Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?



Koha për biznes dhe sigurime më të mira- Mirë se vini në axhensinë e sigurimeve Allstate
Allstate : Një biznes i sapo hapur, që do të jetë shumë afër shqiptarëve në Bruklin

BROOKLYN NY: Çfiti bashkëshortor Cami, Blerim dhe Majlinda janë biznesmenë të vërtetë, në fushën e biznesit që merret me sigurimet. Ata tash pesë vjetë me përkushtim, profesionalizëm dhe sukses e kulturë e sjellë të admirueshme, po e kryejnë punën e tyre në këtë llojë biznesi, duke bërë klientët të jenë të kënaqur. Ata me punën e tyre kan afruar edhe një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve dhe bizneseve që ata kanë në qytetin e Bruklinit - Nju Jork, ku thuhet se jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.
Biznesi i tyre, me emrin Park Slope Allstate Agency, (Adresa: 328 9th Street, 2nd Floor, Brooklyn, NY 11215, phone: (718) 499-8100; fax: (718) 499-8992) i cili u përurua javën e kaluar, është një zyrë e re, dhe e zakonëshme sigurimesh e Korporatës Allstate, në Bruklin - Nju Jork, qytetin më të madh botëror të biznesit, politikës, kulturës dhe artit botëror. Ata i kan hyrë këtij biznesi, duke i shërbyer komunitetit shqiptaro - amerikan me një përgjegjëshmëri dhe përpikëmëri të madhe, edhe si shqiptarë. Ky biznes i ka bërë kilentët e tij shqiptarë, me punën e tyre të palodhëshme, që ata të ndjehen mjaft të kënaqur me punën e tyre. Zyra e re me axhentë biznesmenin Blerim Cami është pjesë e një nga bizneset më të sukseshëm në këtë fushë, biznesmenit amerikan Stiven Schneider, i cili "u hapi" rrugën e biznesit, të sigurimeve edhe çiftit shqiptarë Cami.
Kjo ndoshta ngaqë ata arritën që më shumë se 75 përqind të kilentëve, në Bruklin, t'i kishin shqiptarë. Çdo njeri prej klientëve shqiptarë, thotë sot, pasi e ka provuar shërbimin e sigurimeve të kësaj kompanie, ndjehet i lumtur që është klientë i tyre. Mbasi ata i shërbejnë, çdo qytetari në mënyrë të kluturuar dhe të talentuar. Klientët e tyre shqiptarë, kan edhe një përvilegje se në gjuhën shqipe në kët zyrë, ata po arrijnë të marrin çdo informacion falas. Dhe priten e përcillen si miq në këtë zyrë.
Blerimi, vetë ose Beka si i thërrasin shqiptarët, është një aktivist i njohur i komunitetit dibranë. Prej se kur erdhi në SHBA, ai u angazhu në aktivitetet e Shoqatës Atdhetare Dibrane, ku për disa vjet mbajti zyrën e kësaj shoqate. Më vonë ai u zgjodh edhe kryetar i kësaj shoqate. Tani prëj pesë vjetësh, ai i është kushtuar biznesit, dhe përkatësisht atij të sigurimeve.
Ai hapi një zyrë të re, e cila është pjesë e biznesit të axhensisë së sigurimeve Allstate Stiven Schneider, - Kompani, veçse tash ai e administron këtë zyrë, me bashkëshorten e tij Majlinda dhe dy - tre të punësuar të tjerë.
Një kilent i tij që mori pjesë në darkën që këtu në Amerikë quhet "Grand Open", tha se "Vetëm një agjent Allstate, si këta që kemi gjetur ne, mund të ju jap një përgjigje për sigurim të shpejtë, të lirë, dhe majft të mirë. Unë e kam provuar tha ai, por ju këshillojë edhe ju që të shihni se çfarë mbulimin ju mund të keni nevojë dhe atë me një zbritje që ju meritoni në këtë axhensi."
"Schneider, Stiven - Kompania e sigurimeve Allstate ", është vërtetë ajo që më ndihmoi me renters, si dhe politikën e sigurimit të makinës me një çmim mjaft të volitshëm. Këta janë të dobishm, thotë një klient tjetër.
Kur erdha në këtë axhenci sigurimesh,, unë gjeta tek këta njerëz një përkushtim të madh dhe ata ishin shumë të shpejtë në dhënjen e informacionit të duhur, kjo më bindi të bëhem kilent i rregult i Kompanis së sigurimeve Allstate, me axhentë Blerim Camin.
Bosi i madh i kësaj kompanie me rreth 20 vjet në këtë lojj biznesi Stiven Schneider, tregon se "Korporata e sigurimeve Allstate, zotëron dhe vepron me rreth 15 kompani në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Bënë sigurimin e pronës dhe biznesit, privatë, Industrisë dhe Financat(Produkte, Makinat, Shtëpi, Jeta, dhe Sigurim Biznesi, daljen në pension dhe produktet e Investimeve, si dhe shërbimet bankare ). Allstate, tha ai është e themeluar në vitin 1931 , dhe "shtëpia e lindjes" konsiderohet, zona Northbrook në Illinois, SHBA Njeriu kyç i saj është Thomas J. Wilson, CEo .
Sipas statistikave zyrtare, theksojë Schneider, të hyrat e Korporatës Allstate janë më shumë se 294.000.000.00 USD (2007), dhe të ardhurat neto 463.600.000.00 USD (2007) Ndërsa, sipas tij totali i aktiveve në SHBA-së, është 156.400.000.000 USD (2008) përpunimi income taks është i barabarttë me 386.300.000.00 USD (2007). Por tha ai për mëshumë informacione ju mund të ndiqni edhe faqen e internetit në ëebsite: www.allstate.com, ose të telefononi në numërin e telefonit të zyrës tonë 718-686-1200 dhe (718) 499-8100; fax: (718) 499-8992).
Allstate ka në fokus 13 linja të mëdha të sigurimit, duke përfshirë auto sigurimit, sigurimit në shtëpit, sigurimin e jetës, dhe të sigurimit komercial. Allstate gjithashtu ofron sigurimet të daljes në pension dhe produktet e investimeve, dhe shërbimet bankare.








Politikë
Publicistike
Libra të rinj


