Mbyll sytë perjete perkthyesi i madh Pashko Gjeci

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

TIRANE- U nda mbrëmë nga jeta në moshën 92-vjeçare, pas një kohe të gjatë izolimi prej sëmundjes, përkthyesi i madh Pashko Gjeçi, i cili zuri një vend nderi në përkthimet tona, me përkthimin e tij legjendar të "Komedisë Hyjnore". I indur në Shkodër më 7 shtator të vitit 1918, Gjeçi mbaroi shkollën e Jezuitëve si dhe gjimnazin Jezuit në qytetin e lindjes. Që në moshë të re, aty nga viti 1934, përktheu disa poezi të poetit italian, Xhakomo Leopardi. Në shkollë mëson mirë italisht, më pas në gjimnaz, greqishten e vjetër dhe latinishten, gjuhë në të cilat përktheu mrekullitë e letërsisë botërore. Në vitin 1938, me gjysmë burse të siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Pashku gjithnjë kujton me kënaqësi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqërimi me të do t'i kushtonte atij 5 vjet burg . Me 15 korrik të viti 1942 diplomohet Doktor në Letërsi. Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën 'Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit'. Në lirim e trasferojnë në Fushë Krujë ku punoi shumë gjatë për përkthimin e PURGATORIT dhe të PARAJSËS. Kur Noli nuk e mori përsipër përkthimin e Dates në prag të 700-vjetorit të poetit të madh, ata të shtëpisë botuese iu drejtuan sërish Pashko Gjeçit. Kështu që në vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesë e parë e komedisë FERRI. Veprës nuk u bë ndonjë jehonë e madhe. Por ish-drejtori i shtëpisë botuese në atë kohë, Nasho Jorgaqi, thotë se shqipërim të tillë mund të bënte vetëm Pashko Gjeçi. Menjëherë pas botimit të KOMEDISË HYJNORE nisi të përkthente ODISENË, një punë që e përfundoi me sukses. Por, një tjetër kulm për përkthyesin ishte edhe "Fausti" i Gëtes, një vepër me një histori të gjatë që nga koha e komunizmit, që mbërriti në duar e lexuasve vetëm para një viti. Edhe pse, ndoshta nuk arriti ta shijonte plotësisht këtë kurorëzim të punës së tij….sepse Gjeçi, i zhytur në humbëtirën, ku kujtimet qenë zhdukur thuajse krejtësisht vitet e fundit, nuk ishte në gjendje të kujtonte as vështirësitë e peripecitë që e shoqëruan sjelljen në gjuhën shqipe me atë gegnishten delikate të tij, të kësaj vepre madhore.
(GSH/BalkanWeb)

 

 

Presidenti Topi ngushëllon familjen Gjeçi për ndarjen nga jeta të përkthyesit të shquar, Pashko Gjeçi.

 21 janar 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjeçi për ndarjen nga jeta të përkthyesit dhe linguistit të shquar Pashko Gjeçi në moshën 92-vjeçare.
“Në këto çaste të rënda dhimbjeje dëshiroj t’ju gjendem pranë shpirtërisht për humbjen e njeriut tuaj të dashur, Pashkos së madh, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Mjeshtri i pazëvendësueshëm i përkthimit falë punës së palodhur të të cilit mundën të lexonim ‘Komedinë Hyjnore’ të Dantes edhe në shqip qysh në vitet ’60-të si dhe veprat e tjera klasike të letërsisë botërore do të mbetet përjetësisht i nderuar në panteonin e kulturës shqiptare.
Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të përkthyesit dhe shkrimtarit erudit, të këtij njeriu me vlera të jashtëzakonshme njerëzore dhe intelektuale, jam i bindur se të gjithë lexuesit dhe njohësit e kryeveprave botërore do t’i mbeten përjetësisht mirënjohës Pashko Gjeçit për shpirtin talentin dhe mjeshtërinë e tij shpërthyese artistike që tregoi në fushën e letërsisë duke frymëzuar edhe brezat e mëvonshëm të përkthyesve letrarë e duke i ushqyer ata me dashurinë për shqipen e bukur e të qashtër.” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të shtetit shqiptar.

 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara