Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Brigjet e një jete…
Reportazh nga Bostoni
-Kujdes, kujdes, mos harron ndonjë gjë në valixhen e udhëtimit! Mos harro
ndërresat, adresat e miqve, librat, fletoret, dhuratat…
-Mirë , mirë, po kujtimet, mallin ku ta vë? Ku? Ku? A ka valixhe ku të futen e
një vend të tillë që të mund t’i mbajë dot të tëra. A ka vapor, a ka avion, a
ka qiell e oqean që t’i mbajë dot në një bark metalik të stërmadh mespërmes
reve, shtrëngatave, borërave, mjegullave, këto që do të më duhen po aq shpesh
e po kaq shumë, ashtu si dhe ndërresat, si buka, si makina, si jastëku ku do të
vë kokën e lodhur, si letra ku do të shkruaj, si uji që do të pi në ato vise ku
do të shkoj??? Po këngët, ninullat, shkronjat e varreve ku prehen të afërmit
amanetet, lotët e ndarjes, ku t’i vë? Kuu?
Në këtë dialog mërgimtarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia ku ka patur e ka
ngulmime shqiptarësh që kanë ardhur e vijnë pafundësisht drejt Amerikës, të
duket se të gjithë ata që kanë ardhur e do të vijnë po zbulojnë brigjet e një
jete. Ky kod ka një ngjajshmëri. E nuk janë Magelanë kontinentesh bashkëkombasit
e mi, nuk janë Kolombë të rinj. Nuk janë Robinsonë që vijnë në një tokë pa
njerëz për të ndërtuar një kasolle tipike robinsoniane. Jo, jo, nuk janë
eksplaratorë spelologë shpellash, kërkues floriri si në Madekaskarin e largët.
E megjithatë tek nisin jetën në një truall të largët, janë pak nga të gjithë
këta kërkues brigjesh, kërkues jete. E secili kështu kërkon brigjet e jetës së
vet me një vend të dukshëm e të padukshëm brenda vetes jo thjesht për të
mbijetuar (edhe kjo ka qenë dikur një pjesë e jetës së shqiptarit në një vend të
tillë,) por edhe me dëshirën e mirë e të përheshm për t’u përfshirë sa më shpejt
e sa më mirë në këtë jetë që lëviz me akrepa që nuk mbeten asnjëherë, që ecën në
një rrugë ku asnjëherë nuk fiken semaforët. e që më vonë mund të të
ngatërrojnë keqaz udhën drejt së nesërmes.
Kur takon shqiptarët në këto ditë, diku në avionët që vijnë e ikin si pikat
e shiut nga aeroporti i Bostonit, e ndjen pranë se të gjithë, në mënyrën e tyre,
kërkojnë brigjet e jetës që do të jetojnë këtu. Qoftë edhe për një perudhë kur
në vizën e tyre shënohet fjala “Vizitor”. Herë të trishtuar për atë që kanë lënë
pas, për atë që i pret, herë entuziastë për atë që duan të arrijnë ata sot janë
një pjesë e pazëvendësueshme e realitetit të ri amerikan. Dhe celularët e
telefonat nuk pushojnë.
Madje kanë qenë të tillë që në vitet e para të shekullit XX. Filip Basha një
shqiptar i moshuar që takuam në këto ditë në Boston, në shtëpinë e Mark Kozmos
që është njëkohosisht edhe kryetar i Komunitetit Shqiptar të Bostonit e të
rrethinave të tij, na tregoi për ardhjen e babait të tij në vitet e para të
shekullit .
-Niseshin nga Korça e shkonin me këmbë deri në Manastir. Atje i prisnin vagonët
e dekovilit për t’i dërguar në Selanik. Vaporë të mbushur dingas me njerëz
kryesisht të rinj deri edhe 15-16 vjeç nisnin aventurën drejt Amerikës. Ndalonin
pas shumë kohësh në Mançester të Anglisë e më vonë vinin në Njy Jork. Atje ata
merrrnin udhët e Veriut të Amerikës me trena. Zgjaste ky udhëtim edhe tre muaj.
Në rrugë edhe mund të vdisnin si ddnodhio me një djalë 16-vjeçar. Nëse ndonjë
ishte i sëmurë në kohën e qëndrimit një mujor në Njy Jork, ata i kthenin nga
kishin ardhur. 6 muaj duhet të kalonin që të merrnin vesh familjarët se si
kishte shkuar rruga. A mbërritën gjallë apo jo. Këtë gjë e sheh aq mirë në
Muzeun e Emigracionit të Amerikës që është në Njy Jork ku flitet edhe për
emigracionin shqiptar.
****
Ka kohë që Bostoni nuk mund të quhet më “kryeqyteti i shqiptarëve të Amerikës.”
Gjithësesi vazhdon të jetë në maja të larta. Është e vërtetë që Kisha e Shën
Gjergjit ku ka shërbyer për shumë vite Fan Noli e që ka patur një aktivitet të
shumtë patriotik për identitetin e shqiptarëve të Amerikës e më gjërë vazhdon të
jetë një stimulim shpirtëror për secilin shqiptar që jeton e punon në këtë qytet
të madh të kulturës amerikane apo edhe në qytetet e tjerë më të vegjël që janë
shumë afër tij dhe në pamjen e parë e ke të vështirë që të ndash kufinjtë e
tyre. Këtë status “kryeqyteti” e kanë sot edhe Detroiti, Çikagoja dhe Njy Jorku.
Mark Kozmo është tani Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-amerikane “Besa” në shtetin
e Masaçusesit ku Bostoni është qendra e këtij shteti. Në një shkrim të tij të
botuar në gazetën “Dielli”, që botohet në Njy Jork dhe që është organ i
Federatës “Vatra”
bën një paraqitje të aktiviteteve dhe të jetës së shqiptarëve në këtë shtet.
Këto ditë të qëndrimit tonë njëmujor në Boston patëm fatin që ta takojmë edhe
nga afër. Edhe pse ka lindur në Amerikë ai e flet mirë shqipen dhe ka kontakte
të shumta me Shqipërinë. E ka vizituar atë dhe thotë se do të shkojë sërish
atje. Sipas tij, në këtë shtet janë të paktën rreth 40 000 shqiptarë. Një numër
që sa vjen e rritet nga prurjet e reja që bëhen. Kjo Shoqatë është themeluar më
2006. Diku më jepet rasti që të takoj mikun tim të vjetër nga Berati Ymer
Velagoshtin që banon familjarisht këtu bashkë me vëllain e tij Emirin që prej 13
vitesh. Në vend që të flisnim për jetën e tij si emigrant, më befasoi me një
nismë shumë të bukur që ai kishte marrë të pëktën prej 5 vitesh. Nga një kërkesë
rastësore e djalit të tij për t’i përkthyer një poezi të një poeti amerikan, ai
gjeti një poezi të poetit shumë të njohur nga Bostoni Edgra Poe. Si duket,
zjarri i përkthimit kishte vetëm pak hi. Ai e gjeti librin më të mirë të këtij
poeti tashmë për ta përkthyer të tërin. Këto ditë e kishte bërë gati për ta
botuar. Një nismë e bukur jo vetëm për të, por edhe për Bostonin që poeti i tyre
të njihet i plotë edhe në gjuhën shqipe.
-Që kur isha i ri,-na thotë Ymeri,-i mbaja mend përmendësh poezitë e poetit të
madh Edgar Poe “Korbi” dhe “Anabela” të përkthyera mjeshtërisht nga Noli (
vazhdon që t’i thotë edhe tani në truallin që e rriti dhe që e mban këtë poet).
Si prkthyes, unë jam nxënës i Nolit dhe nuk e mendoja atëherë që të do të bëja
një gjë të tillë duke e çuar edhe më tej punën e tij. Poeti Edgar Po është mirë
që t’i jepet i plotë lexuesit shqiptar,
Ai na përmend se punës së përkthimit i është futur edhe nga tradita e qytetit
të tij Beratit, që ka nxjerrë përkthyes me përmasa ballkanike e më gjërë si
Vexhi Buharaja dhe Jusuf Vrioni. Bashkë me këtë poet ai ka mbaruar dhe librin me
poezi të Xheladin Rumiut.Bashkë me të takojmë edhe një përkthyes të njohur Agim
Dëshnica, me origjinë nga Berati që na dhuron edhe librin e tij me poezi e
tregime “Përmallimi” ku ka shkruar edhe për Bostonin. Në bisedë na futet edhe
një miku ynë i përbashkët Pjetër Jaku që punon me aq përkushtim për kulturën
tonë në Detroit.
Në Bibliotekën Qëndrore të Bostonit të ndërtuar qysh në kohën e mbretërve
anglezë ka edhe shumë studentë dhe të moshuar nga Shqipëria. Në muret e jashtme
të ë saj janë gdhendur emrat e poetëve, shkrimtarëve, kompozitorëve dhe
shkencëtarëve më të shquar të botës Në këtë masë prej mijëra shqiptarësh që
bëjnë jetën e tyre në këtë qytet e ke të vështirë që t’i takosh të gjithë e të
flasësh me ta për hallet e gazet. Por një gjë është e sigurtë që jo vetëm para
viteve 90, por edhe tani, shqiptarët janë treguar të zotë për të ngritur
biznesin e tyre apo edhe me krijimtarinë e tyre letrare dhe intelektuale. Akoma
edhe sot pas 100 e ca vitesh, diku pranë oqeanit qëndron madhështore
mrekullisht Lokali i Antoni Athanasit. Një lokal që është sot më i frekuentuari
jo vetëm për shqiptarët, por edhe për banorët e pasur të Bostonit.
Që në hyrje të tij të duket një çast se je në një Muze të bukur,
tërheqës. Në muret e tij të përshëndet ngrohtësisht Antoni Athanasi që është
ndarë nga jeta vetëm para disa vitesh. Më tej shohim personalitetet më të larta
të politikës, artit, bankierë, guvenatorë, ushtarakë nga më të lartët në
hierarkinë e ushtrisë amerikane që kanë dalë fotografi me të dhe me djemtë dhe
kanë qenë mik të këtij lokali. Këtu takuam edhe kuzhinierin e talentuar beratas
Shpëtim Kadiu që ka vite që shërben në të. Secila prej fotove ka diçiturën dhe
ka një histori më vete. Në këtë lokal shumë të bukur kanë filluar që të bëjnë
edhe shqiptarët dasmat e tyres si ka ndodhur para disa muajsh kur koroegrafi dhe
udhëheqësi artistik i grupit Folklorik “Bashkimi Danc” Bashkim Braho, me
origjinë nga Çamëria bëri dasmën e djalit të tij, Donaldit. Akoma ai nuk e ka të
shlyer emocionin e Festivalit të parë Folklorik Shqiptar në Boston ku morën
pjesë artsitë popullorë shqiptarë nga e gjithë Amerika. Në qendër të Bostoni
prej disa kohësh është hapur edhe një lokal tjetër shumë luksoz “Vlora” ku është
pronar një shqi[ptar. Është një local shumëi pofrferuar për vendasit. Nuk bëhet
fjala për ato dhetra piceri ku shqiptarët duket se janë të plotfuqishëm në këtë
punë. Në lokalin “Arbëri”, me një mjedis shumë shqiptar ku të binte në sy një
pikturë e besëlidhjes së Skënderbeut shërbenin dy vlonjatë. Këtu na u dha rasti
që me vajzën time, Laura, që ka disa vite në Boston, me Pollin e me Markun të
shijojmë kuzhinën shqiptare duke parë njëkohosisht mes zhurmës së bukur të
lokaleve shqiptarë një nga ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit. Atje
takuam edhe dy shqiptarë nga Gramshi Nefail Hoxhën e dhëndërrin e tij, Fetain.
Çdo pasdite shkonin në këtë lokal për t’u shlodhur e për të biseduar me miq të
ndryshëm nga Shqipëria.
Në Kuinc një djalë i kulturuar si Dritan Korça shërben në një Agjensi Udhëtimesh
dhe është gjithmonë në shërbim të shqiptarëve ë vijëe ikin nga kyt vend. Bostoni
mund të quhet me plot gojë “Qyteti i Muzeve, i Monumenteve, i Librave dhe i
Presidentëve”
Edhe në Boston shikon një ndarje të zonave ku banojnë shqiptarët. Një
ndarje që në disa raste edhe është pasuruar. Kështu korçarët që përbëjnë që nga
emigrantët e parë e deri mban numrin më të madh të shqiptarëve këtu banojnë
kryesisht në South Boston. Në Forset Hill banojnë kryesisht fierakë, lushnjarë
dhe beratas. Universitetin e njohur në të gjithë botën të Harvardit që patëm
fatin ta shikonim edhe më nga afër e kanë mbaruar shumë shqiptarë që sot janë në
majë të politikës dhe ekonomisë shqiptare, por edhe në Amerikë.
Meqë na u dha rasti do të jepnim mendimin që në një nga Universitetet e shumta
të Bostonit duhet të hapet një Katedër e Gjuhës Shqipe. Kudrot snjëherë nuk kanë
munguar për këtë gjë, por duket se problemet financiare dhe organizative janë
pengesë.
Edhe problemi i një shkolle për fëmijwt shqiptarë të Bostonit prej vitesh nuk ka
një zgjdhje të mirë, Ajo herë hapet e herë mbyllet. Në Kishë ka një shkollë të
tillë ku nxënësit mësojnë shkrim e këndim, por kjo nuk mjafton. Një gazetë për
shqiptarët e Bostonit kërkohet shumë. Flitet shumë herw pwr të. Ka shumë
gazetarë që mund ta mbajnë, por nuk është hapur akoma për arsye financiare.
Madje mësuam se probleme të tilla kishin edhe vetë gazetat e Bostonit që kanë
një traditë të madhe në gazeterinë amerikane.
Duket se hallet e përditshme të jetës për të siguruar sa më shumw të mira
materiale e kanë lënw këtë gjë në plan të dytë. Më të lumtur janë fëmjwt që kanë
në shtëpi gjyshe ose gjyshër qw kanë bërë të mundur shkrimin e shqipes për ta.
Me rastin e 100-vjetorit të Kishës Ortodokse Shqiptare në këtë qytet mori pjesë
edhe Presidenti i Shqipërisë zoti zoti Bamir Topi. Pando Lakua që është në
profesion inxhinier na tregon se e ka shoqëruar për tre ditë presidentin dhe na
tregon për mbresat e mira që ai mori nga ky qytet. Vetë Pandua ose Polli si e
quajnë është me origjinë nga Korça e ka patur këtu gjyshin, babain. Wshtë brezi
i tretë i emigrantëve shqiptarë. Në muret e kishës së Shwn Gjergjit shohim
gjyshin e tij si një nga krijuesit e Federatës “Vatra” Në këtë kishë që do ta
kishte zili edhe një Muze i vërtetë në Shqipëri, gjejmë sa e sa relike, sa e sa
fotografi që tregojnw për jetën e shqiptarëve në Boston. Në tre prej tyre shohim
disa piknike që bënin këtu me qindra shqiptarë në festat e Flamurit e në festa
të tjera nw vitet 1926, 1927 e mw vonw
***
Nuk mund të largoheshim nga Bostoni natyrisht me mendimin për të ardhur sa më
shpejt mes vëllezwrve të një gjuhe pa shkuar në varret ku prehen edhe shumë
shqiptarë. Një qytet që ka në varrezat e tij njerëz të shquar të kombit tonë si
