Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
DITET E LETERSISE NE MICHIGAN
Zef LLESHI
Per te nëntin vit me radhë,nen kujdesin e revistes “KUVENDI”dhe botuesit te saj z. Pjeter Jaku,organizohen “Ditet e letersisë në Micigan”, një aktivitet ky,qe sa vjen e bëhet më i dashur dhe më i bukur për krijuesit, madje edhe për dashamiret e letërsisë dhe të artit, jo vetëm ne Micigan, por ne SHBA dhe më gjërë. Këtë fakt e tregoi edhe këtë radhë interesimi i gjërë për të marrë pjesë në konkursin që e shapllur me rastin e këtij aktiviteti.
Ne nje komunitet shqiptar si ky i Detroitit, i cili ka qene mjaft aktiv ne veprimtari qe jane lidhur me çeshtjen tone kombetare, por pothuaj i zbrazur totalisht nga çdo veprimtari e mirefillte kulturore, ku ktivitetet ishin reduktuar thjesht ne koncerte dhe mbremje vallezimi, apo “pizza party”,vetem me qellime biznesi,saqe edhe dita e 28-Nentorit eshte kthyer ne nje dite fitimprurese per “gjahtaret” e kengetareve dhe artisteve, te cilet i ftojne per te dhënë koncerte. U desh revista KUVENDI,si tribunë e lajmit dhe debatit, ku të reflektonin hallet dhe shqetesimet e shqiptareve, duke u bë rë barrierë e thashethemeve që në mjaft raste prishnin atmosferen e bashkëpunimit dhe te mirkuptimit ne komunitet, por qe u zhvleresuan perfundimisht nga ky institucion ku respektohet fjala dhe mendimi i lirë . Shume shpejt revista u kthye ne nje vater te ngrohte per krijuesit, jo vetem ne Micigan, por edhe me gjërë . Nën kujdesin e botuesit Pjeter Jaku, mjaft krijues u inkurajuan dhe ndihmuan ne botimet e tyre, sidomos ata qe botonin per here te pare. Eshte fakt se për një shekull në komunitetin shqiptar te Detroitit nuk janë botuar më shume se 2-3 libra, ndersa vetëm në 9 vitet e fundit nën kujdesin e revistës “Kuvendi” janë botuar me shume se 20 tituj librash.
Si çdo vit, veprimtaria vazhdoi dy dite, ne datat 24 dhe 25 Tetor. Keto dite vjeshte si rralle here ne vjeshten Miciganse, ishin te bukura dhe me diell. Këtu natyra duket se lulëzon dy herë ,në pranëverë dhe në vjeshtë. Para se të zhvishen pemët këtu marrin lloj-lloj ngjyrash dhe duket sikur gjethet e tyre po shëndërrohen ne petale lulesh që fillojnë të shkëputen nga degët duke rënë përdhe si zogj të plagosur. Organizatorët e aktivitetit nuk ndjehen te qetë, derisa miqte e ardhur nga larg te priten në aeroport dhe të rehatohen ne hotel. Pierre Pandeli Semsia, na tregon se ishte mahnitur nga pamjet e natyrës së Miciganit, duke e kundruar nga dritarja e avionit. Takimin e parë e bëjmë ne “Eagle kafe”,një mjedis me pronar dhe frekuentues shqiptarë .
Në mungesë të një qendre të mirëfilltë kulturore, jemi të detyruar që takimet t’i bëjmë në mjedise të tilla, por gjithësesi shqiptare. Në ditën e parë gjithcka shkoi bukur,sipas një programi jo shume te ngarkuar dhe që u mbyll me një darke ne “Royal Kafe”, pronë e bashkatdhetarit Fran Lleshi. Botuesi dhe krijuesi Pjeter Jaku, pasi uroi te pranishmit për pjesmarrjen, foli shkurtimisht rreth historisë së kë tij aktiviteti,që tashme i ka kaluar “kufijtë ”e Michiganit. Mjaft interesante ishin diskutimet e shkrimtarit te njohur Naum Prifti, i cili për të dytin vit vjen nga New Yorku ne këtë aktivitet. Po kështu diskutan edhe krijuesi dhe publicist Pierre Pandeli Semsia, poetja Elinda Marku, Poeti Gjovalin Lumaj e te tjere. Gjate darkes u diskutua rreth krijimtarise në diasporë si dhe rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në zhvillimin e kësaj krijimtarie. Mbrëmja kaloi nen shoqërinë muzikore të grupit “Adriatik”,me këngëtaren e njohur Aferdita Gashi.
Dita e dyte filloi me kafen e mëngjesit në “Expresso House”, prone e publicistit Rush Dragu, i njohur tashme edhe si moderator i revistë s elektronike “Albdreams”. Krijuesit përshëndeten me bashkatdhetarët, ku shumë prej tyre kanë ardhur enkas për t’u njohur dhe takuar me shkrimtarë , artiste dhe gazetarë , të mbledhur në ditën e tyre. Mbrëmja përfundimtare bëhet ne “Wellington Pub”, edhe ky restaurant i njohur , me pronar aktivistin e njohur Gjeto Ivezaj. Gjeto ka dale tek dera sipas tradites shqiptare, për të pritur miqtë , duke u përshëndetur përzemërsisht. – Miresevini ,- thotë Gjetoja. Miq të tillë më nderojnë mua dhe lokalin dhe dua që ta kalojmë sa më mirë, rehatohuni si në shtëpinë tuaj. Drejtuesit e aktivitetit Novrus Nazarko dhe Gjovalin Lumaj qëndrojnë në këmbë, derisa të gjithë të pranishmit te janë rregulluar nëpër vendet e tyre.
