Deklaratë e Degës së LDK-së për SHBA-ës

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 

Deklaratë e  Degës  së LDK-së për SHBA-ës, për zgjedhjet e 15 Nëntorit në Kosovë : "Zgjedhje, të qeta! të lira! e të ndershme !" 

 NEW YORK CITY : Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj për SHBA-ës, gjegjësisht Komisioni për informim, bënë thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në Kosovë, të cilat do të mbahen më 15 Nëntorë. Kjo degë në dekleratën e saj i bënë me dije  popullit e Kosovës se "zgjedhjet  e  ndershme  janë  obligim ndaj  elektoratit  të  Kosovës ,  ndaj  miqve  tanë, ndaj  ardhmërisë  së  Kosovës ."  Të gjithë ata që pengojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, të lira , të qeta e të ndershme, nga motive të rivaliteteve ose të komplekseve grupore a partike, sikundër atyre ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur këto ditë gjatë fushatës, marrin mbi "shpatullat e tyre" një barrë të rëndë të përgjegjësisë para popullit të Kosovës.

Më tej në dekleratë thuhet : Zgjedhjet   lokale  të  15 Nëntorit, të  parat  pas  shpalljes  së  Pavarësisë së Kosovës, të organizuara  nga institucionet vendore, padyshim  janë   sprova  dhe  sfida   më  e  madhe  për  Kosovën. Këto zgjedhje janë  njiherit edhe  një  rikonfirmim i  sovranitetit të shtetit të ri të Kosovës, si dhe i  vlerave   kombëtare  e  demokratike, të popullit të saj, por edhe një element shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në strukturat evro-atlantike.   

Gjatë  këtyre  10  viteve  të  fundit,  me  ndihmën  dhe  përkrahjen  e  botës demokratike, me gjithë defektet e manifestuara gjatë fushatave zgjedhore, Kosova, krijoi  një  traditë relativisht  të  mirë  të  zgjedhjeve demokratike.   Tani, më shumë keqardhje duhet të konstatojmë, se me  gjithë  zotimin  e marrë dhe  premtimet  e  dhëna nga faktori vendimmarrës për  zgjedhje të qeta e të ndershme , në shumë segmente,  kjo fushatë nuk  po e shfaq një  frymë  të  tillë.   Dega  e LDK-së  për SHBA  si  dhe  komuniteti  shqiptar,  me shqetësim   vërejnë një  varg shkeljesh,  abuzimesh,  dhe  cënimeve  të  kodit   zgjedhor.

Fjalori denigrues, fyerjet,  dezinformatat  dhe shumë herë sjelljet vandaliste ndaj   LDK-së,   dhe  kandidateve   të  saj, nuk përkojne me kërkesat e elektoratit kosovar për një transparencë të pritshme, duke hedhur hije dyshimi për një ndershmëri të domosdoshme.  

LDK, si  parti  e  parë  demokratike  në  trevat  shqiptare, bart  në  vete  filozofinë  politike   të  liderit të saj, presidentit historik, Ibrahim  Rugova. Ajo  ka  identitetin  e  vet  kombëtar e politik, ka hisen e vet të madhe në historinë  e  sakrificave me sublime që ka bërë populli i Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vet gjatë gjithë periudhave dramatike,  më  të  vështira   dhe  vendimtare  të  historisë së tij.  

 LDK,  në   frymën  dhe  traditën 20  vjeçare të saj është  promotorja   e  vlerave   më  të  larta   kombëtare  dhe  demokratike perendimore,  të  cilat  vlera,  përmes kondidateve   të  saj, ia ofroi elektoratit  të  gjerë kosovar   në këto zgjedhje. Kredibiliteti  moral,  kombëtar, aftësia  profesionale,  transparenca,  premtimet  reale, sinqeriteti  dhe  koshienca ndaj   mundësisë  dhe  realitetit   ekonomik, janë vetëm disa  nga  karakteristikat  dhe  afinitetet e  kandidateve  të LDK-së, të cilat  elektorati  i  gjerë  i  vetëdijesuar  i  Kosovës, besojmë se do të dijë t'i çmojë  më  15  Nëntor.  

Dega  e LDK-së  për  SHBA kërkon nga  faktori ndërkombetar dhe vendor i vëzhgimit të  zgjedhjeve, si  dhe  nga Komisioni Qëndror Zgjedhor,  të  shtojë  vigjilencën,  praninë, mbikëqyerjen  dhe  vëzhgimin  sa  më serioz dhe rigoroz  gjatë  zgjedhjeve  të 15  Nëntorit.   

"Zgjedhjet  e  ndershme  janë  obligim ndaj  elektoratit  të  Kosovës ,  ndaj  miqve  tanë, ndaj  ardhmërisë  së  Kosovës, përfundon deklerata për shtyp, e shpërndar sot, nga  Dega e LDK-së  SHBA, Komisioni  për  informim. / BEQIR SINA/

 

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara