VUAJTJET E SHQIPTARVE NUK I KA PROVUAR AS EUROPA, AS AMERIKA,POR SHQIPTARET VETE

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Rush DRAGU

 

Tash 18 vjet jemi mesuar me qendrimet e dyzuara te OSBE dhe ODIHR te cilet, kur ndodhe nje gje dalin e kercejne, se ishte ai ligj apo ky ligj i kontestueshem. Ai ligj, apo ky ligj nuk i ploteson standartet. Duke u kontestuar keto ligje, zgjatet jeta e ketyre “komisionerve” parazit qe, duke marre rroga te majme nga taksapaguesit e europes dhe amerikes dhe, duke mos bere asgje konkrete per me shume se kete cerek shekulli ne vendet e dala nga komunizmi ,zvarrisin dhe tejzgjatin tranzicionin ne ato vende dhe jeten parazite te tyre pa ndonje rendiment konkret  tash disa vjecare.U intereson ketyre komisionerve te mos japin asistence teknike reale, pasi ashtu dhe jo ndryshe, zgjasin jetegjatesine e tyre ne zyra te rehatshme dhe me rroga te majme nga komunitetet ndrekombetar, nga ku vine.

E flas se eshte pafatesia e ketyre komisionerve ose, qendrimi indiferent me dashje i tyre, qe gjithe keto ligje dhe reforma jane kaq te kontestueshme dhe, kaq shume kane deshtuar tash 18 vjet, pasi qeverite dhe grupimet partiake shqiptare, te dala nga pluralizmi, kane qene kaq te degjueshme ndaj nderkombetarve sa, nga njehere, te japin pershtypjen e peruljes deri ne poshtrim.

Por edhe qendrimi i tyre  ( i nderkombetarve) te ben te dyshosh, se i gjithe ky qendrim i dyzuar i tyre behet me qellimin e vetem, per te mbajtur nen zap qeverite qe kane dale mbas cdo zgjedhje gjate kohes se pluralizmit, ose pozojne ne ate menyre se kane te gjithe celsat e qeverisjes ne doren  dhe, duhet bere ashtu sic thone ata dhe jo ndryshe, perndryshe  do te rrezovojme qeverine,te cojne vendin ne destabilizim.

 Shpesh here, te lene te kuptosh ne konferencat per shtyp te ketyre nderkombetarve, qe kane zene ndryshk ne zyrat e tyre ne Shqiperi ,per paftesi dhe mediokritet te tyre, pasi vetem atehere kur ndodhe nje gje, qe nuk shkon mire ne vend, ose sipas interesave  nuk lene vend pa deklaruar kontestimin e tyre per pavlershmeri te pjeseshme, apo te plote te asaj ngjarje politike apo shoqerore dhe, jo perpara qe fenomeni te kete marre zhvillimin e tij.

             Kesaj radhe, ambasadori i SHBA,i cili eshte shume aktiv ne jeten shoqerore,politike,ekonomike e ndoshta edhe ne ngjarje private te shume njerzeve te njohur shqiptar,doli me vonese per shtyp me prononcimin e Tij per ligjin e pastertise se figurave.

Doli me vonese,pasi ky ligj eshte perfolur, diskutuar,forcat politike jane “perleshur” tash sa kohe rreth ketij ligji dhe, ky ambassador ka qene i pranishem fizikisht dhe ne menyre aktive ne ambasaden amerikane ne Tirane.

Lind pyetja vetevetiu;

-Si nuk  e hengri meraku ta shoh draftin e ligjit ( qe, ma merr mendja, se qeveria do ja kishte besuar per ta lexuar!!!!) dhe pastaj te kishte dhene obsionet pro ose kunder te tij, para se te kalohej ne kuvend.

Dashje pa dashje, ai ben mbrojtejen e persekutorve te komunizmit shqiptar,te prokuroreve dhe hetuesve qe kane dhene urdher per te torturuar ne burgjet e diktatures duke tejkaluar cdo norme te ligjit te kohes, me te vetmen justifikim, se eshte i vonuar dhe shkel te drejtat e persekutorve.

Ironia me e madhe e gjithe ketyre viteve.

Vetem nje analize te vogel te bejme mbas 18 vitesh;

          Shikoni se cfare rezistetnce bejne te gjithe ato vegla te komunizmit kur, sado pak u eshte dobsuar pushteti politik, pa le se cfare do te kishte ndodh para 10 ose 15 vitesh, po qe se do te ishte tentuar te behej nje veprim  tille,si p.sh aprovimi i ketij ligji.

Me ate ligj, nuk kerkohet revansh,nuk po internohet njeri as familje e persekutorit,nuk po burgoset njeri as familje e persekutorit,nuk po i hiqet e drejta per pune,nuk po i hiqet e drejta e emigrimit per te fituar, ashtu si qindra mije te shkolluar shqiptar, qe u detyruan te marrin rruget e botes, si pasoje e qeverisjes se mbrapsht te atyre, qe sot duan te hetojne dhe gjykojne prape, si para 18 vitesh me vdekje,varje ose burgim ( pasi Shqiperine nuk e kane me afer ata se mijra e mijra emigrant).

  A e dine zotrinjet e OSBE dhe ODIHR se, per cilin kontigjen behet fjale dhe, kujt po i dalin ne mbeshtetje?

A i njohin veprimet  e tyre (te persekutorve shqiptar) shtazarake ndopak ,para se te flasin per te drejtat e lirit e e tyre, ( ku ne asnje vend te ligjit nuk po u mohohen).

A mund te jete justifikim se” tash eshte vone “?

Per hir se eshte vonuar pak ligji ,persekutoret te jene perseri  ne organet kyce te hetuesise dhe prokurorise e gjykates shqiptare?

Mos u ardhte dita ketyre gjykatesve se, edhe perfaqesuesve te OSBE dhe ODIHR ua celin varrin dhe, n.q.s nuk mbajne qendrim real ndaj tyre, ekziston mundesia e riorganizimit te sistemit te permbysur komunist krahas terroristeve ne Afganistan ,Pakistan,Irak,Iran apo ku ndodhen, pasi me mire se OSBE dhe ambasadori amerikan ne Tirane, kush mund ti di .

Sikur ata (OSBE dhe ODIHR) ta kishin provuar ne kurrizin e tyre,internimin,burgosjen,varjen e pushkatimet politike te ketyre qe sot ,sipas tyre po u shkelen te drejtat,ndryshe do te kishin fole dhe vepruar.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara