Seksionet
Newsletter
Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)
Sondazh: Dizajni
Si ju duket pamja e re e faqes?
A ju pëlqehet Artikulli?
(Gjithsej 0 Votime)
( Shenim per librin “ Përmallimi…” të autorit Agim Xh. Deshncia )Pjetër Jaku
E kam njohur poezine e Deshnicës para ma shume se 5 vitesh. Agim Xhevdet Deshnica i lindur ne emigrim politik, ne trojet shqiptare ( Selanik ) dhe, qe jeton në emigrim në tokën Amerikane, u rrek te shkruaj e të mos ketë mundësinë e botimit, që në moshën më të re. Kjo, jo vetëm që mësohet nga parathenia e librit të Agimit, botuar në vitin 2007, i cili mban titullin “ Përmallim…”, por preket edhe ne krijimtarinë e tij në këtë vëllim. Në përmbajtjen e këti libri, ka krijime në prozë, poezi dhe përkthime. Me autorin u njoha para disa vitesh, këtu në emigrim ( Amerikë ), ku pas disa germimesh e kishte gjetur adresen elektronike te revistes “ Kuvendi” dhe, pas disa fjalëve në adresë të saj, më kishte dërguar edhe një shkrim për Nolin, sipas disa “ zbulimeve të reja”, në lidhje me këtë figurë poliedrike dhe kombëtare dhe, veçanërisht me disa pasaktësi të studiuesit të biografisë së tij, Nasho Jorgaqi. Duke qënë se jetonte në Boston, në vendin e shqiptarëve dhe të Nolit, kishte krijuar mundësinë të gjente diçka më shumë dhe të veçantë në lidhje më këtë figurë të diskutueshme, por shumë shqiptare. Libri ka 286 faqe dhe brenda tij qëndron puna disavjeçare e Agimit, i cili nuk boton për emër, as për të numëruar faqet e një libri, por se ia ndjen zemra të thotë atë që ka thënë, atëherë kur i flisnin ndjenjat dhe nuk i shkruante vetëm dora… Poezia e këti libri ndahet në ciklet: “ Poezi të rinisë”, “ Mall për vendlindjen”, “ Atdheut” dhe “ Frymëzime nga Amerika”. Në të gjitha poezitë e këti vellimi, sistemimi ka ardhur vetvetiu, sipas moshes dhe veprimtarisë së autorit. Poezia vjen e drejtëpërdrejtë dhe e prekshme, pa stisje dhe lulka, që nuk thonë asgje, por jo pa art, jo pa krahasimin e gjetur, jo pa metaforen, jo pa vargun e matur, edhe pse në ndonjë rast paraqitet si i lirë. Poezia e Agimit, që në titull është poezi. Mund të përmendim këtu; “ Etyd’, “Meditim Yjesh”, “ Osumi i legjendave”, “ Zëra në Jon”, “ Peisazh Himare”, “ Berati i ures legjendë”, “ Buzë Oqeanit”, “ Detit të mallit”, “ Zgjim në Berat”, “ I falem gjuhes shqipe”, “ Tim biri të merguar” , “Në mjegulla tragjedish” etj. Poezitë e mallit dhe, në përgjithësi përshkrimet poetike për vendlindjen, sidomos Beratin , janë të shkruara në vargëzimin tradicional, por në shumë krijime të tjera, duket edhe ndikimi nga leximet e autorëve më të mirë botëror, nga letërsia ruse dhe italiane, sidomos Bajronit, D’Anuncios, Pushkinit , Tjutçevit, Lermontovit etj, krijime të të cilëve i takojmë edhe në këtë libër. Në ndonje rast, autori ka nevojë t’u ik impresioneve të drejtëpërdrejta dhe përshkrimit të tyre, ashtu siç i ka përjetuar autori, pasi autori i çdo libri nuk mund të jetë tek çdo lexues, për t’u shpjeguar përjetimin dhe emocionet e tij. Nëse emocionet dhe përjetimet nuk përshkruhen artistikisht dhe kutpueshem, humb vlera e artit të vertetë. Krijuesi Agim Deshnica, në tri gjinitë e përmendura më sipër, përpiqet që emocionet t’i transmetoj artistikisht dhe pa sforcime, por as thjeshtë në përshkrime ordinere dhe të pakapërdishme, siç po ndodh rendomë në krijimtarinë e këtyre viteve, nga autorë, që përpiqen të bëjnë emër me numrin e librave dhe me citimin, qoftë edhe të bisedave nëpër kafene. Arti mbetet, nëse është art, në të kundërt, sado parathenie të bësh, sado “ vleresime” t’ia atribuosh vetes, atë s’do ta lexoj njeri, ose do të krijoj bezdinë e të lëxuarit, ndoshta edhe të autorëve, që nuk kanë emër, por që thone diçka.
“ Si marrim frymë në largësi/ i derdhem tokës përmbi shkëmb/ buçimë e tyre-këngë e moçme/ këtu si gaz, atje si brengë”. Etyd, fq 9
Në poezinë ‘ Fjala”, autori do të shkruaj mallin e tij për Bregun, për Vloren, për Ujin e ftohte, për atë peisazh mrekullish natyrore, që vetëm në Shqipëri mund t’i takosh.
“ Vala puth bregun nën lartësi/ e ne shkëlqejmë në kaltërsi/ befas dëgjoj nga buzët e tua/ fjalën e ëmbël, mes lotësh: të dua!” Në poezinë “ Mbarim dimri”, poeti do ta përshkruaj pranëverën aq bukur sa; “ Pranëverë e blertë,/ pranëverë e mirë, e verdhë , në all/ e blertë e blutë/ I ngjitet malit në krah të dritës/ me fluturim të erës/ dimri po iken!” Poeti, në këtë poezi mund të shmangte mbiemrin “ e blertë”, të cilin e përdorë dy herë, ose “ e mirë “ për pranverën”. Megjithatë, përshkrimit poetik, që shprehet në varg të lirë, i mjafton vargu metaforik “ I ngjitet malit në krah të dritës”, për ta vlerësuar krijuesin.
Ja si fillon poezia “ Meditim yjesh”
“ u shfaqen yjet,/ në qiell varg/mbi detin e pafund,/në mjegull meditimesh/ në brigje lashtësish,/ mbi ura miqësish../. Kjo poezi që i kushtohet Dhermiut, dallohet per koncizitetin dhe ngjeshjen e mendimit te shprehur në varg të lirë, edhe pse autori dallohet ne poezinë e matur. Në ndonjë rast,autori duhet t’i shmangë rimat foljore, me mbaresa të njejta dhe përshkrimet e gjata, edhe nëse ndonjë krijim quhet poemë.
Autorit, në ndonjë poezi i duhet të devijojë proliksitetin, i cili mbyt frymëmamrrjen artistike të çdo krijimi, si psh në poezinë “ Kunderarratisja e mendimit”, i cili edhe si titull, nuk tingëllon artistikisht, edhe se i kushtohet emigrimit dhe lenies pas të shumë e shumë objekteve të dashura.
Proza e poetit , botuar në këtë libër, është një impresion nga shumë takime e ndodhi, që i ka përjetuar, duke u përpjekur t’i kthej në art, në formën e eseve dhe tregimeve të mirëfillta artistike. Këtu mund të përmendim prozen “ Mësimi i gjuhëve të huaja”, temë kjo e marrë nga emigrimi, “ Pardesyja çeke” dhe “ Pranverë në Boston”, prozë që të ngjallë ndjenja dhe, që përshkrimet janë të matura, duke mbajtur vetëm peshën e durueshme.
Përkthimet, që edhe përmbyllin këtë libër, janë të autorëve të zgjedhur me kujdes dhe të shqipëruara në mendimin shqip, prurë në vargun tradicional, edhe kur Witmani më shumë shkroi në vargun e lirë.





Politikë
Publicistike


