Poezi nga Albana Melyshi Lifschin per 14 Skurtin...

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 Albana Melyshi Lifschin 

Lërmë

... lërmë të çlodhem

pas këtij udhëtimi të gjatë,

kryet në gjoksin tënd ta vë,

vështrimin qelibar,

ta mbaj nën qepallë,

vitesh u lodha kërkimit për të.

--------  

 Mos më dërgo heshtje

Mos më dërgo heshtje

Heshtja bluan gurë.

Nuk është për mua.

në çdo fjalë që dërgon ti

tek unë merr frymë një poezi


   ---------

  Vathët

Sot vura vathët, që më pate dhënë ti

dhe në restorant hyra me dikë tjetër. 

Oh, jo! Nuk qe restoranti ynë.

Dhe porosia... jo nga menyja jonë. 

 

E lashë të më lëvdonte sytë,

fustanin dhe vathët pikë-loti.

Ai i kënaqur nga hiçgjë,

Unë vështrimin te dera tretur.

 

Pse erdha këtu, kot së koti ?

Kur shpirti te ti kishte mbetur?

  

  Puthja

Dy herë hyra sot në dush

Dy herë dola e tharë...

Puthjen që më le në gushë

Nuk desha uji të ma marrë   
 

Molla  

E fortë, e rrumbullakët,
Dielli i erdhi përreth,
ajo u skuq, u rrit,
u lëngëzua,
nga pesha e  saj
dega u rëndua,
mollë e pjekur pret te bjerë
Po... ku?
  

Çapkënëri  

S'e di pse më pëlqen,
të luaj me ty,

në shtëpi kur kthehesh,
të kërkosh çdo qosh,
e të mos më gjesh,
kur buzët të varësh,
e jashtë të dalësh
fshehur pas dere
fëmijërisht të qesh,
në krahë t'më marrësh,
e lart të më ngresh.

Gusht, 2001
  

Legjenda
 
Njerzit japin "teori" te ndryshime mbi origjinen e vertete te dites se Shen Valentinit.
Disa njerez mendojne se kjo dite i ka fillimet e saj nga St. Valentine, nje romak i cili u vra sepse nuk donte te ndryshonte fene e tij, kristianizmin. Ai vdiq ne 14 Shkurt, 269 pas Krishtit. Legjenda gjithashtu thote se St. Valentine para vdekjes la nje shenim per te bijen e rojes se burgut, me te cilen kishte lidhur miqesi gjate kohes ne burg. Ne fund te letres ai shenoi "Nga Valentini yt"
 
 
Historia
 
 
Dita e Shen Valentinit filloi ne kohen e Perandorise Romake. Ne Romen e lashte, 14 Shkurti ishte dite e festimi per te nderuar "Juno". Juno ishte mbreteresha e perendive Romake. Gjithashtu Romaket e konsideronin ate si Perendeshen e grave dhe martesave. Me pas ne 15 Shkurt, fillonte festimi i Lupercalia.
 
Jetet e djemve dhe vajzave te reja ishin absolutisht te ndara, gjithsesi nje nga zakonet e tyre ne kete dite ishte shorti (zgjedhja e emrave). Naten e festivalit te Lupercalias emrat e vajzave Romake shkruheshin ne letra te cilat i futnin ne kafanoza. Keshtu nje nga djemte zgjidhte nje vazo dhe festonte gjate gjithe festivalit me vajzen emri i se ciles ndodhej ne vazon e zgjedhur. Shpesh ky lloj bashkimi zgjaste per nje vit, dhe kishte raste kur me kalimin e kohes te rinjte binin ne dashuri dhe me vone martoheshin me njeri tjetrin.
 
Gjate perandorimit te Claudius te II ne
Rome zhvilloheshin zgjedhje te shpeshta dhe te gjakshme. Ushtaret nuk bashkoheshin me ushtrite e Claudiusit dhe ai besonte se arsyeja kryesore qe Romaket nuk shkonin ne ushtri ishte se ata nuk donin te ndaheshin nga familjet dhe shtepite e tyre. Si rrjedhim Claudius shkaterroi te gjitha martesat dhe fejesat ne Rome
. Shen Valentini ishte prift ne ate kohe. Ai dhe Shen Marius ndihmonin ciftet e martuara dhe per kete arsye Claudius urdheroi qe ai te terhiqej zvarre perpara prefektit te Romes, i cili urdheroi qe Shen Valentino te torturohej e me pas ti pritej koka.
 
Qe ne ate kohe prifterinjte e kishave te para Krishtere ne
Rome
ndryshuan disi zakonin e festes se Lupercalias dhe zgjodhen Diten e Valentinit (kur u vra Shen Valentini) si diten kur burrat mund te zgjidhnin grate si bashkeshorte per vitin ne vazhdim.
14/02/10 03:14 B.BLLOSHMI,LONDON

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara