"Identiteti" kosovar

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

Xhavit Haliti

Papritur dhe çuditërisht, kur zhvillimet shumëplanëshe në shtetin e pavarur të Kosovës rrjedhin në vazhdat e projektuara prej dekadash në funksion të konfirmimit legal ndërkombëtar të Kosovës shtet, anëtar i OKB-së e më pas i BE-së, shpërthen diskutimi e debati për "identitetin" kosovar. Në to u angazhuan, po flasin e shkruajnë përfaqësues të politikës e shoqërisë civile, të medias dhe të shkencës.
Fjala "identitet", e pranishme në fjalorin leksikor të gjuhës shqipe, në kontekste të ndryshme, nëpër fjali apo nëpër fraza, na shfaqet si bartëse e kuptimeve të ndryshme, që kryesisht përmblidhet në dy grupime:
Barazi a ngjashmëri e plotë e një sendi ose e një dukurie me sende ose me dukuri të tjera, të qenët identik, njëjtësi; përputhje e plotë dhe; të qenët i veçantë nga të tjerët dhe i njëjtë vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t‘u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai ("Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe"-f.709, Tiranë, v.bot, 1980).
M‘u desh t‘i drejtohesha fjalorit të gjuhës shqipe apo ndonjë fjalori tjetër filozofik e politik dhe ta nisja në këtë mënyrë shkrimin, sepse termi "identitet", i përdorur së fundmi shpesh nga të gjitha hallkat e strukturës sociale si përcaktues për Kosovën dhe kosovarët, më befasoi. I shfaqur si temë diskutimi e debati "shkencor", dhe si përballje opinionesh në Kosovë e në mbarë trevat shqiptare etnike në Ballkan, "identiteti" kosovar mua, por edhe gjithë miqve dhe të njohurve, nuk na e ka lëkundur bindjen gjenetike në identitetin tonë kombëtaro-shqiptar. Kam përshtypjen se kjo ndjesi ekzistenciale është absolutisht sunduese në mesin e shumicës dërrmuese të qytetarëve të etnisë shqiptare në Republikën e Kosovës.
Papritur dhe çuditërisht, kur zhvillimet shumëplanëshe në shtetin e pavarur të Kosovës rrjedhin në vazhdat e projektuara prej dekadash në funksion të konfirmimit legal ndërkombëtar të Kosovës shtet, anëtar i OKB-së e më pas i BE-së, shpërthen diskutimi e debati për "identitetin" kosovar. Në to u angazhuan, po flasin e shkruajnë përfaqësues të politikës e shoqërisë civile, të medias dhe të shkencës. Ka folur për këtë çështje pedagogu i Universitetit të Prishtinës, z. Nexhmedin Spahiu, autor i librit "Drejt kombit kosovar", ku mësohet se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë zhvilluar identitete të veçanta. Pedagogu Spahiu, që shfaqet si historian në auditor, bën pa dashur rolin e profetit, kur thotë se me flamurin, himnin dhe simbolet e tjera kombëtare, "ne do të ecim drejt krijimit të një kombi kosovar, të përbërë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga pakicat e tjera etnike". Duke ndërhyrë mes argumenteve historike, sociologu dhe publicisti Shkëlzen Maliqi deklarohet: "Megjithëse ka dallime në botëkuptimet e shqiptarëve të Kosovës dhe atyre përtej kufirit, këto dallime nuk mjaftojnë për krijimin e një identiteti". Dhe, pas kësaj, z. Maliqi shton: dhe, nëse ky "identitet do të deklarohej, nuk do të ishte i qëndrueshëm dhe i fortë, me kuptim të fortë".
Akademiku ynë i shquar, prof. Qosja, për t‘iu kundërvënë "identitetit" të veçantë kombëtar mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, sjell në vëmendje të të gjithëve se çdo krijesë njerëzore ka një "identitet" të vetin. "E njëjta logjikë qëndron për zonat e ndryshme të banuara nga shqiptarët, ku njerëzit kanë mikro-identitetet e tyre, por nëse e shtrijmë këtë në krejt shqiptarët, ata kanë një identitet të përbashkët, që përbëhet nga këto mikro-identitete".
Para pak ditësh, Ismail Kadareja, shqiptari i madh i letrave, në përgjigje të pyetjes në emisionin "Opinion", se "a ekzistojnë dy identitete të ndryshme të shqiptarëve, një shqiptar dhe një kosovar", Kadareja deklarohet tej çdo mëdyshjeje të supozuar: "Unë mendoj se jo, nëse ata e krijojnë një identitet të veçantë është puna e tyre, por tani nuk ka".
Në gjithë jetën time nuk kam dyshuar për asnjë grimë që megjithëse i lindur në Rrafshin e Dukagjinit, kam qenë, jam e do të mbetem shqiptar. Krahinarisht jam kosovar, siç është "gega" e "toska", siç është "Çamëria" e "Maqedonia perëndimore, rrjedhë e Vardarit". Por, kombëtarisht, unë, dhe besoj se si unë edhe gjithë shqiptarët e tjerë të Kosovës, përjashto disa persona në kërkim për të bërë një emër mediatik, që, siç bëhet shpejt edhe humbet, nuk e kemi vënë kurrë në pikëpyetje përkatësinë tonë kombëtare shqiptare.
Duke më munguar "guximi" për ta mbyllur vetë këtë shkrim, do të përpiqem të parashtroj me saktësi përgjigjet e dy korifenjve të mendimit shqiptar, z. Kadare dhe z. Qose, që, megjithëse njihen për raportet antagoniste mes tyre, dalin në të njëjtin përfundim lidhur me "identitetin" e ndryshëm kombëtar të shqiptarëve të Kosovës.
R. Qosja ngul këmbë se shqiptarët në të dyja anët e kufirit "janë një komb dhe pretendimi i krijimit të një kombi apo identiteti tjetër jo vetëm është absurd, por edhe anti-historik".
I përballur me pyetjen nëse mund të ketë një popull në dy shtete, I. Kadareja përgjigjet: "Po, por nuk mund të ketë një popull me dy identitete, janë dy popuj të ndryshëm. Shqiptarët kanë një identitet shqiptar, por kjo varet nga ata se si do ta ndjejnë veten, por unë nuk besoj se do të ndodhë".
Mendjet e shquara të kombit shqiptar, edhe kur na shfaqen publikisht si njerëz të zakonshëm, me shfryrje pakënaqësish, mospranimesh e mllefesh, unifikohen në mënyrën më të pavarur në definime për çështje madhore të origjinës, identitetit të tyre kombëtar; Kadareja dhe Qosja ndjehen njëlloj shqiptarë dhe po aq përfaqësues edhe në botë, të kombit shqiptar.
Vështirë të shtoj diçka për sa më sipër. Por, nuk mund të lë pa përmendur, që e gjitha kjo më trazon: Ne, 90% shqiptarët qytetarë të Kosovës, kemi të domosdoshme konsolidimin, njohjen e konfirmimin ndërkombëtar të shtetit të pavarur e sovran apo përkatësinë tonë kombëtare, të konfirmuar deri tashmë prej gati 2-shekujsh!?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara