Topalli takon kongresmenë e senatorë në Washington

Seksionet

Arkivi

He Ma Enj Pr Sht Di
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031

Newsletter

Dua të kyçem tek newsletter (lajmet në e-mail)

Sondazh: Dizajni

Si ju duket pamja e re e faqes?

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

A ju pëlqehet Artikulli?

(Gjithsej 0 Votime)
Madhësia e shkronjave Decrease font Enlarge font
image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Topalli takoi kongresmenë e senatorë në Uashington

Beqir Sina, Uashington

Pas takimeve me kryetarët e parlamenteve në konferencën e New Yorkut, Kryetarja e Kuvendit u ndal në një vizitë të shkurtër në Uashington, ku zhvilloi disa takime me Kongresmenë dhe Senatorë Demokratë dhe Republikanë.Në takimin me Kongresmenin demokrat Jim Moran, i cili është i zgjedhur në dhjetë mandate në Kongres, u bisedua për rëndësinë e partneritetit në NATO, si edhe mbi përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kongresmeni Moran tha se Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm, ndërsa theksoi se shpreson që së shpejti Shqipëria të bëhet anëtare e e BE-së dhe kjo gjë do të ketë impakt edhe për vendet e tjera aspiruese.Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë luftën e qeverisë ndaj korrupsionit duke thënë se rezultatet e kësaj lufte ishin përcaktuese në votën e shqiptarëve në zgjedhje.Kongresmeni Moran tha se “unë besoj në suksesin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe tuajin personal. Ai tha se në Shqipëri gjithçka ka ndryshuar rrënjësisht falë edhe lidershipit të politikanëve si ju që inspironi brezat.” ( në fund të njoftimit, prononcimi i zotit Moran për median)Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët janë një ndër popujt më proamerikanë dhe për Shqipërinë, suporti dhe aleanca e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë e rëndësishme për anëtarësimin në NATO e, po ashtu, edhe për pavarësinë e Kosovës.Edhe Kongesmeni Eliot Engel gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit vlerësoi reformat e bëra nga Qeveria e Shqipërisë si reforma që janë përkthyer në progres. Ai shprehu kënaqësinë se Shqipëria tashmë është aletate në Alenacën e kombeve të Altantikut të Veriut, ndërsa përgëzoi për progresin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

 

Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim edhe me Senatorin Republikan, John McCain,Senatori McCain në mënyrë të veçantë falënderoi për kontributin e Shqipërisë me trupat paqeruajtëse në Afganistan.

"Jam shumë i kënaqur, tha ai, që Shqipëria, tashmë anëtare e NATO-s po progreson edhe në rrugën drejt BE-së. Ju duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja .Ai tha se lidhjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të forta dhe shpresoj të vazhdojmë rrugën bashkë si partnerë.Kryetarja e Kuvendit dhe Senatori MCain biseduan edhe pë ritmet e zhvillimit ekonomik, si dhe mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri e rajon.

 

Në një prononcim për mediat, Kongresmeni Jim Moran tha:Progresi i mrekullueshëm që kanë arritur shqiptarët është një atribut i popullit shqiptar në procesin e tij integrues, është një arritje e madhe e Kryeministrit Berisha.Në takimin që pata me Kryetaren e Parlamentit, e cila është është jashtëzakonisht impresionuese, shumë e aftë për të komunikuar, unë konstatova vlerësimin e saj për rëndësinë e madhe që ka anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sa e rëndësishme ishte që Shqipëria të bëhej një anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut për arsye ushtarake dhe strategjike.E rëndësishme është që Partia Demokratike në Shqipëri u zgjodh për një mandat tjetër dhe se platforma e saj përfshin luftën e vendosur kundër korrupsionit, shtimin e numrit të kompanive private, një ekonomi të fortë dhe investime në infrastrukturë, rrjetin rrugor e hekurudhor, energjinë, si dhe në infrastrukturën njerëzore, për një shkollim të mirë dhe kujdes shëndetësor për të gjithë popullin. Shqipëria mund të bëhet një model për pjesën tjetër të botës, duke pasur parasysh aftësitë ripërtëritëse të popullit dhe vizionin e lidershipit të tij.

  • email Dërgo në e-mail shokut
  • print Verzioni për printim
  • Add to your del.icio.us del.icio.us
  • Digg this story Digg this

Komento comment Komentimet (0 të postuar)

Lajmet:

Te gjitha te drejtat e rezervuara