Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
PAPA GJON PALI I II-TË, ALEKS BUDA DHE ANTON LOGOROCI PËR SHQIPËRINË
Gjekё Gjonlekaj/ New York
Shqiptarёt e Amerikёs pёr mё shumё se njё shekull kanё dhёnё kontribut tё rёndёsishёm pёr çёshtjen kombёtare. Pёr veprimtarinё e tyre kanё komentuar personalitetet mё tё larta politike dhe fetare tё botёs. Pёr kёto aktivitete kanё shkruar gazetat e revistat mё tё mёdha tё kryeqyteteve perёndimore. Shumё aktivitete fetare e kulturore janё zhvilluar pranё institucioneve fetare. Shqiptarёt e Amerikёs vazhduan traditёn e Imzot Nolit. Nё Amerikё grupet e ndryshme etnike bashkohen e veprojnё mё lirshёm pranё institucioneve fetare. Atje janё mё tё pavaruara. Kjo lloj veprimtarie ёshtё nё traditёn amerikane. Shumё lёvizje tё mёdha pёr liri e drejtёsi e kanё zanafillёn tek institucionet e kultit. Kёshtu e kanё filluar veprimtarinё e tyre shumё liderё tё Amerikёs. Kёtё traditё e vazhduan mendjet mё tё ndritura dhe revolucionare siç ishte Martin Luther King Jr. dhe shumё tё tjerё. Ata mbanin tituj tё lartё fetar dhe shoqёror. Kjo lloj veprimtarie u zhvillua nё kolonitё e parё tё Amerikёs. Shqiptarёt pёrfituan nga kjo liri dhe u bashkuan rreth institucioneve fetare.
Shqiptarёt e Amerikёs nё tё kaluarёn organizuan pelegrinazhe nё vendet e shenjta tё Lindjes sё Mesme dhe nё Mekё e nё Medinё. Ata shkuan atje nё mёnyrё tё organizuar. Kёshtu veproi edhe famullia shqiptaro-amerikane “Zoja e Shkodrёs” nё New York nё Pranverё tё vitit 1988. Kjo famulli organizoi shtegtimin historik nё Gjenocano tё Italisё dhe nё Shёn Pjetёr tё Vatikanit. Ishte viti i shenjtё Marian, qё pёr shqiptarёt kishte njё rёndёsi tё veçantё sepse lidhej me “Zojёn e Shkodrёs”, “Pajtore e Shqipёrisё”. Famulltarёt Imzot Rrok Mirdita, dhe Pjetёr Popaj nё bashkёpunim me Kёshillin e Kishёs dhe Famullinё katolike shqiptaro-amerikane organizuan pelegrinazhin mё tё madh dhe mё tё rёndёsishёm fetar nё historinё e shqiptarёve tё Amerikёs. Numri i shtegtarёve ishte shumё i madh vetёm nga Amerika 104 veta.Tё gjithё udhёtuan sё bashku nё njё aeroplan qё ishte rezervuar pёr ata. Shtegtimi ishte organizuar mirё pёr meritёn e kryetarit tё Kёshillit tё kёsaj kishe,zotёri Tonin Mirakaj. Mё kёte grup u bashkuan shumё shqiptarё nga Evropa. Ata u nisёn nga New York-u me 4 Maj dhe njё ditё mё vonё pasi arritёn nё Romё shqiptarёt u pritёn me nderime tё mёdha nё Selinё e Shenjtё nga Papa Gjon Pali i Dytё. Takimi me Gjon Palin e Dytё ishte i gjatё dhe i pёrgatitur. Paraqitjen e shqiptarёve e bёri At. Daniel Gjeçaj, autoritet fetar pranё Vatikanit.
Ati i Shenjtё ishte shumё i lumtur atё ditё. Papa e shfytёzoi rastin dhe iu drejtua popullit shqiptar me lutje e bekime, sepse asnjёherё mё parё nuk kishte pas nё audiencё aq shumё shqiptarё. Njё pjesёmarrje kaq e madhe e shqiptarёve kishte domethёnije tё posaçme dhe ishte frymёzim pёr Atin e Shenjtё. Papa Gjon Pali i Dytё u foli gjerёsisht shqiptarёve. Ai tha:
“Ky takim i mbush zemrat tona plot pёrmallim. Shoh nё fytyrat tuaja krenarinё e lashtё tё popullit shqiptar, dhe pёrmallimin pёr atdheun tuaj, “tokёn e shqiponjave” , njё komb shumё fisnik, me kujtime tё lashta,tradita tё shkёlqyeshme dhe pёrpjekje tё vazhdueshme pёr liri. Sot dёshiroj tё pёrshёndes ju dhe tё gjithё popullin shqiptar. E njoh historinё tuaj tё dhimbshme. E di se jeni kryelartё pёr traditat tuaja dhe zakonet e bukura. Çdo periudhё e historisё suaj tё gjatё shёnon vendosmёrinё pёr tё afirmuar dhe mbrojtur identitetin tuaj shpirtёror dhe kulturor. Me gjithe zemёr marr pjesё,duke shpresuar se kisha e themeluar nё tokёn shqiptare 2 mijё vjet mё parё, njё ditё ka pёr ta fituar lirinё, pёr tё vazhduar me qenё element i bashkimit kombёtar tё popullit shqiptar. O “Zoja e Shkodrёs”, pajtorja e Shqipёrisё, Nёna jonё e dashur silli sytё drejt kёtij populli,sepse ata po kalojnё rrugёt e mundimeve dhe mbaje gjallё fenё nё zemrat e tё gjithve”. Nё fund Papa Gjon Pali i Dytё u dha shqiptarёve bekimet apostolike. Njё ditё mё vonё fjalimi i Papёs u botua nё gazetёn e Vatikanit “L’osservatore Romano” dhe u transmetua nga Radio Vatikani nё gjuhёn shqipe.
Natyrisht se autoritetet komuniste tё Shqipёrisё u shqetёsuan pёr kёtё takim dhe pёr komentet e Papёs Gjon Palit tё Dytё.
Disa ditё mё vonё zotёri Edward Steen redaktor i gazetёs “Indipendent” pёr Evropёn Lindore botoi artikullin me titull: “Shqipёria vazhdon rrugёn ateiste”. Kёtё shёnim e botoi pas bisedёs qё kishte zhvilluar me Kryetarin e Akademisё sё Shkencave tё Shqipёrisё Profesor Aleks Buidёn. Profesor Buda thotё: “Ateizmi ёshtё e vetmja rrugё e mundshme pёr Shqipёrinё.
E them kёtё me ndёrgjegje tё pastёr si historian. Profesor Buda ёshtё
77-vjeçar. Ai ka lindur nё njё familje katolike borgjeze dhe ёshtё shkolluar nё Salzburg . Fushata kundёr fesё thotё Buda ishte jetike pёr ekzistencёn e Shqipёrisё pas çlirimit nga nazistёt. Ndryshe nga vendet e tjera, si pёr shembull Polonia ku feja ёshtё e lidhur me kombin qё sё bashku kanё luftuar kundёr rusёve dhe gjemanёve, nё Shqipёri besimet fetare kanё orientime tё ndryshme kombёtare. Shqiptarёt muslimanё janё tё orientuar kah Turqia, shqiptarёt ortodoksё janё tё orientuar kah Greqia, ndёrsa katolikёt kah Italia dhe Perandoria e Habsburgёve. Nё Shiqpёri thotё Aleks Buda janё shёnuar antagonizma fetare groteske. Ne nuk e kemi zbuluar ateizmin thotё Buda. Nё vitin 1878, rilindasit tonё tё vonuar njё shekull siç ishte mendimtari Pashko Vasa, shqiptar katolik kishte thёnё: “Leni kisha leni dhe xhamia e mos dёgjoni priftёrijё e hoxhallarё sepse ata do t’u bёjnё krejtёsisht tё marrё”. Kjo ёshtё e vetmja rrugё e mundshme pёr Shqipёrinё kishte thёnё profesor Aleks Buda. Ai nuk ishte dakord me pikёpamjet e Rosa Luxemburg, e cila bёnte thirrje pёr ide tё ndryshme tё shprehura lirisht. Unё mendoj kishte thёnё Buda: se nuk ёshtё e drejtё ekzistenca e gjitha atyre ideve, ato janё vetёvrasje kombёtare. Tri vitet e fundit thotё Buda janё bёrё ndryshime nё shtyp dhe televizioni ёshtё mё i lirё. Tani dhe mund tё vёrehen shenja pjekurie dhe pёrparimi”. Pastaj foli pёr marrёdhёniet jo tё mira me Jugosllavinё pёr shkak tё keqtrajtimit tё shqiptarёve nё Kosovё. Jugosllavia nuk e pranon Kosovёn Republikё sepse ka frikё nga shkёputja dhe shkatёrrimi i vendit”. Komentet e Profesor Aleks Budёs u botuan nё tё pёrditshmen britanike “Indipendet” mё 13 Maj tё vitit 1988.
Analisti dhe publiçisti i njohur shqiptar Anton Logoreci i njohur pёr komentet e tij nё BBC dhe nё shtypin anglo-amerikan iu pёrgjegj Profesor Aleks Budёs me njё letёr tё gjatё qё u botua po nё kёtё gazetё mё 20 Maj 1988. Anton Logoreci iu referua thirrjes sё Papёs pёr lirinё e fesё nё Shqipёri, dhe pёrgjigjes sё kryetarit tё Akademisё sё Shkencave tё Shqipёrisё Aleks Budёs se: “ateizmi ёshtё e vetmja rrugё e shpёtimit tё Shqipёrisё”.
Unё mendoj shkruan Anton Logoreci se ateizmi ёshtё i mirё vetёm pёr anёtarёt e Partisё Komuniste qё pёrbёjnё 4 pёr qind tё popullsisё sё Shqipёrisё”. E pyes Profesor Budёn pse ua mohoni kёtё tё drejtё 96 pёr qind tё popullsisё shqiptare ? Natyrisht se ateizmi ёshtё propaganda e tё gjitha vendeve komuniste, por nё asnjё prej atyre vendeve nuk ёshtё ndaluar me dektrete ligjore qeveritare besimi siç ka vepruar Shqipёria nё vitin 1967. Kjo fushatё anti-fetare ёshtё frymёzuar nga Revolucioni Kulturor Kinez dhe nga mos toleranca e Enver Hoxhёs dhe Partisё sё Punёs pёr çdo institucion qё nuk e kontrollojnё ata. Profesor Buda thotё se gjatё fushatёs anti-fetare nuk ёshtё pёrdorur dhuna, pёr kёtё deklaratё filozofi polak Leszek Kolakowski do tё kishte thёnё: “Ky ёshtё sistemi i gёnjeshtrave tё organizuara”. Buda dhe patronёt e tij politike janё tё vetёdijshёm pёr imazhin e shёmtuar tё atij regjimi nё botё dhe pёrpjekejt e tyre pёr ta mbuluar. Natyrisht se pёr komunistёt zhdukja e fesё ёshtё rruga mё e mirё. Anton Logoreci thotё se pёr regjimin e Shqipёrisё idetё e lira do tё ishin vetёvrasje.
E gjithё kjo polemikё ndёrkombёtare ishte rezulat i takimit tё shqiptarёve tё Amerikёs me Papa Gjon Palin e Dytё. Ai kishte bёrё edhe mё pёrpara komente pёr gjendjen nё Shqipёri. Thirrjet e Atit tё Shenjtё nga Otranto e kishin shqetёsuar regjimin e Tiranёs deri nё atё nivel ,sa qё vetё Enver Hoxha ishte drejtuar Papa Vojtilёs me njё fjalim shumё tё ashpёr.
Nё vitin 1988 Enver Hoxha nuk jetonte mё dhe nuk mund t’i pёrgjigjej Papёs. Bёhet pyetja pse nuk iu pёrgjegj Ramiz Alia? Kёtё barrё tё rёndё ia ngarkoi akadamikut shumё tё nderuar tё Shqipёrisё Profesor Aleks Budёs. Siç duket Ramiz Alia pёlqente mё shumё rolin e Ponc Pilatit. Mund tё jetё e vёrtetё sepse pas rёnijes sё Diktaturёs, Ramiz Alia e ka pohuar se ndalimi i fesё nё Shqipёri ishte gabim i madh.
Tё gjitha kёto u realizuan nё fillim tё Majit tё vitit 1988. Pёr shqiptarёt e Amerikёs ky shtegtim ishte hap i vogёl, por pёr lirinё fetare dhe pёr liritё
e tjera njerёzore nё Shqipёri ishte hap i madh. Lutjet e Atit tё Shenjtё dhe thirrjet e shqiptarёve “Zoja e Shkodrёs lutu pёr ne” u dёgjuan si asnjё herё mё parё. Dhe dy vjet mё vonё nё fillim tё muajit Maj 1990 u shpall zyrtarisht ushtrimi i lirё i fesё nё Shqipёri. Pas lutjeve tё Papёs dhe udhёtimit tё shqiptarёve tё Amerikёs nё Tokёn e Shenjtё u kёndua lirisht nё Shqipёri “Himna e Zotit” Allelujah, Alleluja( Po vjen Zoti, po vjen Zoti). Pёr kёtё koinçidencё historike dhe fatlume tё shqiptarёve tё Amerikёs do te lexoni nё ndonjё numёr tё ardhshёm tё gazetёs. Pelegrinazhi nё Tokёn e Shenjtё ishte njё mrekulli tjetёr e “Zojёs sё Shkodrёs” nё New York .





Politikë
Publicistike


