Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Ali Podrimja
POEZIA DHE FEMRA
Ajo shkruante poezi erotike
i ngjanin asaj dhe vitrazheve
se kishin shpirtin dhe bukurinë
Para se të bënte dush
Plaçkat i hidhte nëpër sallon
Dhe shikonte trupin në pasqyrë
Mos ka mbetur edhe diç
Mund të ndërpritet komunikimi
Mes saj dhe atij tej xhamit
Që shikonte me sy të mjegulluar
Ne bisedonim për të bukurën
Dhe senzibilitetin njerëzor
Dhe kohën që na mungonte
Atë që prekte shkaktonte vërshime, tërmete
Dhe atë zërin e brendshëm
Që duhet mbrojtur
Një nga një ia ktheja plaçkat
të shpërndara para sa kohësh
Në hapësirën blu
Dëshironte të ndjejë zgjimin e trupit
Të shëndetshëm, të pastërt
Ç’të heqë më dorë e Krijuesit
(2010)
ERRËSIMI I STEPES
Mikut e botuesit Gjekë Gjonlekajt
Dashnor i madh ishte Vronski, i flakët
Rrit me egërsira e qumësht bore
shalon erërat
Në universin e purpurt Anakarenina
Shëtit me një lule të zezë në gjinj
Madhështinë flokëkuqi e shihte te Herodi
Varre qytete të djegura gjithandej Ilirisë
Dherave sllave ‘i përbindësh zgjuar ish
Prerë e vrarë dhe fëmijë arnautësh
Për të madhin Zot
Hingëllimë kuajsh dëgjohet në stepën e ftohtë
E bukura kryeshtruar kërkon varrin e Vronskit
Hëna e varur në një degë ndrit dhera ujëra
Nën një çati Tolstoj shkruante: Luftën dhe Paqen
(Ulpianë, janar 2010)
ZGJIDHENI VDEKJEN TUAJ
Mënyrët e vdekjes janë të ndryshme
Njëri vdes e tjetri ngordh
Dallimi është se nganjëherë coftina
Jeton më gjatë në kujtesë
Ruajuni pranisë së saj
Në fund të fundit më mirë
Të zgjidhni vdekjen tuaj
Guximi shpërblehet me përjetësi
(Nga dorëshkrimi “Rruga e verbër”)





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


