Vlash Fili

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 1 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image DETYRA

    Lisi dhe unë jemi kishërinj, dhe goxha të afërt. Nëna e tij dhe babai im, që ndjesë të kenë, ishin kushërinj të parë, pra unë me lisin jemi të dytë, desha të thosha kushërinj të dytë.
Lisi, emri i plotë i tij është Lisandër, ka dy vajza, dhe të dyja të martuara dhe që e kan bërë edhe gjysh. E madhja quhet Mirushe, kurde e dyta Vota. Për të parën nuk e di pse i a ka vënë atë emër. Nuk e pam pyetur ndonjëherë. Të dytën e di pse e ka quajtur me atë emër. Atë ditë që lindi vota ishte ditë votimi dhe me votën e tij, Lisi kontribuoi që Fronti Demokratik të fitonte mbi 99.99 përqind të votive. Nga gëzimi, vajzën dytë e quajti Vota. Para një muaji Lisi festoi 35 vjetorin e Mirushes, kurse mbas disa ditësh do të festoi 30 vjetorin e Votës.
    Në 35 vjetorin e vajzës së parë isha dhe unë i ftuar , kurse në festimin e 30 vjetorit të Votës, deri tani ende nuk më ka thënë gjë. Mbrëmë më telefonoi.
    – Kusho, hajde dalim të pijmë një kafe, - më tha me një zë urdhërues.  
    Do ta ketë ndonjë hall, thash me vete . Me të shumë rallë pijmë kafe, se Lisi ma ka vën sinorin tek thana qysh në kafen e parë që kemi pirë.
    – More kusho, - i thashë unë. – Jemi tanët more burrë i dheut. Jo vetëm që nuk më thua një herë, të dalim e të pijmë një kafe, ndërkohë të qajmë edhe ndonjë hall bashkë, por edhe kur të ftoj unë , ti nxjer njëmijë arsye për të refuzuar. E cilin kemi më të afërt këtu, larg vendit dhe njerëzve tanë?
    – Mirë e ke ti, - ma ktheu ai, - por ti nuk plotëson dy kushte për të pirë kafe me mua.
    – Ouuuu, - shpreva habinë unë. – Po pse qënka me kushte kafja që mund të pijmë bashkë?
    – Po, po, - këmbënguli ai.
    – Pa t’i dëgjojmë një herë ato dy kushte se mos ndofta i plotësoj, - i a ktheva unë.
    – Kushti i parë, - filloi ai dhe ngriti gishtin e madh përpjetë. – Ke qënë ndonjëherë kryetar?
Me të vërtetë që u habita. Lisi nuk pika kafe me ata që nuk kanë qënë qoftë edhe një ditë të vetme në postin e kryetarllëkut. Unë e dija se në qytetin ku ka banuar, lisi ka qënë për ca kohë kryetar i këshillit të lagjes, por nuk e kuptoja përse duhet të isha edhe unë kryetar për të pirë atë të uruar kafe me të? Po mendoheshi si t’i përgjigjesha. T’i thosha të vërtetën, do të rezultonte i pa plotësuar kushti i parë. Ta gënjeja, nuk mundesha. Vendosa, ne dreq të vejë kafja, thashë me vete.
     – Jo kusho, nuk kam qënë asnjëherë kryetar. Edhe një herë që më propozuan nuk arrita se më futën në burg. Me sa duket nuk isha i denjë për në këshillin e lagjes por unë nuk meritoja as birucën. Mirë kryetar që nuk më bënë por pse më futën në birucë nuk e mora vesh?
    – E shikon, të thashë që nuk i plotëson kushtet?
    – Po mirë, pa të dëgjojmë kushtin e dytë, se ndofta plotësoj atë, - i thashë unë si qejfprishur.
    – Kushti dytë, - ia priti ai. – Je në punë?
    – Ouuuuu, pothuajse bërtita unë. Po ku i gjete këto kushte.
    – Përgjigju, përgjigju.
– Jo kusho, nuk kam qënë. Kam dy vjet që jam pa punë, që kur më shkurtuan tek kompania ku punova për tre vjet rresht. Dhe a e di si më thanë? Nuk ke arsimin përkatës në këtë vend pune. Po pse paska arsim përkatës për pastrues? i pyeta unë i habitur. Jo, më thanë. Për pastrues nuk ka nevojë për arsim, por ti je me arsim të lartë, këstu që arsimi yt nuk i përgjigjet vendit të punës. Ja kështu. Si përfundim ngela pa punë.
– Mirë ta bënë. Ç’të duhej arsimi i lartë kur do të punoje si pastrues.
Me të vërtetë kushua po më habiste me xhevairet që po nxirte nga goja.
– Po ku e dija unë ore kusho. Në Shqipëri punova 40 vjet në specialitetin që mbarova arsimin e lartë. Nuk e dija se mbas kaq vjetësh do të punoja pastrues në Amerikë.
– Lëri justifikimet, - ma preu Lisi. – E shikon? S’kam nge unë të paguaj gjithmonë kafet e tua.
Ja kështu ma tregoi sinorin tek thana kushua dhe unë nuk pi dot kafe me të.
Por nejse. Të vazhdojmë tek ftesa që më bëri kushua për të pirë një kafe. Të them të drejtën u gëzova se mendova që mund të ketë ndëruar mendje dhe pranon të pijë kafe me mua në këto kushte që jam. Hymë në një lokal, pronari i të cilit është shqiptar, nga anët tona. Në fakt atje nuk më pëlqen, se bëhet një tym nga duhani, megjithëse me ligj ai është i ndaluar në lokalet publike. Por ku duan t’ia dinë shqiptarët për këto ligje. Pastaj, për më tepër atje bisedohet me zë të lartë sa që të dhëmbin veshët.
– Ka plot lokale shqiptare që janë të rregullt dhe e respektojnë ligjin, përse na fute këtu? – e pyeta Lisin sapo u ulëm.
– Nuk ka gjë se nuk do të rijmë shumë, - ma ktheu ai, sikur ato ligje që thyheshin në atë lokal, nuk ishin ndonjë gjë e madhe për të.
Sapo kamerieri na vuri filxhanët me kafe përpara, Lisi nuk duroi më gjatë.
– E mer me mend përse të ftova për kafe?
– E mar- i thashë unë. –  për të pirë kafe.
– Mirë, mirë. Kafen do ta pijmë, por unë të ftova se ne të dy duhet të ndajmë detyrat.
– Çfarë detyrash, - shpreva habinë unë.
– Detyrat për festimin e 30 vjetorit të Votës.
– Detyrë unë për 30 vjetorin e Votës? Unë nuk di do të jem I ftuar apo jo për atë përvjetor, kurse ti dashke të më japësh detyra. Mbasandej, ç’kam unë me organizimin e këtij festimi. Vota të ka ty, ka burrin e saj që jeni të mjaftushëm. Ti tani e ke përvojën për këto festime. Se mos duhet ndonjë organizim kushedi se çfarë. Shko në lokal, porosit menunë si dhe tortën, dhe kaq. Të tjerat i ka përsipër lokali. Kurse ata që do të ftosh, i dini ju, nuk më takon mua. Ti përgatit fjalimin e rastit dhe kaq. Mundime të tjera nuk ka.
– Pikërisht se ka, të kam thirrur.
O bo bo, mendova unë. Do ndonjë dhuratë të majme për Votën ky. Po të jet kështu, do të më zëmërohet Mirushja. Asaj unë si person nuk i bëra dhuratë. Ne i a bëmë dhuratën si familje. U mor vesh. Po qe se më kërkon këtë do të shkoj tek vollferi e t’i kërkoj ca overtajm (overtime), që t’i blej dhuratën.
– Je i ftuar apo nuk je, detyrën do ta marrësh. Përse të kam kusho, për mend.
– Po pse more, për detyra më paske kusho, kurse për të pirë kafe sikur nuk më ke kusho, por më vë kushte. Do me thënë, edhe sikur të mos më ftoni, që është puna juaj, detyrë për atë festim dashke të më japësh. S’e kuptoj këtë punë, - u shpreva unë i habitur.
Tani dëgjomë se u zgjatëm si shumë. Unë si zakonisht kam për të mbajtur fjalën e hapjes, se më takon, apo jo? - dhe pa pritur aprovimin tim vazhdoi. – Ti në përvjetorin e Mirushes, kishe bërë një poezi ku uroje atë me vargje. Tani në përvjetorin e Votës ke për detyrë të bësh edhe për atë një vjershë e ta urosh edhe atë me vargje.
A, kështu qënka puna? - i thashë unë. Domethënë, ti ke për detyrë të bësh fjalimin, kurse unë kam për detyrë të bëj recitimin.
Je i zgjuar ti kusho, - më rahu shpatullat Lisi. – I kap gjërat menjëherë. E kuptove shumë mirë detyrën që të ngarkova.
Kusho, po sikur ato të shkreta vjersha nuk bëhen me detyra. Jepëm sa të duash detyra po nuk erdhi muza nuk mund të shkruen poezitë. Pastaj, po sikur të mos të më ftoni kush do ta bëj recitimin, apo ke menduar që të vijë sa për recitimin e pastaj të largohem?
Kushua më vështroi ëmbël, më fali një buzëqeshje dhe e quajti të mbyllur bisedën, pa e zgjatur fare.

Filadelfia, gusht 2009
 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara