ZGJEDHJET DHE ANKTHI I TSUNAMIT NE ADMINISTRATE

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

ZEF LLESHI

Tani në pikun e fushatës së zgjedhjeve parlamentare ,administratën shtetërore në Shqipëri e ka pushtuar ankthi i “tsunamit”, qe mund t’i godase pas këtyre zgjedhjeve. Qindra punonjës të kësaj administrate keto 18 vitet e fundit e kanë provuar mbi kurriz kete goditje gjate ndërrimit të pushteteve, dhe tani presin goditjen e radhës. (jo vetëm administata, por edhe policet e shkretë) Për një pjesë të kësaj administrate natyrisht pritet ndryshimi, është ajo pjesë e kupoles shtetërore, qe parshikohet edhe me ligj, por në Shqipërinë e “Maliqit”nuk funksionon ligji.Mjafton te përmenden dhjetra padi qe u bënë nga punonjës që humbën vendet e punës pas ndërrimit të karrigeve pushtetore,por në fakt ata që fituan perbenin një shifër “sa per te larë gojen”,por shpresa e tyre per t’u kthyer ne vendin e punës ,dikur të humbur, zgjohet tani ne prag te fushatës me shpresen e fitores së krahut “mbështetës”.Kështu e ka kjo pune “ato maja rrypa-rrypa…” A është menduar ndonjehere per efektivitetin e punes se ketyre njerezve që shpërblehen me paratë e taksapaguesve . Megjithese formalisht deklarohet se në punësim ndiqen kritere dhe konkurse, por në fakt praktika ka treguar se kanë qenë militantizmi partiak,nepotizmi dhe tribunalizmi që ka vendosur. Kjo praktikë ka cuar që, populli shqiptar të ketë në shërbim të tij një administrate kukull , te paafte dhe lehtësisht të korruptueshme, e cila që është totalisht e paralizuar në kohë fushatash elektorale, dhe nuk kryen asnje funksion që i detyron ligji, por behet tellall i verbër i shefave të sëmurë partiakë. Le ta quajme “te perligjur” fshesën administrative në rast ndërrimi të pushtetit; po a do te kete “tsunam” ne administratë nëse partia që është në pushtet do të vazhdoje mandatin… !? Sigurisht që po. Piketimet kane filluar. Menjëherë pas “fitores”’ ne emër të një “ristrukturimi”,do te zevendësohen te gjithë ata që nuk janë treguar aktivë në fushatë, prandaj nuk është aspak cudi kur sheh nëpunës të shtetit që kanë kycur zyrat dhe me kuc e me mac rendin pas shefave të tyre nëpër mitingje.
Po te llogariten ne para oret e humbura të punës së këtyre zyrtarëve,do te kalonin ndoshta shpenzimet e gjithë fushatës elektorale,pos ka gjë se i paguan populli me taksat e tij,dhe kjo është e keqja “e vogël”,por e keqja me e madhe është se me këtë praktikë Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të kenë kurrë një administratë efektive dhe të aftë që t’u sherbejë interesave të tij ,por thjesht nje mekanizëm I kurdisur ne sinkron me orën e interesave të një partie , dhe aq më keq ,nje kulti te caktuar.
ZEF LLESHI
Detroit 10 Qershor 2009

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara