Të barabartë dhe jo...

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 1 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image   barabartë dhe jo

Astrit Lulushi

Feja, Kombi dhe Politika ngjajnë, jo vetëm nga qëllimi; të sundojnë. Gjithashtu, secila ka edhe nga një strumbullar të vetin që mban të lidhur a të mbledhur të gjithë ata që besojnë në Fe, Atdhe e Parti. Po ashtu, këto e dinë se njerëzit janë më të fuqishmit, prandaj hartojnë ligje, norma, parime për të rregulluar a kontrolluar këtë fuqi.  

Megjithë gjërat e përbashkëta, Përfshirja e Fesë, Kombit dhe Politikës në një bosht të vetëm është e debatueshme. Organizimi politik, p.sh, është një zhvillim relativisht i ri që lindi si nevojë për t'u shërbyer njerëzve dhe jo anasjelltas, siç është provuar shpesh. Ndërsa Feja e Kombi janë më të herëshme, kanë më shumë përvojë, gjë që ka ndikuar pozitivisht në sjelljen e tyre ndaj njeri-tjetrit e ndaj njerëzve. 

Gjëra njësoj të çmuara nuk ka. Sepse pavarësisht çmimit, njëra gjithmonë do të shihet si më e vlefshme kur gjëndet në kohën e duhur, në vendin e duhur. Feja, Kombi dhe Partia janë larg vlerave të barabarta a shenjës së barazimit. Shteti dhe Feja bien në mirëkuptim dhe shpesh ndahen. Këto të dyja mund të shihen si rivale (zili brenda mirësjelljes), ndërsa Politika, si e vonuar, nga që s'mund t'i arrijë, i sheh ato me zili.

Është kjo zili jashtë caqeve, që e shtyn politikën në joshje dhe e bën politikanin të premtojë se do të shërbejë, e njëkohësisht të mendojë se po e mori pushtetin, do të sundojë dhe Partinë 
do t'a shndërrojë në Fe.

Nëpër të njëjtin proces kanë kaluar edhe Feja e Kombi, derisa nga shumë u arrit të kuptohej, se kjo nuk ishte rruga. Pas mijëra vjetësh aleancash, grindjesh, luftrash e armëpushimesh, përgjithësisht u pa se kur dy palë dëshirojnë të njëjtën gjë, ndarja e rrugëve, rivaliteti, jo zilia, është mënyra më e mirë për arritjen e qëllimit.

Dhe gara vazhdon, me politikën ziliqare, që hyn herë në një rrugë e herë në një tjetër, e paaftë për të gjetur rrugën e vet.
Ndërsa Kombi dhe Feja shpesh njëjtësohen, Politika endet si jetime; 
kërkon të bëhet e barabartë; por bëhet pengesë, e dëmshme për të dyja, veçanërisht kur nuk ka pushtet. Dhe kjo krijon efektin e kundërt, grindjen. Forma më e keqe e pabarazisë, thotë Aristoteli, është që të përpiqesh të bësh gjërat e pabarabarta të barabarta. Njësoj si Hobs do të thoshte; qenie në gjendje natyrore, të barabartë për të shqyer njeri tjetrin.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara