Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Si guralec
Më çmend malli për diellin
Që sa më gjuan jeta
Në zonën e saj të hijes
Si guralecë më hedh
Nga nuk dua
Kujtesa më ka nënshtruar
Si skllave
Ngatërrohem mozaikut të pakuptimsisë
E paarritshme dita ime
Më mungon ajri
Uji drita
Lule që nuk rritet kjo jetë
Ëndrrat zvarrë provojnë të më vijnë
Tepricë e gjithë jeta
Më mbetet
Me se ta jetojë
Koha gërvishse
E ditëve nuk ndalet
Së hapuri plagë
Asnjanësi
Kjo s ka të ngjarë
Gjithçka ka vënë maskën e asnjanësisë
Dashurisë nuk i ngjallet
As zilia
Nga asgjëja nuk lind as
Dhembja
Nga kujtesa si litar zgjaten gjarpërinj
Asnjanësie
Dhoma
As e ngrohtë as e ftohtë
Lulet s kanë aromë
Asnjanëse
Kjo kohë
Ndërtimi i lumturisë
Merre e largoj lotët
Nuk janë gurë që mund të ndërtojnë
Lumturinë
Largoje atë zilinë
Që të turbullon
Fundin e shpirtit
S ka të bëjë me lumturinë
Bezdia e përditshmërisë
Vret lumturinë
kape si leckë hidhe
askujt nuk i ka tepruar lumturia
mos e kërko andej këtej
ulu e bëje me copa shpirti
mbushe mëshirë
plot
idiotësi në ajër ujë e e tokë
lumturinë ndërtoje vet
me gjakun tënd
Komento
Komentimet (1 të postuar)
-
Postuar nga Besi, 02 Nëntor, 2009 08:37:40Falemnderit per keto poezi kaq te realizuara. njeiru nuk don ti largohet diellit. njeri nuk mund te jete asnjanes. Prap bukur! lumturia nuk ndettohet me lot. Me bukur..





Politikë
Publicistike


