Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
New York, 25 Korrik 1976; nga e majta Dom Zef Oroshi,
Nёna Tereze, At Arthur Liolin dhe Dom Rrok Mirdita
TAKIMI I PARË I NËNËS TEREZE ME SHQIPTARËT E
AMERIKËS DHE LIDHJET E SAJ ME RRUSTEM KUPIN
Gjekё Gjonlekaj/New York
Nёnёs Tereze kurdo i jepej mundёsia takohej me shqiptarё. Pёr lavdinё dhe nderin e saj shqiptarёt e Amerikёs kishin dёgjuar shumё, sidomos nga mjetet amerikane tё informacionit. Shqiptarёt e Amerikёs ishin nё kёrkim tё njё emri tё madh tё kombit shqiptar. Nё atё kohё nuk kishte shqiptar me pёrmasa botёrore pёrveç aktorit John Bellushi. Kёshtu qё paraqitja e Nёnёs Tereze nё skenёn botёrore pёr ne ishte gёzim i madh. Tё gjitha grupet etnike kёtu nё Shtetet e Bashkuara ndjehen mirё kur personalitetet e kombёsise sё tyre nderohen pёr vepra tё mira. Pёrpara se Nёnё Tereza tё takohej me shqiptarёt nё New York me 25 korrik tё vitit 1976, ajo kishte bёrё disa vizita nё Shtetet e Bashkuara, e ftuar nga institucione tё larta fetare dhe shoqёrore. Kisha Katolike Shqiptare nё New York nё bashkёpunim edhe me institucionet e tjera fetare pёrgatiti njё pritje dinjitoze pёr Nёnё Tereze. Kёtё pritje e organizuan Dom. Zef Oroshi dhe Dom. Rrok Mirdita. Ishin ftuar edhe prijёs tё tjerё fetarё shqiptarё, muhamedanё dhe tё krishterё. Pas meshёs u bёnё disa ceremoni. Dom Zef Oroshi foli shkurt pёr historinё e popullit shqiptar dhe bёri njё pёrshkrim tё gjerё pёr jetёn dhe veprimtarinё e Nёnёs Tereze. Ai tha:
“Nёnё Tereza, mire se keni ardhё, nё mes vёllazёnёve tuaj, tё krishterё e muhamedanё. Tё gjithё njё mendje dhe njё zemre iu dёshirojmё kёtё mirёseardhje. Sot kёtu kemi shqiptarё prej tё gjitha feve, nga tё gjitha kёndet e New Yrok-ut me rrethe, qё kanё ardhё me gёzim nё zemёr, i madh e i vogёl me iu pёrshendet Ju, si nanёn e motrёn tonё. Shqipёria nёpёr shekuj ka pasё njerёz tё mёdhej,ata ishin tё lindur shqiptarё ose me prejardhje. Por vokacioni juaj ёshtё krejt i posaçёm me u shёrbye tё vobekёvet dhe mё tё braktisunёve nё botё, pa dallim race, gjuhe ose besimi. Dashuri pa interes, e themelume mbi dashurinё e Zotit.
Ne i falemnderit Zotit qё nёpёrmes motrёs sonё deshi t’i shёrbej asaj pjesё tё njerёzimit qё jeton nё mjerim. Puna e Nёnёs Tereze la pa mend pupullin e Indisё. Ata kurrё nuk e kishin paramenduar njё veprimtari tё tillё. Ajo mblodhi nёpёr rrugё pleq, plaka,tё verbёr, sakat dhe tё sёmurё tё shtrirё nёpёr rrugёt e Kalkutёs. Kёshtu u bё e njohur nё tёrё Indinё. Ndёrsa zёri i saj po rritej dita ditёs edhe kёrkesat e tё varfёrve ishin gjithnjё e mё tё mёdha.Zoti vet po e bekonte veprёn e saj tё pёrvujtur. Sot kongregacioni i Nёnёs Tereze numron 1100 motra dhe 150 rregulltarё laikё. Nё Angli punojnё pёr kёtё mision qindra gra e burra, kёshtu bёjnё nё Amerikё, nё Francё, ne Hollandё dhe nё Gjermani. Motrat e Nёnёs Tereze i janё pёrshtatur kёsaj jetese dhe janё tё lumtura qё veprojnё nёn urdhёrin e saj. Puna dhe pёrkushtimi i tyre tregon se veprimtaria e Nёnёs Tereze ёshtё krijuar sipas Shpirtit tё Zotit. Nёnё Tereza ne do tё lutemi pёr lulёzimin e vepres s’ate. Lutu edhe Ti pёr popullin shqiptar, sepse ka nevojё.
Pastaj foli Kancelari i Kishёs Orthodokse Shqiptare nё Amerikё At Arthur Liolin.
“Jam kryelartё dhe shumё i nderuar si pёrfaqёsonjёs i Kishёs Ortodokse Shqiptare nё Amerikё tё pjestojё kёtё pritje me qёllim tё shenjtё qё nderohet shumё e dashura Nёnё Tereza, e cila ka bartur emrin shqiptar nёpёr botё me jetёn e thjeshtё e tё panjollё dhe devotim tё madh pёr Shpёtimtarin tonё Jezu Krishtin. Kryepeshkopata dhe Kёshilli mё kanё ngarkuar tё prezentoj kёtё dhuratё pёr punёn e motrave mirёbёrёse nё Kalkutё, si njё shenjё spiritual dhe pёrkrahje morale pёr punёn e rёndё dhe dashninё kristiane. Njёkohёsisht ju drejtojmё dhe ju ftojmё tё na nderoni me ardhjen Tuaj nё Katedralen e Shёn Gjergjit nё Boston, nё kohёn Tuaj tё volitshme. U lutem pranoni kёtё ikonё tё Shejtit Hermani i Alaskёs, i cili ёshtё i pari shenjt ortodoks nё Amerikё, si dhe volumin e jetёshkrimit tё Kryepeshkopit tonё Fan S. Noli. Ju keni fituar zemrat e popullit tё madh tё Indisё, por siç ёshtё e ditur populli shqiptar kёtu dhe kudo, ka njё vend tё veçante nё zemrёn Tuaj. Fjalimi i At Arthur Liolinit sidomos rasti i dorёzimit tё dhuratave u pёrshёndet me duartrokitje.
Ndёrsa Nёnё Tereza e filloi fjalimin e saj nё gjuhёn shqipe: “Zoti kjoftё me ju” dhe vazhdoi anglisht.
E falenderoj Zotin qё mё dha rastin tё jem sot me ju. E falenderojmё Zotin pёr dashurinё dhe kujdesin qё tregon pёr secilin prej nesh dhe pёr gjithё njerёzimin anё e mbanё botёs. Zoti u do ju dhe mua. Ne duhet ta duam njёri-tjetrin. Dashuria e vёrtetё dhemb. Edhe kur e duam njёri-tjetrin ndjejmё dhembje. Unё nuk kёrkoj kurrё prej njerёzve qё tё japin pёr arsye se ata mund tё jenё tё pasur. Unё gjithmonё kёrkoj tё jepni deri atёherё kur dhemb, sepse kjo ёshtё dashuri e vёrtetё, dhe dashuria e vёrtetё gjithmonё dhemb. Zoti ka qenё i mirё me ju, Zoti iu ka dhёnё shumё dhe Ai do t’u japё edhe mё shumё nё qoftё se ju hapni zemrat tuaja. Tё varfёrit kanё nevojё pёr dashurinё dhe mёshirёn tuaj. Por kjo tё fillojё sё pari nё shtёpinё tonё. Nuk ёshtё dashuri e vёrtetё nё qoftё se duam njerёzit jashtё dhe nuk kemi kohё pёr njerёzit tonё, pёr burrin tuaj, pёr gruan tuaj, pёr fёmijёt tuaj,pёr babain dhe nёnёn e moshuar. Ku janё ata? Varfёrinё mund ta pёrjetojmё edhe nё shtёpinё tonё. Varfёri nuk do tё thotё i uritur pёr njё copё bukё. Edhe mungesa e dashurisё quhet varfёri. Ështё e vёshtirё t’i buzёqeshim njёri-tjetrit nё qoftё se nuk e duam buzёqeshjen. Fillimi i dashurisё ёshtё buzёqeshja.
Unё lutem pёr ju dhe pёr gjithё popullin shqiptar, dhe kёshtu e gjithё bota tё bёhet e shenjtё. Zoti iu bekoftё!
Pas ceremonive tё rastit Nёnё Tereza u pёrshёndet me shqiptarёt, duke u fotografuar sё bashku. Kjo qendёr i dha njё dhuratё modeste pёr tё varfёrit. Nёnё Tereza mё vonё vizitoi edhe Komunitetin Shqiptar nё Detroit. Ftesat e shqiptarёve pёr takime nё Amerikё dhe nё Evropё Nёnё Tereza i pranonte me gёzim.
Nёnё Tereza, mbante lidhje tё veçanta me disa shqiptarё tё Amerikёs. Rrustem Kupi nё vitet ‘60 e ‘70 mbante poste tё larta nё Ndёrmarrjen Ajrore PAN-AM. Zotёri Kupi gjatё njё periudhe ishte drejtor pёrgjegjёs pёr Amerikёn qёndrore dhe jugore. Kjo zyrё ishte nё Karakas, Venezuela. Atje e kishte takuar Nёnёn Tereze disa herё. Zotёri Kupi i kishte treguar se ёshtё shqiptar. Ne kemi biseduar disa herё me zotёri Kupin pёr lidhjet e tij me Nёnёn Tereze. Ai fliste me respekt tё jashtzakonshёm dhe tregonte se Nёnё Tereza e trajtonte si njё vёlla tё vёrtetё. Rrustem Kupi kishte kёrkuar nga PAN-AM-i qё Nёnёs Tereze t’i jipej njё vend falas pёrgjithmonё gjatё udhёtimeve me kёtё ndёrmarrje, bile t’i jipej nё klasin e parё. Dhe kёrkesa e tij u realizua. Nёnё Tereza ishte shumё mirёnjohёse pёr nderёn qё i kishte bёrё Rrustem Kupi dhe ndёrmarrja e tij e fluturimeve ajrore. Zotёri Kupi tregonte pёr shumicёn e takimeve me Nёnёn Tereze nё atё rajon tё Amerikёs. E ftonte qё tё merrte pjesё nё takime me udhёqesit mё tё lartё tё atyre vendeve. Por zotёri Kupi i kёrkonte ndjesё se nuk mund tё largohej nga vendi i punёs. Kurdo mё takonte mё pёrqafonte me njё dashuri vёllazёrore, tregonte Rrustem Kupi.
Rrustem Kupi ishte i biri i trimit legjendar tё Shqipёrisё, Abaz Kupi.





Politikë
Publicistike
Libra të rinj


