Vladimir Marku Cikël me poezi nga vëllimi “Nata qan …” i sapo botuar

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 1 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Një çast intim.

 

Hëna shtrirë nudo mbi plazhin e natës

Fytyra me njolla nxirrë prej diellit

Unë i fshehur mes luleve të vjeshtës

Lexoj mesazhet në librin e qiellit.

 

Hëna shtrirë nudo mbi plazhin e natës

E ftohtë, e bukur, intriguese e pacip’

Unë i fshehur mes luleve të vjeshtës

Të nis mesazhe të ëmbla, me krip’.

 

 

Pas Apokalips

 

Mizore është jeta

Dhe dashuria e re shumë

Për të ditur se ç’është ndërgjegja

Shekspiri shkroi

Pjesa më fisnike gjethlavdie

Në kurorën e arsyetimit

Dashuria është e re

Me shpirtin këndon triumfin e saj

Mizore është jeta

Dhe më mizor, premtimi i saj

Mallkim, mëkat, përçmim

Mbushur harremin e ditës

Thimjani që digjet deri në agim

Bekimin i jep mizorisë

Dashuria është e re shumë

Të dijë si të mbahet me kthetra.

 

 

Dashuria e vërtetë, kthehet

 

Kthehet pranvera mbarsur pranverë

Kthehet zogu i ngratë në fole

Kthehet gjaku i kuq në zemër

Edhe peshku i artë në gjole

Kthehet bleta polen-ngarkuar

Kthehet kënga në flautin e erës

Kthehet shiu blerim-kërrusur

Dashuria e vërtetë kthehet

Kthehet i dobëti ndaj kujtimeve

Kthehet zjarri në vatrën ndezur

Kthehet edhe ajo mall-këputur

Të gjej ëndërrën që ka humbur

Kthehet kush është i vërtetë.

 

 

Nëna ime thirrmë mua

 

Nëna ime thirrmë mua

Nuk e kam atë që dua

Ëndërra ime vdiq në ag

Pritmë vdekje pak në prag.

 

Nëna ime thirrmë mua

Pa buzëqeshjen s’kam ç’e dua

Hapur sytë jetën zhgjëndërr

Ikur shpirti bashk’ me ëndërr.

 

Nëna ime thirrmë mua

Të mbush zemrën në një krua

Të shikoj çfarë ka mbetur

Ëngjëlli im aty i tretur.

 

Nëna ime thirrmë mua

Jeta ime n’çast u shua

Sytë e mi i ka mall shiu

Kripur lotësh shkon njeriu.

 

Nëna ime thirrmë mua

Nuk e kam atë që dua.

 

 

Bliret e Prishtinës

Penën do ta ngjyej në lotin e dhimbjes
Mbi shaminë e mallit do të shkruaj
Flladit do t'ja lidh rreth gushës së kujtimeve
Për bliret e Prishtinës, dashurin' e ruaj.

Aromë e shëtitores, bliret pentagram
Oh, kjo muzikë dehëse që ngrihet dhe bie
Ma çmend nga brenda mallin që kam
Bliret e Prishtinës, o nektar lirie!

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara