Bajroni, suliotet dhe Marko Boçari

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image BYRONI, SULIOTËT DHE MARKO BOÇARI

Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York

Biografia bashkohore e Lord Byronit, Fiona McCarthy nё monografinё: “Byroni: Jeta dhe Legjenda”(Bayron:Life and Legend)botuar nё New York shkruan pёr shtegtimet e tij nё vendet e Mesdheut. Ajo thotё se shqiptarёt suliotё ishin trimat mё besnik tё Byronit dhe vazhdon:

   Ndërkohë që pёrshkruante udhëtimet e veta, me këmbënguljen e John Hobhaus  po mbulonte dhe gjurmët e tij. Në Shqipëri përsa u përket kujtimeve të tij për brezat e ardhshëm pati edhe humbje, sikundër pati fitime. Gjatё kёtij udhёtimi tё vёshtirё Byroni humbi disa prej dorёshkrimeve,bile edhe kujtimet e dashurisё me Z. Edleston. John Hobhaus e bindi qё t’i digjte ato,sepse botimi i tyre mund tё shkaktonte ndonjё aksident. Më vonë Byroni  shprehu keqardhjen për zhdukjen e tyre. Ai i tha Thomas Moor-it  se humbja e dorëshkrimit ishte një gabim "i pandreqshëm".

    Në fillim të nëntorit Byroni dhe Hobhauzi ishin duke udhëtuar përsëri në jug, në drejtim të Greqisë, me një grup të madh shoqëruesish. Përveç Flecherit dhe Andrea Zantakit, qё ishte përkthyesi i tij grek, ai kishte marrë me vete edhe shërbëtorin  shqiptar, Vasilin. Kёtё ia  kishte caktuar Ali Pasha  ashtu siç e kishte caktuar edhe Dervish Tahirin. Ky ishte një nga rojet prej  dyzet e sa shqiptarësh që Ali Pasha Janina kishte urdhëruar ta shoqёronin  Byronin dhe bashkudhëtarët e tij. Rojet shqiptare e ruanin nga hajdutёt vendas. Byroni kishte konsideratё të lartë për dy shërbëtorët e tij shqiptarë, tё cilёt e shoqёruan gjatё gjithё udhёtimit tё tij nё Lindje.

javët e para Byroni kontaktoi me Konstantin Metaksain, guvernatorin e Misolongjit, dhe Marko Boçarin, komandantin suliot të forcave greke në Akarnani, në Greqinë e veriut.

   Ai i kaloi javët e para në Argostoli duke qëndruar në bordin e anijes “Herkules”, nje skelё e vogёl qё i kujtonte Venedikun. Ardhja e Byronit u përshëndet me gëzim nga shumë grekër që ishin banorë në Leghorn . Atij i kishte dhënë letra rekomandimi Kryepeshkopi  grek i Artës,për të vendosur kontakte me prijësit revolucionarë veçanёrisht me Marko Boçarin, udhëheqësin e forcave antiturke në Akarnani.Nё atё kohё Marko Boçari dhe luftëtarët e tij kishin hapur frontin kundёr ushtrisё turke në veri të Misolongjit.

 Byroni kishte shpresa të mëdha tek Marko Boçari, prijësit tё famshёm  suliot që po pëpiqej të mbante nën kontroll avancimin e turqve në Anatolikon. Marko Boçari i ishte përgjigjur pёrzemёrsisht një letre që Byroni i kishte dërguar në fillim të gushtit. Ishin përhapur lajme se Byroni kishte ardhur me shuma të mëdha parash, për të cilat forcat ndërluftuese greke kishin nevojë të madhe. Marko Boçari do ta ketë ditur këtë gjë  dhe letra e Byronit e kishte  mbushur me gëzim: "Shkëlqesia juaj ështe njeriu për të cilin kemi nevojë". Megjithëse duhej të shkonte në betejë, ai kishte ndërmend që me disa shokë të zgjedhur ta takonte Byronin. Por kjo nuk u realizua sepse Marko Boçari u vra si hero në Karpenisi, duke u prirë vetëm disa qindra ushtarëve suliotë. Sulmi i tij kundёr forcave turke ishte vetëvrasës.

Forcat turke ishin tё mёdha diku prej të cilat 15.000 deri me  20.000 ushtarёsh. Rёnien e Boçarit Byroni e priti me dhembje tё madhe dhe shtoi: " U vra Marko Boçari me karakterin e një ushtari të mirё,tё njeriut të ndershëm, që nuk gjenden gjithmonë bashkë ose edhe veçmas".Vdekja e Boçarit dhe mërgimi i Mavrokordatos e bënë akoma më të pavendosur Byronin nё lidhje me veprimet që duhej të ndërmerrte.  Sikur Marko Boçari të mos ishte vrarё kaq papritur edhe historia e Byronit mund të kishte pasur një rrjedhë tjetёr. Si pasojё filluan tё ankohen suliotët e  Greqisë perëndimorё, shumica besnikё tё Marko Boçarit. Fortesa e Lepantos ndodhej  në duart e turqve, por mbrohej nga një kompani shqiptarësh të mërguar larg vendlindjes, që nuk ishin  paguar për disa muaj. Shfaqja e  Lord Byronit të famshëm në ishullin e Kefalonisë shkaktoi thashetheme të shumta midis komunitetit të vogël të mërgimtarëve, që jetonin këtu dhe ishin të lidhur shumë me njëri tjetrin, Ata shpesh nuk kishin dhe me se të merreshin. Siç ndodhte zakonisht me të, në fillim ai e nxiste vetë interesimin e të tjerëve pastaj sikur nuk e çante më kokën për ta. 

Bajroni bënte shëtitje me kalë përgjatë Marinës dhe në një vend përballë ishullit të Guardinit vishej si një luftëtar tartar "me një pendë të gjatë dhe me spaleta". Ai kishte marrë në shërbim me para në Kefaloni një bandë me luftëtarë shqiptarë suliotë, të cilët si mërgimtarë kishin gjetur një strehë të sigurtë në Napier. Një ndihmës suliotë me veshje kombëtare po aq dramatik sa edhe i zoti shpesh e shoqëronte atë gjatë këtyre bredhjeve me kalë. Në mënyrë të pashmangshme banorët anglezë dhe ishullarët zgjasnin kokat për ta shikuar Byronin gjatë këtyre shëtitjeve. Ata zhgënjeheshin shumë kur Byroni i ngulte kalit shpurret dhe largohej si vetima kur shihte ndonjë grup me vajza ose gra. Midis fraksioneve të ndryshme fisnore pjesёmarrёse në luftë për pavarësinë e Greqisë, Byroni ishte shumё i lidhur me suliotët, një klasё  shqiptarësh të krishterë ortodoksë që kishin mërguar nga atdheu i tyre. Në çastet romantike Byroni i konsideronte ata si luftёtarё oriental të fisit të skocezëve…

   Shёrbёtori shqiptar Dhimitër Zografi, që ishte kthyer me Byronin në Njusted, ishte bërë prijës i kryengritësve athinjotë, një gradim që iu duk Byronit njё mrekulli. "Ai ishte i zgjuar por nuk ishte një burrë veprimi, mirëpo rrethanat e bëjnë njeriun".

    Kur Bajroni erdhi për herë të parë në Argostoli dhe kur një turmë ushtarësh të dëshpëruar suliotë sulmuan si zgjua bletësh Hermesin  për ta takuar, Byroni i përshëndeti si t'i kishte miq të humbur prej kohësh. Ai i mori menjëherë disa nga suliotët në rojёn e tij personale, duke premtuar se do tё punësonte edhe të tjerë në të ardhmen. Byroni u zhgënjye pakëz kur ata i kёrkuan më shumë para se ç'u kishte ofruar. Byroni kishte punësuar dyzet  ushtarë suliotë dhe ata i shkaktonin shqetësime të vazhdueshme, duke u grindur, duke mashtruar ose duke grabitur…. Por, sikundër dhe me të gjithë shërbëtorët e tij, Byroni  tregohej i durueshëm, sepse këta ishin njerëzit e tij, ata duhen mbrojtur dhe po të jetë nevoja duhen falur. Ndjenjat e tij karshi tyre u mishëruan në këngën e fuqishme luftarake që Byroni shkroi pёr suliotёt. Byroni kish propozuar që të ndërmerrte një rol aktiv ushtarak, duke llogaritur se ai do të jetë në gjendje të mbajë pesëqind deri një mijë luftëtarë suliotë për sa kohë që të jetë e nevojshme.Shtëpia e Byronit në Misolongji kishte pamje madhёshtore. Në katin përdhesë ndodheshin rojet suliotё që ishin organizuar përsëri me të ardhur Byronit atje.

Ushtarët dhe kuajt zinin edhe disa godina të shkatërruara rreth e përqark oborrit qёndror. Suliotët bënin stërvitje në një rrip toke prapa shtëpisë.  Njëmijë e pesëqind ose më shumë ushtarë suliotë të komanduar më parë nga Marko Boçari ndodheshin tani në Misolongji dhe Anatolikon, ku ata kishin përforcuar trupat lokale për mbrojtjen e këtyre qyteteve. Por autoritetet greke nuk ishin në gjëndje t'i paguanin. Suliotët dhe familjet e tyre nuk kishin me se të jetonin. Afërsia që ndiente Byroni për suliotët, ai vazhdonte t'i quante shqiptarët si njerëzit e vet.  Ai pranoi të merrte pesëqind prej tyre në shërbimin e tij, megjithëse kishte dyshime se jo të gjithë ata ishin suliotë. Qeveria greke pranoi të paguante një qind të tjerë, kështu që Byroni kishte tani gjashtëqind ushtarë nën komandën e tij. Ai rregullisht dilte me kalë i shoqëruar nga pesëdhjetë suliotët që përbënin rojen e tij.  Ushtarët ecnin në këmbë, por ishin në gjendje të rendnin krahas kuajve. Prijësat suliotë ishin grindavecë dhe të përçarë. Nё listat e ushtarëve kishte të shënuar ushtarë fiktivë, pagën e të cilëve e merrnin dhe e përvetësonin prijësat. Ishin bërë kërkesa për të emëruar njëqind e pesëdhjetë oficerë suliotë, duke krijuar kështu një forcë shumë të rëndë luftarake me një rritje të  madhe të pagesës.  Dyshohej se suliotët po ndërmerrnin këto taktika sabotuese të shtyrë nga Koloktroni si fazë e parë për t’i bindur që të braktisnin fraksionin e Mavrokordatos në Misolongji dhe për të kaluar pastaj në anën e tij.

    Më në fund, Byronit me keqardhje iu shterr  durimi. Ai i tha Kinerdit:"Ne duhej ta rrethonim Lepanton, por suliotët nuk e kishin qejf shërbimin "kundër mureve prej gruri"". Për të mos e harruar këtë gjë, ai bëri një shënim pa kompromis për veten:

“Duke u përpjekur më kot me gjithë ato shpenzime, me shqetësime të mëdha dhe me një farë rreziku, që t’i bashkoja suliotët për të mirën e Greqisë, dhe të tyren, unë kam ardhur në përfundimin që vijon: “Unë nuk kam të bëj më me suliotët, ata mund të shkojnë po të duan e të bashkohen me turqit apo të venë në djall. Mund tё bёhem copё e grim dhe nuk ndryshoj qёndrimin tim pёr suliotёt”.

   Nuk ishte naiviteti arsyeja pse ai për një kohë të gjatë mbeti besnik  i suliotëve dredharakë, por ishte fakti se ai nuk donte të hedhte poshtë mundësinë se ata do të përmirësohen një ditë. Byroni  i kishin mbetur vetëm nja pesëdhjetë vetë nga roja e tij personale.Përse u shkaktua kjo krizë?  Gamba thoshte për shkak të ushtrimeve të pakta. Byroni kishte qenë mbyllur në shtëpi prej shirave të vazhdueshëm. Stenhop ia vinte fajin rebelimit tё suliotёve.  Në Misolongji ai u përfshi në një tallje të egër seksuale ndoshta për shkak të mërzisë së madhe.  Një ushtar i ri suliot u vesh si grua për të futur në tundim Flecherin naiv.  Kur Flecheri e pёlqeu djalin e veshur si grua dhe mori ta çonte në apartamentin e Byronit, një suliot tjetër që pretendonte se ishte burri i zemëruar i gruas doli papritur në skenë  bashkë me nja gjashtë shokë, "të cilët me prezencën dhe kërcënimet e tyre", sikundër thotë William Parry, që ishte spekaktor, e dёrrmuan shërbëtorin e shkretё. Kur ishte nën pushtetin e humorit të tij të egër ai mund t'i turrej edhe Parryt që ishte bërë tani shoqëruesi i tij kryesor në Misolongj.Menjëherë pas tërmetit ata ishin duke ngrënë drekë kur Parry, duke u shqetësuar nga një zhurmë  gjëmuese në dhomën lart, mendoi se tërmeti po përsëritej. Por jo, kjo ishte një lojё e rradhës e kurdisur nga Byroni: një grup ushtarësh suliotë ishin udhëzuar të kapeshin pas trave dhe të kërcenin lartë e poshtë në dysheme me të gjithë peshën e tyre.

Një nga episodet e përmendura në letrën e Byronit, ishte vrasja e dhunshme e oficerit suedez, togerit Sass nga një ushtar suliot gjatë një grindjeje në depon e armatimeve, tregon se sa e ndezur ishte gjendja me kaq shumë trupa të kombësive dhe besimeve të ndryshme, që ishin ngjeshur në një qytet të vogël bregdetar. Ishte mars, përpara se suliotët te pushuar nga detyra ishin larguar. Pasi i kishte paguar deri ditën e pushimit, Byronit iu desht t'u jepte edhe më shumë të holla që ata ia kërkuan si të prapambetura vetëm e vetëm për t'i hequr qafe. Ndërkohë, ata vazhdonin të ishin një forcë destabilizuese.

Disa muaj pas rёnies sё Marko Boçarit  pikёrisht mё 19 Prill 1824 vdiq poeti legjendar Lord Byroni nё moshёn 36-vjeçare. Ceremonia e funeralit pёr kёtё kalorёs fisnik tё Anglisё u zhvillua mё 22 prill 1824 në kishën e Agios Nikolaos në Misolongji, ku ishte varrosur Marko Boçari vetëm disa muaj më parё.

Me vargjet poetike monumentale dhe me shkrimet e tij tё famshme e nderoi kombin shqiptar me shumё se asnjё intelektual tjetёr i Evropёs nё atё kohё dhe kujtimi pёr kёtё kolos tё kulturёs evropiane dhe botёrore  mbetet i pёrjetshёm te kombi shqiptar.

Gjekё Gjonlekaj/ Publicist, Ish-gazetar i Zёrit tё Amerikёs.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara