Martesa me vrasës, fushata, Tisa, Malësia pa të drejta, ky është realiteti ynë i mjerë

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

S’kam nevojë të them asgjë nga koka ime që më vlon e as të trilloj. Lexoj mediat dhe dëgjoj shqetësimet e njerëzve, prej atyre të moshave miturake e deri të pleqtë me plisa të bardhë e me mustaqe. “ Arsimtar lexova se 8000 vajza shqiptare ka gjasa të martohen me pleq serbë, çka thoni Ju a është e vërtetë”? , më zë ngushtë pyetja e një nxënësi të mirë. Ai nga unë ka dëgjuar poezi e fjalë admirimi për trimat e rangut të Gjergj Kastriotit, Oso Kukës, e Adem Jasharit.
Çfarë t’i them këtij nxënësi të mirë . Ta gënjej nuk mundem e t’ia them të vërtetën nuk ka se si. Ashtu si pyet ai është. Femrat shqiptare si makina të vjetra po shiten në Shkodrën e kulturës e trimërisë shqiptare dhe kjo po del në opinion si diçka normale. Martesat me shkije, fushata paraelektorale me plot sharje e fyerje, tragjedia e njerëzve në lumin serb Tisa, laku në fyt që Podgorica i ka vënë Malësisë, Kosova Lindore e robëruar, tokat e vjedhura nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, ndarjet e përçarjet mes faktorit shqiptar kudo në trojet etnike, “patriotët” që nuk lanë pa marrë gjë në emër të atdhetarizmit, atdhetarët e vërtetë që nuk lënë gjë të mirë pa bërë për trojet etnike e që mezi kanë një bukë për ta ngrënë , ky është realiteti shqiptar. Ky nxënësi im është shumë i zgjuar dhe për të mos më lënë të gaboj e të dal i painformuar më tregon se ka parë në lajme vizitat e liderëve shqiptarë dhe pritjet që u ka bërë diaspora.
“Pse po i presin si heronj, kur nuk janë të tillë”, ma shton edhe një pyetje të rëndë ky nxënësi im. Unë nuk i përgjigjem në klasë se ora do të merrte kahe të keqe, por nuk munda pa e bërë këtë shkrim.
Martesat me shkije, fushata paraelektorale me plot sharje e fyerje, tragjedia e njerëzve në lumin serb Tisa, laku në fyt që Podgorica i ka vënë Malësisë, Kosova Lindore e robëruar, tokat e vjedhura nga Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, ndarjet e përçarjet mes faktorit shqiptar kudo në trojet etnike, “patriotët” që nuk lanë pa marrë gjë në emër të atdhetarizmit, atdhetarët e vërtetë që nuk lënë gjë të mirë pa bërë për trojet etnike e që mezi kanë një bukë për ta ngrënë , ky është realiteti shqiptar. E, çfarë bëjmë ne shqiptarët. Shikojmë , bëjmë sehir, mbyllim sytë dhe secili mundohet të qojë ujë në mullirin e më të madhit të partisë së tij. Pjesës më të madhe të popullit të Kosovës nuk i ha palla për nuset shqiptare që po shkojnë të dhëndurët vrasës në Serbi, nuk u ha palla as për viktimat në lumin Tisa e as për vuajtjet e Malësisë së Madhe e të Kosovës Lindore. Ata janë të zënë rob në kurthin e etheve të zgjedhjeve të nëntorit dhe janë duke u lutur nëpër kisha e xhamia që liderët e partitë e tyre të fitojnë e sa për trojet etnike e femrat shqiptare kobzeza punë e madhe. Kjo logjikë e keqe i ka trashur liderët e Kosovës dhe ata nuk ndjejnë as më të voglën përgjegjësi pse ka ndodhur tragjedia në lumin serb Tisa. Foshnjat e mbusha ujë nuk ua lëndojnë shpirtin. Nuk ua lëndon shpirtin as edhe toka e vjedhur nga Mali i Zi. Për ta Kosovë le të mbetet vetëm Prishtina dhe ata le të mbeten në karriqa e ne pushtet dhe s’ka problem. Duket se “pavarësia” e Kosovës është paguar me marrëveshje të fshehta për falje tokash. Po të mos ishte kështu ata, bile me tre rreshta , do t’i përgjigjeshin letrës së hapur, që edhe në adresën e tyre, ka shkuar në emër të 5 OJQ-ve më aktive të Pejës dhe të mijëra banorëve të 24 fshatrave të Dukagjinit.
Nuk mund e të mos i përgjigjem këtij nxënësit tim të mirë edhe në pyetjen pse diaspora në Evropë e SHBA po i pret si trima këta liderët e Shqipërisë e të Kosovës. Në ato vende të largëta pak ka arritur të dalë e vërteta e plotë. Pak dihet atje se cilët janë ata që punojnë për çantat e xhepat e cilët janë ata që punojnë për kombin e atdheun e u mungojnë edhe gjërat elementare për jetë. Diaspora e ka lehtë ta zgjedh këtë mister. Le t’i pyes gjatë vizitave liderët çfarë kanë bërë për trojet dhe atdheun në muajt e fundit dhe le t’i thërras, pse jo, në takime pune, njerëzit, që gjithë kohën ia kushtojnë atdheut dhe trojeve tona. Atëherë e vërteta do të dalë sheshit dhe do të jetë e pastër si loti. Ka njerëz që këtë të vërtetë janë të gatshëm ta thonë para liderëve kudo takohen me ta.

Isa Mulaj 


  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (1 të postuar)

  • Postuar nga F.Abdullai, Detroit, 10 Nëntor, 2009 13:27:35
    Se pari po i falenderoi Z. Mulaj per tekstin e shkruajtur ku tregon se cfar po ndodh me shqiptaret ne trojet tona.Qe te jete me afer lexuesit ky tekst (besoj se autori nuk do kete kunder) une vetem do shtonja dicka. Serbet gjate shekullit te kaluar per te akupuar trojet shqiptare edhe popullin shqiptar, ka luftuar ne disa fronte: ne front te armatosur edhe ne front diplomatik. Per fatin e keq te tyre ata as nje front nuk kane fituar. Tani, duke shfrytezuar naivitetin e shqiptarit, ka hapur nje fushebeteje tjeter e cila e ngadalshme, por ndoshta ata kane shprese se do ta fitojne. Kjo eshte lufta biologjike ose lufta e nupcialitetit (marteses). Kjo lufte shpie ne dy fitore: ne zvogelim te popullates shqiptare dhe ne rritje te asaj serbe e cila per momentin ndodhet ne agoni te plote demografike (p.sh. ne Serbine lindore nuk ka kurfare shtimi natyror. Lufte te ketille besoj se nuk ka ndokund ne bote.Me kete shihet se tek na shqiptaret nuk ka sa duhet kombetarizem e patriotizem sa duhet. Shqiptari te behet i ndergjegjshem e t'i thote stop kesaj lufte qe shpievetem ne humbje.

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara