DISA KUJITME PER MARTIN CAMAJ

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image Gjekё Gjonlekaj/ New York

 Lufta e Dytё Botёrore solli ndryshime tё mёdha sidomos nё Evropёn Lindore. “Perdja e Hekurt” e ndau kёtё kontinent pёr pothuajse njё gjysmё shekulli. Shqipёria pёsoi rёndё nga kjo ndarje. Disa intelektualё ishin tё bindur se Diktatura shqiptare do tё jetё shumё e egёr. Ata ishin tё vetёdishёm se nuk mund ta pёrballojnё dhunёn e sistemit komunist dhe u larguan nga Shqipёria menjёherё pas luftёs.Shumё nga ata u vendosёn nё tokat shqiptare nё ish-Jugosllavi, kryesisht nё Kosovё. Ata u pritёn mirё nga shqiptarёt e vendit. S’ka dyshim se ata dhanё kontribut tё rёndёsishёm pёr arsimin dhe kulturёn shqiptare nё ato treva.

Arsimi shqip pas luftёs ishte nё gjendje tepёr tё keqe dhe ndihma intelektuale e shqiptarёve nga Shqipёria ishte e rёndёsishme. Njёri prej atyre pishtarёve tё arsimit shqip ishte Martin Camaj. Ai dhe disa shqiptarё tё tjerё nga Mbishkodra themeluan shkollёn e parё tetёvjeçare nё Tuz duke pёrhapur dritёn e dijes kudo nё trevat tona. Pёr Martin Camaj nuk kisha dёgjuar. Nuk e di pse? Ndoshta pёr arsye se nuk qёndroi shumё kohё nё Malёsi. Pёr kёtё intelektual shqiptar mёsova nё Kosovё, nё fillim tё viteve ‘60 kur fillova mёsimet nё gjimnazin e Gjakovёs. Intelektualёt e Kosovёs flisnin me dashuri e respekt tё veçantё pёr Martin Camaj. Ishte bёrё shumё i njohur me dy veprat e tij poetike: “Njё fyell ndёr male” dhe “Kёngёt e vrrinit”.Vargjet e tij poetike ishin frymёzim pёr shumё poetё dhe shkrimtarё tё Kosovёs. Largimin e Martinit nga Beogradi intelektualёt e Kosovёs e kishin pёrjetuar si njё humbje tё madhe, sepse gjatё studimeve nё universitetin e atij qyteti  ai kishte bashkёpunuar me elitёn shqiptare. Tё gjithё sё bashku vepronin pёr tё mirёn e kulturёs shqiptare nё Kosovё dhe mё gjerё. Pёr Martinin mёsova  nga profesori im i gjuhёs shqipe nё gjimnazin e Gjakovёs, Mehmet Surdulli. Ky profesor i nderuar i Kosovёs fliste pёr Martin Camaj me njё dashuri vёllazёrore. E adhuronte pa masё Martinin dhe veprat e tij, pavarёsisht se ishte i ndaluar nё shkollat shqipe nё ish-Jugosllavi ashtu siç ishin tё ndaluar Gjergj Fishta, Faik Konica, Ernest Koliqi e shumё tё tjerё. Pёr shqiptarёt nё Kosovё dhe mё gjerё Martin Camaj ishte i veçantё, sepse kishte jetuar dhe krijuar me intelektualёt mё tё mirё tё Kosovёs. Ata e nderonin dhe e shikonin si njё yll drite. Tek ai shihnin njё pasardhёs tё Gjergj Fishtёs. Profesor Mehmet Surdulli zgjoi nё shpirtin tim njё dashuri tё madhe pёr Martin Camaj. E kujtoj me respekt profesorin tim tё nderuar pёr qёndrimin e tij intelektual e atdhetar. Pas disa vjetёsh pёrjetova  fatin e Martinit dhe u largova nga vendi. Shkova nё Romё ku disa vjet mё pёrpara ishte vendosur Martin Camaj. Atje takova  Ernest Koliqin, mikun tim piktorin, Gjelosh Gjokaj dhe Lin Delinё. Isha tepёr kurioz pёr t’u njohur me Martin Camaj. Por e gjithё kjo ishte e kotё sepse Martini jetonte dhe vepronte nё Gjermani. Ernest Koliqi dhe Lin Delia flisnin shumё pёr Martinin, pёrveç tё tjerash ishte kryeredaktor i revistёs “Shejzat”. Prej Malёsie e deri nё Romё gjithkund pёrpas tij por nuk e pashё me sy asnjёherё. Kaluan disa vjet kur nga Shtetet e Bashkuara fillova korrespondencёn dhe lidhjet telefonike me kёtё personalitet tё lartё tё kulturёs shqiptare. Filluam bashkёpunimin serioz. Interesat e bashkёpunimit ishin tё dyanshme. Pёr mua kishin rёndёsi lartёsitё e tij intelektuale, ndёrsa pёr Martinin kishte rёndёsi diaspora shqiptare e Amerikёs dhe pёrhapja e veprave tё tij letrare nё kёtё komunitet. Nё vitin 1969 kishte marrё pjesё nё festimet e 60-vjetorit tё gazetёs “Dielli” nё New York. Ishte larguar me pёrshtypje tё mira nga Shtetet e Bashkuara. Ai kishte lidhje tё mira me shumё shqiptarё tё Amerikёs, bile edhe me disa amerikanё njohёs tё mirё tё kulturёs shqiptare, midis tyre Leonard Fox pёrkthyes nё anglisht i disa veprave tё kulturёs shqiptare. Lidhjet tona me Martin Camaj u zgjeruan pas Kryengritjes nё Kosovё nё pranverёn e vitit 1981. Ai e ndiente shumё dhimbjen e Kosovёs,sepse Gjermania ku jetonte Martini kishte shumё tё dhёna pёr kёtё vend. Tё gjitha informatat tona pёr Kosovёn ia komunikonim me telefon ose me shkrim. I bёnim thirrje pёr ndёrhyrje tё ndryshme qofshin ato akademike ose politike pёr shpёtimin e Kosovёs. Pёrgjigjja e tij ishte do te bёj çka ёshtё e mundur. Bile sot e kёsaj dite e kujtojmё njё varg tё tij poetik qё na e lexoi nё telefon dhe nuk e di nёse ёshtё botuar nё ndonjё vepёr tё tij.

Vargu thotё: “Nga vrima ku ju futet telin e skuqur, dolёn trimat e lirisё”. Martin Camaj kishte lidhje me shumё intelektualё tё Kosovёs, bile disa prej tyre shkonin pёr specializime pranё Katedrёs Albanologjike tё cilёn ai e drejtonte. Ishte intelektual i vёrtetё dhe burrё shumё i pashёm. Bile nё konkursin e bukurisё nё Universitetin e Mynihut kishte fituar vendin e parё pёr 5 vjet me radhё. Ky universitet i njohur evropian e  kishte traditё pёr çdo vjet me zgjedh profesorin mё tё pashёm. Shpesh kam biseduar me Martinin pёr kёtё çёshtje. Shqiptarёt pohonte Martini janё racё shumё e pashme, jemi racё dinarike e fisit tё Ilirisё. Kjo ёshtё dhunti kombёtare e jo personale pohonte Martini. Ai ishte kryelartё pёr Gjermaninё dhe çёshtjen shqiptare. Gjermania ka dhёnё mё shumё albanologё e dijetarё tё çёshtjes shqiptare se çdo vend tjetёr nё botё.Pas Shqipёrisё dhe Kosovёs, shqiptarёt e Amerikёs sipas Martinit ishin faktori kryesor pёr tё ardhmen e kombit tonё. Ai ishte njё ndёr bashkpunёtorёt e ngushtё tё gazetёs “Dielli” tё Bostonit. Nё fillim tё viteve ‘80 filloi vizitat e tij nё Shtetet e Bashkuara. Kur vinte nё Amerikё  vizitonte shumicёn e kolonive shqiptare dhe porosia e tij kryesore ishte mos e harroni gjuhёn shqipe. Jepte intervista dhe biseda pёr Zёrin e  Amerikёs dhe pёr radiot e gazetat shqiptare.  Dёshira e tij mё e madhe e jetёs ishte themelimi i njё katedre universitare pёr studimet e gjuhёs dhe letёrsisё shqipe. Pёr kёtё çёshtje punuam disa vjet me Profesor Leonard Fox por pёr mungesё financash  ky projekt nuk u realizua. Martin Camaj ishte gjuhёtar e poet. Bile Profesor Arshi Pipa e pohonte vazhdimisht se Martin Camaj  dhe Ndre Mjeda janё tё vetmit intelektualё shqiptarё, poet e gjuhёtar. Martini kishte njohuri tё gjёra pёr arbёreshёt, sepse nё kohёn kur vepronte nё Romё, Ernest Koliqi e dёrgonte pёr studime dhe specializime nё viset ku jetonin arbёreshёt. Ai tregonte shumё pёr arbёreshёt, gjuhёn dhe traditёn e tyre shqiptare tё Mesjetёs. Ai e pohonte vazhdimisht se arbёrishtja ёshtё njё dialekt i tretё i gjuhёs shqipe. Pavarёsisht se nuk shkroi nё gjuhёn letrare kombёtare tё drejtshkrimit tё vitit 1972 ishte dashamir i bashkimit tё gjuhёs shqipe dhe kёto pohime i mbёshteste tek Budi, Bogdani dhe shumё shkrimtarёt tё tjerё tё Mesjetёs. Pёr mendimin tim Martin Camaj ёshtё poeti,shkrimtari dhe gjuhёtari mё apolitik shqiptar i gjithё kohёrave. Nё mёnyrё absolute u shmangej komenteve politike pёr politikanёt shqiptarё tё para ose pas Luftёs se Dytё Botёrore. Nuk e di pse por kishte njё alergji tё madhe pёr komente politike. Ai edhe Arshi Pipa ishin dashamirё tё poetёve shqiptarё tё Rilindjes dhe mё vonё, por deri nё atё masё qё tё mos cёnohej vlera e tyre. Nёse ndonjёri kapёrcente kufitё duke folur mё shumё se duhet pёr Naimin ose Fishtёn ata nuk e ndjenin veten mirё. Martini nuk bёnte vёrejtje pёr krijimtarinё letrare nё Shqipёri nё kohёn e Diktaturёs sepse i kuptonte vёshtirёsitё e tyre politike. Nё vitet ‘80 ishte shumё i shqetёsuar pёr gjendjen ekonomike nё Shqipёri sidomos pёr  rajonet e Veriut siç ishte Dukagjini. Disa gjermanё qё kishin vizituar Shqipёrinё i kishin sjellur informata se atje mbretёronte njё mjerim i madh ekonomik. Pёr asnjё problem tjetёr nuk e kemi parё kaq tё shqetёsuar.

Pёr krijimtarinё e tij letrare nuk bёnte komente. Kishte pёsuar aq shumё ndryshime nё krijimtarinё e tij. Nё njё rast filluam tё bёjmё komente pёr “njё fyell ndёr male” dhe pёr “kёngёt e vrrinit”. Ai ndёrhyri: ‘Mё mirё tё mos i kisha shkruar kurrё,  jam gati t’i quaj kopila”. Nuk e pyeta pse dhe nuk bёri ndonjё koment tjetёr. Martini ishte kryelartё pёr punёn e redaktorit tё revistёs “Shejzat”. Si kryeredaktor kam bashkёpunuar me pothuajse 40 specialistё tё kulturёs shqiptare, bile shumica nga ata ishin tё huaj pohonte Martini. Ai kishte njё dashuri tё jashtzakonshme pёr gjuhёn shqipe. Ndjente dhimbje tё madhe kur njё fjalё e gjuhёs shqipe zhdukej dhe zёvendёsohej kot me njё fjalё tё huaj gjoja moderne. Martin Camaj e thoshte qartas dhe publikisht: “Kur vdes njё fjalё nё gjuhёn shqipe vdes diçka nё trupin tim”. Pra dashuria e tij pёr gjuhёn shqipe ishte absolute. Kishte disa pikёpamje personale pёr shkencёn dhe kulturёn. Ai pohonte bile herё herё edhe nё mёnyrё banale se shkenca dhe kultura vijnё nga  poshtё e jo nga lart. Po se ule by…nё karrike, atёherё mё mirё tё bёjmё llafe. Nuk janё shumё intelektualё shqiptarё ose tё huaj qё kanё ruajtur aq mirё kujtesёn e vendlindjes. Kjo pasqyrohet mё sё miri nё veprat e tij letrare. Janё pёrshkrime dhe rrёfime tё gjalla.

Martin Camaj ishte profesor shumё i nderuar nё Universitetin e Mynihut. Atje realizoi botimin e tё gjitha veprave tё tij shkencore  dhe letrare. Bashkёpunoi ngushtё me Leonard Fox dhe poezitё e tij u botuan anglisht nё Amerikё, nga shtёpia botuese e Universitetit New York. Martin Camaj shkroi hyrjen pёr botimin e Kanunit tё Lekё Dukagjinit anglisht nё vitin 1989. E lavdёroi shumё kёtё botim dhe ruajmё njё korrespondencё nё lidhje me kёtё çёshtje. Martin Camaj ishte oksidental, por edhe oriental. Ai ishte agnostik,edhe pse kishte mbaruar Gjimnazin Jezuit nё Shkodёr. Ishte atdhetar ,por dy herё ishte martuar me gra jo shqiptare, e para malazeze, ndёrsa e dyta gjermane.E adhuronte tё vёrtetёn por mё shumё tё bukurёn.

Nё pranverёn e vitit 1992 “Fondacioni Dedё Gjo’Luli” e ftoi pёr njё ligjёratё kёtu nё New York, nё lidhje me Kryengritjen e Malёsisё tё vitit 1911. Ishin ftuar edhe Adem Demaçi, Mark Krasniqi dhe Jup Kastrati. Komisioni mё ngarkoi tё flisja me Martinin. Gruaja e tij, Erika, e mori telefonin. Ajo tha se Martini ёshtё shumё i sёmur dhe nuk flet dot. Por kur mori vesh se jam Unё, Martini e mori telefonin dhe foli por me vёshtirёsi tё mёdha. Jam nё ditёt e fundit tё jetёs tha ai. Po largohem i lumtur  sepse tё gjitha veprat e mia i botova  ashtu siç kisha dёshirё. E mbylli telefonin dhe fjala e fundit ishte: “Lamtumirё”. Mora vesh nga Erika se aty ishte i pranishёm Arshi Pipa. Kishte shkuar nga Amerika me iu gjet pranё nё çastet e fundit tё jetёs mikut tё dashur Martin Camaj. Dy ditё mё vonё lajmet shqiptare  njoftuan se Martin Camaj ndёrroi jetё. Kёto janё disa nga kujtimet tona pёr poetin,gjuhёtarin,shkrimtarin dhe publiçistin tonё tё madh Martin Camaj. E kujtojmё me dashuri e respekt dhe sot e kёsaj dite  ruajmё shumё kujtime tё bukura prej tij. Ne mendojmё se Fan Noli e Martin Camaj janё intelektualёt mё tё mёdhenj shqiptare qё jetuan dhe vepruan pothuajse tёrё jetёn jashtё Shqipёrisё. E kujtoj me dashuri e respekt kёtё kolos tё kulturёs shqiptare dhe shumё porosi tё tij vёllazёrore.   


  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara