Përkujtohet dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 3 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 Pjetër Jaku

 Kisha “ Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit” së bashku me Shoqatën Kulturore “ Kosova”, me 14 shkurt 2010, në një sallë të zbukuruar me flamuj  shqiptarë, kosovarë dhe amerkian dhe, nën tingujt e muzikës nga këngëtarët e njohura, Ermelinda Paparisto, Hana Nikprelaj, koreografja Joli Paparisto, artistët e fjalës Kolë Kakarriqi, Ndue Gjeka dhe Blerina Grabanica, përkujtuan Dy vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë mjedis festiv me një pjesëmarrje masive, u sollën përshendetje edhe nga përsonalitet të njohura të Kosovës, si ajo e Gjeneral Agim Çekut, ish krymenistër i Kosovës, lexuar nga gazetari i njohur Agim Vuniqi dhe Sadie Aganit, gruas së të ndjerit Fehmi Agani, lexuar nga Blerina Grabanica, të cilët nuk kishin mundësi të ishin të pranishëm në këtë eveniment.
Poashtu, në sallë ishin të pranishëm kryetar shoqatash, qe kanë ndikuar në ardhjen te Pavarësia, përfaqësues të qendrave fetare dhe, me e rëndësishmja, ish ushtarët e UÇK-së Nikollë Perkaj, Besnik Bezhi, Agron Mirdita etj dhe disa nga aktivistët, që ndihmuan në krijimin dhe grumbullimin e fondeve të luftës si, Luigj Gjokaj, ish kryetar i Fondacionit të njohur “Vendlindja thërret”, Lekë Leci, Fran Mirdita, Nikollë Vneshta,Tomë e Lekë Duhani, Gjon Marku, Kujtim e Nikollë Qafa, Marash Nucullaj, Gjergj Ivezaj, Gjevalin Gegaj, Gjokë Gojani, Prek Gjokaj etj., ish të burgosurit politik në burgjet famëkeqe malazeze, Kolë e Rrok Dedvukaj, ish i burgosuri për çeshtjen e Kosovës, aktivisti Enver Isufi etj etj…
Në sallë kishte të pranishëm nga të gjitha komunitetet fetare të bashkësisë shqiptare në Detroit, si dhe të të gjitha moshave, edhe pse ky aktivitet përkonte me  ditën e të dashuruave, festën e njohur të “ Shën Valentinit”
Të pranishmit i përshëndeti Dom Ndue Gjergji, famullitari i kësaj qendre, i cili prezantoi edhe të ftuarit, duke uruar që kjo festë tashmë po i bashkohet traditës së shqiptarëve për të përkujtuar çdo vit Flamurin, kështu siç jemi sonte e kemi qënë gjithëmonë bashkë, kur është ba fjalë për çeshtje kombëtare. Disi të veçantë, ai e pati përshëndetjen për të njohurin Dom Fred Kalaj, pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet patriotike dhe kulturore të shqiptarëve në këtë komunitet.
Më pas, më mjeshtri të lartë u interpretuan hymnet e flamurit të Amerikës dhe ai Shqiptar nga sopranoja e njohur Ermelinda Paparisto si dhe një këngë e re, krijuar enkas për këtë ditë.

Folësi i rastit, aktivisti njohur Gjon Nikolli, përkujtoi disa pika më të rëndësishme të këtij evenimenti, pa kaluar në stërgjatje historike, çka vihet re përgjithësisht në kësi rastesh, disa herë duke krijuar bezdi tek të pranishmit, me pjesë të njohura të historisë, që vetëm i përsërisin.
Më pas, përshëndetën, famullitari i Kishës së Shën Palit, Don Anton Kçira, i cili solli edhe disa pika  të panevojshme për kësi festash, ndoshta për të justifikuar pjesëmarrjen e pakët  të një nate më parë të këtij përvjetori në qendren e tij, me folës rasti pa asnjë aktivitet në çeshtjen e Kosovës, kryetar i një shoqate anonime, i cili vetë nuk duhej ta kishte pranuar një ftesë të tillë, në një komunitet që nuk ishte njohur fare për veprimtari dalluese, as në ndihma financiare, as në demostrata

Ekrem Bardha, në cilësinë e Konsullit të nderit të Shqipërisë në Michigan dhe Kryetarit të Këshillit të Teqesë bektashiane në Michigan, e vetmja në gjithë Amerikën, përshëndeti të pranishmit, duke bërë apel bashkimi dhe bashkëpunimi në të mirë të çështjes shqiptare dhe të komunitetit në veçanti.

Imam Shuaip Gerguri, foli në emër të Qendrës Muslimane Shqiptaro-Amerikane, e cila për më shumë se 60 vjet shërbeu në këtë komunitet edhe në përkrahje të vazhdueshme të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Ne veçanti ai përmendi faktin se ka disa përsona që duan ta përçajnë komunitetin mbi baza fetare, çka shqiptarët kurrë nuk kanë qënë të përcarë në këtë aspekt, biles dallohen si i vetmi komb në botë për një harmoni të lakmueshme në këtë drejtim. Le të ecim nën shembullin e klerikëve të nderuar, Imam Vehbi Ismaili, Baba Rexhepi dhe Dom Prek Ndervashaj, përfundoi ai.

Kushtrim Shaqiri
përshëndeti në emër të kongresmenit Gary Peters, i cili punon pranë këtij kongresmeni.

Në përfundim, pas falnderimit të të pranishmëve nga  Dom Ndue Gjergjit,pjesëmarrësit në këtë takim festiv, u argëtuan  nga këngëtarja e njohur Hana Nikprelaj, nga Kolë Nikprelaj dhe nga vallet e të rinjëve, drejtuar me mjeshtëri nga koreografja e njohur, Joli Paparisto. 

Foto nga aktiviteti:  

 Dom Ndue Gjergji, duke përshëndetur të pranishmit

Folësi i rastit, Gjon Nikolli

Dom Anton Kçira

Ekrem Bardha

Imam Shuaip Gerguri

Nga e majta: Imam Shuaip Gerguri, Ekrem Bardha dhe Dom Fred Kalaj

Nga e majta: Ndue Ftoni, Lek Leci, Luigj Gjokaj dhe Pjeter Jaku

Hana Nikprelaj

Vallëtarë të rinj

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara