Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
IMZOT NOLI DHE PAPA GJON PALI I DYTË (Me rastin e 45-vjetorit tё vdekjes sё Fan Nolit)
Nga Gjekё Gjonlekaj/New York
Njeriu pёrjeton disa çaste nё jetё tё cilat nuk shlyhen kurrё nga kujtesa. Kёto momente lenё mbresa tё thella qё nuk harrohen kurrё.
Mё 14 mars tё vitit 1965 njё koleg i imi i gjimnazit tё Gjakovёs mё tregoi herёt nё mёngjes pёr vdekjen e Fan Nolit. Ai tha se kёtё lajm e kishte dёgjuar nё emisionin shqip tё Zёrit tё Amerikёs. Njoftimin pёr vdekjen e Fan Nolit e pёrjetova si njё humbje personale. Nuk e di pse? Antologjitё e letёrsise shqipe nё Kosovё edhe pse tё cunguara nga cenzura serbe kishin botuar disa poezi, njё fotografi dhe njё biografi tё shkurtёr tё Imzot Nolit. Ato pak poezi i mёsonim pёrmendёsh. Nё biografi shkruante se Fan Noli jeton nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, nё qytetin Boston. Fotografia e tij nё atё antologji ishte shumё tёrheqёse. Ajo pamje hyjnore tё bёnte pёr vete. Rrobet e zeza me kollarё tё bardhё mё kujtonin priftin e vendlindjes sime pёrkthyesin e Biblёs Dom Simon Filipaj. Fan Noli dhe veprimtaria e tij nё Shtetet e Bashkuara zgjonte pёr mua njё interesim tё veçantё. Amerika dhe Noli pёrfaqёsonin, begatinё, diturinё dhe lirinё. Si nxёnёs atё kohё gёzonim tё mira materiale nga Shtetet e Bashkuara. Disa profesorё tё gjuhёs dhe letёrsisё shqipe nuk e pёrfillnin cenzurёn jugosllave dhe flisnin pёr Nolin me dashuri e adhurim tё posaçёm. Natyrisht, ata kёrkonin qё shpjegimet e tyre tё mos dilnin jashtё klasёs. Nё atё kohё njerёzit ishin shumё besnik.
Marsi pёr shqiptar ёshte muaj shqetёsues, bile nё mars janё vrarё ose kanё vdekur, shumё personalitete tё shquara tё botёs shqiptare midis tyre edhe Imzot Noli dhe pikёrisht me 13 mars dyzetepesё vjet mё parё u shua si meteor nё qiellin e madh tё Amerikёs rilindasi shqiptar i fundit. Mund tё thuhet lirisht figura mё poliedrike e racёs arbёrore. Kolos i vёrtetё i atdhedashurisё dhe kulturёs.
Pesё vjet mё parё mё 2 prill u nda nga kjo jetё Papa Gjon Pali i Dytё.Shtypi dhe radio-televizioni botёror e pёrcollёn me vёmendje dhe respekt atё mort tё madh.Morёm pjesё nё atё ceremoni mortore nё Vatikan. U shkrua dhe u folё shumё pёr jetёn dhe veprimtarinё e Gjon Palit tё Dytё.
Nuk e dije pse por tёrё kohёn mendonim kush ёshtё ai shqiptar qё mund tё krahasohej me Papёn Gjon Palin e Dytё. Ato ditё flitej veçanёrisht pёr figurёn poliedrike tё Carol Vojtilёs. Tё gjitha krahasimet dhe analizat tona e nxirrnin Imzot Nolin mё afёr Papёs se asnjё personalitet tjetёr shqiptar. Papa teolog, Noli teolog. Papa poliglot, Noli poliglot. Papa poet, Noli poet. Papa ekumenik, Noli ekumenik. Papa aktor, Noli aktor. Papa diplomat, Noli diplomat. Papa orator, Noli orator. Papa patriot, Noli patriot e shumё e shumё tituj tё tjerё qё nuk po i pёrmendim nё kёtё shёnim. Edhe jetёgjatёsinё e patёn pothuajse tё njёjtё. Papa ‘84, Noli ‘83 . Fan Noli vdiq mё 13 mars tё vitit 1965 nё shtetin amerikan Florida. Papa u plagosё pёr vdekje mё 13 maj tё vitit 1981 nё Sheshin Shёn Pjetri nё Vatikan. Tё dy vepruan pёr tё mirёn kombёtare dhe pushojnё nё amshim jashtё atdheut.
Noli arriti nё Tokёn e Re 94 vjet mё parё nё moshёn 23-vjeçare dhe si Moisiu do t’i prijё popullit tё vet nё rrugёn e mundimshme tё lirisё. Ky apostull shqiptar i lirisё punoi tёre jetёn pёr tokёn shqiptare tё premtuar. Hyri dhe u laurua nё tempujt mё tё lartё tё dijes nё Amerikё. Bashkoi shqiptarёt duke themeluar institucione pan-shqiptare, qё kremtuan 100-vjetore siç ёshtё gazeta “Dielli” dhe Kisha Ortodokse Shqiptare. Nderoi racёn arbёrore me aftёsitё e tij kulturore mё shumё se asnjё shqiptar tjetёr jashtё atdheut. Punoi dhe bashkёpunoi me elitёn fetare kulturore dhe politike tё Amerikёs dhe Evropёs. Ishte koleg klase nё Universitetin Harvard me babain e Presidentit John F. Kennedy. U ftua nё Shtёpi tё Bardhё nga Presidenti Johnson tё mbante ligjёratё pёr Shekspearin me rastin e 400-vjetorit tё lindjes, bile Metropoliti ynё bёri edhe lutjet fetare tё rastit. U takua dhe bisedoi me Presidentin Wilson pёr çёshtjen shqiptare. Mori pjesё nё konferencat mё tё rёndёsishme ndёrkombёtare pёr Shqipёrinё. Mbajti fjalime dhe shkroi artikuj dhe poezi tё shkёlqyeshёm pёr Kosovёn dhe trimat e saj.U shqua edhe nё fushёn diplomatike dhe politike. Ngriti fonde financiare me vlerё tё sotme miliona dollarёsh pёr shpёtimin e Shqipёrisё. Nё kohёn kur po bёnte kёtё fushatё shkroi vargjet poetike qё ishin thirrje tё vёrteta biblike.Nuk ka varg mё tё njohur poetik nё letёrsinё shqiptare se “Mbahu Nёno mos ki frikё se ke djemtё nё Amerikё”. Kreu detyrat mё tё larta nё atdhe. Themeloi Kishёn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Shkroi shqip dhe anglisht historinё e Skёnderbeut. Shkroi vepra tё mёdha tё artit dhe muzikёs, kryevepra kёto qё u komentuan nga elita botёrore e kulturёs. Ngriti 13 kishё ortodokse shqiptare nё Amerikё. Pёrktheu shqip dhe anglisht libra me karakter kombёtar e fetar. Nё moshen 80-vjeçare mёsoi gjuhёn aramaik tё Jesu Krishtit. Shkroi dhe botoi 40 vepra kulturore tё fushave tё ndryshme. U shqua nё fushёn e gazetarisё. Profesor Martin Camaj e pohonte vazhdimisht se publiçistika shqiptare arriti kulmin me Nolin e Konicёn , sepse ata sollёn nё gazetarinё shqiptare pёrvojёn e shkollёs amerikane. Shqipёroi vepra tё mёdha tё kulturёs botёrore. Udhёzoi dhe inkurajoi klerikёt myslimanё, katolikё e bektashinjё pёr themelimin e institucioneve tё tyre fetare nё Amerikё. Idenё e Monsinjor Zef Oroshit pёr afrimin dhe mundёsisht bashkimin e Kishёs Ortodokse dhe Katolike Shqiptare e priti mirё. Por mosha nuk premtoi qё kjo vepёr tё shkonte drejt realizimit. Nderoi tё gjithё ata shqiptarё dhe tё huaj qё punuan pёr Shqipёrinё. Ua njohu zotёsitё dhe meritat edhe kundёrshtarёve mё tё mёdhenj.
Zhgёnjimet mё tё mёdha i pёsoi nё jetёn politike. Nё jetёn fetare shoqёrore dhe kombёtare tё shqiptarёve tё Amerikёs Imzot Noli gёzonte respekt tё jashtzakonshёm.
Shqiptaro-amerikanёt e moshuar tregojnё shumё pёr Peshkopin e tyre tё dashur.Ata thonё se Noli i paralajmёronte famullitё shiptaro-amerikanё pёr vizita baritore dhe ata lajmin e vizitёs sё Uratёs e prisnin me gёzim. Nё meshёt e Nolit merrnin pjesё tё gjithё. Ai predikonte ungjillin shqip dhe anglisht. Para ose pas meshёs tregonte shumё barcoleta. Besimtarёt shkonin nё kishё tё lumtur sepse atё ditё do tё dёgjonin edhe humorin e tij tё shkёlqyeshёm. Bile pёr tё qenё sa mё origjinal ai vetё bёhej objekt humori. Shumica e sukseseve tё shqiptarёve tё vjetёr tё Amerikёs lidhen me Fan Nolin. Dukej si nje patrik.
Fan Noli pёr shqiptarёt e Amerikёs ёshtё njё Kristofor Kolombo i dytё.
Ështё detyrё e Sinodit tё Shenjtё tё Shqipёrisё nё bashkёpunim me institucionet e tjera fetare shqiptare tё fillojё proçedurёn e shejtёrimit tё kёtij prelati shqiptar. Nё lidhje me kёtё çёshtje biseduam dy vjet mё parё nё Katedralen e Shёn Gjergjit nё Boston me Kryepeshkopin Janullatos. Gjatё njё interviste pёr televizionin “Kultura Shqiptare” e pyetёm Kryepeshkopin grek tё Shqipёrisё kur do tё fillojё proçedura pёr shejtёrimin e Imzot Nolit? Me kёtё rast ia vumё nё dukje pёrpjekjet e Selisё sё Shenjtё-Vatikanit pёr shejtёrimin e Nёnёs Terezё. Kryepeshkopi e dёgjoi me vёmendje krahasimin tonё,por shpjegoi disa ndryshime midis proçedurave tё shejtёrimit katolik dhe ortodoks. Nuk tha asgjё pёr mundёsinё e fillimit tё proçedurёs sё shejtёrimit tё Nolit tonё. Gjatё predikimit nё meshёn qё u celebrua nё Kishёn e Shёn Gjergjit kryepeshkopi Janullatos foli mirё pёr Fan Nolin. Nёnё Tereza dhe Imzot Noli vepruan pothuajse tёrё jetёn jashtё atdheut. Vepruan nё dy vende tё mёdha dhe demokratike. Nёnё Tereza nё Lindje ndёrsa Noli nё Perёndim. Edhe pse nuk jemi autoritet fetar, mendojmё se Imzot Noli i plotёson tё gjitha kushtet e shejtёrimit. Asnjё iliro-shqiptar nuk punoi mё shumё pёr fe e pёr atdhe se Fan Noli ynё. Imzot Noli ёshtё njё Shёn Jeronim i dytё i botёs shqiptare. Nё udhёn tonё tё gjatё dhe tё vёshtirё nё Amerikё Nolin e kishim si Yll Drite.
Publiçist/ Ish- gazetar i Zёrit tё Amerikёs





Politikë
Publicistike


