Seksionet
Newsletter
Sondazh: Dizajni
A ju pëlqehet Artikulli?
Nga Redin Hafizi
Zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri janë deklaruar jo vetëm nga komuniteti ndërkombëtar,por edhe nga një pjesë e mirë e forcave politike në Shqipëri si një mundësi e artë dhe në të njëjtën kohë një sfidë.Pjesën më të madhe të kësaj sfide po e mban në shpatulla deri me tani vetë qeveria aktuale e Shqipërisë dhe në përgjithësi maxhoranca ekzistuese.Gjithashtu kjo është edhe një sfidë për klasën politike Shqiptare në përgjithësi që të bashkëpunojë në përgatitjen e zgjedhjeve për t’i dhënë më në fund Shqiptarëve atë mundësi të artë që kemi kohëqë e kemi pritur.
Edhe pse e vërteta është e thjeshtë kryebashkiaku Rama dhe këshilltarët e tij që drejtojnë PS-në sot nuk po punojnë për t’i dhënë popullit këtë mundësi të artë,por komplet në drejtim të kundërt.Ata po e shkarkojnë sfidën tek qeveria dhe votuesit Shqiptarë dhe kërkojnë që të fusin në xhep mundësinë e artë të karrikeve parlamentare që do t’i ktheje Shqiptarët edhe më pas se viti 2005.Koalicioni i socialistëve ka arritur deri sa të akuzojë maxhorancën për mospajisje të një pjese të Shqiptarëve me karta identiteti edhe pse janë koshient se infrastruktura e ngritur eshte shume bashkëkohore dhe e shohin vetëqë vetë kryeministri Berisha u bën thirrje në cdo miting Shqiptarëve që të pajisen me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Nuk ka se si Berisha t ë mos e bëjë një thirrje të tillë,kur dihet se është një plus i madh për qeverisjen e djathtë.
Ishte qeveria Berisha që mori iniciativën dhe realizoi
infrastukturën e pajisjes së Shqiptarëve me dokumentat që na afrojnë në dyert e
BE-së.Pajisja e cdo Shqiptari me to është një ndër sukseset e prekshme të
qeverisë aktuale nga votuesi në zgjedhjet e 28 Qershorit.Megjithatë,duhet ta
pranojmë që jetojmë në një sistem demokratik ku vota nuk është e
detyrueshme dhe i takon qytetarit të zgjedhë nëse dëshiron të votojë apo
jo.Pasi ai vetë vendos të votojë,nis përpjekjet për pajisjen me dokumentacionin
e duhur dhe nëse ky dokumentacion i refuzohet,gjë që nuk rezulton deri më tani
në Shqipëri,kemi të bëjmë me refuzim të së drejtës së votës.Sic e përmenda më
sipër në fillim le të respektojmë vendimin e qytetarit për të votuar apo jo dhe
më pas mund të shkohet më tej.Por një situatë e tillë nuk shihet në këtë
këndvështrim nga Rama dhe turxhemanët e tij që në këtë periudhë kanë qenë shumë
të zënë duke hedhur baltë.
Rama deklaron se të gjithë që nuk kanë pasaportë duhet
patjetër të pajisen me një të tillë,por nuk përmend faktin se cduhet bërë kur
dikush nuk paraqitet dhe nuk bën absolutisht kërkesë për një dokument të
tillë,pasi në radhë të parë nuk është i interesuar të votojë.Një individ i tillë
pret që të mbarojë fushata dhe të shkojë e të marrë dokumentin e tij që me ligj i takon,ndërkohë që sipas Edi Ramës dhe këshilltarët e tij ky individ Duhet patjetër me cdo kusht të pajiset me dokument identifikimi nga Ministria e Brendëshme.Rama-Gjinushi-Veliaj&CO. që keqinterpretojnë ligjet dhe shkojnë deri në abuzim me lirinë e fjalës,duke
evituar përgjegjshmërinë po kërkojnë thjesht ngushtimin e lirisë së
individit.Ky është një sinjal i keq që Shqiptarët duhet ta kapin në kohë,nëse
nuk do të donin të përsëritej një 1945 ku pas fytyrave të reja dhe ideve të reja
pas fitores mbi fashizmin në Shqipëri fshiheshin idetë e frymëzuara nga
Revolucioni i Tetorit.Idetë e atij revolucioni dihet që sollën jo vetëm
diktatura kriminale në gjithë Lindjen dhe në Shqipëri,por edhe pas lëvizjeve
demokratike të fundvteve ’80 e fillimviteve ’90 ishin bartësit e atyre ideve që
rikthyen në kushtet e ekonomisë së tregut diktaturën e mafies së kuqe.Ishte fitorja e PD-së në 2005 që i dha fund asaj diktature,por që Edi Rama po kërkon ta riktheje me të vetmin ndryshim tashmë,një padrino i ri,padrinoja i Bashkisë së Tiranës.
