshme ndaj nxënësve problemor. Po kështu, edhe nxënës ( sot të rritur ), pjesëmërrës në këtë takim dhanë shembujt e tyre që mbanin mend nga mësuesit. Ish nxënësja Liliana Kola,Toni Junçaj dhe Luigj Gjokaj, sollën nga një rast për t’u mbajtur mend nga mësuesit e tyre.

Më pas u kalua në tema të lira dhe një program muzikor.

Koresp. i “ Kuvendit”

FOTOGRAFI NGA AKTIVITETI KLIKO KETU

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara