Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
Klintoni promoter në SHBA, për organizimin e Kampionatit Botëror 2018
BEQIR SINA, New York
Klintoni : Votoni edhe ju duke nënshkruarë peticionin(Po! Klintoni), ajo do të jetë më e rëndësishme, që të zgjidhem kryetar nderi i ofertës së SHBA, për Kupën e Botës 2018
HARLEM - NEW YORK CITY : Ish presidenti Amerikan, Bill Clinton është emëruar dje si president i fushatës që Federata e Futbollit të SHBA-së, do të mbajë gjatë këtyre shtatë muajve, për të fituar organzimin e kampionatit Botërorë në Futboll në vitet 2018 ose 2022.
Megjithse, kush do të jetë organizator, do të vendoset në muajin dhjetor, Clinton do të tentojë të rrisë shansat që Amerika të bëhet organizatore. Shtetet e tjera që konkurojnë me SHBA-së janë Australia, Anglia, Rusia, Holanda me Belgjikën, Portugalia me Spanjën kurse Japonia, Katari dhe Korea e Jugut janë paraqitur vetëm për vitin 2022.
SHBA kanë qenë organizatorë të Kupës së Botës në Futboll në vitin 1994.
Një ndër ish Presidentët më të sukseshëm të SHBA-së, William "Bill" J. Clinton, tha dje në Nju Jork, se ai tashmë është i gatshm për një tjetër fushatë, kësaj rradhe për të sjellë Kupën e Botës "World Cup 2018", në Shtetet e Bashkuara.
Ish Presidenti i 42-të, i SHBA, Bill Klinton, tha se atij i është besuar një detyrë e re që të shërbejë si kryetar nderi i ofertës së Kombit Amerikan, për të organizuar Kupën e Botës në Futboll, World Cup 2018 ose 2022. Shtetet e Bashkuara, e kanë marrë shumë seriozisht këtë përpjekje, duke dorëzuar dokumentet e duhura për tek FIFA-, javën e kaluar. Eshte kongresi i FIFA-s, ai që do të vendos më 2 dhjetor të këtij viti se cilat do të jenë vendet organizatore të Kupës së Botës në Futboll për sesionet 2018 dhe 2022.
"Ne tani e kemi shtatë muaj punë të vështirë përpara," tha Klinton, pasi ai në mënyrë demostrative për të treguar dashurinë për futbollin europian, kishte veshur edhe një bluzë me emrin e tij dhe numrin 11 mbi të. Ai ishte dje në fushën e futbollit të klubit FC Harlem në Nju Jork . "Ngaqë, gjithmon me keni parë të merrem me politik, tha ai ju nuk e keni vrejtur se pasioni im për futbollin europian nuk ka qenë i dukshm." Klinton u tha gazetarve teksa po luante me një skuadër futbolli fëmijësh nga lagjia Harlem, ku ish Presidenti ka edhe zyrat e tij se atij i pelqen shumë futbolli.
Në grupin e SHBA-së, në mesin e anëtarëve të bordit të drejtorëve, për komisionin e ofertës, që do të ndjek këtë fushatë shtatë mujore, deri në 2 dhjetor, do t'i bashkohet edhe Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, miliarderi Majkëll Blumberg, Presidenti i Walt Disney Company CEO, zoti Robert Iger, pronari i ri skuadrës "Patriot", Robert Kraft, Arnold Schwarzenegger Guvernatori i Kalifornisë dhe ish-ylli i grave të skuadrës së futbollit të SHBA-së, dy herë kampionia e botës, Mia Hamm .
Presidenti Klinton ishte në Shtëpinë e Bardhë, kur Shtetet e Bashkuara, pritën për herë të parë në historinë e kësaj kupe, Kupën së Botës në vitin 1994 dhe në vitin 1999, SHBA-së, organizuan Kupën Botërore të Femrave, të ndjekur më pas me Lojërat Olimpike të Atlantas.
"Në ndeshjen e parë të Kupës së Botës -World Cup 1994, zhvilluar në stadiumin Field Soldier në Çikago, unë kam qenë presidenti i parë i SHBA-së, për të parë një lojë e Kupës së Botës në tokën amerikane," kujton ai. "Unë kam qenë mirënjohës për ketë mundësinë, që të jemë presidenti i SHBA, gjatë Kupës së Botës."
Duke shtuar se turneu i 94' rezultoi me një përfitim ekonomiko-financiar :me 50.000.000 dollarë për SHBA. Futbolli, për organizatorët e ngjarjes, është një përfitim që i shtohet në të ardhmen edhe zhvillimit të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, e cila, mund të jetë nëse në dhjetor FIFA vendos që këtë drejtë t'a marrin SHBA, si organizatore.
Sepse të 18 qyteteve që do të presin lojrat në SHBA, kan nga një stadium të madh - kapacitet mesatare të tyre janë më shumë se 76.000, spektator. Shumë, kjo, e cila ka vend aktualisht dhe mund të përputhen me kërkesat e tifozve- dhe është "shtëpia pritëse" për kontigjente të tilla të madha të tifozëve të futbollit, ashtu si në vendet e tjera.
Stimuli ekonomik, është i projektuar të jetë nga 400 - deri në 600,000,000 dollar për çdo qytet. Një rekord prej 5.000.000 bileta mund që të shiten për një fitim rreth 1 miliard dollarë, vetem në të ardhurat e biletave. Që do të kishte një ndikim të përgjithshëm ekonomik të 5.000.000.000 dollarve, çka mendohet se është e arritshme, sipas komitetit për ofertën e Shteteteve të Bashkauara - Kupa e Botës 2018.
Por, Klinton theksoi, se edhe çështje të tjera që ka për të nxjerr në pah oferta e SHBA, veçanërisht për pëqindjen e amerikanëve, të cilët 12 ndër 20 amerikan, janë të huaj të lindur ose të ardhur këtu dhe që ofrojnë një bazë solide të tifozëve, për ekipet të çfarëdo vendi që do të ketë fatin të marrë pjesë në kampionatin e e vitit 2018.
Më e rëndësishme, tha ai, është efekti Futboll që ka sot në të gjithë botën.
"Futbolli është një metaforë për rrugën e botës, andaj sporti i Futbollit duhet të punojë në shekullin 21," tha Klinton. "Ajo që kemi të përbashkët, është më e rëndësishme se dallimet tona. Ne duam që bota të duket shumë më afër, ashtu si e shohim në çdo ndeshje të futbollit, në gjithë botën."
"Unë kam shpenzuar shumë kohë, duke kaluar e parë në vendet e botës që janë tepër të varfra, por ata dinë shumë për futbollin kudo. Ata luajnë, ndonjëherë edhe zbathur e topa llastiku, në tokë shkëmbore me fusha dhe mjete sportive të improvizuar. Por ata luajnë!. thotë Klinton.
"Unë kam parë vende që kan ndaluar luftën për shkak të lojës së Futbollit, sepse ai është një sport që sjell njerëzit së bashku në të gjitha linjat."
Klinton, tha se për Kupën e Botës 2018 , do të jenë kandidat gjithashtu edhe Anglia, Australia, Rusia, dhe ofertat të përbashkëta edhe nga Belgjika, Holanda dhe Spanja e Portugalia.
Presidenti i Federatës së SHBA të Futbollit, zoti Sunil Gulati beson ish Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton është kryetar i përsosur për ofertën Amerikane, për shkak se ish-Presidenti, do të marrë një rol aktiv në procesin e e ofertës që do të zgjasë shtatë muaj, deri më 2 dhjetor 2010.
Ish presidenti Amerikan, Bill Clinton tha se "Unë shpresoj njoftimin, për të marrë këtë ofertë sot dhe ju bëjë thirrje amerikanëve për të nënshkruar online (goUSAbid.com) peticion," tha Klinton. "Unë mendoj se në qoftë se 10 milion njerëz shkojnë online në goUSAbid.com dhe nënshkruajnë peticionin(Po! Klintoni), ajo do të jetë më e rëndësishme për mua, që të zgjidhem kryetar nderi i ofertës së SHBA-së , për Kupën e Botës 2018"

Presidenti Klinton ishte në Shtëpinë e Bardhë, kur Shtetet e Bashkuara pritën për herë të parë në historinë e kësaj kupe, Kupën së Botës në vitin 1994 dhe në vitin 1999, SHBA-së, organizuan Kupën Botërore të Femrave, të ndjekur më pas me Lojërat Olimpike të Atlantas.
I rrethuar nga fëmijët, të klasave të futbollit në Nju Jork, lagjen e qytetit Harlem, të cilët morrën pjesë në një ndeshje të futbollit, për nder të ish-presidenti Bill Klinton, i gëzon fëmijët edhe me një fotografi gjatë një konference për shtyp në Nju Jork, e hënën, 17 Maj 2010, kur ish Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton tha se ai është i gatshëm të shërbejë si kryetar nderi i ofertës të Shteteve të Bashkuara për të pritur zhvillimin e kapionitatit botëror 2018 ose 2022 .
Ish presidenti i 42 të i SHBA-së, Bill Klinton mban një triko të ekipit të futbollit amerikan me emrin e tij dhe numërin 11 gjatë një konference për shtyp në Nju Jork, të hënën, 17 maj 2010. SHBA mendon të zgjedhë Klintonin të shërbejë si kryetar nderi i ofertës të Shteteve të Bashkuara për të pritur Kupën e Botës në Futboll - World Cup 2018 ose 2022 .





Politikë
Publicistike


