Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Si i njoha unë Fajtorët e 2 Prillit?
Nga Alfons Grishaj
Eshte bere e udhes qe fajtoret te tjerrin lesh e li ,te krijone alibira, te betohen si krijesa inocente, dhe me keq te akuzojne te tjeret; karakteristike e njohur e njerezve te sigurimit te shtetit, te atyre qe kane lare duart me gjak.
Jam munduar te mos i kujtoj emrat e Çapajev Taçit, Dilaver Papares dhe Gjeke Çeles. Emrat e tyre ishin si nje semundje e nje kohe te kaluar,e cila i ka kushtuar rende Shkodres dhe familjes se martireve.
Do mundohem te hedh drite ne dy data: 13 Dhjetor 1990 dhe 2 Prill 1991.
Dilaver Paparen dhe Gjeke Çelen i njoha ne demonstraten e 13 Dhjetor 1991. Emrin e Çapajev Taçit vetem se e kisha degjuar si nje enverist te terbuar.
Njohja me Dilaver Paparen.
Ne demonstraten e 13 Dhjetorit ,demonstruesit me mbajten per nje cope kohe ne krahe dhe brohorisnin emrin tim. Dilaveri e shikoi kete skene dhe m’u afrua duke me zgjatur megafonin : “A mund t’i besh thirrje per qetesi?” Fytyra e tij nuk tregonte mendimin real, por ai me nje nenqeshje rikerkoi, qe une te qetesoja demonstruesit. “Nuk desheroj te perdori dhunen!” Une e kuptova mire se çfare nenkuptonte ajo fjali e sterbezdisshme, qe me kumbonte ne veshe prej vitesh. Hypa mbi mikrobuz dhe, porsa u bera gati te flisja , poshte mikrobuzit shikova nje spiun te njohur, qe nuk dua t’i permend emrin, se tashme ka shkuar ne boten tjeter bashke me mekatet e tija. Ai thirri , “Duam Gjak!”. E shikova ate mjeran qe kerkonte qe demonstraten paqesore ta kompromentonte. Desha te flisja per PD dhe ta shpallja aty. “Le te mbledhim nje perfaqesi dhe te bisedojme me autoritetet ! ”Nuk me lane te mbaroja fjalen, se spiuni thirri perseri: “Duam Gjak, kemi biseduar!” E shoqeruan dhe disa zera…U ula prej mikrobuzit dhe e kapa prej xhakete pisin qe provokonte turmen…Fatbardh Bilali, qe ishte nje nga ata qe me mbante mbi shpatullat e tija, hyri dhe ai. Gjithçka ishte me sekonda. Pas meje hypi mbi mikrobuz Apollon Haxhi,(dukej si pire) ai tha: “Eshte themeluar PD,me ne krye Gramoz Pashkon.”Ishte nje e vertete ,por jo krejte e sakte…Hypa perseri mbi mikrobuz,thirra: “Rrofte Liria” duke ngritur dy gishtat lart … “Pas meje !” Demonstruesit,me shoqeruan ne xhiron e pare duke brohoritur…
Ballafaqimi me Gjeke Çelen.
Per here te pare e shikova kete njeri tek rreshtonte policet ne formacion pushkatimi, per te qelluar mbi demonstruesit Dhjetoras. U plagosen me dhjetra…Pasi demonstruesit ngjeshen rradhet, e detyruan kete person bashke me policet e tij te futej brenda Komitetit te Partise. Aty, ky se bashku me shoket e tij, hapnin zjarr (pothuajse i njejti skenar si me dy prill 1991,duke plagosur dhe nje grua qe kalonte aty afer,(lexuesi te me falin se nuk ia mbaj mend emrin), e cila nuk pyeti per plumbin qe mori, por pati hallin e femijes qe mbante. Ajo thirri: “Gati me vrate femijen, more ju vrafte Zoti”.
Disa demonstrues i vune zjarrin katit te pare te KPP-es.

Para Komitetit te Partise demostruesit qe kerkojne liri.
Shkoder, 02 Prill 1991
Shkova perballe Komitetit te Partise, per te qetesuar demonstruesit.
