Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 1 Votime)
GRENXA DHE BLETA-Ne nje dite te gjate me shume vape
nje grenxe hdhej neper petale.
Shikon nje blete ,por nuk po kupton
dhe i drejtohet,-c'far po ben moj blete?
-e lodhur psheretin bleta,-ja dhe kjo dembele.
Ik moj grenxe ,jam ne pune e siper
me presin shoqet nektarin nga une duan.
ne bejme mjalt qe edhe t'i ke zili.
-Nuk kam kohe te endem verdalle
t'i endesh kot ,ik bej folezen tende me balte.
por grenxa nuk ju nda dhe bleten shoqeroi
befas bletet e tjera e mbuluan dhe e pickuan.
-U ngrit grenxa e nevrikosur dhe e sakatosur
bletes i;u drejtua-ta mbash ment
nje dite kam per te marre hak
dhe shkoj per te foleza e saj.
-E- moj grenxe ,mermeriste bleta,vet e kerkove.
Sa e merziteshme dhe e hidhur eshte,
puna i duket e veshtire
gjithe diten fluturon dhe vetem pickon.
-Perseri grenxa me bleten u takuan ne nje dite me vape.
-Grenxa i thot,-je shume punetore moj e marr
t'i nuk pushon ,vec duke mbledhur nektar.
A nuk me jep pak nga mjalti jot?-te kam zili.
Mendoj grenxa , -ta provoj edhe une te mbledh nektar
nuk eshte me e mire bleta te bej mjalt.!
u mundua grenxa e gjore, por hojet e saj jane me balte.
nga sikleti mendoj, bletes do t'i kerkoj mjalte.
Myvela Dervishaj
NJË TUBIM PËR HARMONI E MIRËKUPTIM
Ariu, elafandi, disa kafshë edhe shpendë vendosën të mblidheshin në një pyll për të gjetur mirëkuptim e për të jetuar në harmoni.
Në hyrje të pyllit vunë një reklamë të bukur ku dukeshin duke hedhur valle të gjithë pjesëtarët e ftuar.
Që në hyrje të binte në sy një tapet shumë i bukur, me lloj-lloj ngjyrash. Era e luleve të sapoçelura kundërmonin me esencën natyrale, rrezet e diellit pushtuan gjithë pyllin dhe vendi ndriçohej nga drita e fortë.
Të gjithë të pranishmit ishin shumë gazmorë dhe lëviznin të ç'kujdesur. Të binin në sy tavolinat prej druri të zbukuruara me mbulesa të gjetheve të dushkut. Pjatat mbushur përplot me rëshirë pishe dhe qumësht dhije, në gota elegante me formë boçeje pishe mjalt blete, në shporta kashte ,manafera, luleshtrydhe dhe stika.
Dreri me sinqeritetin e tij tha:
-Cfarë presim?!... Të ulemi të zëmë vend sipas grupit.
-Prit! - tha kaprolli, Mos u ngut o drer, breshka ka kohë që është nisur. Ajo ende s'ka mbritur.
Dhelprës dinake nuk iu durua:
-Unë do të filloj të ha, nuk mund të duroj, kush vjen vonë, vendin në fund e ka.
Ujku grabitqar mendoi: çfarë ka kurdisur kjo dhelpra plakë…
-Pushoni!.. -tha ariu gjigand rendë-rendë:
-Kërkoj nga ju të mbani qetësi. Këtu ka rregulla… Mos u ngutni, kush e ka me hile mban përgjegjësi. Elefanti ka për detyrë me tropmën e vet që kur të fillojë dreka t’u uronte të pranishmeve mirëseardhjen.
Dhe filloi:
-Të dashur kafshë dhe shpendë të pyllit,
Sot jemi mbledhur të kalojmë së bashku këtë drekë…këtej e tutje të përshëndetemi me dashamirësi…- dhe iu drejtua luanit:
-E si thua ti?
-Çfarë thotë ky i marr!... bëj kujdes or budalla, se po të pash në dysh kam për të ndarë.- mërmerit tigri egërsisht.
Sorra e zezë nuk po duronte dhe fluturonte degë më degë për të parë situatën.
Shqiponja rrahu krahët me mendjemadhësi, mori mikrofonin prej kallam sheqeri dhe foli:
- Të dashur miq,
-Dua t'ju përshëndes. Sot duhet të kalojmë mirë, nesër e tutje çdo grup mbetet në traditën e tij.
-Për të shtuar kënaqësinë -foli bilbili -ju përshëndes të gjithëve, në veçanti shpendët…
Tani unë do ja marr një kënge ashtu si e kemi në traditë por kërkoj nga zogjtë të më shoqërojnë ndërsa sorra, laraska, qyqja dhe bufi vetëm të më dëgjojnë.
Ne këtë moment nga fundi u dëgjuan të qeshura.
Serish fjalën e morri ariu putermadhi:
-E ngremë këtë dolli me mjaltë me aromë për të gjitha kafshët dhe shpendët, këtë drekë ta kalojmë si miq të vërtetë, kurrë mos të grindemi s'ka lezet.
Papagalli me ngjyra ylberi përsëriste fjalët, kur nga fundi nuk dëgjohej, macja tigër për çudi nuk po zinte vend ia kishte ngulur sytë papagallit gati për ta ngrënë.
Mbasi mbaroi fjalën, ariu putermadhi, plasi sherri dhe dreka u prish.
Dhelpra siç i thonë dinake, rrembeu një pëllumb, luani dhe tigri në moment zunë prenë e vet, ujku ngjyrë gri nga gryka kapi kaprollin e shkretë, shqiponja me kthetra rrembeu zogun këngëtar, kafshët e vogla u trembën dhe ikën me të shpejtë, gjeli dha alarmin e ikjes, breshka dhe iriqi me zor u futën në një ferrë.
-Medet- përshpëritën ariu, elefandi dhe disa të tjerë:
-Më kot u munduam çdo gjë mbet si dje.
Komento
Komentimet (1 të postuar)
-
Postuar nga Hysen, 04 Nëntor, 2009 05:54:17Ju përgëzoj për rrjedhshmërinë e ngjarjes dhe formën e thurrjes së tregimeve. Ju duhet ta begatoni letërsinë tonë me tregime si këto tuajat sepse tregimi ka mbetur deficitar. Jupërshëndes HYsen Këqiku





Politikë
Publicistike


