Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 1 Votime)
Besa Grudes
Princi kishtë dashuruar njëhere
Por jo nuk kishte dashuruar Princeshe
Kishte Dashuru një Bareshë
Pse princi dashuroj një Bareshe?!
Filloj bota për me qeshë
Vall pse Princi me dasht një bareshe
Ç'faj ka baresha që princi e dashuroj
Ç'faj ka baresha qe princit
Zemrën ia pushtojë ?
Çfare ka kjo bot që është aq mizore
Pse si lejojnë dy të dashurar
Te jetojnë me dashuri dhe lumturi
Nuk do të thote a është princeshë a bareshë
Por kan gjetë dashuri te vërtetë?
Ç'është kjo botë që ndërhyn
Pse princi dashuron një vajzë bonjake
E se mori një princeshe me pallate
Vall si jane njerëzit në kët botë
Edhë dashurine do ta imponojnë ?!
Nuk e dinë çka është dashuria
Dashuria nuk blihet me pare
Dashuri falet më nëdjenja
dhe me shpirt
Ajo eshte dashuri
Vetem kur bene drite…
PËR TY
Përseri për ty po shkruej
Se zemra ime për ty po vuan
Përseri presim prillin me ardhë
Që së bashku me të
Të vij edhe pllumbi i bardhe
Ti o prill qofshë i bekuar
Me gjelbrim edhe kete pllumbe me ke dhuruar
Në prill te ati viti me ty kam biseduar
Në prill të ati viti ditelindjen ta kam uruar.
Në ket prille pranvera ka dalë
Me të ka ardhe edhe pllumbi bardhe
Përseri dera ime është rrahur
Nga ajo zemër e dashur.
Ti o prill qe na çel lule
Në Malsi të gjithve na gëzove
Për ket pllumbë qe na e solle
Mua zemrën ma sherove
Ti prill mua përseri
Më gezove si një lule
Ket pllumbë
Në dor ma solle
Përseri sot jam duke prit
Ket ditëlindje për ty
Shum urime o pëllumbë i bardhë
Që per mua ti ke ardhë
KUR KUJTOJ
Kujtoj netet e ditet qe kaluem
Bashke,Kujtoj ato momente
Sa fortë jemi dashtë
Sikur kemi linde, ne kohen e arte!
Sa shpejte kalonin ato dite
Kur rrinim bashke
Rrinim pran njeri tjetrit
Edhe kur iknim te pa ngopur me dashuri !
E ç'te kujtoj tani? Ato ditë e nete
Me jane bere shekuj e, kurrë
Nga mendja s'me ke ikur.
Tashë me ka mbulue errsira.
E nuk po zbardhte kurrë
Pse e bere kete i dashur
Kur ti e din qe une te du ?
Pse te ndodhe keshtu ?
MENDOJ PER TY
Te vrapoj, te perqafoj ket toke
Te qaj me lot si shiu
Vetem te lulëzoj kjo dite
Ne ate prill te ditëlindjes tënde!
Ne ate ditë do te kendoj
Si bilbili ,atehere mbi ne
Do te fluturoj ne një mal
Te shkret e te mbetem vetem!
Vetem nga dashuria,
Qe me fale ti une jetoj
E ti kur mendon se te kam
Harru, gabon nuk ndahem lehte nga ti !
Kujto lulen e tharë mbi varrin
Tim, ujite ti i dashuri im
Se do te sjell prap gjelbrim
Jam lulja e juaj, i dashuri im!
MOS MË HARRO
Në sytë e mi ka lote
Në zemrën time ka shtërngim
Në shpirtin tim ka vrasje e denime
Jeta ime vetëm gjëm e dhimbje.
Në duart e mia
Ka kafshime gjarperijësh
Në fjalet e mia s’ka lutje
Po lufte mendimesh.
Puthjet tuaja ishin të ëmbla
Po me helm kishin qenë
Jeten time në dore ta kam dhurue
Kur me the: shumë të due !
Pa syt tuaj ndihem e verbuar
Pa dashurin tënde ndihem e vetmuar
Kur me mungon ti, ndihem e mjeruar
E pa dashurin tënde, jam e mallkuar.
DUA TË BËHEM
Për ty dua të bëhem diell i ngrohtë
Dua të bëhem zog t'mbaj në fole,
Dua të bëhem dallëndyshe që t'shtegtoj me ty
Dua të bëhem lulëkuqe plot me erë.
Për ty dua të bëhem hapësirë e pafund,
Për ty dua të bëhem qiell i kaltërt shumë
Për ty dua të bëhem pëllumb të fluturoj me ty
Për ty dua të bëhem kanarinë që në kafaz
Të dy bashkë të rrimë.
Për ty dua të bëhem anije kozmike
Dhe te ikim diku larg
Për ty dua të bëhem yll t'ndriçoj nëpër natë,
Për ty dua të bëhem këngëtare të këndoj
Një këngë i dashuri im
Për ty dua të bëhem mikja më e afërt
Të t'sheroi çdo plagë dhe brengë.
Për ty dua të bëhem mal, tokë,fushë
Dhe gjithësi
Për ty dua të bëhem
Gjithçka që don ti
ATË NATË
Kur hëna doli
Mbi malet e Malcis
Qiellin e kishin pushtue
Yjet,ti ikje nga une
Ikje nga unë
Duke më thënë lamtumirë
Nuk kishe frikë në errësirë
Me vrap dilje në dritë.
Edhe sot shpejton hapin
Ike nga unë,
Jo nga errësira,
Po drita të frikëson.
Do ikesh nga unë
Në mes lulesh do ngatrrohesh
Me lule ferr do martohesh
Me ferr ket jete do pajtohesh.
Pse mbas fjalve qe të thashë
Su zbute aspak
Mbi flok të hodha doren
E prap u bere nate!
RUAJ PËR MUA
Ruaj për mua atë qe dua,
Ruaj për mua fjalet nga mjalta,
Ruaj për mua urimet e zjarrta,
Fjalët e dashurise, thuaj për mua
Shikimi i juaj, te jet për mua
Shterngimi i juaj, le te jete zemer për mua
Ç'do çast i jetes suaj, le të jete dhurate per mua
Si dielli qe ka diten, edhe hëna natën
Gjithçka që ne zemren tende shkruen të dua
Ato jane per mua,
Ruaj, ruaj, se une te duaaaa...
ME MUNGON
Dashuria mungesen se duron.
vetem kjo dhimbje e mundon
edhe zemra smuhet, kur
mungesa ekziston.
ne vend te zerit tendë
ndiej ate shpresen e jetes
kur ndigjoi ninullen e nënes
që femijs ja kendon e, ne gjume e venë
e mua deshpërimin ma mbulon
edhe unë kendoj, po zërin se degjoj
mungesa, deshprimi, zhgenjimi, trishtimi
me shoqeron, po ti i mbledhur e i trusun
ne shpirrt tim qendron!
.
NË ËNDËRR
Fryn era e furishme
Nga Lugina e Cemit
Mua me zgjon
Duke rrahur dritaren time
Ngrihem ngadale, prane
Dritares qendroj, e ftoj
Mbrenda, po ajo s'dëgjon
Fryn era, mua me freskon.
Freskia e kesaj ere
Mua me zgjoj nga ëndërra
Ëndërra ma e bukur,
Qe une shihja ne jeten time.
Qenka aroma e Cemit,
Qe ne ënderr me mban,
Doja ta shihja Cemin ,
Ti shkoja pranë
IKEN DJEMTË
E lane te mjere Malsine,
Iken djemte
E lane te shkret shtepine
Dhe kopshtin me lule shkrete.
Si dallendyshet folen
Nenë strehet e shtepise
Ne fundë te vjeshtes
A do kthehen ?!
A do rroni dhe ju male
Po ju nena a do rroni,
Mos pushoni ne varreza
Se ju dhimbjet ua shtoni!
Me pritjet tuaja ç’do te behet
Kur do kthehn djemet tane
Arat tona te pambjella
Do te bahen shkemb e mal!
ZEMER E LENDUAR
Pse ky shpriti im
Ështe shume i vetmuar
Pse jeta ime është e trazuar
A vall, pse ne ty jam e dashurar.. ?
Oqeani i gjat seç na ndau
Buzet e mija seç m'jan tha
Ne zemren time nje emer egziston
Aty kam shkruar, vetem emrin tand..
BUJARI GRUDJANE
Doren në zemer
kryet mbajtur krenare
Buzëqeshja qe tregon
ne fytyrë ane kand
dhe urimi i bujaris
bukë e krype e zemër të bardhe
ne sofer ke ,o miku im
mirë se na ke ardhë !
Ti bujari grudjane
ne ç’djep u perkunde vallë?
shpia jote ish shpia e
zotit edhe e mikut
dhe buken tande shekujt
të bekuen me radhe…
DO TE LULZOJNE LULET NE MALESI
Ndjeu nëna ne kraharor
Zjarr e dhimbje lot gjaku
Kur ne qiellin e kulluar
Fluturon Shpend Grudjani
Ku shkon bir me hap rrufeje
Rrugëve të botes dhe me dhe
Malet fushat shkrepat bjeshkët
Ulin koken e qajne me ne !
Vershon Cemi ne gjoks Tergajave
Per te shuar dhimbjen qe djeg
Jo nuk mundi te shuaj brengë
Mallin e Grudes per djalin qe prêt.
Atehere rete nga vranësia
Leshuan shiun pa u ndal
Jo nuk munden ta qetësojnë
Zemrën e nënës, shpirrtin e vrarë.
Qeshi nena grudjane, lotet i fshiu
Kur pa Shqiponjat ne kthim
Qeshi mali u terën ret
Do vije dhe biri im !
Bijtë i bashkoi dora ylberit
Ktheu lulet qe u rriten në mergim
Rrufe nga qielli i pastërt s’do te qellojë
Në grykë te Grudes, vellai do te jetoj.
Zbardh agimi një diell i zjarrtë
Kur pershëndet ne Grud Tungjatjeta
Nga goja buron fjalë e kristaltë
Luzo bire ne Grudën tënde!
Hap shqiponja te bukurat krahe
Nëpër fushat e Malësis ka marr turr
tufa-tufa keta sokola
I mbane gjalle BESE e FLAMUR !
VASHES GRUDJANE
OH! Moj grudë Moj grudjane
Ke një zemër shumë të madhe
Ne mbrendi ke shumE ngrohtësi
Ma dergo ne KUrbet TI !
Ma dergo pertej oqeanit,
Se per ty me dogji malli
Ne mërgim un jetoj
Por TY grudë s'te harroj !
Ty Grudjane kurre s'te harroj
Me mall e respekt të kujtoj
Mergimi qoftë mallku
Qe nga ti na ka largu !
Jemi, jemi shum krenarë
Se nga ti Grude kemi ardhë
Ne djep tënd jemi përkund
Kurre te huajt s’na kane mund!
VETEM PER JU SOKOL
Si lulja qe çel ne pranverë
Si natyra që ngjall pranverën
Si bilbili që kendon
Si shqiponja që ligjëron.
Ashtu edhe zemra jote
Ne mëndjen time valëzon
As lulet s’me japin aromen
As rrenjet s’me mbajnë të njomë.
As dielli nuk leshon rreze
As gjethet s’me feshferijnë lehte
Pa ju Sokol, gjithçka ashtë e kote
Ne ditet e bukura, ne ditet me lot.
Ne ditet plot shi
Puthjen tende te embël e shijova
Ne mesin e nates pa yje
Te kujtoi vetem ty
Ne malet e larta plot dëborë
Ne bjeshket e malësise plot gjelbrim
Në fushat e gjera plot mbarim
Ne kaltersin e detit pa fund
Te shoh vetem ty Sokol !
ME LEJO, MOS ME LARGO
Me lejo ta thithë nektarin ne buzët tuaja
Me lejo qe trupin ta bëjmë një
Te pushoj ne krahërorin tënd
Te thëm se vetem ne zemrën time ke vend !
Me lejo zemrën tënde ta ndegjoj
Me lejo trupin ta ledhatoj
Me lejo ndënjenjat tuaja ti ndjejë
Me lejo kete dashuri ty me ta fal !
Me lejo ti o pllumb i shkruar
Tani nuk je i vetmuar
Te kam pranë ty i dashur im
Vetëm me lejo dashurin time!
Ty ta dhuroj, me lejo e mos me largo
Une, ne ty jam betuar gjër ne vdekje
Me ty do udhetoj gjer në amëshim
TY Te Dua Ty Te Dua ,o pllumbi im
ZOGU E DASHURIA
Ti o zog , o zog i gëzuar
Fluturo duke kenduar
Se pranëvera paska dal
Merr zog një fije bar
Folen e dashuris ndertoje me arë…
Atë fole nderto ngadal ngadal
Bashkojë keto dy zemra qe në dashuri kan ra
Ne një çati nderto, atë fole, ti o zog i shkruar
Ne at’ çati ne te dy kemi me festu
Atë fole e kemi emru “ZOGU I DASHURISE”
Ti or zog atë fole ndertove
Ti or zog dy zemra i bashkove
Ti o zog i dashuris ....
Dy zemra të zjarrta, dy shpirrta të pandarë
Ne pranëverë i ke bashku me at fole me bar
TREGOMË DASHURI
Pse vallë nuk me flet
Pse vallë nuk rri me mua
Pse vallë je larguar kaq shpejt
Pse vallë unë te dua kaq shumë
Pse vallë me godet ne zemer me thikë
Pse vallë me sheh me inat
Tregomë nga kushë u gënjeve
Tregomë ç' te keqe ke prej meje
Tregomë o hija e jetes
Tregomë o ëndërr e pa fund
Tregomë o fillë i pa mbaruar
Pse ajo te bëri për vehte
Dhe zemra ime s'ka te shëruar
Pse ma lëndon zemrën
Pse me rri kështu i dashur
Pse s'më tregon ëndrrën
Qe ke parë për mua
Kur unë të flas ti nuk përgjigjesh
Pse vallë me verbove
Pse ma dogje zemren
Dua një shikim te ma dhurosh
Dua një buzëqeshje te mos me harrosh
Sa shumë te kam dashur
Sa shumë të kam urua
Sa lot kam derdhur
Kur më je larguar
Shumë netë pa gjumë
Shumë ditë pa punë
Shumë ëndërra pa shpresë,
Po me le të vdes !
Pseeeeeeeeeeeeeee???????





Politikë
Publicistike


