Emocionet e para te Shpalljes se Pavaresise percillen me entusiazem edhe ne komunitetin shqiptar te Detroitit

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Qe ne oret e para te mengjesit, te dites se diele ( 17 shkurt 2008 ) shqiptaret ne Detroit u bashkuan me njeri tjetrin ne te gjitha qendrat shqiptare, fillimisht ne kafet ku kishin mundesi te ndiqnin kanalet televizive, si TV21 dhe Top-chanal, nga ku do te percilleshin lajmet per Shpalljen e Pavaresise se Kosoves. Ora 9 e mengjesit perkonte shume mire me kohen kur Parlamenti kosovar do te deklaronte Pavaresine. Ve� kesaj, ato qe e percollen me te organizuar dhe ne tubime me te medha ishin qendrat fetare te komunitetit, sidomos dy Kishat e medha, ajo e Shen Palit ne Rochester Hills dhe  ajo e Zojes Pajtore ne  Southfield, te cilat kryenin edhe ritet e zakonshme te meshes se te dieles. Poashtu tubime pati gjate gjithe dites  dhe ne mbremje edhe ne Xhamine shqiptare dhe ne qendra e mjedise te tjera me shume se familjare. Shqiptaret te emocionuar pershendtnin njeri tjetrin me shprehjen kuptimplote " E gezofshim Pavaresine"! duke shkembyer edhe urimet e njoftimet e para rreth kesaj ngjarje historike. Tubimi me i organizuar, si gjithemone u be ne Kishen e Shen Palit qe ne Meshen e drekes, e cila teresisht u mbajt per bekimin e Pavaresise. Qe ne fjalen e pare, famullitari i kesaj qendre, Don Anton K�ira evakuoi ngjarje historike, qe kishin te benin me ardhjen deri te Shpallja e Pavaresise. Ne kete meshe merrnin pjese edhe perfaqesues te komuniteteve te tjera fetare, sidomos ato te Teqes Bektashiane te Detroitit si dhe te Kishes Ortodokse "Shen Thomai". Ne mbremjen festive te organizuar nga kjo Qender ( Kisha Katolike e Shen Palit ) moren pjese me shume se njemije vete dhe u mbajten disa pershendetje, si dhe nje koncert i perzgjedhur artistik me kengetaret e komunitetit Erim Vladi, Kastriot Ago, Albina Dreshaj, Rrok Gjelaj, vellezrit Gjon e Shtjefen Lulgjuraj, Hana Nikprelaj, Fran Gjoka si dhe nje kenge pershendetese nga Bleona Qerreti, e cila ishte e pranishme. Takimin festiv e  drejtoi Luke Jun�aj. Ne kete manifestim ishte i pranishem edhe Majori i qytetit te Rocheshter Hills, Bernett. Ne fjalen pershendetese te Don Anton K�ires, u theksua  lufta e vazhdueshem dhe perpjekjet  shekullore per Pavaresi te shqiptareve te Kosoves, si dhe venia ne vend e nje padrejtesie qe i ishte bere keti populli, duke e lene nen regjimin sllav, pa pasur asnje lidhje me te. Poashtu u permenden nga  ai edhe  perpjekjet e vazhdueshem dhe gjaku i derdhur  i kosovarve trima, per te ardhur deri ne kete dite. Edhe Don Ndue Gjergji, famullitar i Kishes " Zoja Pajtore" pershendeti te pranishmit, duke e vene theksin ne rendesine e kesaj dite te shumepritur dhe historike.Te pranishem nderi ne kete manifestim ishin ish ushtaret e UCK-se Nikolle Perkaj, Besnik Bezhi, Tome Jun�aj dhe Anton Nikolli, ne emer te cileve pershendeten Nikolle Perkaj dhe Besnik Bezhi. Poashtu, me rendesi ishte  edhe pershendetja e aktivistit te keti komuniteti, Gjergj Ivezaj dhe ish kryetarit te fondacinoit " Vendlindja therret" Luigj Gjokaj. Takimin e pershendeten edhe Ekrem Bardha, Kryetari i keshillit te Kishes Ortodokse, perfaqesuesi i Xhamise Shqiptare Nexhmedin Qafleshi, Marash Nucullaj, Ndrek Guri, Nua Ivanaj,Nikoll Pepa, Mikel Dema, Altin Zaloshnja, Kole Goj�aj dhe Rrok Doka Jun�aj. Ve� pershendetjeve  u recituan edhe poezi te krijuara enkas per kete  feste, te krijuesve Gjovalin Lumaj dhe Ndue Hila.

P. Jaku
  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara