Nexhip Ejupi : Cikel poetik nga libri i sapobotuar “Vetëtinë një vetull reje”

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Çelen portokallet

 

Zunë të çelin portokallet,

Fqinja ime kukuriset.

E ndjej zjarrin te me kallet

Prej gugusë që guguriset.

 

Kukuriset mikja ime

Tek ujitka karafila.

Ku me jeni ju, burime,

T’ju gllënjk ato currila?...

 

 Botë e vogël

 

Më ngjeth kjo botë e vogël,

Me pjata e me lugë,

Rrëgjuar porsi gogël,

Lëmuar si me zdruk…

 

Ta hedh në gojë garbiçi,*

Nuk mundem.. rri hesht…

Nga hiçi shkundet hiçi,

Nga vjeshta shkundet vjeshtë.

 

T’i përkëdhel minutat,

Çudi!... Asgjë nuk ndjejnë,

Ashtu si prostitutat,

Që puthjet ti shgënjejnë.

 

Më ngjeth kjo botë e vogël

Ku hiçi shkundka hiç;

Rrëgjuar porsi gogël,

Ta hedhësh në garbiç..

 

  • kosh plehrash

 

 Vallet

 

Të magjeps

Në pranverë

Vallja e luleve…

 

Në gusht

Vallja e yjeve.

 

Në vjeshtën e dasmave

Vallja e nuseve

E vallja e shpatave…

 

Më ngjeth mishin,

E ditpërditshmja

Vallja e pjatave…

 

 

Nallanakja

 

Ç’marrin brigje kësaj ane,

I njoh mirë e mirë më njohin.

Nallanaken me nallane

Sytë e mi kurrkund s’e shohin.

 

Pyes pleq e pyes plaka,

Po askush për të s’më flet,

Veç një vashë me të më ngjajka,

Lidhur flokët një gërshet…

 

Sa i  qasem, gojëçaprazët

Më këlthasin: - Mos iu qas!

Pa më shfryjnë ato marazet,

Sikur qenkam kamikaze…

 

Thembrat kthej nga kisha majat,

Pa mësuar asgjësend.

Pse s’mu shembën vallë krenajat,

Të më linin top në vend?...

 

I them vetes: - Ky është faji,

Që po pyes për dikë?!

Unë nuk jam si maskarai,

Që rren vajzat për hiçgjë…

 

Kokën ul i merakosur,

Ndjejë të nxehtë si në korrik.

Fshati im!... Ç’të ka vrerosur?

Pse s’beson asnjë çikë?

 

 

Bija e lalës

 

Ku po vajtka bijë e lalës?... S’di se ku…

Tek e shihkam, psherëtikam: “ U- bu- bu!,,

Sytë më mbetën te fustani qiell-blu…

 

Ajo vetëm… Dhe unë vetëm… ballë për ballë…

Një rrenqethje m’u purriq gjer në kokallë…

Mu mek goja.. As i vdekur… As i gjallë…

 

Si s’mu shkrep një fjalë e vetme, që t’i flas?...

Si u ngula porsi gozhda në dërrasë?...

Si s’u shkula e ti vija asaj pas?...

 

Pas një shtegu, sikur s’ishte, u firas!

Kur vjen maji, më fanitet shtati i saj

Me fustanin kind-pranvere, qiell-maj…

Ikën maji… Nuk më ikin sytë e saj…

 

 

 S’më bëjnë këmbët

 

 S’më bëjnë këmbët gjer te miku

Ku jam krushk e ku jam gjysh,

Sa shpejt iku dhe korriku,

Malli im më qahet sysh…

 

Bota niset edhe kthehet

Gjithë e qeshur plot gazmend.

Gusht’ i vapës rrokullehet

Dhe shtatorit i le vend.

 

Zot, o Zot, i kam ca nipër

Që ma mbushin pleqërinë!

Më shfletojnë ashtu si libër

Rrudhë më rrudhë e thinjë më thinjë.

 

 

Ç’mund të bëj më mirë?

 

 

Me një lot ju qaj një brengë,

Me një def ju bëj aheng…

Me një zog ju bëhëm qiell,

 

Ju ylberem, shi e diell.

Lajkatarit lajkë më lajkë

I falë harresën, i kthej krahtë.

Nëpër shkurtin shkurtaraq

Ç’mund të bëj më shumë se kaq?

 

 

Muzikë

 

Një muzikë e pikëlluar

Më ndajnatet mbrëmjesore.

Shetis veten i trishtuar,

Si ta kem atë përdore.

 

Porsi dhembje ndizet mbrëmja,

Në përndezje s’më merr leje.

Këtë mbrëmje do ta nëmja,

Por, ah, dhembka brenda meje.

 

Gërshetat

 

Lahes së Paprit

 

Prolog

 

Ç’hijeshi i kishte shtati

Me gërshetat për së gjati!

Ia kish prekur vetëm flladi…

 

Pati shumë që qenë përpjekur,

Si padashje, për ta prekur..

Me një fjalë i linte mekur!

 

Eh, një muzgu, nën qershi

E hutoi një vetullzi…\

Bëri ç’deshi gjer u gdhi!

 

Pastaj iku… Më s’u pa…

Qeshte bota ha-ha-ha,

Vetë qershia, thonë, u tha…

 

Lahja priste, vetëm priste…

Barra barkun po ia rriste..

Të ish gur do të pëlciste!

 

Shkuan vera… E zhegitën!

Shkuan vjeshta.. E veniten!

Dy gershetat ia përhiten…

 

Tha: “ Me fatin nuk u haka!

Halli-hallit nuk i ngjaka!

Njolla e jetës nuk u laka!...”

 

Epilog

 

Ç’e përflisni Lake-Lahen?

Dhe e vdekur, sytë i qahen…

Dy gershetat mend i mbahen!

 

2007-2008

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara