Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Prej disa javesh "E diela shqiptare" po risjell ne skene dhe ekran disa nga figurat me te njohura te muzikes shqiptare, por ne nje menyre krejt te vecante. Eshte surprizuese gjithcka qe ndodh me artistet duke iu dhuruar atyre emocione te jashtezakonshme e krejtesisht origjinale per secilin. Kjo e diel i ishte dedikuar kengetares se njohur te muzikes sone popullore Eli Fara. Ajo kurre nuk ka realizuar nje koncert recital dhe stafi i se dieles, permes ekranit te Televizionit Kombetar Klan, i dhuroi teleshikuesit nje minirecital te Eli Fares, live, ndersa vete kengetares kujtime te jashtezakonshme. Ka qene pikerisht jeta e kengetares, e shpalosur per gjithe adhuruesit e saj, ne nje retrospektive ku kane qene te pranishem, thuajse gjithe njerezit me te dashur te Eli Fares. Ka nisur me vitet e femijerise, per te vijuar me rinine e hershme, fillimet e karrieres muzikore, miqte e te afermit e saj, ku natyrisht nuk ka munguar as e bija, Marina, profesoret dhe njerezit qe e ndihmuan ne jeten e saj artistike.
Por natyrisht edhe Drenova, vendlindja e saj, prinderit qe e rriten dhe e edukuan me shume dashuri, kane qene nje pjese e rendesishme e kujtimeve te Elit. Sigurisht per kedo, kujtimet mbartin emocion, e duket se keto emocione behen edhe me te fuqishme, kur ato i ndan me te tjeret. Dhe Eli Fara ka ndare me publikun, jo vetem dashurine per skenen, por edhe dashurine njerezore. Aty ka qene vajza e saj Marina, shoqja e saj e ngushte Kostanca dhe ne fund duke shenuar kulmin e gjendjes emocionale, vellai i saj i ardhur posacerisht per programin nga nje ishull i Greqise. Te gjithe kane sjelle dicka te vecante, nje kujtim, nje episod apo nje foto, te shume viteve te shkuara. Ndersa kengetarja e njohur korcare duket se ka mundur t'i shperbleje vetem me nje menyre, duke dhuruar zerin e saj. Ajo ka rikthyer ne kujtesen e publikut shqiptar, nostalgjine e kengeve popullore, qe shume vite me pare e bene te njohur, embelsine e serenatave korcare, por edhe nje ndjesi me bashkekohore nga kenget e saj te viteve te fundit duke fituar gjate duartrokitjet e publikut te pranishem ne salle. Por natyrisht, ashtu si cdo jave "E diela shqiptare" ka sjelle nje atmosfere gjitheperfshirese. Ne pjesen e pare ka qene debate "Pro dhe kunder" me nje teme, qe ndonese ne dukje mund te mendohet si arkaike, ka sjelle shume diskutim, por pse jo edhe batuta e humor. Nga ana tjeter, dashuria per teknologjine dhe kompjuteret, kohet e fundit eshte kthyer ne nje mani, vecanerisht per te rinjte, thuajse ne te gjithe globin. Nje argument i mjaftueshem ky, per te sjelle ne studio nje interviste shume interesante, me nje specialist te kompjutereve dhe informatikes.
Vjen Festivali i Kenges Popullore Qytetare
Kenga popullore qytetare do te kete se shpejti nje event te madh, nje festival te vertete, qe do te zhvillohet ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan dhe ne studion e programit "E diela shqiptare". Momentalisht organizatoret e ketij festivali jane ne fazen e pranimit te kengeve, qe do te zgjase deri me 16 shkurt.
Me tej, te gjithe adhuruesit e muzikes popullore, do te kene mundesine, qe ne ekranin e TV Klan, te gjejne nostalgjine e kesaj muzike, por natyrisht te aktualizuar me krijime te reja. Ne kete menyre, festivali, jo vetem ushqen vlerat e muzikes popullore qytetare, por edhe e pasuron ate me krijime te tjera





Politikë
Publicistike