Protestuesit kishin kapur nje oficer qe po kalonte aty prane, te cilin po e godisnin duke menduar se ishte oficer sigurimi. Ia hoqa nga duart duke i thene demonstruesve , se ai ishte oficer ushtrie dhe jo sigurimi. E strehova oficerin tek nje familje aty afer dhe e vendosa nje mikun tim per ta ruajtur. Menjehere shkova perseri ne shesh. I ndala demonstruesit qe te hynin brenda Komitetit te Partise, mendoja se do t’i vrisnin. Nipi i Ler Martinit me tha se e kane vrare Lerin dhe e kane futur brenda KPP-se. I premtova se do ngjitesha vete lart dhe ashtu bera. Hyra brenda KPP-se, kur ç’te shikoj! Nje mal me karrike e tavolina, qe policet kishin vene, qe te pengonin demonstruesit te ngjiteshin ne katin e dyte. Me zor u ngjita neper karrike dhe tavolina dhe perfundova ne katin e dyte. Aty takova Lerin, i cili ishte plagosur ne koke. I tregova Lerit se njerezit kujtonin se ai ishte i vrare, prandaj ai duhej te ulej poshte. Leri ishte i turbulluar dhe dukej sikur nuk me degjonte. Aty per aty hyri Xhorxhi Grabova: “Nuk e le Lerin te dale nga kjo godine, se kush e di cfare do t’i ndodhe, Leri me shpetoi jeten”. Tek fliste sekretari i partise, degjova nje ze, i cili kerkonte furnizime me fisheke, se i ishin mbaruar…
Ktheva koken dhe menjehere e njoha, qe ai ishte personi i cili komandonte, komandanti qe rreshtonte policet per te qelluar. Ky person ishte Gjeke Çelaj. Ne toke gjeta nje plumb dhe ia drejtova Gjeke Çeles, “Ruani plumbat per armiqte dhe jo per vellezerit tuaj, qe kerkojne liri!”. Ai, me nje fytyre habitore, me pyeti: “ Kush je ti dhe per cilet armiq e ke fjalen!?”-“Jam perfaqsues i popullit, armiqte jane serbet dhe jo shqiptaret!”-ishte pergjigjia ime.
Isha i mbushur deri ne fyt me felliqesite, genjeshtrat, manipulimet, paburrerine
dhe krimin komunist. Me 13 Dhjetor 1990, vertetova dhe nje here kanibalizmin dhe tiranine e kastes se kuqe. Naten e 13 Dhjetorit erdhen hijenat sigurimsa, rrethuan pallatin tim. U arrestova. Ne rruge ishin dy IFA plot me polic. Ne IFE-n qe me hypen gjeta te arrestuar dhe Zamir Fajen, i cili kishte mbajtur mbi supe Olsi Lorjen gjate kohes qe thermoi me çekan pjesen e kokes se mbetur te diktatorit. Olsi Lorja(ky Gavrosh Lirie) u vra nga forcat e sigurimit pas kesaj ngjarje.
Porsa na ulen nga IFA, ne dege te puneve te brendeshme u ballafaqova me nje tabllo rrenqethse. Ajo ngjante me arenen e Koleseut te Romes, kur besimtaret e krishtere hidheshin per t’i shqyer bishat. Keshtu kishin bere dhe sigurimsat ne degen e puneve te brendshme Shkoder. Te plagosurit qe besonin ne LIRI i kishin hedhur ne oborr, ku bazhibozuket pa uniforme, te veshur keq (praktike e sigurimsave qe futeshin ne popull, ku rralle here dhe i manipulonin), te cilet godisnin pa meshire te plagosurit. Bepin Torta dhe Sokol Drasati, dhe pse te plagosur, ishin te paepur. Aljosha dhe Mondi, te cilet vetem rroben kishin te sigurimit, se ne shpirt ishin demokrate, u shprehen: “Keta jane te 326, i udheheq Labo Çomo, keta nuk kane shpirt”. Bazhibozuket, sa me pane u turren mbi mua , “Shiko erdhi A-si, ky eshte ai zoteria qe i ka udhehequr, ky zoteria i kollarisur!” Njeri nga ato me futi sterkembesen, per te me rrezuar. Fjalet e mia te ashpra i shtangen. Ne ndihme me erdhi dhe Aljosha dhe Mondi, te cilet thane: “Alfonsin me mire vriteni, se ta prekni me dore, mos e prekni me dore…”. Me vone Dilaver Papare do te dilte kunder te gjitheve, per te me liruar mua.. E pyeta Dilaverin gjate diteve qe ai vinte ne PD per te kordinuar veprimet per mitingjet tona: “Dilaver pse me lirove me 13 Dhjetor”. Ai m’u pergjigj: “As une nuk e di, por me je dukur ndryshe me te tjeret!”.
Tani vetiu lindin disa pyetje per Gjeken:
Pse i rreshtonte policet dhe urdheronte te qellonin mbi demonstruesit !?
Perse kerkonte municione ne radio dhe per ke i donte plumbat !?
Pse i masakronin te plagosurit dhe te arrestuarit ne Degen e Puneve te Brendshme!?
Kush e vrau djaloshin hero, Olsi Lorja ,i cili me çekan, hoqi koken e mbetur te diktatorit?
Kaq per 13 Dhjetorin, duke pasur dhjetra deshmitare…
2 Prilli , masakra e parashikuar dhe roli i krimineleve te Sigurimit
Me kujtohet nata e 31 Marsit dhe bataret qe shkrehen komunistet, per fitoren e tyre ne Shqiperi. Isha ne seline e PD-se, duke pritur e percjellur aktivistet e PD-se. Disa aktiviste tane, qe banonin prane deges puneve brendeshme erdhen duke thene, qe bataret e pushkeve erdhen nga dega. Ardian Tahiri, nje aktivist i flaket i lirise-se,
tha: “Ky eshte fillimi i nje provokimi!”
Me 1 Prill 1991 , demokratet e Shkodres vershuan para selise se PD-se, me lot ne sy pyesnin per rezultatet. Dikush ishte dhe i acaruar. “Prep kta kriminela!” U munduam t’i qetesonim. Folen para selise Kolec Ndoja ,Viktor Martini, Azem Hajdari. Azemi ishte shume i qarte ne fjalen e tij. Me kerkuan disa here qe te flisja. Isha shume i lodhur, kisha nete pagjume. Ngarkesa dhe barra me e madhe binte mbi mua, jo vetem per njohjen e madhe me te rinjte e Shkodres, por dhe si nje demokrat qe nuk njihja kompromise me ish-kasten e kuqe.
Eshte e vertete qe Dilaveri dhe Gjeka erdhen e kerkuan “bashkepunim”, per te qetesuar situaten. Por, cila ishte arsyeja e vertete? Vete prania e tyre ngjallte neveri tek demonstruesit. Ata nuk shihnin tek Dilaveri dhe Gjeka figurat e rendit kushtetues, por kukullat e metalta te nje rendi anti-kushtetues dhe ilegjitim, te cilet me surumet e trureve te tyre te lara i sherbenin nje kaste gjakpirse e delirante qe, per 47 vjet kishte burgosur torturuar e vrare.
Pse duheshin shqetesur aq shume keta police, kur demonstruesit po demonstronin si qytetare te nje bote te lire? Ata po protestonin per manipulimin e votes se vjedhur, dhe ata nuk protestonin per veten e tyre, por per Shqiperine, se Shkodra nuk ishte republike ne vete, ashtu siç kerkonin bazhibozuket e sigurimit, qe hidhnin parulla serbe : “Shkodra Republike!” etj…Pse nuk u shqetesuan keta zoterinj, kur makinat e tyre te policise dhe te ushtrise shkonin per te votuar, sa ne nje zone ne tjetren per te manipuluar?
Ne lagjen Xhabije, populli gadi sa nuk u konfrontu me keta mjerane, qe per te dyten here donin te votonin.Vete Sokol Shazi, perfaqesues i Frontit Demokratik, ky nje njeri kurajoz dhe i ndershem, i tha oficerit mustaqemi: “Ju keni votuar dhe njehere, çfare doni ketu!?”.
Devocioni i tepruar i ketyre zanatlive te pafe, qe per ta nena dhe babai ishte PP-ja, ky devocion katetonik do ta çonte ne kolaps shtetin komunist.
Gjeka duhet ta dinte, se Shkodra ka qene fuçi baruti per antikomunizem.
Atje jane zhvilluar dy levizje te medha anti-komuniste 45-46. Si kishte harruar Gjeka te gjithe ata prifterinj e hoxhallare shkodrane, qe ishin burgosur e martirizuar?
Pra, as Dilaveri dhe as Gjeka nuk e njihnin historine antikomuniste te Shkodres. Ata vinin si dilitante per te nakatosur dhe, jo per te qetesuar.
Per t’i kujtuar Gjekes, se Dilaveri u plagos me 13 Dhjetor, pikerisht se ai nuk e njihte situaten, dhe ajo ishte nje shenje e mire per t’i treguar atij se Shkodra nuk ishte Puka.
Me 1 Prill kemi ndenjur deri ne 10:30 te nates, duke qetesuar demonstruesit para KPP. Kemi qene disa perfaqesues te PD-se: Une, Arben Broci, Eduard Perjaku, Kolec Ndoja, Nikolin Thana, Pjeter Arbnori, Artan Broci dhe Eduard Grishaj. Me ne ishte dhe Dilaver Papare. Dilaveri tha: “Se, neqoftese neser mblidhen demonstrues para KPP-se , NE DO VEPROJME NDRYSHE”. Cila ishte arsyeja qe ky njeri qe i dridheshin duart duke dredhur cigaren, te ishte ne ate ankth? Kush e kishte urdheruar dhe perse!?” Dy Prilli do te ishte pergjigja me e mire. Pas shperndarjes se demonstruesve, shkuam tek selia e jone. Per te nesermen u caktuan te hapnin zyren Arben Broci dhe Eduard Grishaj. Me ta u bashkuan dhe Frano Gjergji dhe Fatmir Berdica, perkatesisht anetare te keshillit te PD-se.
Perpjekjet e Zv/ministrit Hajredin Shyti per t’u kapur si i mbyturi pas fijes se kashtes, siç tha ne gjyq, qe gjoja PD e ka çuar Arben Brocin tek KPP-se Shkoder, i duhet nje pergjigje e sakte ketij rrufjani.Tek KPP, nuk ka qene vetem Arben Broci, por ka qene dhe Frano Gjergji, Fatmir Berdica, Eduard Grishaj, Eduard Perjaku, Une ,dhe me vone Ali Spahia dhe Pjeter Arbnori. Jam i bindur se Arben Broci, ishte piketuar qe ne takimin me Ramiz Aline. Mbase, ishte i vetmi, ne ate takim qe e injoroi Persidentin komunist.
Shumica e te pranishmeve ne ate takimin ia dhane doren Ramizit, kurse Arben Broci jo.
Si mund te harrohej ky injorim qe i beri Arbeni te paprekshmit Ramiz Alia? Shpesh here Arbeni shprehej: “Keta kriminela kan me me vra!” Me qe rrinim dhe ne nje lagje, ishim me afer njeri-tjetrit; Une,Arbeni dhe Kujtim Asllani, bisedonim dhe jashte mbledhjes per problemet e PD-se.
Te njejten shprehje do ta degjoja me vone prej mikut tim,te paharrueshmit Hajdari, i cili nje dite me tha: “Alfons, kriminelet e Nanos jane duke u perpjeke me me vra, dhe kan me e ba. Nese gjaku im ka me i sherby demokracise dhe Shqiperise,ja kisha ba hallall ,por nese jo, do me vinte keq!”
2 Prilli filloi me nje proteste model te shkollave te mesme “Jordan Misja”,
“Oso Kuka” dhe “29 Nentori”. Kjo proteste mund te krahasohej vetem me protestat e vendeve te civilizuara boterore. E ardhmja e Shqiperise kishte zgjedhur nje model civilizues per te protestuar.Ishte nje krenari dhe habi per kete organizim ideal. Siç duket keta nxenes kishin menduar ta zbusnin klimen e protestuesve dhe komunisteve. Mbase dora e zotit po mundohej te çlironte ate atmosfere(megjithse komunistet nuk besojne ne zot ) te rende.

Pllakati i kesaj ngjarje
Çdo qytetar Shkodran qe e ka pare kete skene, eshte mallengjyer.
Por,jo! Engjejt e lirise nuk i njihnin mire skeletonet e komunizmit. Si bisha te terbuara u hodhen bazhibozuket mbi nxenesit e pambrojtur …Pse e gjithe kjo egersi mbi femijet qe ishin te ulur mbi çantat e tyre!? Bazhibozuket laramane, shumica ishin pa uniforme policie, praktike kjo e vendeve diktatoriale. Vete kjo perzierje tregon per nje taktike dinake te perpunuar mire nga Çapajev Thaçi dhe mvaresit e tij… Shkodranet, duke pare kete skene, u hodhen per te mbrojtur femijet e tyre. Babai per femijen, komshiu per komshiun, shoku per shokun, dhe keshtu reaksion zinxhir si bomba me hidrogjen plasi kjo demonstrate. Demonstrata e 2 Prillit ishte e katerta brenda nje viti. Nga permasat ishte demonstrata me e pergjakshme ne historine e pluralizmit politik Shqiptar.Hebrejt kane nje shprehje, “Helkath-Hazurim”,qe do te thote, “fushe beteje”. U vrane pese antare te PD-se,dhe jo kater. Kete e kam thene dhe e kam shkruar ne shkrimet tjera per 2 Prillin: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe vdiq me vone prej plages Artur Gila(vdekja e Arturit duhet sqaruar me me mire nga nje komision!! ).U plagosen mbi 100 demonstrues, shumica me arme zjarri dhe pjesa tjeter me mjete te forta. Nuk mund te le pa permendur Harris Moranen, qe mori plumbin ne gjoks para komitetit PP-se, Shkelqim Lisin ,qe nuk ishte me shume se 12 vjeç ,mori plumbin ne bark dhe, ashtu i plagosur ngrinte dy gishtat lart. Çlirim Bajri mbeti i paralizuar, nga dy plage zjarri etj. Mire se keto ishin trima, po me vajzat çfare paten ata te pandere e te pafe? Po permend disa vajza qe shkuan deri ne humbje ndjenjash: Marsida Bruceti, Suela Basha, Blerina Tuzi, Elida Nika, Sidola Vata , Aida Krroqi, Flora Kurbini. Keto vajza nuk e kalonin moshen 17 vecare. Pra, siç shikojme ishte nje verbim total i sigurimsave me dhe pa uniforme… Pse e gjithe kjo verberi?!
Balle per balle me Çapajev Taçin
Gjate ngjarjes se 2 Prillit, Blerim Çela, Kolec Ndoja ,Agustin Shqalsi dhe une, shkuam dy here per ti kerkuar Çapajev Taçit, qe policia mos te qellonte me me arme, as ne ajr dhe as mbi popull. Kerkuam qe forcat e policise te terhiqeshin brenda objekteve te tyre. Mbi tavolinen e tij kishte nje kallashnikov dhe pese karikatore me fisheke. Kolec Ndoja e pyeti ne menyre te ashper: “Pse e mban kete automatik dhe keto krehra me fisheke mbi tavoline, per te vrare!?”. Hyri menjehere Agustini, qe me qetesi shmangu nje debat te pangeshem .Çapajevit i spjegova situaten, duke i kerkuar maturi dhe mençuri per kerkesen tone, se per çdo rendim te situates, pergjegjsia do binte mbi te. Ai me nje triumfalizem tha: “Forca te reja po vijne nga Tirana, per te marre situaten ne dore!” U larguam per te vazhduar detyren tone…
Dizinformimi dhe manipulimi, forme dhe mjet i sigurimit te Shtetit
Kam shkuar shtrat me shtrat tek te plagosurit, duke shenuar emrat e te vrarve dhe te plagosurve (se bashku me doktor Spahine dhe doktor Grezden rregjistruam shume te plagosur qe ishin paraqitur per mjekim.Ndihmun ne perberjen e kesaj liste ,Dr Ferid Hoti dhe mjek te tjere), te cilet tregonin plaget e tyre. Me vone lista do rritej…
Ate pasdreke po jepja interviste gazetarve te huaj. Njekohsisht po komunikoja direkt me Frrok Cupin, i cili shenonte ato çfare thoja. Emrat e martireve ia komunikova te sakte, por nje spiun i sigurimit me gjeti “fjetur”, ose me mire ma hodhi (e spjegova me lart kisha nete pa gjume), me tha per Bujar Bishanakun: “Nuk eshte emri i tij Bujar ,por eshte Ilir Leshanaku”, duke u perbetua se ishte i aferm i tij.
E hengra nga sigurimsi per here te dyte dhe te fundit. I thashe Frrokut te ndryshonte emrin. Shikoni se si shoket e Gjekes nuk luftonin vetem me pushke, por dhe me dizinformim. Siç doli dhe me vone ne Parlamentin Shqipetar, shkrimi im dhe i Rudolf Markut nuk ishin te sakte... Makina propagandistike e sigurimit nuk ngurroi qe, mbas ketyre vrasjeve te shkruanin ne muret e Shkodres se, Arben Brocin e vrau Arbnori.
Genjeshtrat, sajimet, manipulimet, dizinformimet ishin shpesh here nje arme e fuqishme
propagandistike ne duart e mjeshtrave te sigurimit. Por, kjo loje e pabese nuk eci tek Shkodranet demokrate.
Ata qe u shquan me 2 Prill 1991 Shkoder:
Ibrahim Bilali me vellezer, Eduard Grishaj, Fatmir Arifi, Eduard Perjaku, Blerim Cela, Agustin Shqalsi, Dashamir Peko, Frano Gjergji, Shyqyri Selhani, Genc Tafili, Kolec Ndoja, Azem Hajdari, Artur Komi, Riza Bilali, Syrri Dizdari, Edmond Bushati, Bardh Isufi, Ferid Tahja, Familja Kasneci, ku shquheshin Viktori dhe Franko, Familja Gusha, Ardian Tahiri, Paulin Qarri, Fatlum Nurja, Paulin Ndoja.Vellezrit Hoxha se bashku me nenen e tyre, Xhyheren, Edmond Temali, Mir Cela, Isak Ulqinaku, Petrit Gruda, Tonin Temali, Zef Gjoni, Rrok Bardeli, Mark Staka, Mark Mhilli, Zef Kiri, Nikolin Thana, Pjeter Arbnori, Ali Spahia, Familja Kazazi, Dr. Xhavid Grezda, Familja Ndoc Gaci me femije, Ndoc Liqejza, Ler Martini, Luigj Malaj, Viktor Martini, Bardh Lici, Ben Vjerdha, Genc Kalaja, Sabri Bushati, Faz Shabaj, Familja Curri, Arben Zajmi, Lodovik Dega,
Senahi Gjekaj, Skender dhe Bardh Lohja, Familja Guri, Gjovalin e Xhuljo Deda,
Nuri dhe Bujar Hoti, Xhemal Shkjau dhe nipi i tij…Nikolin Vuksani, Nikolin Pema, Filip Gjergji, Lili Gusha, Qemal Ademovi, Bahri Shehu, Ferid Lluja me te vellan, Nikolin Vjerdha, Alfred Mazi, Sokol Hoti, Xhelal Fejza, Xhemal Uruci me te bijen e tij, Menduh Ollishta, Bujar Mehmeti,Vellezrit Mujaxhi,Valentin dhe Frederik Kelaj,Djemt e Dode dhe Pjeter Gjokes, Wiliam Skoda e shume e shume te tjere qe, per arsye vendi te na falin. E vertete eshte se, aty ishin 40 mije heronj demokrate Shkodrane,nga Malsia e Madhe, fshatrat perreth, te cilet mbeten dhe anonim. Rrofhin e qofshin dhe Zoti i bekofte ata dhe familjet e tyre!
“Harresa”, bumerang per Intilegjencen e kriminelit
Gjeke Çelaj ka “harruar” te permend , kur ai i thote eprorit te vet qe, “ POLICET NUK PO PERMBAHEN!” Ai harron perseri te permend urdherin e eprorit te vet: “VEPRONI!” Çfare don me thane fjala “veproni” per zbatuesin e verber? Ai harron, “Harron” perseri lutjet e Terezina Marubit (ne ate kohe Kryetarja e Komitetit), qe pergjerohej deri ne perulje per te ndalur zjarrin mbi demostruesit. Ai pergjigjej: “NUK ME DEGJOJNE!”
Kush e nxori autoblinden ne shesh?
Shkoder, 02 Prill 1991
Foto: Paulin Palushi
Ai “Harron”perseri qe tanket dhe atoblindat me 12.7 dolen per te ekzekutuar dhe jo per te parakaluar si per 1 Maj.
Ai “Harron” perseri qe, Fadil Cani, i tha sekretarit te PD-se, “DO HEDH NE ERE KPP-se, SEBASHKU ME DEMONSTRUESIT!”.
Pse e gjithe kjo “harrese” per nje polic profesionist!?
Nuk e kisha njohur nga afer zv/ministrin Hajredin Shyti. E takova ne zyren e PD-se Shkoder, pas kerkeses qe ai beri per t’u takur me ne. E pyeta: “Pse i gjithe ky gjak?”(ndofta i shpetoi fjala,ndoshta me hipokrizi) Ai m’u pergjigj: “Nga injoranca.Po, po,polic te pakualifikuar!”.
Eshte me e ndershme per te pranuar ne skutat e errta te ndergjegjes se Gjekes, se ai nuk e kishte parashikuar nje gjeme te tille dhe se situata i doli jashte kontrollit, se sa te ringrinte perseri nje mal demonian, per t’u tallur me gjakun e martireve. Nese njehere do te kerkonte ndjese, do tregonte se shpirti i tij i mbushur me mekate pasqyronte nje kthese pozitive. Por, ai jo vetem qe nuk kerkon ndjese, por vazhdon me nje logjike sterile kriminale, te shperndaje tymnaje ne qiellin e kalter te se vertetes.
Berisha ne rolin e 2 Prillit
Nuk dua te marr ne mbrojtje Sali Berishen se, nese kam pasur ndonje objeksion, ia kam thene. Por, po e them me bindje, se Gjeka eshte shume i vogel per t’u matur me te. Per 2 Prillin, Berisha ka nje kontribut te jashtezakonshem per shmangjen e gjakderdhjes. Po kujtoj vetem nje fakt qe, kur i nxorem policet nga biblioteka “Marin Barleti”, te cileve i kishin mbaruar fisheket duke qelluar mbi popull (populli i irrituar donte ti hante te gjalle), ishte Berisha, qe ka porositur me telefon dhjetra here “Te ruhet gjakftohtesia!” Dhe ne kemi ndaluar nje gjakderdhje te permasave te pa parashikueshme.
Mos te kujtoje Gjeka dhe shoket e tij, se pa ndihmen e PD-se, do ta kalonin paqe. Pa ndihmen e PD-se, ata do te ishin ne ate bote ku fryn ere.. Per te ilustruar kete, do t’i tregoi lexuesve nje ndodhi:
Gramoz Ruci, po hynte ne Gjykaten e Shkodres per te deponuar per 2 Prillin. Ai hyri ne deren e gjykates me fjalet: “Jam ne bese te shkodraneve” (besoj se Gramozi i mban mend fjalet e veta), dhe me te vertete une e mbrojta ate nga nje i plagusur i 2 Prillit, qe deshti te hakmerrej. Ai ,nuk e kuptoi kurre, sa i rrezikuar ka qene ne ato momente. Pra ,une duke mbrojtur ate, bera detyren time si antare i PD-se. Njekohesisht qetesova dhe ish te plagosurin qe, pas disa vitesh me falenderoi, qe nuk e kisha lejuar te veproja…
Ne nuk donim hakmarrje, por drejtesi dhe shtet ligjor…
Alibite me perllogaritje tmerrsisht te gabuara ne kohe dhe hapesire
Alibite e tij prej dhelpre per pushken e Ibrahim Bilalit, qe u arrestua bashke me shoferin e PD-se, Kujtim Asllani tek shkonin per te shoqeruar antarin e keshillit drejtues Zhani Sekuj, nuk ishte per te vrare shoket e vet, por per te mbrojtur veten e tyre nga pusite dhe pabesite e Gjekave. Gjate atyre diteve, nje sere atentatesh u bene kunder nesh.
Mua me qelluan me pistolete nga nje IFE policie. Shoku im qe ishte me mua (Gezimi), u hodh ne kanal prej frikes plumbave. Per here te pare ne jeten time degjova se si plumbat vershellyen prane kokes sime…Tek shtepia e Pjeter Arbnorit vune dinamit dy here. Xhemal Urucit,i vune dinamit ne dritare. Familjen e Brahim Bilalit e kishin kercenuar disa here. Kercenuan Kolec Ndojen, Eduard Perjakun etj… etj.
Kurse per pushken me precizion e te ndjerit R.V, qe ia kishte dhuruar Kadri Hazbiu, behet fjale per vitin 1973-75, dhe ajo pushke iu mor te ndjerit nga sigurimi pas arrestimit te Kadri Hasbiut. Pra,ajo nuk e mberriti vitin 1990. Çdo perpjekje e mjeruar e tij, per t’u shfajsuar dhe per te ngritur alibira trashanike, nuk eshte asgje tjeter vetem nje humnere, qe sa vjen e thellon vepren e tij kriminale…
Tablloja e Gjygjit
Ne banken e te akuzuarve rrinin Hajredin Shyti, Çapajev TaÇi ( nje monster. Mjafton te kujtojme vrasjen e Martirit Pellumb Pellumbi dhe eshte mjaft), Dilaver Papare dhe Gjeke Çelaj.Tek i shikoja, mendova se ata ishin vetem zbatuesit e rradhes se masakres
47 vjecare komuniste, qe ne menyre sistematike (Byroja Polike dhe Komiteti Qendror)
nepermjet instrumentit te tij, Sigurimit te Shtetit, burgoste e vriste kundershtaret e vet, por dhe shoket e vet… Duke gjykuar me gjakftohtesi dhe ne menyre filozofike, shpjegova ngjarjen dhe akuzova urdherdhenesit e krimit, te cilet ishin ne Tirane. Ata qe ishin ne banke te akuzuarve ishin pjesa e dukshme e trularve te PP-se dhe vegles se forte te diktatures proletariatit, sigurimit te shtetit. Pra, keta ishin zbatuesit e URDHERIT. Populli thote: “Ma zi gergasi, se dorasi”. Gjate deponimit tim, Gjeka, nuk e ka çuar koken asnjehere, per te me shikuar ne sy. Ai , e di mire perse…(!!!) Nuk e thashe ne gjyq dhe nuk po e shkruaj dhe sot…
Takimi i Familjes se “Martirit te Demokracise” Nazmi Kryeziu me Gjeken…
Familja Kryeziu eshte nje nga ato familje Shkodrane, te cilat e vuajten ne shpine persekucionin komunist. E gjithe familja e tij u bashkua me Partine Demokratike.
Nazmiu ishte nje djal trim dhe demokrat i oreve te para. Njihej si njeri i sakrifices.
Si kryetar i PD-se i seksionit ne nderrmarrjen ku punonte, ishte i kudondodhur. Ai ishte nje nga anetare te PD-se, qe shkoi te qetesoje demonstruesit. Pushka rrenuese e krimineleve i mori jeten. Ai vdiq ne spital nga plaget.
Pas vrasjes se Nazmiut, familja e tij dhe e martireve te tjere kerkonin jo vetem dorasin, por dhe urdherdhenesin e krimit, gje qe ne gjyq nuk doli urdherdhenesi. Familja Kryeziu shkoi per t’a takuar Gjeken jo se ai ishte i pafajshem, por per te biseduar burrerisht me te dhe per t’i dhene atij nje shans per zbardhjen e ngjarjes. Matematikisht Gjeka ishte i katerti ne hierarkine e te akuzuarve, pra me i vogli ne grade ushtarake. Ai e humbi shansin qe i dhane familja Kryeziu…
Zgjimi dhe mjerimi i nje IDIOTI
Pas 18 vjetesh u zgjua perseri Fajtori! Jo me rrufjan siç ishte, por nje Idiot…Me nje liber tymnaje na rifreskon kujtesen. Libri i tij nuk eshte per te sqaruar 2 Prillin, por per t’i hedhur hi syve shtetit Kanadez, qe ta pranonte si azilant. Kanadezet jane te prirur te pranojne shume peticionere per humanizem. Dhe, sigurisht ky aktor i keq, qe nuk ua hodhi antikomunisteve Amerikane, preku zemergjersine e autoriteteve Kanadeze.
Shoqata Antikomuniste “2 Prilli” dhe Shoqata Antikomuniste “13 Dhjetori”, duhet te mbledhin deshmitare dhe fakte, qe ne nje peticion te ardhshem t’i dergoje prane ambasades Kanadeze ne Tirane, per te rihapur çeshtjen e Gjeke Çeles, per ta ekstraduar ne Shqiperi jo vetem si kriminelin e 2 Prillit, por dhe per gjakun e derdhur me 13 Dhjetor 1990 . Ky denoncim ndihmon per ndriçuar mashtrimin e madh qe i eshte bere drejtesise Kanadeze.
Ne te gjithe intervisten e tij , ai ka vetem nje te “drejte”, kur shprehet se ai ka fituar azilin nga gjykata Kanadeze me motivin i denuar nga “kangaroo- court”.
Po , Gjeka e ka mashtruar shtetin Kanadez, se nuk i ka shpjeguar se, ate e kane denuar shoket e kauzes se vet. Kur e kane arrestuar, ne pushtet ka qene perseri Ramiz Alia. Pra, babai i tij shpirteror.
02 Prill 1991. Ne qender, nga e majta ne te djathte: Ferid Tahja, Fatmir Arifi, Eduard Perjaku, Blerim Çela, Alfons Grishaj, Azem Hajdari, me megafon duke i folur popullit per vetepembajtje (i panjohur per mua), Merzuk Lusha (i panjohur per mua), Nikolin Kasneci .
Do te isha i kenaqur , qe keto persona qe une nuk i njoh te identifikojne vetveten per arsye historike.(Autori)
Foto; Paulin Palushi
Konkluzioni.
Sot e kesaj dite ka mjaft te tille ne prokurori dhe gjykate. Persa i perket qe ai del si mbrojtes i rrepte i ligjit, perseri eshte nje genjeshter e madhe, sepse eshte nje nder njerezit me anti-ligjor, pikerisht se theu burgun, dhe ky eshte dhe nje nga shkaqet qe gjykata emigracionit Amerikan i vuri hekurat dhe e dergoi ne Shqiperi (ky informacion eshte i hapur per publikun ne internet, mjafton te google emrin e tij), ku megjithese i kerkuar nga Interpoli, ai hyri dhe u largua nga Shqiperia per ne Kanada, pa i hy ferre ne kembe.
Shteti Shqiptar duhet te rihap nje hetim te ri per kete precedent te rrezikshem.
Kjo, per arsye se ne Shqiperi jane pikerisht finoket e sigurimit, qe ne çdo cep te shtetit demokratik shqipetar presin te bejne nje 1997, te bejne 2 Prille, te manipulojne ne gjykata, te manipulojne ne airodrome, ne polici dhe t’i lene te lire kriminelet, qe kane lare duart me gjak. Ata tmerrohen nga rruget dhe superruget qe po ndertohen .Tmerrohen nga NATO, nga SHBA dhe demokracia boterore!

Alfons Grishaj duke folur per kete ngjarje.
Ne salle, nga e majta ne te djathte, rreshti i dyte: Pjeter Arbnori, Genc Pollo, Jozefina
Topalli ( Çoba ), Alfons Grishaj.
Rreshti i trete: Gjon Babani, Fred Foljeta, Nesti Kiri, Gjergj Babani, Antoneta Luli
Shkoder, me 02 Prill 1999
Duke e mbyllur, po citoj fjalet e Krishtit: “Ai qe perdor shpaten prej saj ka me vdeke!”
Lavdi heronjve te demokracise, te gjithe atyre djemve,vajzave, nenave e baballareve
qe luftuan per demokraci ne Shqiperi!
Lavdi Heronjve te 2 Prillit!
Michigan, 29 Mars 2009





Politikë
Publicistike