Alfons Grishaj, poet dhe editor i revistes “Kuvendi” është ndër të parët që ka ardhur këtu dhe shprehet optimist se gjithçka do te shkoje mirë. Moderatori i mbrëmjes Zef Lleshi, pasi uron të pranishmve mirëseardhjen, ia jep fjalen z. Nevrus Nazarko per te lexuar përshëndetjen Ministrit të shtetit pranë Keshillit te Ministarve, Genc Pollo drejtuar ketij aktiviteti.
Gjate mbremjes u recituan pjese nga krijimtari të autorëve të ndryshëm, nga Ndue Gjekaj, Nilda Dervishi, Rush Dragu, Vera Vucaj, Pierre Pandeli Semsia et. Gjithashtu u bë në përshëndetje, nga Pader Pashko Gojcaj, autor i 3 librave, i cili kishte udhëtuar nga Malesia për të marrë pjesë në ditët e letërsisë ,shkrimtari Naum Prifti,veprimtari dhe ish botuesi i gazettes “ILLYRIA”, konsull nderi per shqiptaret ne Detroit, Ekrem Bardha, ku në fjalën e tij theksoi se çdo aktivitet duhet të sherbejë bashkimit dhe harmonisë, larg xhelozive dhe mospërfilljes.
Pershendeten gjithashtu aktivisti dhe krijuesi Lulash Palushaj, intelektuali Anton Lajcaj, kryetari i shoqates “Kelmendi” Mark Rexha. Gjithashtu pershendeti koleksionisti Luan Isufi si edhe poeti Gjovalin Lumaj. Mbremja vazhdoi gjate nen shoqerimin e dy grupeve muzikore,”Emigranti”me kengetarin Mark Gega dhe “Adriatik” me kengëtaren Aferdita Gashi. Juria e konkursit e perbere nga poeti Negjip Ejupi, perkthyesja Aida Desmondy, gazetari Redin Hafizi, poetja e re Brunilda Licaj shpallen fituesit e konkursit.Ne realizimin e ketij aktiviteti ndihmoi biznesmani dhe ish bashkepronari i TVA-2 ne Michigan,Astrit Turabi, i cili kishte udhëtuar nga Florida si dhe aktivisti Albert Arapi.
DETROIT, 25 TETOR 2009
Çmimet e Konkursit të “ Ditëve të Letërsisë Shqipëe në Michigan”, paraqitur në jurië e këtij aktivitetiPoezi: Çmimi i pare: Pader Pashko Gojçaj, për poezinë më të realizuar, paraqitur në këtë konkurs Çmimi “ Gjergj Fishta”: Kostaq Duka, për poezinë përmbajtësore me te realizuar, paraqitur në këtë konkurs. Çmimi “ Migjeni”: Zeqir Gervalla, për poezinë më të realiauar artistikisht, paraqitur në këtë konkurs. Prozë: Çmimi i parë : Rakip Babqorri, për prozën më të realizuar në formë dhe përmbajtje. Çmimi “ Petro Marko”: Pierre-Pandeli Simsia për prozën më të realizuar në tematikë. Çmimi “ Anton Pashko”: Vlash Fili, për prozën më të realizuar artistikisht. Publicistikë: Çmimi i pare : Dalip Greca, për publicistikën studimore më të realizuar, paraqitur në këtë konkurs. Çmimi “ Faik Konica”: Naum Prifti për publicistikën tematike më të realizuar, paraqitur në këtë konkurs. Çmimi “ Arshi Pipa”: Ahmet Çollaku për publicistikën problemore, paraqitur në këtë konkurs. Satirë: Çmimi “Tefë Palushi”: Bardhyl Mezini për ciklin me fabulat më rtë mira, paraqitur në këtë konkurs. Çmime speciale te Keshillit Botues: Nevrus Nazarko, për poezinë më të mirë me tematikën e vendlindjes, botuar në revisten “ Kuvendi”, në numrin 9-2009 Nilda Dervishaj, për interpretimin më të mirë të poezisë dhe prozës, në takimin final të Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan
Komento
Komentimet (1 të postuar)
-
Postuar nga DIKUSH, 07 Nëntor, 2009 14:10:52me te vertete pome habit me kete aktivitet revista kuvendi nje pune me t evertete per tu pasur zili edhe nga botues te tjere qe vetem botojne e nuk dine gje tjeter vec te fitojne revista Kuvendi me kete gje tregon edhe nje here nje fryme patriotike per te cuar sa me larg letersine shqipe urimet me te sinqerta e pune t embare ne aktivitetet e juaja e urime e suksese te gjithe fituesve te cmimeve e pjsemarresve sepse eshte nje pune e madhe te krijosh ne emigrim sinqerisht urimet e mija te perzemerta.





Politikë
Publicistike