Shpesh herë ka patur segmente të klasës sonë politike që për arsye të ndryshme
kanë tradhëtuar interesat kombëtare dhe kanë shkatërruar gjithcka në emër të
interesave personale,në emër të një karrike në parlament,në emër të një posti
qeveritar apo në emër të shumë interesave të tjerë që asgjë nuk kanë patur të
përbashkët me një të ardhme më të mirë të Shqiptarëve.Kulmi arriti gjatë vitit
1997 ku bandat e armatosura të mafies së kuqe (atëherë në hije) të frymëzuara
nga mashtrimet politike për të ashtuquajturat zgjedhje të manipuluara apo duke
shfrytëzuar edhe një krizë financiare, sulmuan strukturat shtetërore me synim
marrjen e pushtetit me dhunë.E verteta e ngjarjeve të vitit 1997 ishte vetëm
frika e të majtës Shqiptare.Të etur për pushtet dhe të lodhur nga pritja
cfilitëse,politikanët e majtë po i kapte edhe paniku i shkatërrimit dhe lënia në
harresë prej vetë Shqiptarëve.
Riorganizimi i celulave të ish-sigurimit të shtetit bëri që shpifja
dhe mashtrimi të mbillej kudo,madje përmes disa artikujve të dërguar nga
kafenetë e Tiranë u arrit që Shqiptarët të duken edhe në sytë e qytetarëve dhe
politikanëve Europianë e gjetkë si një komb që nuk po di të bëjë shtet.
Pas, gjithë këtyre zhvillimeve qëndronte makineria e shpifjes së PS,pasi pas
shkatërrimit jo vetëm material,por edhe të reputacionit ndërkombëtar të
Shqipërisë, ishin të majtët me PS në krye që korrën frytet e shkatërrimit.Ata
kishin arritur të ktheheshin nëpër karriket e parlamentit dhe nëpër kolltuqet e
qeverisë dhe këtë rradhë duke lënduar mjaft Shqiptarë dhe duke e kthyer sërish
Shqipërinë7 vjet pas.
Pas fitores së PD dhe aleatëve të saj në vitin 2005,Shqipëria nisi ndryshimin
dhe Shqipëria është mes vendeve të NATO-s me të drejta të plota dhe me guxim
maxhoranca ka kërkuar statusin e vendit kandidat për në BE duke lënë pas cdo
skepticizëm për këtë cështje.Por lideri aktual i PS me shpurën e vet të
këshilltarëve,të trembur nga anëtarësimi i vendit në NATO dhe duke parë se
vërtet Shqipëria është shumë pranë edhe vetë anëtarësimit në BE, nisën sërish
fushatën e shpifjeve dhe nxorrën nga syrtarët planin famëkeq të vitit
1996,planin e bllokimit deri në mospjesëmarrje në zgjedhje dhe këtë ata po e
deklarojnë në cdo deklaratë për shtyp dhe në cdo takim që kanë me ambasadorë të
huaj dhe delegacione vëzhguesish.Pasi shifrat flasin vetë cdo ditë dhe duke
qenë të frikësuar nga forca e ndryshimit që forcat e djathta sollën pas vitit
2005,Edvin Rama dhe të ashtuquajturit aleatë të tij kanë kohë që e kanë ndjerë humbjen.Listat dinjitoze që PD ka paraqitur në cdo qark,bënë që kreu i PS ta përjashtonte mundësinë e daljes së plotë nga skena politike.
Duke mos kryesuar listën e deputetëve të partisë së tij Edi Rama,i cili
pas humbjes duhet të japë dorëheqjen,ka të sigurtë kolltukun e kryebashkiakut
dhe mendon se nga ky kolltuk do të mundë të hapë vendin për pasardhësin e tij që
e ka projektuar tashmë për në krye të PS-së.Cdo ditë e më shumë që nga lindja si
parti politike,G-99 që varet shumë nga emri i Edi Ramës, nuk po lufton për
fitoren e së majtës në këto zgjedhje,por për të marrë kryesinë e PS-së,partisë
më të madhe opozitare në të ardhmen që do t’i japë anëtarëve të këtij formacioni
rinor 100% mundësinë që të futen në parlament në zgjedhjet e viti 2012.
Pra,në këto zgjedhje i vetmi koalicion që është futur me bindjen për të fituar së
bashku me Shqipërinë dhe Shqiptarët është koalicioni i kryesuar nga PD dhe gjithë
mbështetësit e djathtë të këtij koalicioni.Përsa i përket të majtës
Rama-Gjinushi-Veliaj e kanë nuhatur humbjen, por thjesht tani kanë nisur ethet
për të kapur kreun e partisë së opozitës dhe në këtë skemë të pandershme
politike jo vetëm që po përdoren zgjedhësit,por shpesh po dhunohet vullneti i
tyre në kundërshtim me interesat kombëtarë.Rama-Veliaj po luftojnë për një PS më
të fortë në zgjedhjet e ardhëshme e jo për një Shqipëri në BE.





Politikë
Publicistike


