Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
P A S Q Y R A
Pyeti majmuni pasqyrën,
Kur në të pa fytyrën:
Ku e gjen ti guximin
Që më tregon shëmtimin?
Nisi ajo që ta sqaroi,
Ai s’priti e coptoi.
Pse or mik, unë gjithë jetën, tttt
Thashë vetëm të vërtetën,
Ndërsa ti më coptove,
Ama fytyrën s’e ndrrove.
SH A R L A T A N Ë T
Lopë,- tha viçi motak:
Te lutem me thuaj pak,
Pse për deputetët thonë,
Mendja mbrapsht u punon?
Shumë prej tyre biri im,
(Vërju veshin në fjalim),
Tjerrin fjalë pa kuptim.
Meqë fjalën shterpë e thonë,
Dhe tallen me votën tonë,
Del që ne kemi zgjedhur,
Sharlatanët, mendjetredhur.
G Ë NJ E SH T R A
Shëtiste gënjeshtra një natë,
Nëpër pyll e monopat.
E pa hëna, nuk duroi,
Fytyrën me re mbuloi.
Shpend, kafshë e të tjera,
Ikën, si të ish kolera.
Foli një xixëllonjë,
Me guxim si kryezonjë:
Ik gënjeshtër, nuk e sheh
Që s’të do asnjë nga ne?
Vendi jot ti e di,
Është atje, në qeveri…
Q E P Ë E G R I R Ë
Një guzhinier,
Qepën pasi ka prerë,
Nis ta shaj, ta mallkoi,
Meqë sytë ia lotoi.
Qepa siç qe e grirë,
I tha:- Mua fatnxirë
Më bëre si deshe vet,
Tani ç’ke që më bërtet?!...
B A XH A N A K Ë T
Plaka e plakut se ç’ thanë,
Gjelat tone bashkë hanë.
Këndojnë bashkë në duet,
Sy mos marrin, kanë lezet.
Kurse gjelat e komshisë,
Gjithë ditën e perëndisë
Zihen, shtyhen fyt a fyt,
Kush më parë shokun ta mbytë.
-Po kjo dihet, moj plakë,
Gjelat tanë janë baxhanakë,
Ndërsa komshia i ka
Nga një nënë e një baba…
W I K EE N D
Mbret luani për wikeend,
Thirri kafshë edhe shpendë.
Ndër to urithin ka marrë,
Pranë vetes si krushk të parë.
Kafshë sa ishin nuk nguruan
Me zemër e respektuan.
Sa largohet prej gostisë,
Urithi siç e ka për fis,
Ç’qenë atje kafshë e shpendë,
I quajti turmë pa mend.
Është normale,-tha një ari,
S’mund të dalë nga vetja e tij.
B I SH T I P Ë R P J E T Ë
Ecte me bishtin përpjetë,
Qenushja me zonjën e vet.
Një qen rrugësh sterr i zi,
Ec,-i tha,-bëjmë dashuri.
Ajo me inat ka parë:
Si guxon, ore barktharë?
I tha qeni:-Po ti vetë
Kot se mban bishtin pëpjetë!




Politikë
Publicistike