ato të Fan Nolit, por edhe shqiptarë të thjeshtë. Të emocionon ai varr i
thjeshtë mes shqiptarëve të tjerë kryesisht të para viteve 90 që janë varrosur
këtu. Në të dy anët e atij basorelievi të thjeshtë shohim grurë që është simboli
i begatisë njerëzore dhe në anën tjetër një vesh rrushi që është simboli i punës
që bën njeriu në shërbim të të tjerëve. Kur e pyesim At Liolinin për një gjë të
tillë, ai na tregon se që në ditet e para të ndarjes nga jeta në Këshillin e
Kishës së Shën Gjergjit u bisedua gjatë për të bërë një varr madhështori, ashtu
si ishte edhe vepra e tij patrotike, politike, intelektuale dhe kishtare
-Të gjithë ne ishim dëshmitarë të një jete shumë të thjeshtë që bënte Noli. Ai
nuk kishte makinë dhe shofer, edhe pse i takonin sipas detyrës që kishte. Nuk
kishte shtëpi luksoze, por vetëm një apartament të thjeshtë. Vinte në kishë me
tren edhe kur ishte borë e madhe. Megjithëse i takonte të kishte 12 palë kostume
si Peshkop, ai kishte vetëm dy dhe me njërin prej tyre, më të mirin edhe u
varros. Banonte në një rrugë ku kishte përballë Bibliotekën e Bostonit. Bariste
shpesh me sandale. Kishte një tavolinë të thjeshtë në shtëpi që ne e kemi marrë
si relike në kishën e Shën Gjergjit. Shpesh ai na thoshte: “Më kujtoni nga
librat e mi!” Në këtë kohë iu mor mendimi edhe sekretares së tij. Mendimi
ishte i njëzëshëm . Nëse miqtë e tij nga e gjithë Amerika, sidomos ata të
Bostonit, do të bënin një varr madhështor ai do të ndahej nga shqiptarët e
thjeshtë. Do të qëndronte mes milionerëve amerikanë, mes njerëzve të shquar të
Bostonit, por njerëzit që do të vinin këtu nuk do të kishin mundësi që të
lexonin edhe emrat e shqiptarëve të tjerë të thjeshtë dhe ai nuk do të quhej pas
vdekjes “Peshkopi i popullit“ si quhej kur ishte gjallë.
***
Bostoni ka eedhe poezinë e vet. Nuk është rastësi që poetët më të mëdhenj
amerikanë si Longfello, Edgra Po dhe Uollt Uitmani janë nga Bostoni dhe prehen
në varrezat e këtij qyteti. Është një qytet-poezi që të bën të meditosh edhe më
shumë për të nesërmen e tij, për të nesërmen e të gjithë shqipfolësve në këtë
vend. Në këtë qytet është e vështirë që të mos shijosh atë aromë të fresktët
shqiptarie, për të cilën secili emigrant në të gjithë botën ka e do të ketë
nevojë. Në dangdanget kaq paqësore të këmbanave që derdhen në qiellin bostonian
të duket se dëgjon një meshë të Nolit edhe për lirinë e Kosovës dhë për Çamërinë
e Endrrrës së Madhe. Këtu Konica të kujton urtinë e heshtjes para marrisë së
dhimbshme e peshën e fjalës tënde ta vësh në kandar pa peshën e prangave që
dikur na i dha në të gjithë ditët e jetës sonë që kalonim.. Të hipën një trill
që të marrësh një grusht dhe e të mbjellësh në tokën e të parëve fidanë
buzëqeshjesh. Të shkarkosh një torbë ëndrrash nga supet e lodhur e të kërusur që
u tretën aq klithshëm, e të nisësh për të mos mbaruar kurrë fjalët e një kënge
në një buzë që s’do të jetë më e mpirë…





Politikë
Publicistike


